Klimë e re mes Tiranës dhe Athinës

February 21, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Ministrat e jashtëm të të dy vendeve thanë sot në Tiranë se kanë rënë dakort t’i japin zgjidhje të gjitha çështjeve të mbetura pezull mes tyre

Shqipëria dhe Greqia duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjidhur problemet e mbetura pezull mes dy vendeve. Kjo u konfirmua sot nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve, zotit Ditmir Bushati dhe ministrit grek Evangelos Venizellos, i cili ndodhet në Tiranë në përfundim të turit diplomatik në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit perëndimor, në cilësinë e përfaqësuesit të presidencës greke të Bashkimit europian. Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë është ndër prioritetet e presidencës greke deklaroi zoti Venizellos.

 
Një klimë e re e ctensionuar duket se po mbizotëron tani në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Ndërsa gjatë vizitës së tij nëntorin e kaluar në kryeqytetin shqiptar ministri i Jashtëm grek dhe ai shqiptar mbajtën një distancë të qartë lidhur me cështjet që shqetësojnë të dy palët, sot deklarimet e tyre ishin në të njejtën gjatësi vale.

“Në nivelin dy palësh, ekzistojnë disa cështje që qëndrojnë pezull, por sic tha dhe ministri Bushati kemi bërë një përgatitje shumë thelbësore e praktike që na lejon të lëvizim shpejt, të japim zgjidhje përfuindimatare të të gjitha cështjeve mbetur pezull duke patur si bosht kryesor respektin e së drejtës ndërkombëtare dhe marëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi ministri Venizellos
“Jam i kënaqur të deklaroj para opinionit publik se kemi rënë në ujdi me qeverinë greke, për të aktivizuar disa komisione që burojnë nga traktati i miqësisë që është kuadri rregullator mes dy vendeve tona, cështje të cilat gjithashtu kanë të bëjnë me problematika që do të dikutohen nga komisionet përkatëse në një frymë mirëkuptimi, e në kuadër perspektivës euroatlantike që të dy vendet ndajnë”, tha nga ana e tij ministri Bushati.

Një ndër problemet që kërkon prej kohësh një zgjidhje është ajo e toponimeve, e emrave të vendlindjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që në pasaportat e tyre janë të shkuara shqip e që Greqia nuk i njeh. “Kemi gjetur gjuhën e përbashkët për të konsideruar cështjen e toponimeve, si një cështje të karakterit të qartë teknik dhe si një cështj e cila përsa na takon, do të adresohet në përputhje me standartet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë, duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të të dy vendeve, parimet e fqinjësisë së mirë”, shpjegoi ministri Bushati.Edhe ministri grek tha se sigurisht do t’i jepet zgjidhje cështjeve që lidhen me njerëzit dhe lëvizjen e lirë, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për një cështje politike.

Mes Shqipërisë dhe Greqisë është edhe cështja e kufirit detar. Ministrat nuk u ndalën specifikisht, ndonëse në mënyrë indirekte ministri Venizellos tha se “e Drejta ndërkombëtare është ajo që do të na japë një zgjidhje të shpejtë të plotë e të zbatueshme për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me fqinjësinë e dy vendeve tona, edhe sa i përket anës tokësore dhe asaj detare”. Ndërsa ministri Bushati u shpreh se është rënë dakort: “për të vazhduar një proces diskutimesh e bisedimesh edhe m të thella, që nuk mbetet vetëm në takimet e niveleve të larta që janë intesifikuar, proces konsultimesh që ne besojmë se do të na cojnë drejt zgjidhjeve të plotë për cështje të cilat edne nuk kanë marrë adresimin e duhur”.

Ministri i jashtëm grek tha se vendi i tij synon të nxisë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit duke riaktizuar atë që u nis në 2003, kur po Greqia kishte presidencën e radhës e që njihet si procesi i Selanikut, ku në fund të muajit prill do të organizohet një tjetër takim i nivelit të lartë BE-Ballkani perëndimor. Ministri Venizellos konfirmoi mbështetjen e Athinës që Shqipëria të mund të marrë qershorin e ardhshëm statusin e vendit kandidat, duke deklaruar se kjo përbën një ndër prioritetet e presidencës greke të Bashkimit europian.

zeriamerikes

 

Sulmohet me armë autobusi i linjës Tiranë-Athinë, dy të plagosur

January 27, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Sulmohet me armë autobusi i linjës Tiranë-Athinë ndërsa ka të shtënat e armëve janë plagosur edhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 01:20 në Mogila të Tepelenës, ku katër persona të armatosur i kanë zënë pritë autobusit me targa AA 578 GC, me 22 pasagjerë me qëllim për ta grabitur. Në fillim grabitësit kanë qëlluar në ajër në mënyrë që autobusi të ndalonte, por kur shoferi ka rritur shpejtësinë ata  kanë qëlluar me armë në drejtim të autobuzit.

Policia Gjirokaster

 

Nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerët Laurent Tabaku, 23 vjeç ,nga Elbasani dhe një 19-vjeçare , identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, të cilët po marrin mjekim në spitalin rajonal të Fierit.

Mësohet se pas të shtënave autobusi ka udhëtuar drejt Mallakastrës, ku është njoftuar edhe policia. Menjëherë policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës dhe dy grupe të FNSH-së kanë vijuar aksionin për kapjen e autorëve. Sipas informacioneve të fundit,  policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 persona si të dyshuar të grabitjes me armë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.

Java e Modës së Nuseve në Athinë Video nga Genti Malo

January 16, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Para disa ditësh u organizua në Athinë Java e Modës së Nuseve.

Bashkpunëtori i Albanians.gr Genti Malo ishte aty dhe na dha këtë video.

