Merren peng 4 të rinj nga Dukagjini. Familja greke kërkon 25 mijë euro ose do t’i ekzekutojë

May 19, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

KRETË- Katër të rinj nga Dukagjini janë rrëmbyer dhe po mbahen peng nga një familje greke në Kretë. familja e njërit prej të marrëve peng ka denoncuar rastin, ndërsa bënë apel për ndihmë.

Arsyeja e pengmarrjes mendohet të jetë një vjedhjeë që kanë bërë të rinjtë  në një banesë në Kretë. Pronarët e shtëpisë së grabitur kërkojnë në këmbim  të lirimit, 25 mijë ose thonë se do të ekzekutojnë sipas tyre grabitësit nga Dukagjini.

Të rrëmbyerit janë Klodian Marku, Fatjon, Kristian dhe Mark Rregalla.

Policia: Djemtë nuk kanë dorë në vjedhje

Grupi i të rinjve kanë qenë të denoncuar në policinë greke  për këtë rast vjedhjeje nga pronarët e shtëpisë të cilët pretendojnë se i janë grabitur shuma të mëdha parash. Policia pas hetimit të ngjarjes së denoncuar, ka arritur në përfundimin se të rinjtë nga Dukagjini nuk kanë dorë në vjedhjen e pretenduar. Blutë greke i kanë liruar të rinjtë nga akuzat, por familja mesa duket ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi. Ata kërkojnë 25 mijë euro në këmbim të lirimit të djemve, në të kundërt do t’i ekzekutojë.

Apeli i familjes për ndihmë

Familja e Klodian Markut bënë apel për ndihmë nga Ambasada shqiptare në Greqi, pasi siç shprehen ata i riu është i pafajshëm. Ata nuk janë të përfshirë në vjedhje.

/Shekulli Online/

Vrasësi i Korçës kërkon mëshirë

January 11, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Autori i vrasjes së katërfishtë në Gjonomadh të Korçës, Bashkim Latollari ka dalë të premten para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

40-vjeçari është shfaqur gjakftohtë fillimisht në sallën e gjyqit dhe nuk i ka munguar humori apo edhe ironia. Por pasi gjykata ka vendosur që të zhvillonte një seancë me dyer të mbyllura, ai ka shprehur pendesë për vrasjet.

Pasi organi i akuzës ka bërë një kronologji të ngjarjes mësohet se autori ka thënë se nuk donte që t’i vriste, por e kishte humbur toruan.

“Jam penduar për atë që kam bërë. E doja Danjelën, por ajo u nda prej meje ndaj dhe unë arrita deri këtu”, ka thënë Bashkim Latollari. Ai ka kërkuar mëshirë dhe ka thënë se është penduar për atë që ka bërë.

Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata e faktit ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe dhënien e masës arrest me burg për Latollarin.

Jashtë dyerve të gjykatës kanë qëndruar edhe familjarët e viktimave Rexhep dhe Valentina Metellari, të cilët me vendim të gjykatës nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e gjyqit për të shmangur reagimet e mundshme.

Latollari duket se është braktisur nga të afërmit e tij pasi askush prej tyre nuk ka tentuar të ndjekë këtë seancë, ndërsa ka qenë e vështirë edhe mbrojtja e tij.

Të paktën 40 avokatë të listës së caktuar nga Dhoma e Avokatisë për mbrojtjen kryesisht kanë bojkotuar këtë rast. Vetëm në momentet e fundit mbrojtja e tij është marë përsipër nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Burimi www.top-channel.tv


Comments

comments

Holanda kërkon aleatë për ti thënë jo Statusit për Shqipërisë

December 16, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

bashkimi-europian

Holanda kërkon aleatë për ti thënë jo Statusit për Shqipërisë

Holanda ka nisur së kërkuari aleatë në vendet e Unionit Europian, në mënyrë që të mos jetë e vetme në qëndrimin e saj refuzues për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në mbledhjen e 17 dhjetorit në Bruksel.

Ky është konkluzioni një shkrimi të botuar në gazetën “Netherland Times”, në të cilin thuhet se ministri i Jashtëm, Frans Timmermans nuk do që të jetë i vetëm në këtë punë të pistë për vendet e tjera të BE-së, duke kundërshtuar statusin e Shqipërisë. Ai, thuhet në vijim të artukullit, do të kërkojë aleatë europianë tek të cilët kërkon mbështetje për kundërshtinë e Holandës.

Duke shpjeguar rrethanat që kanë prodhuar këtë “jo” holandeze, gazeta “Netherland Times”
Statusi
Lituania negocion për statusin e Shqipërisë
Statusi, lob pro shqiptar në BE
Vështirësitë për statusin
thekson se qeveria holandeze mendon se Shqipëria nuk është ende gati për ta gëzuar këtë status, pavarësisht se vendi arriti standarte politike, por që nuk janë zbatuar ende.

Ky qëndrim i qeverisë holandeze i atribuohet deklarimeve të ministrit të Jashtëm, Timmermans, i cili ka deklaruar se: “Nëse ky vend ballkanas është gati deri në mesin e vitit 2014, atherë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat”.

“Netherland Times” shkruan se shumica e partive në Parlament janë shprehur kundër propozimit të Komisionit Europian. Megjithatë, theksohet në këtë artikull, sipas ministrit Timmermans, nëse Holanda e jep një qëndrim final për këtë çështje, atëherë do të vendoset në një pozicion të vetmuar.

Në një situatë të tillë, ka theksuar ministri Timmermans, vendet e tjera që ndajnë mendimin se Shqipëria nuk është ende gati do ta lënë këtë punë të pistë, pra refuzimin, në dorë të Holandës.

Dhe nëse ndodh kështu, thuhet në fund të artikullit, Holandës do t’i duhet të përballet me kritikat e vendeve të tjera skeptike, të cilat mund të mos dalin hapur me kundërshtitë e tyre, por gjasat janë që Timmermans të mos përfshihet në këtë lojë.

Për këtë, ai ka mbështetjen e Parlamentit, nga ku ka marrë dakordësinë për t’i dhënë kohë në gjetjen e aleatëve të tjerë mes vendeve europiane


Comments

comments

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Athinë. Portali albanians.gr zhvilloi një intervistë

me Drejtorin e Drejtorisë të Emigracionit të Prefekturës të Athinës zotin Ilia Hronopulo.

 

Pardje 29-10-2013 paraqitëm pjesën e parë të intervistës ku mund ta lexoni këtu, ose në fund të këtij artikulli.