Kurr si dihet shumica në moshë martese jeni..duhet të filloni përgatitjet

Shijojeni….

 


Comments

comments

Ambasadori Dervishi Vizita e Mimi Kodhelit në Athinë nga më të sukseshëmet

January 16, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

dashnor-dervishi

Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi e ka cilësuar vizitën e minsitres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Athinë, si një nga më të suksesshmet.

“Ka qenë një nga vizitat më të suksesshme të një delegacioni shqiptar, në këtë rast të ministres Kodheli. Është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, pas vizitave të zhvilluara më parë në Tiranë nga autoritetet greke”, tha ai.
Sipas Dervishit, “kjo vizitë ishte pasqyrë e kësaj vazhdimësie dhe kishte një sërë takimesh në nivelet më të larta. Takimi i parë ishte me kryeministrin Samaras dhe më pas me nivele të tjera më të larta të drejtuesve të ushtrisë”. U bënë vizita në shkollat ushtarake greke, ku janë edhe një numër i konsiderueshëm studentësh shqiptarë” tha Dervishi.

Duke folur për çështjet e “nxehta”, mes dy vendeve, Dervishi tha se, diskutimet kanë sjellë një erë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Është bërë e njohur për publikun shqiptar këto çështje që mbesin në axhendën e dy vendeve. Sot për ti dhënë një hov cilësor marrëdhënieve u prekën edhe këto çështje dhe u diskutua për të gjetur zgjidhje për këto çështje që nuk e lënë për të marrë frymë lirisht marrëdhëniet mes vendeve tona”

Sipas tij, kjo është një erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Dervishi tha se, kjo vizitë është pasqyruar gjerësisht edhe nga media greke. “Mund t’ju them se se kjo vizitë është pasqyruar nga shtypi grek me një frymë të re për një frymë të re e marrëdhënieve dy palëshe. Greqia mbetet një nga mbështetëset kryesore për të marrë statusin e vendit kandidat”.

Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi bëri publike edhe vizitën që do të zhvillojë në Athinë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë së cilës do të diskutohet pikërisht për këto çështje dhe të tjërat mes mes dy vendeve.

Burimi www.shqiptarja.com


Comments

comments

Vizita zyrtare e Mimi Kodhelit në Athinë

January 15, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

kodheli ne athine (3)

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, zonja Kodheli u prit prej kryeministrit grek, Andonis Samaras.

“Është tepër domethënës fakti, që Ministria e Mbrojtjes e një vendi të NATO-s drejtohet nga një femër. Ne na keni në krahë, që t’iu ndihmojmë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe juve, zonja Kodheli. Keni përpara një sfidë të vështirë dhe Athina do të jetë pranë në rrugën tuaj europiane”, ka thënë Samaras.

Kryeministri grek deklaroi se Greqia dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Është momenti që t’i shikojmë dhe t’i riformatojmë më pozitivisht të gjitha marrëveshjet tona, si në kuadër të NATO-s, ashtu dhe ato dypalëshe. Sipas nesh, gjërat kanë ndryshuar në favorin e përbashkët të vendeve tona”, theksoi Samaras.

Kryeministri grek shtoi më tej se vendi i tij kaloi një periudhë të vështirë, por tashmë ekonomia po rimëkëmbet. “Jemi të sigurt në një të ardhme më të mirë”, përfundoi Samaras.

Nga ana e saj, zonja Kodheli e falënderoi kryeministrin Samaras për pritjen dhe uroi Greqinë për presidencën e Bashkimit Europian. Ajo u shpreh se Shqipëria shpreson ta marrë statusin e vendit kandidat gjatë presidencës greke.

Gjatë qëndrimit të saj në Athinë, zonja Kodheli vendosi një kurorë në monumentin e Ushtarit të Panjohur në sheshin Sindagma. Vizita vijoi me takimin me homologun e saj grek, Dimitris Avramopulos, i cili vlerësoi kryeministrin Rama si një politikan modern dhe largpamës.

“Është fat për Shqipërinë, që ka një politikan të tillë, që i mbishton vlerat e vendit”, – u shpreh Avamopulos. Ndërkohë, në deklaratën për mediat, ministri grek i Mbrojtjes u kujdes të theksojë se ky është një kapitull i ri në bashkëpunimin dypalësh.

Sipas tij, bashkëpunimi do të jetë shumë i vlefshëm për ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ku Greqia do të ofrojë të gjithë mbështetjen e saj.

“Ky takim është një mesazh paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, në funksion të fqinjësisë së mirë. Ne do ju mbështesim fuqishëm në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, – tha ministri grek i Mbrojtjes.

Ndërkohë zonja Kodheli, në fjalën e saj, vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Ndonëse kjo është vizita ime e parë zyrtare në Athinë, e kam pasur kënaqësinë të takoj homologun dhe kolegun tim Avramopulos në Bruksel, gjatë takimeve të ministrave të Mbrojtjes, si dhe në Tiranë, nëntorin e kaluar. Po ashtu, kam pasur kënaqësinë të takoj edhe zonjën Ianimata, në muajin tetor të vitit që shkoi, në Slloveni. Ky është një tregues i qartë i rëndësisë që dy vendet tona i kushtojnë bashkëpunimit dypalësh. Dëshiroj të përmend gjithashtu takimet intensive të nivelit të lartë, të zhvilluara në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re shqiptare, që është një tregues se Greqia mbetet një partner i rëndësishëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë”, u shpreh Mimi Kodheli.

Ndërkohë, të mërkurën, zonja Kodheli do të takojë edhe presidentin grek, Karolios Papulias

burimi www.top-channel.tv


kodheli-ne-athine-1


kodheli-ne-athine-2


kodheli-ne-athine-3


kodheli-ne-athine-4


kodheli-ne-athine-5


kodheli-ne-athine-6


kodheli-ne-athine-7


Comments

comments

Mimi Kodheli në Athinë të Martën për vizitë dyditore

January 13, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nis të martën, një vizitë zyrtare dyditore në Greqi. Në axhendën e saj, ministrja Kodheli ka parashikuar fillimisht takimin me Kryeministrin e Republikës Greke, z. Samaras. Më pas do të organizohet një ceremoni për vendosjen e kurorave me lule pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur. Më tej, në radhë vijnë bisedimet mes dy delegacioneve, ku do të bëhet një përmbledhje e Stafit të Përgjithshëm Kombëtar të Mbrojtjes Greke.

Bisedimet individuale me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Greqisë dhe një shkëmbim suvenirësh në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, do të vijojnë më tej, për ta mbyllur ditën e parë të vizitës me një konferencë shtypi të të dy ministrave. Ditën e mërkurë vizita vijon në mjediset e Akademisë Ushtarake Greke, ku do të shikohet edhe muzeu. Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli do të ketë më tej, një takim me studentët e Akademisë Ushtarake Greke dhe shkollave të tjera ushtarake. Dhe në fund, është parashikuar takimi i ministres Kodheli me Presidentin e Republikës së Greqisë, z. Karolos Papoulias. Greqia, përveçse një shtet fqinj i Shqipërisë, tashmë është edhe kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian.

Ndaj, veç çështjeve dypalëshe që Shqipërinë e lidhin me Greqinë, shtohet edhe çështja e integrimit evropian, duke pasur parasysh se në qershor të këtij viti pritet një tjetër provim për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kontaktet e qeverisë shqiptare me atë greke kanë qenë të shpeshta këto kohë. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i telefonoi homologut Venizelos për ta uruar për marrjen e drejtimit të BE-së. Ndërkohë, në nëntorin që kaloi, vetëm pak kohë nga marrja e detyrës së qeverisë së re, presidenti grek Papoulias ishte në Tiranë. Presidenti grek Papoulias e garantoi kryeministrin shqiptar Edi Rama se Greqia do të jetë në krah të Shqipërisë në përpjekjen e saj për t’u bërë pjesë e BE.

Në takimin me Papoulias, krerët e shtetit shqiptar kërkuan heqjen e ligjit të luftës. Papoulias vuri në dukje se gjatë bisedës me presidentin shqiptar u diskutua dhe çështja e delimitimit të kufirit detar. “Diskutuam gjithashtu për marrëveshjen e delimitimit detar. Informova z. Nishani, se politika e integruar detare do jetë përparësi për Presidencën greke në BE dhe atë italiane që do e zëvendësojë”, – ka thënë Papoulias.

 

Burimi www.ballkanweb.com


Comments

comments

Athinë Të shtëna armësh në Rezidencën e Ambasadës të Gjermanisë

December 30, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar sot me armë zjarri ndaj rezidencës së ambasadorit gjerman e vendosur në Halandri, ne rrethinat veriore të Athinës duke shkaktuar dëme materiale.

Atentati ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe shërbimet e policisë antiterroriste janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar.

Sipas raporteve fillestare, 20 kapsolla fishekësh janë zbuluar në oborrin e banesës dhe autorët u larguan me motor. Arma e përdorur ishte e llojit kallashnikov. Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë këtë sulm.

Kryeministri grek Antonis Samaras dhe ministri i Rendit Publik, Nikos Dendias, folën në telefon me ambasadorin gjerman në lidhje me incidentin.
burimi www.ballkanweb.com


Comments

comments

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e parë.

November 28, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Athinë. Sot së bashku me bashkpuntorin e portalit

tonë zoti Fatos Malaj, vendosëm të bëjmë një intrevistë me zotin  Ilias Hronopulos, i cili është drejtor i Emigracionit në Prefekturën e Athinës( Apokentromeni Dikisi).

Aty ku ishim përgatitur për intervistë , me mënyrën klasike të fjalës, ku gazetari bën pyetje dhe i intervistuari përgjigjet, në fakt u gjëndëm përpara një surprize shumë të këndëshme. Menjëherë na u krijua nga zoti Hronopulos një atmosferë shumë miqësore dhe intervitsa u kthye në një diskutim të hapur.

Intervitsa u bë në zyrat e emigracionit të Prefekturës në rrugën Petru Rali në Athinë, ku na u dha dhe rasti të shikojmë ambjentet e reja ku do të strehohet ONE STOP SHOP i Drejtorisë të Emigracionit A Athinë, dhe gjetëm dhe rastin të bënim disa fotografi.

Gjithashtu përshtypje na bëri dhe numri i madh i dosjeve. Gjithëkund shikoje dosje, nëpër zyra, nëpër koridore, nëpër tavolina etj. Siç na tregoi zoti Hronopulos të gjitha ato dosje që pamë janë dosje të cilat janë në pritje, sepse nuk përmbushin dokumentacionin e duhur për aprovim. Biles në gjithë Greqinë këtë moment janë rreth 150.000 dosje emigrantësh të cilat janë në pritje dhe arsyea kryesore janë mospërmbushja e pullave (ensimat)

Zoti Hronopulos na shpjegoi se në Drejtorinë e tij nuk ka asnjë dosje e cila i përmbush të gjitha dokumentacionet e duhura dhe nuk është miratuar. Biles sot u firmosën kërkesat për leje qëndrimi apo rinovimi, që aplikimi është bërë deri në datë 13 Tetor 2013.  Pra drejtoria A`  ka «Zero Stok», siç u shpreh zoti Hronopulos.