Sot 31-10-2013 po ju paraqesim pjesën e dytë të intervistës shumë interesante me zotin Hronopulo.

 

ALBANIANS.GR : Leje qëndrimi me kohë të zgjatur. Çfar përfitimesh ka, si do bëhet proçedura e kthimit nga leje 10 vjeçare në 5 vjeçare, çfar duhet bërë kujdes me këtë leje?

Ilias Hronopulos : Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur në Kodin e ri të Emigracionit parashikohet që do jetë leja bazë. Pra shumë leje do hiqen dhe do zëvëndësohen me këtë leje.

Siç dihet kjo leje është leje europiane që ekziston që në vitin 2003. Kjo leje të jep shumë të drejta që tani për tani i përfitojnë vetëm qytetarë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Më e rëndësishmja nga të cilat është dhe e drejta e punësimit ne shtetet e BE.

Proçedura e kthimit nga leja e qëndrimit nacionale (10 vjeçare) në atë me kohë të zgjatur (5 vjeçare) është e njëjta si të bësh leje 5 vjeçare nga fillimi. Pra kush ka leje 10 vjeçare do duhet të dorëzoi të gjithë dokumentacionin që nevoitet për lejen 5 vjeçare.

Ngërçi më i madh i lejes me kohë të zgjatur (epi makron diamenontos) është se kërkon të kesh 8500 euro të ardhura vjetore. Kjo gjë dryshon në Kodin e Emigracionit. Tashmë kodi i emigracionit parashikon se kush dëshiron të kthej lejen e tij nga 10 vjeçare në 5 vjeçare do duhet që të vërtetoi se 2 vitet e fundit ka të ardhura 8500 euro…pra shuma e të ardhurave vjetore kthehet në të ardhura 2 vjetore.

Për të gjithë ata që do aplikojnë mbas vitit 2014 kjo shumë do shkoi tek 6500 euro në vit, pra rroga bazë në vit sipas kodit të punës të Greqisë, por kjo nuk është akoma e sigurtë.

Gjithashtu për të gjithë ata që vërtetojnë që jetojnë ose kanë jetuar në Greqi 12 vitet e fundit nuk do ketë nevojë të japin provime të gjuhës greke në Ministrinë e Arsimit, por do konsiderohen automatikisht se janë njohës të gjuhës greke.

Nga ana tjetër të gjithë ato që janë të paisur me leje 2 vjeçare dhe nuk do përmbushin kriteret për leje me kohë të zgjatur, do ju jepet leje 3 vjeçare. Mbas përfundimit të këtij afati kohorë do kenë mundësi të paisen dhe me leje 5 vjeçare.

Dua të theksoi faktin që është lënë të kuptohet nga një pjesë e mediave se dhënja masivisht e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur, krijohet që të dëboi “me mënyrë të bukur” emigrantët nga Greqia dhe tja transferoi problemin shteteve të tjera. Personalisht besoi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe vet ligji i ri e dëshmon këtë gjë, vetëm nga fakti që për marrjen e kësaj leje duhen të ardhura vjetore. Nëse dikush ka të ardhura vjetore të mjaftueshme, pse  të largohet nga Greqia? Kur një emigrant ka ndërtuar jetën e tij në Greqi, dhe i referohem më shumë emigrantëve shqiptarë në Greqi ku pjesa më e madhe e tyre është integruar në shoqërinë dhe sistemin ekonomik grek, ka dhe të ardhurat  vjetore, pse duhet të ndryshoi vënd, të emigroi për herë të dytë dhe të rifilloi jetën nga e para në një vënd totalisht të huaj? Ok kur je i ri edhe mund ta tentosh, por kur ke familje është diçka shumë e vështirë të emigrosh për herë të dytë.

Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur nuk të jep punë, por të drejtë punësimi në Bashkimin Europian. Punësimi varet nga ligji dhe kërkesa që ka çdo shtet, si dhe politikat e punësimit të çdo shteti të Bashkimit Europian.

ALBANIANS.GR : Leja e qëndrimit pa afat-aoristou xronou. Çfar ndryshon, Çfar duhet bërë kujdes?

Ilias Hronopulos : Kjo leje me Kodin e Emigracionit, transformohet në 10 vjeçare. Por deri tani kush kishte këtë leje dhe i skandonte pashaporta e rinovonte automatikisht. Nëse tani të skadon pashaporta do të kthehet në 10 vjeçare.

ALBANIANS.GR : Siç është bërë publike shumë shpejt prite të hapen Zyrat e Shërbimit të emigrantëve One Stop-Shop. Gjithashtu me vendim ndërministrorë pritet të nxirret  Karta e Emigrantit. Si do funksionojnë. Cilat janë problemet?

Ilias Hronopulos : Po siç thatë dhe ju nga fundi i vitit do funksionojnë shërbimet e shpejta për emigrantët ose e thënë ndrysh ONE STOP SHOP. Këto zyra do fillonin të funksiononin saktësisht më 30 Shtator , por me vendim të Ministrisë fillimi i funksionimeve të zyrave u shty për në fund të 2013.

Përmes këtij shërbimi emigrantët do aplikojnë për leje qëndrimi, do rinovojnë dokumentat, do kenë mundësi të informohen për hecjen e dosjes së tyre etj.

Si hap është diçka shumë i mirë. Është një ligj që është votuar që në 2011 dhe qëllim ka të eleminoi proçedurat, të minimalizoi kohën e dhënjes të lejeve tek emigrantët por edhe të reformoi sistemin, sepse do duhen më pak nënpunës sesa në sistemin aktual.

Por praktikisht ka shumë probleme akoma pa filluar proçedura.  Problemi më i madh është ai i personelit. Nuk ka fare personel. Në Atiki nuk është asgjë gati, pa folur për rrethet dhe prefektuart e tjera.

Zyrat One Stop Shop do sjelli një mbikngarkesë të punës, sepse do shtohen kërkesat , dhe po të shtosh dhe faktin që do bëhen dhe ndryshime ne ligjin e emigracionit, atëherë jam i sigurtë që proçedurat do bllokohen për shkak të mungesës të numrit të personelit.

Nga ana tjetër janë dhe disa probleme teknike. Fjala vjen Ilektroniko Paravolo që sipas One Stop Shop duhet të paguhen direkt në këto zyra, por nuk na është krijuar ende mundësia ta bëjmë këtë gjë.