Intervista

ALBANIANS.GR : Zoti Hronopule, ju falenderojmë për pritjen dhe për kohën që na jepni. Pyetja e parë është se si e shikoni Kodin e Ri të Emigracionit?

Ilias Hronopulos : Ju falenderoj dhe unë juve, portalin albanians.gr që më jepni mundësinë të drejtohem tek të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi.

Kodi I emigracionin sipas meje, është një ligji I cili është shkruajtur shumë mirë. Personat që kanë marrë përsipër shkrimin e këtij ligji kanë bërë një përpjekje të mrekullueshme. Imagjinoni që rreth 20 ligje, 40 rregullore, dhe 6 Dekrete Presidenciale që referohen tek emigrantët, janë përmbledhur në vetëm 100 faqe. Është bërë një punë shumë e mirë.

Nga ana tjetër prisja më shumë nga ky ligj. Prisja të ishte më bujar dhe të jepte më shumë. E vërteta është që ky ligj jep shumë pak.

ALBANIANS.GR : Një nga problemet më të mëdha që hasin emigrantët është që i hidhen poshtë dokumentat(Marrin aporipsi) , ose i vonohen dalja e dokumentave, akoma dhe shumë herë leja  del e skaduar. Pse ndodh kjo?

Ilias Hronopulos : Arsyeja kryesore e vonimit të letrave është për shkak të mungesës të theksuar të punonjësve në prefekturë dhe në bashki. Këtu në Drejtorinë A të Emigracionit nuk kemi asnjë vonesë, por në prefektura të tjera ku numri i punonjësve është kufizuar shumë, ka shumë vonesa. Psh Drejtoria e Emigracionit të Pireut ka vetëm 10 punonjës, drejtori kjo e cila ka një shtrirje të madhe gjeografike. Dhe pritet që puna të shtohet akoma më shumë muajt në vazhdim me ndryshimin e ligjit. E vërteta është se se dimë si do e përballojmë gjithë fluksin.

Një arsye tjetër që vonohen, është mospasja e dokumentacionit të duhur. Shumë dosje kanë mungesë dokumentacioni, dhe kështu që qëndrojnë të pezulluara.

Për sa i përket pezullimit të dokumentave arsyea më e madhe është mos patja e pullave, ensimat. Janë pezulluar me dhjetra student, me dhjetra familjarë të cilët janë “ndjegur” sepse nuk kanë pasur numrin e pullave që duhen.

Prandaj tani me Kodin e Emigracionit, do lehtësohen disi gjërat. Parashikohet që dokumentat të nxirren vetëm me Librin e Shëndetësisë, parashikohet Leja e gjeneratës të dytë, apo Aftoteles 3+3 për studentët etj.

ALBANIANS.GR : Çfar parashikon Kodi i Emigracionit për (pullat) Ensimat? Për emigrantët që ju janë pezulluar dokumentat për shkak të pullave?

Ilias Hronopulos : Siç e dini Kodi i Emigracionit vazhdon të parashikoi 120 ensima. Por parashikon gjithashtu që të gjithë atyre që ju janë pezulluar dokumentat gjatë vitit 2012, 2013, dhe të gjithë ata që do aplikojnë deri më 30-6-2014 do ju nevoitet vetëm Libri i Shëndetësisë. Dhe Libër Shëndetësie mund të nxjerrësh dhe me 50 ensima, dhe si i papunë.

Pra me pak fjalë dhe një i papunë mund të aplikoi për dokumentat me ligjin e ri.

Është e nevojëshme të kthehen në emigrantë të ligjëshëm të gjithë ata që  e kanë humbur këtë stutus për shkak të pullave.

Nga ana tjetër ky lehtësim që jep Kodi i Emigracionit është dhe pak i padrejtë, dhe i pabarabartë, sepse ndërkohë që i jep të drejtë emigrantit që është pezulluar për shkak të pullave-ensimave deri në një afat kohorë, nga ana tjetër nuk parashikon asgjë për emigrantët që do ngelin pa ensima mbas skadimit të këtij afati kohorë. Ma merr mëndja se kur të vij ajo kohë do dalin urdhëra të rinj që do korigjojnë ligjin, por për mendimin tim Ensimat duhen të hiqen fare nga dokumentacioni për leje qëndrimi, dhe kriteri bazë të jetë vetëm Libri i Shëndetësisë.

Përsa i përket emigrantëve që u janë pezulluar dokumentet dhe janë në proçes gjygjësor, kushti bazë për të përfituar nga ato që themi më lart është të tërhiqen nga proçesi gjygjësorë.

Një pikë që nuk parashikohet në ligjin e ri është se çfar bëhet në rastin e bashkimit familjarë, dhe kryetari i familjes ose personi që i mbulon me dokumenta, mbetet pa leje qëndrimi, ose është në proçedurë gjygjësore, çfar do bëhet me familjet e tyre, me personat që mbulojnë.

Personat që janë në proçedurë gjygjësore me Ministrinë e  Brendëshme dhe janë të paisur me kartë të bardhë mundet të punojnë, të udhëtojnë etj. Por nëse ndëpresin proçedurën dhe përfitojnë dokuementacion, është e sigurtë që do kenë ensimat ose të ardhurat vjetore kur të vij koha e rinovimit? Prandaj dhe kjo pikë e ligjit është një thikë me dy anë që duhet sqaruar.

ALBANIANS.GR : Kodi i emigracionit parashikon një leje të re, Leje e Qëndrimit të Gjeneratës të dytë. Një koment? Ka lidhje kjo me nënshtetësinë greke?

Ilias Hronopulos : Po është e vërtetë që Kodi i emigracionit parashikon që fëmijët që kanë lindur në Greqi ose janë rritur në Greqi, dhe kanë bërë të paktën 6 vite shkollë në Greqi, do paisen me leje qëndrimi me kohë të zgjatur(5 vjeçare),sapo të kenë mbushur 18 vjeç dhe gjithashtu  mund të rinovojnë pastaj sërisht automatikisht këtë leje. Deri në moshën 18 vjeç, fëmija mbulohet nga prindëri. Ndryshimi me ligjin aktual është qe tani fëmija mund të mbulohej nga prindëri deri në 21 vjeç pastaj duhej të bënte dokumenta në vete, me pulla ensima etj. Kjo nuk do ekzistoi më.

Leja e Qëndrimit me kohë të gjatë(5vjeçare) jep shumë të drejta, si punësimi në Greqi dhe  Europë, të drejtën e studimit ,hapja e biznesit etj

Por nga ana tjetër është diçka komplet e padrejtë sepse fëmijë që kanë lindur në Greqi, janë rritur në Greqi, do vazhdojmë dhe do quhen emigrantë. Pra me këtë ligj i hiqet e drejta e nënshtetësisë fëmijëve që kanë lindur në Greqi para se të mbushin moshën 18 vjeç.

Por fatkeqësisht, Kodi nuk parashikon asgjë për fëmijët që prindërit janë të paligjëshëm. Kështu që deri në moshën 18 vjeçare ato do vazhdojnë të jenë të paligjëshëm.

ALBANIANS.GR : Për sa i përket Ligjit të Nënshtetësisë Greke?

Ilias Hronopulos : Proçedura siç e dini është e pezulluar. Presim ligjin e ri. Deri tani skemi asnjë lajm.

ALBANIANS.GR : Për sa i përket studentëve në Greqi. Nuk duhet të ndryshoi leja dhe mos të rinovohet çdo një vit? Si mund të përfitojnë nga Kodi i Emigracionit?

Ilias Hronopulos : Sigurisht që personalisht jam shumë kundra rinovimit çdo vit të lejes të qëndrimit për studentët. Duhej të nxirrej një leje qëndrimi për studentët për aq vite sa  studjojnë dhe të rinovohet për aq sa janë dhe vitet0 akademike, pra N+2 siç është aktualisht në universitete dhe të plotësohej dhe plus një vit për mësimin e Greqishtes. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodh. Por me Kodin e Emigracionit studentët, flasim për emigrantët që jetojnë në Greqi dhe fitojnë të drejtë studimi, do kenë mundësi të paisen me lejen 5 vjeçare(nëse i plotësojnë kushtet e lartpërmendura) dhe kështu që do shpëtojnë nga mankthi i lejes të qëndrimit. Për emigrantët që vijnë nga jashtë Greqisë për studime, nuk ndryshon asgjë dhe mbetet ligji siç ka qënë në fuqi.

FUNDI I PJESËS SË PARË

Në pjesën e dytë të intervistët që do publikohet nesër do lexoni

 

  1. Leje qëndrimi me kohë të zgjatur. Çfra përfitimesh ka, si do bëhet proçedura e kthimit nga leje 10 vjeçare në 5 vjeçare, çfar duhet bërë kujdes me këtë leje.
  2. Leja e qëndrimit pa afat-aoristou xronou. Çfar ndryshon, Çfar duhet bërë kujdes
  3. One Stop-Shop dhe Karta e Emigrantit. Si do funksionojnë. Cilat janë problemet? Foto nga One Stop Shop i Dretorisë A të Athinës

 

 

Dëshirojmë këtu të falenderojmë bashkpunëtorin e Portalit tonë, expertin e çështjeve të emigracionit zotin Fatos Malaj që na ndihmoi në këtë intervistë

 

Intervistoi dhe përgatiti për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku


SHPJEGIMI I FOTOGRAFIVE

Foto 1 Zoti Ilias Hronopulos, Drejtor i Drejtorisë Të Emigracionit në Prekekturën e Athinës

Foto 2 Dosjet në koridoret e Drejtorisë Të Emigracionit në Prekekturën e Athinës

Foto 3 Zoti Ilias Hronopulos dhe bashkpunëtori i www.albanians.gr Fatos Malaj

Foto 4 Zoti Ilias Hronopulos dhe Administratori i www.albanians.gr Gaston Sanxhaku

 

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e parë.

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Athinë. Portali albanians.gr zhvilloi një intervistë

me Drejtorin e Drejtorisë të Emigracionit të Prefekturës të Athinës zotin Ilia Hronopulo.

 

Pardje 29-10-2013 paraqitëm pjesën e parë të intervistës ku mund ta lexoni këtu, ose në fund të këtij artikulli.

Sot 31-10-2013 po ju paraqesim pjesën e dytë të intervistës shumë interesante me zotin Hronopulo.

 

ALBANIANS.GR : Leje qëndrimi me kohë të zgjatur. Çfar përfitimesh ka, si do bëhet proçedura e kthimit nga leje 10 vjeçare në 5 vjeçare, çfar duhet bërë kujdes me këtë leje?

Ilias Hronopulos : Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur në Kodin e ri të Emigracionit parashikohet që do jetë leja bazë. Pra shumë leje do hiqen dhe do zëvëndësohen me këtë leje.

Siç dihet kjo leje është leje europiane që ekziston që në vitin 2003. Kjo leje të jep shumë të drejta që tani për tani i përfitojnë vetëm qytetarë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Më e rëndësishmja nga të cilat është dhe e drejta e punësimit ne shtetet e BE.

Proçedura e kthimit nga leja e qëndrimit nacionale (10 vjeçare) në atë me kohë të zgjatur (5 vjeçare) është e njëjta si të bësh leje 5 vjeçare nga fillimi. Pra kush ka leje 10 vjeçare do duhet të dorëzoi të gjithë dokumentacionin që nevoitet për lejen 5 vjeçare.