Për sa i përket kartës të emigrantit , është diçka që është “në ajër”, sepse fjala vjen në Attiki ambjentet për One Stop Shop janë krijuar, kurse për kartën e emigrantit nuk kemi asnjë informacion asnjë detajë.

Me kartën e emigrantit do të shkaktohet  dhe ngatërrim kopetencash sepse karta e emigrantit kërkon dhe shënjat e gishtrinjëve, dhe ne nuk jemi të trajnuar për këtë proçedurë. Për këtë është kopetente policia.

Me pak fjalë ka shumë probleme por nuk ka dhe experiencë. Do mundohemi të përfitojmë nga experienca e shteteve të tjera që kanë shërbime të njëjta, fjala vjen Anglia ku në shërbimet One Stop Shop të tyre emigrantët kanë shërbime të menjëhershme.

ALBANIANS.GR : Zoti Hronopule ju falenderojmë shumë për intervistën dhe për kohën tuaj

Ilias Hronopulos : Dhe unë ju falenderoj dhe uroj të gjitha këto që diskutuam të jenë të vlefëshme, dhe të kontribuojnë  në informimin e emigrantëve

 

Dëshirojmë këtu të falenderojmë bashkpunëtorin e Portalit tonë, expertin e çështjeve të emigracionit zotin Fatos Malaj që na ndihmoi në këtë intervistë

Gjithashtu albanians.gr për herë të parë paraqet në publik foto nga Ambjentet e One Stop Shop i Drejtorisë A Emigracionit të Periferisë të Athinës KLIKONI MË POSHTË PËR TË PARË FOTOGRAFITË

 

Intervistoi dhe përgatiti për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

 

 

 

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Si lindi ajo

March 8, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

8 Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’, në të gjithë Botën. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9-të dekada.

Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për “liri, barazi dhe bashkim”.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

1909 - Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

1910 – Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagen, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morrën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjestare në parlamentin e Finlandës.

1911 – Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagen, një vit më pare, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 Mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

1913-1914 – Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe.

1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

1917 – Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve Rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar ‘Bukës dhe Paqes’. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Grigorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’ morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.ikub.al

Pirro Dhima lobon për Vorio Epirin, u kërkon “llogari” ministrave grekë!

February 1, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Pirro 1

 

Kohët e fundit rishfaqen kërkesat dhe idetë për Vorio Epirin.

Padyshim që leva më e mirë për këtë çështje është deputeti i partisë së PASOK-ut dhe kampioni i botës në peshëngritje Pirro Dhima. Sipas mediave greke, Dhima pas “konsultimit” intensiv me organizatat e minoritetit grek në Shqipëri ka nisur një sërë takimesh për lobimin e tyre.

Madje bëhet e ditur se Organizata për Sigurimin Bujqësor ka paguar pensionet e 767,798 poseduesve të “Epirit të Veriut”, të cilëve u bashkëngjiten dhe pensionistët “grekë” që jetojnë në Shqipëri, por që kanë lidhur një pension të tillë në shtetin fqinjë. Shuma e pensioneve të akorduar nga Organizata e Sigurimin Bujqësor kap shirën e 337,359,419.96 eurove.

Ndërkohë ne  pyetësor të cilin deputeti i “Vorio Epirit”, siç konsiderohet nga Organizatat e minoritetit grekë në Shqipëri, por që realisht është deputet i partisë së PASOK-ut, Pirro Dhima i ka drejtuar Ministrit të Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsis, në parlamentin grekë.

Pirro Dhima i drejton këto pyetje Ministrit të Punës, Sigurisë dhe Kujdesit, John Vroutsis:

a) Do të ketë kujdes specifik dhe do të trajtohen në mënyrë të veçantë të moshuarit e Vorio e Epirit – kjo për shkak të pozicionit dhe situatës së tyre të vështirë – dhe do të reduktohet afati i parashikuar i qëndrimit të tyre në Greqi, në mënyrë që të lehtësohet pensionimi i tyre nga OGA?
b) Në rastin e pensionimit paralele nga qeveria shqiptare, do të vendosni tavan të pensioneve kumulative, që me të drejtë, nuk i kalon 400 €?
c) Do të merret në kujdes të veçantë “Voreioipeirotissa” e moshuar për të marrë një pension OGA-je, pavarësisht nëse bashkëshorti i saj do të marrë apo pension?

Vendlindja shqip në pasaportë, Greqia kthen 35 familje shqiptare në kufi. PS:Kërkesa, fyerje

January 17, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Vendlindja shqip në pasaportë, Greqia kthen 35 familje shqiptare në kufi. PS:Kërkesa, fyerjeKAKAVIJË - Autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar edhe sot kthimin e familjeve shqiptare, me pretendimin për parregullsi në pasaporta.

Pas incidentit me 10 familje pasditen e djeshme, edhe gjatë natës ka pasur pengim të kalimit për në tokën helene nga pala greke.

Korrespodentja e News24, Eri Baco bën të ditur se kthimi ka vijuar gjatë gjtihë natës ndërkohë, që policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se bëhet fjale për 15 fëmijë të kthyer, që kanë qëndruar në kushte të vështira për shkak të motit të rënduar me reshje.

Policia bën të ditur se për çështjen në fjalë ka patur një takim mes drejtorit të kufirit të pikës së Kakavijes Admir Abrija me homologët greke.

Kthimet sikundër pretendohet, kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare të toponimeve.

Deri më tani regjistrohen gjithsej 35 familje të kthyera.

ABRIJA: PO PUNOJME PER ZGJIDHJEN E PROBLEMIT
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija ka reaguar pas kthimit të 35 familjeve shqiptare në kufi nga autoritetet greke.

Sipas tij, “Gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim masiv të emigrantëve. Kthimet lidhen për toponimet ne pasaportat e fëmijëve të tyre”, tha ai.

Për këtë problem shtoi Abrija, “Kemi bërë takim me drejtorinë e policisë në Janinë dhe ju kërkuam një bashkëpunim në lidhje me këtë situatë”, shtoi ai.

PS: KËRKESA E GREQISË, FYERJE DINJITETIT SHQIPTAR
Sekretariati i Emigracionit pranë Partisë Socialiste e konsideron si të papranueshme situatën e krijuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku familjet me fëmijë të lindur në Greqi por me pasaporta shqiptare nuk lejohen të hyjnë në territorin grek pasi në pasaportat e tyre shqiptare toponimet e vendlindjes janë të shënuara në shqip dhe jo në greqisht, siç kërkon pala greke.