Ngërçi më i madh i lejes me kohë të zgjatur (epi makron diamenontos) është se kërkon të kesh 8500 euro të ardhura vjetore. Kjo gjë dryshon në Kodin e Emigracionit. Tashmë kodi i emigracionit parashikon se kush dëshiron të kthej lejen e tij nga 10 vjeçare në 5 vjeçare do duhet që të vërtetoi se 2 vitet e fundit ka të ardhura 8500 euro…pra shuma e të ardhurave vjetore kthehet në të ardhura 2 vjetore.

Për të gjithë ata që do aplikojnë mbas vitit 2014 kjo shumë do shkoi tek 6500 euro në vit, pra rroga bazë në vit sipas kodit të punës të Greqisë, por kjo nuk është akoma e sigurtë.

Gjithashtu për të gjithë ata që vërtetojnë që jetojnë ose kanë jetuar në Greqi 12 vitet e fundit nuk do ketë nevojë të japin provime të gjuhës greke në Ministrinë e Arsimit, por do konsiderohen automatikisht se janë njohës të gjuhës greke.

Nga ana tjetër të gjithë ato që janë të paisur me leje 2 vjeçare dhe nuk do përmbushin kriteret për leje me kohë të zgjatur, do ju jepet leje 3 vjeçare. Mbas përfundimit të këtij afati kohorë do kenë mundësi të paisen dhe me leje 5 vjeçare.

Dua të theksoi faktin që është lënë të kuptohet nga një pjesë e mediave se dhënja masivisht e lejes të qëndrimit me kohë të zgjatur, krijohet që të dëboi “me mënyrë të bukur” emigrantët nga Greqia dhe tja transferoi problemin shteteve të tjera. Personalisht besoi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe vet ligji i ri e dëshmon këtë gjë, vetëm nga fakti që për marrjen e kësaj leje duhen të ardhura vjetore. Nëse dikush ka të ardhura vjetore të mjaftueshme, pse  të largohet nga Greqia? Kur një emigrant ka ndërtuar jetën e tij në Greqi, dhe i referohem më shumë emigrantëve shqiptarë në Greqi ku pjesa më e madhe e tyre është integruar në shoqërinë dhe sistemin ekonomik grek, ka dhe të ardhurat  vjetore, pse duhet të ndryshoi vënd, të emigroi për herë të dytë dhe të rifilloi jetën nga e para në një vënd totalisht të huaj? Ok kur je i ri edhe mund ta tentosh, por kur ke familje është diçka shumë e vështirë të emigrosh për herë të dytë.

Leja e qëndrimit me kohë të zgjatur nuk të jep punë, por të drejtë punësimi në Bashkimin Europian. Punësimi varet nga ligji dhe kërkesa që ka çdo shtet, si dhe politikat e punësimit të çdo shteti të Bashkimit Europian.

ALBANIANS.GR : Leja e qëndrimit pa afat-aoristou xronou. Çfar ndryshon, Çfar duhet bërë kujdes?

Ilias Hronopulos : Kjo leje me Kodin e Emigracionit, transformohet në 10 vjeçare. Por deri tani kush kishte këtë leje dhe i skandonte pashaporta e rinovonte automatikisht. Nëse tani të skadon pashaporta do të kthehet në 10 vjeçare.

ALBANIANS.GR : Siç është bërë publike shumë shpejt prite të hapen Zyrat e Shërbimit të emigrantëve One Stop-Shop. Gjithashtu me vendim ndërministrorë pritet të nxirret  Karta e Emigrantit. Si do funksionojnë. Cilat janë problemet?

Ilias Hronopulos : Po siç thatë dhe ju nga fundi i vitit do funksionojnë shërbimet e shpejta për emigrantët ose e thënë ndrysh ONE STOP SHOP. Këto zyra do fillonin të funksiononin saktësisht më 30 Shtator , por me vendim të Ministrisë fillimi i funksionimeve të zyrave u shty për në fund të 2013.

Përmes këtij shërbimi emigrantët do aplikojnë për leje qëndrimi, do rinovojnë dokumentat, do kenë mundësi të informohen për hecjen e dosjes së tyre etj.

Si hap është diçka shumë i mirë. Është një ligj që është votuar që në 2011 dhe qëllim ka të eleminoi proçedurat, të minimalizoi kohën e dhënjes të lejeve tek emigrantët por edhe të reformoi sistemin, sepse do duhen më pak nënpunës sesa në sistemin aktual.

Por praktikisht ka shumë probleme akoma pa filluar proçedura.  Problemi më i madh është ai i personelit. Nuk ka fare personel. Në Atiki nuk është asgjë gati, pa folur për rrethet dhe prefektuart e tjera.

Zyrat One Stop Shop do sjelli një mbikngarkesë të punës, sepse do shtohen kërkesat , dhe po të shtosh dhe faktin që do bëhen dhe ndryshime ne ligjin e emigracionit, atëherë jam i sigurtë që proçedurat do bllokohen për shkak të mungesës të numrit të personelit.

Nga ana tjetër janë dhe disa probleme teknike. Fjala vjen Ilektroniko Paravolo që sipas One Stop Shop duhet të paguhen direkt në këto zyra, por nuk na është krijuar ende mundësia ta bëjmë këtë gjë.

Për sa i përket kartës të emigrantit , është diçka që është “në ajër”, sepse fjala vjen në Attiki ambjentet për One Stop Shop janë krijuar, kurse për kartën e emigrantit nuk kemi asnjë informacion asnjë detajë.