Sipas PS-së kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar.

“Pretendimet e Greqisë për shkrimin në greqisht të toponimeve janë konceptualisht të papranueshme por edhe faktikisht të pazbatueshme. Si një vend sovran, me kombësi e gjuhë të vetën, Shqipërisë nuk mund t’i kërkohet që të shkruajë në pasaportat e shtetasëve të saj në një tjetër gjuhë përveç se shqip. Akoma dhe më qesharake bëhet kërkesa në fjalë për sa kohë që dhe alfabetet e përdorur prej të dy vendeve janë tërësisht të ndryshëm. Kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar, ashtu si dhe për mijëra emigrantë të ndershëm e punëtorë të cilët i kanë dhënë kaq shumë Greqisë në dy dekadat e fundit”, thuhet në deklaratë.

Partia Socialiste kërkon ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve shqiptare, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për zgjidhjen e kësaj situate e cila po krijon probleme të mëdha për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë, duke rikujtuar se situata është përsëritur disa herë prej vitit të kaluar dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur për t’i dhënë asaj zgjidhje.
“Në vend të retorikës boshe të nacionalizmit e patriotizmit, qeveria shqiptare duhet t’i kthehet punës dhe të tregojë me vepra përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, pjesë e së cilës janë padyshim edhe emigrantët shqiptarë kudo që ata ndodhen”, përfundon deklarata.
(e.m/ma.ar/BalkanWeb)

Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur

September 26, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Kërkonin bombë, por gjetën një të porsalindur<br /><br />

Një grup ushtarësh polakë të ISAF-it në Afganistan janë kapur plotësisht në befasi, kur po ekzaminonin një pako të dyshimtë për bombë, por në të gjetën një fëmijë të porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur në veri-lindje të provincës Kunar, ku ushtarët kujtuan se kishin gjetur një bombë për ta caktivizuar, ndërsa aty ndodhej një foshnjë, jo më shumë se dy ditëshe.

“Kishim dhënë alarmin për një bombë artizanale të vendosur nga talebanët, dhe kishim marrë të gjitha masat për rastin. Por ishte një surprizë e madhe kur dëgjuam se dicka brenda pakos lëvizte”, tha një zëdhënës nga baza ushtarake e njësisë polake.

Sipas një gazete lokale, ushtarët kanë zbuluar kapakun e kartonit dhe gjetën brenda një të porsalindur të gjinisë femërore të mbështjellë me peshqir. Menjëherë foshnja është transportuar në bazë, ku është vizituar nga mjekët të cilët e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Situata ka qenë pak komike dhe e silkletshme pasi struktura nuk ka qenë e përgatitur për të ndihmuar dhe ushqyer një porsalindur. Por më vonë një ushtar është ngarkuar me një “mision special”: Të shkonte tek farmacia afër qendrës së banuar për të blerë një biberon, qumësht dhe ushqim për të porsalindurit.

Tani fëmija, së cilës iu vu emri Pola, në kujtim të vendit nga vinin ushtarët që e shpëtuan, do t’i dorëzohet autoriteteve qeverisëse afgane që duhet t’i gjejnë prindërit, ose ta dorëzojnë në një qendër për të mitur.

 topchanel

Rita Ora kërkon të dashur

September 14, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, duket se kërkon të dashur, pas deklaratave se ajo është aktualisht ‘single’ dhe e ‘vetmuar’.

 

 

 

Këngëtarja së fundmi u spekulua se është në lidhje me Rob Kardashian, por në një intervistë për revistën Rollacoaster, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.

Krijuesja e hitit “R.I.P” ka zbuluar se tani është pa të dashur në jetën e saj, por dyshon se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të agjendës së ngjeshur.

“Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie… tani për tani, nuk do të ishte e drejt të jem në një lidhje. Unë nuk kam farë kohë për këto gjëra – nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita. /Telegrafi/

Hapen sërisht linjat e autobuzëve. Gjykata e Athinës hedh poshtë qeverinë greke

September 8, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Gjykata Administrative e Athinës ka shpallur të jashtëligjshëm ndalimin e aktivitetit të 22 linjave të transportit ndërkombëtar që lidhin Greqinë me Shqipërinë.

 

Lajmi bëhet publik pasditen e së premtes, prej zyrës së shtypit të kësaj gjykate. Sipas vendimit, i cili ishte i formës së prerë dhe unanim, vendimi për heqjen e licencave të firmave të transportit është i jashtëligjshëm dhe detyron Ministrinë greke të Transportit, të lejojë këto kompani të funksionojnë normalisht, deri në datën 20 shtator, datë të cilën u kërkohet kompanive të paraqesin vërtetime se kanë zbatuar ligjin grek mbi transportin e udhëtarëve.

 

Gjithashtu, gjykata urdhëroi dhe doganat të lejojnë menjëherë autobusët e këtyre kompanive të fillojnë punën. Në një pikë tjetër të vendimit, gjykata kërkon hetimin lidhur me denoncimet e bëra publike se mbas vendimit të qeverisë helene, fshihen interesa klienteliste të kompanive të caktuara greke.

 

Pas presionit mediatik dhe publikimit të fakteve shqetësuese lidhur me të ardhmen e këtij biznesi, kanë qenë vetë krerët e Ministrisë greke të Transportit pranuan se vendimi për pezullimin e licensave ishte ekstrem dhe pa bazuar në legjistacionin vendas.

 

Pezullimi i 22 kompanive greke dhe po kaq partnerëve të tyre që në bashkëpunim me njëra-tjetrën shfrytëzojnë linjat e udhëtarëve midis Greqisë dhe Shqipërisë u bë një ditë më parë. Ky urdhër bllokoi punën në pikën kufitare të Kakavijës për 24 orë dhe krijoi jo pak shqetësime për mijëra emigrantë dhe turistë që zgjedhin këtë itenerar për lëvizjen e tyre.

 

burimi www.top-channel.tv

Pas 25 vitesh kërkon në internet prindërit, që e braktisën

August 30, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

U braktis nga prindërit sapo erdhi në jetë, ndërkohë që ndonëse kanë kaluar 25 vite vajza kërkon të njihet me nënën dhe babain e saj.

25-vjeçarja Victoria Vardy është braktisur në një dyqan pak orë pasi erdhi në jetë dhe tashti kërkon të gjejë nënën dhe babain biologjikë nëpërmjet një videoje të publikuar në internet.