Me kartën e emigrantit do të shkaktohet  dhe ngatërrim kopetencash sepse karta e emigrantit kërkon dhe shënjat e gishtrinjëve, dhe ne nuk jemi të trajnuar për këtë proçedurë. Për këtë është kopetente policia.

Me pak fjalë ka shumë probleme por nuk ka dhe experiencë. Do mundohemi të përfitojmë nga experienca e shteteve të tjera që kanë shërbime të njëjta, fjala vjen Anglia ku në shërbimet One Stop Shop të tyre emigrantët kanë shërbime të menjëhershme.

ALBANIANS.GR : Zoti Hronopule ju falenderojmë shumë për intervistën dhe për kohën tuaj

Ilias Hronopulos : Dhe unë ju falenderoj dhe uroj të gjitha këto që diskutuam të jenë të vlefëshme, dhe të kontribuojnë  në informimin e emigrantëve

 

Dëshirojmë këtu të falenderojmë bashkpunëtorin e Portalit tonë, expertin e çështjeve të emigracionit zotin Fatos Malaj që na ndihmoi në këtë intervistë

Gjithashtu albanians.gr për herë të parë paraqet në publik foto nga Ambjentet e One Stop Shop i Drejtorisë A Emigracionit të Periferisë të Athinës KLIKONI MË POSHTË PËR TË PARË FOTOGRAFITË

 

Intervistoi dhe përgatiti për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

 

 

 

Intervistë me Ilia Hronopulo, Drejtor i Drejtorisë të Emigracionit në Prefekturën e Athinës. Pjesa e dytë

Denoncim për Leje qëndrimi fallco për emigrantët në Athinë. Ndërhyn Ministri i Brendëshëm

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Greqi Athinë. Siç u bë e ditur në websitin

e ministrisë të brendëshme greke, Ministri i Brendëshëm i Greqisë Janis Mihaelakis, dërgoi më datë 7/11/2013 në Prokurorinë e Athinës, në  Inspektorin e Përgjithshëm të Administratës Publike si dhe tek  Sekretarin e Përgjithshëm të Administratës së Decentralizuar një denoncim  që ka mbërritur në zyrën e tij, me anë të një letre dhe që si dërgues shkruhet “Nënpunësit  në Drejtorinë e Emigracionit të Bashkisë të Athinës”

 

Denoncimi ka të bëj me shkelje nga ana e disa nënpunësve të Drejtorisë të Emigracionit, të proçedurës të legalizimit të emigrantëve.

Sipas denoncimit, qënda e shërbimit të emigrantëve të Bashkisë të Athinës, në rrugën Psaron dhe Mezonos 45, është kthyer në industri, fallcifikimi dhe nxjerrjesh vërtetimesh të paligjëshme.

Sipas denoncimit janë me qindra mijëra emigrantë të cilët  nuk përmbushin dokumentacionin e duhur për aplikim dhe  nuk mund të paisen me leje qëndrimi. Kështu që dosja e tyre është me dokumenta mangut dhe si pasojë ata nuk mund të marrin vërtetimin e dorëzimit të dokumentave, të njohur si vërtetimi blu, por vetëm numër protokolli.

Por kundrejt një pagese, emigranti mund të siguroi vërtetimin blu dhe të levizi i lirë për dy tre vjet brënda dhe jashtë Greqisë.

Midis të tjerash, letër denoncimi i referohet dhe shumë veprimeve të paligjëshme që janë bërë nga disa nënpunës të kësaj drejtorie.

Ministri i Brendëshëm Janis Mihaelakis menjëherë ka informuar organet e lartpërmendura me qëllim të hetohet mbi vërtetësinë e akuzave që shkruhen në letër.

 

albanians.gr

Denoncim për Leje qëndrimi fallco për emigrantët në Athinë. Ndërhyn Ministri i Brendëshëm

Demostratë paqësore nga emigrantët Para ambasadës shqiptare në Athinë kundër armëve kimike

November 27, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Te gjithë bashkë t’i themi JO demontimit të mbetjeve kimike të Sirisë në Shqipëri!

 

FSHSHG lajmëron se ditën e premte ore 17.00 organizon demostratë paqësore para Ambasadës Shqiptare në Athinë kundra demontimit të armëve kimike në Shqipëri

Ftohen të gjitha shoqatat por dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi ti themi jo demontimit të Armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

 

Demostratë paqësore nga emigrantët  Para ambasadës shqiptare në Athinë kundër armëve kimike

Athinë, të pastrehët jetojnë në shpellat pranë Akropolit

October 12, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Athinë, të pastrehët jetojnë në shpellat pranë AkropolitNë vendlindjen e demokracisë, Greqi, shumë njerëz të pastrehë po kthehen për të jetuar nëpër shpellat e shumta që ndodhen pranë Akropolit ne Athine. Një prej këtyre shpellave madje ka qenë burgu i Sokratit. Personat e papunë të cilët enden rrugëve të kryeqytetit grek për të gjetur ushqim, preferojnë ta kalojnë natën më mirë në një shpellë poshtë urës, bëhet e ditur në reportazhin e Euronews.

Një 66-vjeçare e cila ka punuar gjithë jetën si pastruese thotë se përpiqet të gjejë ushqim nëpër kazanet e plehrave dhe se nuk është e para që e bën këtë. Janë familje të tëra greke që rrëmojnë në koshat e plehrave për të mbushur barkun thotë ajo.

Ndërkohë një tjetër banor shprehet se deri para pak kohës kishte jetuar në shpellën pranë Akropolit, por ishte larguar prej aty për shkak të minjve të shumtë dhe tashmë jeton në një tënde. Sipas tij, të jetosh në shpellë, je i mbrojtur nga i ftohti, por megjithatë është një jetë e mjerë.