“Ende edhe sot e kësaj dite, nuk jam në dijeni të origjinës sime”, shprehet ndër të tjera vajza e re.

Ajo njihej me emrin Katy Elder, ashtu sikurse e quanin edhe shitësit e qendrës tregtare të Chesterfield, në Sheffield, ku vajza ishte braktisur 25 vite më parë.

Sot, Victoria Vardy, ky është emri që i ka vënë familja adaptuese, ka postuar një video në internet ku kërkon të njihet me prindërit biologjikë të saj, raporton noa.al.

25-vjeçarja deklaron se nuk dëshiron një familje të re pasi ndjehet tepër me fat dhe e lumtur tek familja që e ka rritur, por shprehet se dëshiron të zbulojë origjinën e saj.

b.gj/noa.al

Turqia kërkon autenticitetin e Flakës së Lojërave Olimpike, Greqia në panik!

August 5, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

 

Turqia kërkon kthimin e Flakës Olimpike në “vendlindje”!

Shumë reagime të forta kanë ngjallur deklarimet e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdo?an, i cili deklaroi: “Duhet që Flaka e Lojërave Olimpike të kthehet në vendlindjen e saj, në Lindje”.

Siç dhe deklaroi Ministri turk i Sportit, Suat Kiliç, në një takim që ai kishte me kryetarin e Komisionit Qendror të Lojërave Olimpike, në kuadër të dedikimit të Lojërave Olimpike 2020 nga Stambolli: “Recep Tayyip Erdo?an i shpjegoi Jacques Rogge, se Turqia është vendlindja e Flakës Olimpike dhe se e duam përsëri të rikthehet në vendin e saj. Ai i këshilloi si Jacques Rogge, po ashtu dhe këshillit të lartë të Komisionit të Lojërave Olimpike, që ta kthejnë përsëri në vendlindje Flakën e Lojërave Olimpike. Lindja pret Flakën e saj”.

Ndërkohë, , i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i forcave të ndryshme politike në Greqi. Deri më tani nuk ka asnjë pronocim zyrtar nga ana e qeverisë për çështjen në fjalë. Partia politike greke, “Grekët e Pavarur” në njoftimin e taj, thotë: “I këshillojmë kryeministrit turk, të mos i kalojë kufijtë e paturpësisë, sidomos për çështje historike që nuk kanë nevojë për mëdyshje”./alb-observer.com/

 

Ketu jane disa keshila mjekesore dhe te reja nga mjekesia.

March 23, 2009 by  
Filed under Shëndeti

H5N1 me i rrezikshem se SARS?

Zyrtare mjeksore kane paralajmeruar se bota eshte afer nje epidemie te fuqishme infektuese e cila eshte nje perzierje e influnces se shpezeve dhe gripit. Autoritet kane bere te ditur se te prekur nga kjo epidemi do te jene njerezit dhe jo shtazet siq eshte menduar me pare. “Ne jemi duke e hulumtaur por nuk e dime se kur do te ndodhe” ka tene nje zyrtare i Organizates Boterore te Shendetesise. “Nese ndodhe, do te jete me i rrezikshem se SARS” bejne te ditur zyrtaret. Shkaku se pse eshte me i rrezikshem se SARS eshte se H5N1 eshte virus i cili ransmetohet sikurse gripi i zakonshem kurse SARS ishte gjysem transmetues. H5N1 tashme ka mbytur 32 persona ne Tailande dhe Vietnam kete vit, derisa SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome) ka mbytur 774 dhe ka infektuar afer 8000 persona kryesisht ne Azi ne vitin 2003. Te dy epidemite kane shkaktuar humbje te konsiderueshme ekonomike ne rajon. Organizata Boterore e Shendetesise ka paralajmeruar se gripi i shpezeve i perzier me gripin e njerezve mund te shperndahet shpejte dhe te shkaktoje afro 7 milion vdekje. Azia eshte vendi me i rrezikuar nga virusi H5N1 dhe per kete arsye eshte krijuar Asociacioni i Popujve te Azise Jug-Lindore (The Association of Southeast Asian NationS-ASEAN), ku bejne pjese Malejzia, Indonezia, Filipinet, Tailanda, Vietnami, Brunei, Kamboxhia, Laos dhe Myanmar.

Si funksionon trupi gjate dites?

Koha me mire per mesim – memoria netop formeeshtenemengjes. Mirepo, gjithchka qekeni mesuar gjatekesaj kohe, duhet qeta perserisni pas dreke nese deshironi tei kujtoni edhe pas njejave.

Koha per ushtrime – ushtrimet duhet terezervohen pasdite, sepse asgjenuk do teperfitoni nga ngritja e peshave nemengjes, sado qetemundoheni.
Darka e shijshme – asnjeheremos rezervoni darken nerestoran neoret e vona, sepse shqisat e shijes dhe nuhatjes funksionojnemesemiri nemes oreve 17 dhe 19.

Gezuar! – duhet t’i shmangeni veseve qeneoret e vona tezbrazni frigoriferin, sepse lukthi naten punon mepak.
Gjumi – lodhemi nemes oreve 13 dhe 14. “minipauzat” natyrore teorganizmit janerreth 9 dhe 15. Nuk eshtee chuditshme kur fleni neautobus gjatekthimit nga puna.

Pastrimi dhembeve – gjatedites gjendrat e brendshme negojetajojnetretje alkaline e cila shkatrron bakterjet. Mirepo, ajo nuk prodhohet nemesnatedhe rreth ores 6. Per kete, mos harroni t’i pastroni dhembet para se tefleni.

Koha eshteper tefjetur – keshillohet teshkohet nekrevat para mesnates, pasi qelizat e lekures regjenerohen nemes ores 23 dhe 11 (vetem nese flejme). Ndersa thonjtedhe floket rriten meshpejtenemes ores 16 dhe 18.

Goja

Era e keqe e gojes ( Foetor ex oris )

Era e keqe e gojes eshte nje gjendje patologjike qe njihet edhe si “Halitosis”.

Era e keqe e gojes mund te vije nga shkaqe lokale dhe te pergjithshme.

Si shkaqe lokale mund te jene dhembet e pamjekuar, cipat e dhembeve, gurezat, punimet protetike si kellefet e metalit ose porcelani te vendosura jo mire (te gjate ose te shkurter), paradontopatite inflamatore, stomatitet e ndryshme, periokoronaritet (gjate daljes se dhembeve te pjekurise). Era e keqe ndeshet edhe ne disa raste kur nuk mund te perdoret furcha per pastrimin e dhembeve, si gjate paralizave, demtimeve psiqike, traumave te nofulles dhe fytyres.