Sipas një organizatë vendase, numërohen rreth 20 mijë të pastrehë greke, pjesa më e madhe e tyre në Athinë, ndërkohë që mes tyre ka edhe shumë të diplomuar.

(e.kacorri/BalkanWeb)

Athinë, kryebashkiaku padit deputetin e Agimit të Artë

May 10, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Athinë, kryebashkiaku padit deputetin e Agimit të ArtëKryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis, ka kërkuar ndjekje penale kundër një deputeti të partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, pas sulmit që ky i fundit tentoi të kryente disa ditë më parë në ambientet e bashkisë së kryeqytetit. 

Tentativa u shënua pak pasi policia anuloi forcërisht një veprimtari të kësaj partie, që do të shpëndante ushqime vetëm për grekët, në sheshin qendror të Athinës, Syntagma. Policia ndërhyri, pasi kryebashkiaku i Athinës kishte paralajmëruar se do të përdorte çdo mjet ligjor për të mos lejuar zhvillimin e veprimtarisë.

Në padinë që dorëzoi në gjykatën e Athinës, kryebashkiaku i referohet faktit se deputeti Jorgos Germenis, ishte i armatosur dhe tentoi të përdorte armën.

“Pjesëtarët e truprojes time e izoluan dhe në përpjekjen e tyre për ta neutralizuar, i padituri kapi armën që kishte me vete, por pjesëtarët e truprojes e penguan për çfarëdo lëvizje tjetër, dhe përfundimisht e nxorrën jashtë godinës. Gjatë largimit, siç më thanë pjesëtarët e truprojes time, ai u thoshte “jam deputet, nuk mund të më arrestoni, do t’ju hedh në gjyq”.

Shqiptarët, protestë para ambasadës në Athinë për toponimet

May 1, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Shqiptarët, protestë para ambasadës në Athinë për toponimetDje pasdite një grup emigrantësh shqiptarë protestuan përpara Ambasadës së Shqipërise në Athinë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së toponimeve të vendlindjes në pasaportat e fëmijëve të tyre. 

Mjaft të indinjuar për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, të cilët prej shumë kohësh janë izoluar në një situatë absurde, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi qëndruan jashtë ambasadës për rreth 1 orë, duke kërkuar “Mbrojtje të të drejtave të fëmijëve”, “Zgjidhje përfundimtare të çështjes se toponimeve” si dhe duke bërë thirrje “Shqipëri, mos braktis të ardhmen!”.

Sipas pjesëmarrësve në protestë, vendimi i fundit për lejimin e qarkullimit të fëmijëve të lindur në Greqi, vetëm për periudhën e Pashkëve, nuk përbën zgjidhje të problemit, përkundrazi, ringjall kujtimet e hidhura të viteve të para të emigrimit në vend, për më tepër që këtë herë padrejtesitë bëhen kundër shtresës me delikate, fëmijëve.

Të pranishëm në protestë, kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Edmond Guri, përfaqesues të shoqatës “Studenti”, nga shoqata e ishullit te Salaminës, gazetarë të shtypit shqip në emigracion etj.
(Plus Gazeta Athina)

Protesta e të rinjve Gjirokastrit: “Vorio Epiri është Shqipëri”, shqetëson Athinës!

March 4, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Epiri eshte Shqiperi

Kanë reaguar mediat greke pas protestës së rinjve Gjirokastrit, nën sloganin: “Epiri është Shqipëri”.

Ato e kanë pasqyruar këtë protestë si ultranacionaliste dhe e paraqesin si “rrezik për helenizimin e Gjirkoastrës”. Madje, të tronditura për vëmendjen e madhe që merr dita-ditës çështja e Çamërisë dhe ajo e patriotizmit në Shqipëri, mundohen që këtë vrull rinor për atdhedashuri ta paraqesin si “të rrezikshëm për ecurinë normale të marrëdhënieve midis dy vendeve”.

Ndërkohë, kriza ekonomike i ka gjunjëzuar dhe kjo bënë që zëri i tyre të mbytet edhe nga ndërkombëtar të cilët ishin të parët u dilnin në krahë me deklarata mbështetëse, siç ato të viteve të shkuara ku në epiqendër ishte Himara dhe i Bollano./alb-observer.

Firmoset në Athinë gazsjellësi TAP, mediat greke: “Athina humbi ndaj Tiranës!”

February 13, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Tap

Është nënshkruar ditën e stome në orën 12:00 ora lokale në Athinë marrëveshja e gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline).

Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Jashtëm grekë, Dhimitris Abramopoulos nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, si dhe nga mistri italian i zhvillimit Corrado Passera.

Por, për mediat greke i gjithë vëmendja është përqendruar në tërheqjen dhe “dorëzimin” e Athinës, ndaj Tiranës zyrtare me këtë të fundit t’i referohet vendimit të anulimit të marrëveshjes detare nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Për mediat greke, kjo tërheqje apo “heshtje” nga Athina zyrtare, konsiderohet si humbje e drejtpërdrejte, duke akuzuar njëkohësisht dhe klanet greke pro-amerikane, të cilat nën presionin dhe udhëzimet e Uashingtonit, pranuan “humbjen”!

Madje, dilema e parashtrua nga këto medie është pozicioni që mbajti Athina ndaj Shqipërisë duke e krahasuar atë me pozicionin e Ankarasë: “Nëse qeveria greke tërhiqet ndaj Shqipërisë, atëherë imagjinoni se çfarë mund të ndodh me Turqinë!”, nënvizojnë ato.

Gjithashtu duhet theksuar se në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes merrnin pjesë përfaqësues të “bllokut” amerikanë, si dhe përfaqësues të qeverisë së Azerbajxhanit./alb-observer.com/

Next Page »