Shkaqet e pergjithshme: Qendrueshmeria e eres se keqe edhe pas largimit te faktoreve lokal e mbajtjes se higjienes se gojes kerkon ekzaminim te thelluar te sistemeve te pacienteve. Shkaqet e pergjithshme mund te jene semundjet e rrugeve te siperme te frymemarjes, ku duhet te percaktohet nese era e keqe vjen nga goja apo hunda. Semundjet e rrugeve te siperme te frymemarjes e detyrojne te semurin te marre fryme me goje duke shkaktuar tharje te saj dhe pakesim te peshtymes.
Semundjet e rrugeve te poshtme te frymemarjes si trakeitet, bronkitet. Si dhe semundjet e aparatit tretes , barkut dhe melchise pankreasit japin ere te keqe karakteristike. Gjate chrregullimeve te melchise (Foetor hapaticus) ndjehet ere e gjakut te shperbere, ndersa nga pankreasi do te kemi eren e keqe te molles se kalbur ku e gjejme te diabetiket. Nga te semuret nga veshka ndjehet ere e ngjajshme me ate te urines nga prania e amoniakut

“Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi”

April 8, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Ekspertiza shqiptare fakton dyshimin. Në Greqi pyeten gardianët e parë, asnjë nuk është në burg

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri ka faktuar dyshimin e familjarëve, sipas së cilëve, Ila Kareli, (Kudret Kume), i burgosuri shqiptar i dhunuar për vdekje në burgjet greke, nuk kishte zemrën. Raporti i është dërguar Prokurorisë Shqiptare, e cila këtë raport pritet t’ua delegojë grupit hetimor në Greqi, të cilët po hetojnë për ngjarjen e rëndë, ku të dyshuar janë pikërisht gardianët e burgut. Këta të fundit janë marrë në pyetje ditën e djeshme, në përpjekje për të hedhur dritë mbi dhunimin e Karelit, por asnjëri prej tyre nuk pranoi, duke kërkuar kohë që të jepnin shpjegime më të hollësishme.ilia_kareli_dielli.al_-320x169

 

Ekspertiza mjekoligjore

Në përfundim të kryerjes së autopsisë ndaj Ilia Karelit, i njohur ndryshe si Kudret Kume, ku konstatohet se i dënuari shqiptar në burgjet greke ka vdekur nga dhuna, Mjekësia Ligjore në Shqipëri i kërkon Prokurorisë të aktivizohet për të komunikuar sipas procedurës me palën greke për këtë çështje. Mjekësia Ligjore i sugjeron organit të akuzës që të kërkojë shpjegime nga mjekësia ligjore greke se përse mungon organi i zemrës në trupin e të ndjerit nga fshati Zhupan i Fierit dhe përse në trupin e tij ka heqje të indeve në pjesën e parakrahut dhe në gishta. Kjo kërkesë e Mjekësisë Ligjore vjen në momentin kur në raportin përfundimtar të tyre u dol në një përfundim të ngjashëm me raport ekzaminimin e palës greke, ku u konstatua se në trupin e 40-vjeçarit kishte thyerje të brinjëve dhe hematoma të dukshme në kokë e fytyrë.

Ndërkohë që për mungesën e zemrës dyshohet se ajo mund të jetë hequr nga mjekësia ligjore greke për autopsi edhe pse për raste të tilla ekzaminimesh specialistët nuk i marrin komplet organin e zemrës. Nga ana tjetër edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit u sugjeron homologëve të vet në Greqi të ndjekin çështjen e torturës me pasojë vdekjen e 42-vjeçarit e më pas të informohen për shkaqet se përse vdiq Ilia Kareli. Aktualisht për vdekjen e 42-vjeçarit kanë nisur hetimet edhe në Prokurorinë e Fierit pas një denoncimi të të afërmeve të tij.

 

Pyeten gardianët 

Ndërkohë, tetë thirrjet e para për të dëshmuar në hetuesi janë shpërndarë, nga gjithsej 15 që ka lëshuar hetuesja e qytetit Serres, Gjeorgjia Toutountzi, ndaj rojave të burgut të këtij qyteti, për çështjen “Kareli”. Tetë prej tyre kanë kaluar pragun e hetuesisë për të dëshmuar për aktin e rëndë për të cilin akuzohen, bashkëpunim në tortura që sollën vdekjen e të burgosurit Ilia Kareli. 7 thirrjet e tjera do të dërgohen deri të mërkurën e ardhshme. Sipas burimeve gjyqësore, tetë gardianët e burgut pritet të kërkojnë dhe të marrin një shtyrje kohe për t’u përgatitur për dëshmitë që do të japin, në mënyrë që avokatët e tyre mbrojtës të kenë marrë kopjet e aktakuzës dhe të përgatisin platformën e tyre mbrojtëse. Në listën e rojeve të burgut që janë thirrur për të dëshmuar, nuk përfshihet deri tani drejtori i burgut të Nigritës, i cili përballet edhe me akuzën e shkeljes së ligjit për mbrojtje të të akuzuarve dhe mospaditje të akteve kriminale.

Sipas informacioneve të TCH, të gjithë gardianët vazhdojnë të punojnë normalisht në burgun e Nigritës, pasi ende nuk është dhënë asnjë urdhër, qoftë edhe për pezullimin e përkohshëm të tyre. Gjithashtu, mësohet se një ekip me krerët e Unionit të Rojave të Burgut të Greqisë ndodhet në qytetin e Serresit për t’u takuar me kolegët e tyre të akuzuar.

Avokati i Popullit

Totozani: Garanci për të dënuarit shqiptarë

Avokati i Popullit në Shqipëri, Igli Totozani, ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologia greke për respektimin e të drejtave të të dënuarve shqiptarë në burgjet helene. “Homologia në përgjigjen e saj më premtoi se do të tregohet kujdes për të dënuarit shqiptarë në Greqi”, ka thënë Totozani, nga Pogradeci ku ka përuruar zyrën lokale të Avokatit të Popullit. Duke u fokusuar te çështja e të burgosurit të vrarë Ilia Kareli, Totozani ka theksuar se i dënuari është torturuar nga gardianët. “Kareli është torturuar nga gardianët, veprimet e të cilëve janë tërësisht antiligjore. Ndërsa familja e Karelit është palë e dëmtuar në procesin penal të nisur në Greqi”, ka thënë Totozani. Më tej, Avokati i Popullit ka vlerësuar rolin e prokurorisë, mediave dhe homologes greke lidhur me çështjen, që siç thotë ai, dalloi tërësisht nga ai i gardianëve grekë.

Burimi  http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/06/ilia-karelit-eshte-hequr-zemra-ne-greqi/

Stano: Përpjekje për statusin në qershor

March 23, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano në një deklaratë për Top Channel tha se Shqipëria do të ketë mbështetjen për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor, por ajo varet më së shumti nga përpjeket e saj. 

 

http://www.youtube.com/watch?v=Cm6_XaXnjpE

Sipas tij poltika duhet të arrijë patjetër konsuens i cili është përgjegjësi e të dy palave.

Intervista e plotë 

Peter Stano, Zëdhënës i KE: Ekziston një perspektivë e qartë për statusin kandidat për Shqipërinë në Qershor, siç u vendos Dhjetorin e kaluar nga vendet anëtare, duke pasur parasysh punën e mëtejshme në këto fusha të rëndësishme, që njihen tashmë nga të gjithë,dhe po i përsëris si: lufta

 

ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, reforma e gjyqësorit, cështja e romëve dhe minoriteteve. Pra puna po vijon dhe kjo është saktësisht dhe arsyeja e dialogut të nivelit të lartë. Ne mundohemi t’u përgjigjemi nevojave të Shqipërisë. Sa më shumë angazhime e përpjekje bën Shqipëria, aq më shumë angazhohemi ne si Komision. Pra ne do të mbajmë një takim paraprak të dialogut të nivelit të lartë në Qershor, bazuar mbi idenë që të ndihmojmë qeverinë dhe Shqipërinë në përgjithësi, që të vijojë me rrugën e saj të anëtarësimit në mënyrë të tillë që vendimi i Qershorit të përkojë me atë që është thënë.

TCH: Sa i rëndësishëm është dialogu politik brenda vendit për statusin kandidat?

Stano: Është shumë i rëndësishëm. Gjithëpërfshirja në proces, fryma e bashkëpunimit dhe kompromisit është shumë e rëndësishme. Komisioneri e theksoi se rritja e konfrontimeve, apo tonet konfrontuese në rritje mes dy kampeve mund të ndikojnë në përpjekjet e Shqipërisë për hapin e radhës në procesin integrues. Kjo jo vetëm që u tha publikisht në dialogun e nivelit të lartë, por u përfshi dhe në konkluzionet e takimit. Këtë e vëmë re jo vetëm ne, por dhe vendet anëtare, sepse në fund janë vendet anëtare ato që do të vlerësojnê se çfarë lloj progresi ka bërë Shqipëria, sidomos partitë politike, në rrugën drejt anëtarësimit. Ato do të shohin se sa dhe se si është përmirësuar kultura politike në parlament. Prandaj, do të përsërisja se është e rëndësishme për të gjitha palët e interesuara në Shqipëri që të jenë në dijeni se ky proces është gjithëpërfshirës dhe kërkon kompromis e bashkëpunim konstruktiv. Kjo është ajo që po vëzhgojnë vendet anëtare dhe Bashkimi Europian në tërësi.

TCH: Opozita thotë se statusi kandidat mund të mos merret në qershor për shkak të qeverisë. A jemi në rrugën e duhur?

Stano: Mendoj se vendet anëtare ishin mjaft të qarta në Dhjetor kur vendosën për perspektivën e posaçme për Shqipërinë se në ç’mënyrë mund të mbërrijë tek statusi kandiat. Rruga është tërësisht e hapur dhe kushtet apo pritshmëritë janë të mirëpërcaktuara. Pritshmëritë janë për të dorëzuar mê shumë në fushën e reformave nën frymën e kompromisit dhe gjithëpërfshirjes. Kanë përgjegjësi të gjitha palët për të garantuar që ky ton konfrontues në rritje për shkëmbimet politike të ulet, që të zhvillohet kultura politike brenda parlamentit, dhe kultura politike në dialogun mes aktorëve politik. Ata duhet të bashkëpunojnë në  mënyrë konstruktive, nën frymën e kompromisit, për të gjitha çështjet që paraqiten si sfida për Shqipërinë, sepse ka shumë për të bërë, dhe këto çështje mund të përballen vetëm në mënyrë gjithëpërfshirëse, nëqoftëse bashkëpunohet nën frymën e kompromisit dhe konsensusit. Ky përbën elementin më kryesor për vendimin e vendeve anëtare kur të mblidhen në qershor dhe të analizojnë se çfarë ka dhënë Shqiperia, duke marrë parasysh kulturën, frymën e dialogut dhe kompromisit, si dhe gjurmët e provave për reformat e përcaktuara në fusha si lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, reforma e gjyqësorit dhe sundimi  i ligjit.

TCH: Po ndryshimet në administratë, zbatimi i ligjit për shërbimin civil sa ndikon?

Stano: Ligji për shërbimin civil dhe reforma në tërësi u diskutua së fundmi si pjesë e dialogut të nivelit të lartë dhe komisioneri mirëpriti garancitë e qeverisë shqipëtare për të zbatuar pa pengesa këtë ligj, përfshirë marrjen në konsideratë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një ndër pikat më kyçe të bisedimeve për anëtarësim: ligji për shërbimin civil dhe reforma e një shërbimi të tillë.  Ajo që ju duhet si një vend që përgatiteni  potencialisht për  anëtarësimin është një shërbim civil efiçent dhe apolitik, që funksionon në mënyrë efektive dhe siç e kemi thënë qeveria na siguroi dhe shpresojmë se këto garanci do të ndiqen. Të gjitha çështjet e pashqyrtuara do të trajtohen në përputhje me pritshmëritë e europianëve  dhe ligjet e vendit.

TCH: A jeni në dijeni të debatit lidhur me shërbimin serkret dhe si e shihni bashkëpunimin mes institucioneve deri tani?

Stano: Ne jemi të mirëinformuar për gjithçka ndodh në cilindo vend të portofolit tonë dhe sigurisht që i ndjekim zhvillimet sepse këto mund të ndikojnë në procesin e anëtarësimit, për mënyrën se si i plotëson vendi kriteret e duhura. Por nuk është roli ynë që të hyjmë brenda debatit mes institucioneve apo palëve të veçanta. Për ne e rëndësishme është se si funksioni shteti, si miratohen ligjet, çfarë lloj përpjekjesh janë arritur për reformat dhe ajo që themi përgjatë kësaj është se duhet të bëni kujdes me kulturën politike, për mënyrën se si po zhvillohet ajo, dhe të kujdeseni për gjithëpërfshirjen dhe bashkëpunimin konstruktiv të të gjithë aktorëve mbi të gjitha çështjet e tjera të pranishme, që nuk janë të pakta. Shqipëria përballet me shumë sfida dhe duhet shumê punë që kêto të realizohen.

Përgatiti: Arta Tozaj

/ Top Channel

Taksat më të pazakonta që kanë rënduar mbi njerëzit përgjatë historisë

March 20, 2014 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

“Dy gjëra janë të sigurta mbi këtë botë”, shprehet Benjamin Frenklin, “vdekja dhe taksat”, por ka edhe nga ato detyrime që bëhen qesharake

Taksa mbi urinën

 

Pecunia non olet është një shprehje latine që nënkupton se paratë nuk qelbin kurrë. Gjatë shekullit të parë të erës sonë, perandori romak Vaspasian, vendosi taksën e urinës. Blerësit e saj duhet të paguanin një taksë. Urina nga tualetet publike shitej si një përbërës kryesor për disa procese kimike, si nxirje lëkure dhe zbardhje të rrobave të leshta.

Taksa e lirisë

Përveç çmimit që duhet të paguanin për t’u liruar nga skllavopronari i tyre, skllevërit duhej që gjithashtu të paguanin një taksë të veçantë për fitimin e lirisë.

Taksa e sapunit

Gjatë Mesjetës, qeveritë europiane vendosën një taksë mbi sapunin. Kjo taksë mbeti në fuqi për shumë kohë. Britania e Madhe nuk e shfuqizoi këtë taksë deri në vitin 1835.

Taksa e luftës

Mbreti Henri I i lejonte ushtarët t’i shmangeshin detyrës së pjesëmarrjes në luftëra, duke paguar një taksë të quajtur “scutage”. Në fillim taksa nuk ishte e lartë, por kur erdhi në fuqi mbreti Xhon, ajo u rrit me 300 për qind. Disa pretendojnë se rritja e kësaj takse ishte një nga ato shqetësime që ndihmuan në krijimin e Magna Carta-s, që kufizonte fuqinë e mbretit.

Taksa e kundërshtarit

Oliver Kromuell vuri një taksë kundër rojalistëve, të cilët ishin kundërshtarët e tij politikë. Kjo taksë u merrte atyre një të dhjetën e pasurisë. Më pas ai i përdorte paratë për të financuar aktivitete që u dilnin kundër rivalëve të tij.

Taksa e bixhozit

Loja me letra taksohej që prej shekullit të 16, por në vitin 1710, qeveria angleze e rriti ndjeshëm taksën e lojërave me letra dhe me zare. Kjo çoi në manipulime të mëdha për të shmangur taksën e lojës që nuk u hoq deri në vitin 1960.

Taksa e oxhakut

Në vitin 1660, Anglia vuri një taksë për oxhakun. Kjo bëri që njerëzit t’i mbulonin oxhaqet me tulla që të mos paguanin taksën. Ajo u hoq në vitin 1689.

Taksa mbi kripën

Francezët kishin një taksë mbi kripën të quajtur “the gabelle”, e cila e zemëroi popullin dhe mendohet të ketë qenë një nga faktorët kontribuues të revolucionit francez. Edhe Britania aplikoi më vonë një taksë të tillë, meqë kripa është shumë e nevojshme për njerëzit. Gandi ishte ndër ata që udhëhoqën protesta paqësore kundër kësaj takse.

Taksa mbi dritaret

Në vitin 1696, Anglia vuri një taksë mbi shtëpitë, bazuar në numrin e dritareve që kishin. Njerëzit filluan t’i pakësonin dritaret që të shmangnin taksat, por në vitin 1851 taksa u anulua meqë u zbulua se mungesa e dritareve shkaktonte probleme me shëndetin.

Taksa mbi qirinjtë

Në vitin 1789, në Angli u aplikua taksa mbi qirinjtë. Njerëzit e kishin të ndaluar të bënin qirinj vetë me përjashtim të rasteve kur kishin një licencë dhe nëse paguanin taksa për qirinjtë që prodhonin.

Taksa mbi kinezët

Në vitin 1885, Kanadaja krijoi taksën mbi kinezët, që taksonte hyrjen e imigrantëve kinezë në Kanada. Taksa zgjati deri në vitin 1923, kur u miratua ligji që i ndalonte kinezët të hynin në Kanada.

Taksa mbi televizorët

Në Angli ka ekzistuar një taksë vjetore mbi çdo televizor që dikush kishte në shtëpi. Televizorët me ngjyra taksoheshin më shumë sesa ata bardhezi. Nëse një person i verbër zotëronte një televizor, edhe pse nuk mund ta shihte, duhej të paguante, por vetëm gjysmën e taksës.

Mbi 100 vjeç

Në Nju Meksiko të moshuarit mbi 100 vjeç janë të përjashtuar nga taksat, përveç rasteve kur ata jetojnë në ngarkim të dikujt tjetër.

Taksa të tjera

Në Maine ekziston një taksë mbi boronicat, duke qenë se janë një burim i vlefshëm për shtetin. Ndërsa në Pensilvani rëndon një taksë mbi makinat e vakuumit në stacionet e karburantit.

Pitsburgu ka një taksë prej 5 për qind mbi gjithçka që ofron argëtim apo që i lejon njerëzit të argëtohen.

Në vitin 2005, Tenesi filloi t’u kërkonte trafikantëve të drogës të paguanin në mënyrë anonime taksa për çdo substancë ilegale që shisnin. Pavarësisht se marijuana është e paligjshme, shumë shtete vendosin taksa mbi shitjen e saj.

Në Çikago, ëmbëlsirat që janë të përgatitura me miell taksohen si ushqim me 1 për qind, ndërsa ato të përgatitura pa miell taksohen si ëmbëlsira me 6.25 për qind. Në Kolorado ushqimet e rëndësishme nuk taksohen, por pipat dhe kapakët e gotave plastike taksohen, pasi konsiderohen si artikuj jo të rëndësishëm.

g.shqip

Next Page »