Për një gjumë të rehatshëm, ja ushqimet që duhet të hani në darkë

April 9, 2013 by  
Filed under Shëndeti

Comments Off

Për te bere një gjumë sa me te rehatshëm duhet te hani ushqimet e duhura. Zbulojini cilat janë ato.

Makaronat

Për te fjetur mire duhet te privilegjoni [proteinat dhe lucidet. Një ushqim i mire do ishin makaronat te cilat njihen për sheqernat e lehta dhe sasinë e lucideve me indeks glikemie te ulet. Sigurisht qe një racion i vogël do mjaftonte.

Thjerrëzat

Ato janë te pasura me lucide dhe hekur dhe do iu bëjnë te flini rehat.

Salmoni dhe sardelet

Për një darke te shijshme dhe për një gjumë te qete konsumoni salmon ose sardele te pasura me proteina dhe omega 3.

Frutat e freskëta

Për ëmbëlsire preferoni frutat e freskëta si mollët apo dardhat.

Bajamet

Disa kokrra bajame, te pasura me magnez, do iu ndihmonin te relaksonit muskujt.

Një gote qumësht i ngrohte

Produktet e qumështin apo edhe qumështi ne sasi te madhe nuk është i rekomanduar për ne darke, por një gote qumësht i ngrohte do iu ndihmonte te bënit nje gjumë te mire.

Çaji i kamomilit

Kamomili te qetëson dhe te relakson kështu qe mos ngurroni te pini një filxhan para se te flisni.ikub.al

Horoskopi sot 17 Janar 2014

January 17, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Lexoni shenjën e horoskopit tuaj sot 17 Janar 2014

Dashi
Marrëdhënia në çift do të jetë edhe me e bukur gjatë kësaj dite. Beqarët do të fillojnë të mendojnë më seriozisht për të ardhmen dhe nuk do të ecin kuturu.

Demi
Jeta sentimentale e çifteve do të jetë më e mirë se një ditë më parë, megjithatë ende do të ketë gjëra për t’u rregulluar. Beqarët do të kenë shumë pretendime dhe nuk do të arrijnë as sot të krijojnë një lidhje.

Binjakët
Ditë mjaft e animuar dhe e mbushur me emocione të forta kjo e sotmja, për të dashuruarit. Beqarët ka shumë mundësi të njohin dikë interesant gjatë një darke me miqtë apo gjatë një takimi pune.

Gaforrja
Edhe nëse një person mahnitës iu propozon sot, mos bini në tundim, nëse keni dike ne krah. Do të lëndonit atë, por edhe veten tuaj. Beqarët nga ana tjetër duhet të përfitojnë sa të mundnin nga çdo takim.

Luani
Nëse jeta në çift nuk iu kënaq aq sa duhet, bëjeni ju hapin e parë sot. Rihapni dialogun dhe shpjegojini partnerit gjithçka që iu shqetëson. Beqarët do të kenë dëshirë vetëm për aventura të shkurtra.

Virgjëresha
Fatmirësisht jeta në çift nuk do të ketë probleme dhe do të jetë një nga fushat që do iu shqetësojë më pak. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do të takojnë dhe jo të dalin jashtë vetes së tyre.

Peshorja
Për shkak të ndikimit të madh të Saturnit dhe Jupiterit, jeta juaj në çift do të ketë ndryshime rrënjësore sot. Beqarët do të kenë disa takime, por nuk do bien kollaj pre e joshjes së personave qe të do kenë pranë.

Akrepi
Ditë mjaft e lumtur kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të përkëdheleni nga partneri dhe do iu duket vetja si në ëndërr. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të dalin me dike pasi gjërat nuk janë siç duken.

Shigjetari
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do të dini si t’i zgjidhni me qetësi mosmarrëveshjet me partnerin. Beqarët nuk dot  kenë fat në dashuri edhe pse do të bëjnë çmos që të realizojnë disa takime.

Bricjapi
Pozicionimi i mire i yjeve në planin sentimental do të bëjë që lidhja juaj të jetë e stabilizuar dhe e qetë. Beqarët do të fillojnë histori dashurie romantike me personat që kanë kohë që i njohin.

Ujori
Do të përjetoni kënaqësi të shumta gjatë kësaj dite, ju që jeni në një lidhje. Beqarët do të bien çmendurisht në dashuri me dikë që nuk e kanë simpatizuar kurrë.

Peshqit
Do të kryeni projekte afatgjata sot me partnerin tuaj, në mënyrë që e ardhmja të jetë më e sigurt dhe më e bukur. Beqarët do të jenë me fat në dashuri, por jo të gjithë do të përfitojnë.

 

Burimi www.shekulli.com.al


Comments

comments

Horoskopi sot 8 Janar 2014

January 8, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Lexoni shenjën e Horoskopit tuaj për sot 8 Janar 2014

Dashi

Yjet do mundësojnë një ditë përgjithësisht të qetë dhe jo problematike për të dashuruarit. Nuk do i diskutoni sot çështjet që ju kanë shqetësuar dhe situata do jetë e qëndrueshme.

Demi

Marrëdhënia në çift jo vetëm do jetë e mirë sot, por bashkëpunimi do fillojë të shtohet më tepër. Do i qëndroni besnik partnerit edhe pse shumë persona do mundohet t’iu tundojnë.

Binjakët

Çiftet që kanë shumë kohë bashkë jo vetëm që do mendojnë të zyrtarizojnë gjithçka, por do bëjnë plane edhe për një bashkëjetesë të mundshme. Në mbrëmje do ketë një darkë romantike.

Gaforrja

Edhe pse do mundoheni shumë sot, nuk do arrini dot ta stabilizoni jetën në çift. Debatet do jenë ende të forta dhe asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë. Beqarët nuk duhet të abuzojnë me aftësitë e tyre.

Luani

Klima në çift do jetë e ngrohtë sot, megjithatë sërish në disa momente do debatoni me partnerin. Në fakt këto janë gjëra normale të cilat nuk mund dhe nuk duhen shmangur.

Virgjëresha

Edhe sot jeta juaj sentimentale do ketë disa probleme. Mundohuni t’i merrni gjërat me qetësi dhe të mos nxitoheni për asgjë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë.

Peshorja

Për çiftet do jetë një ditë e veçantë kjo e sotmja. Do kujtoni kohët e shkuara dhe do qëndroni akoma më pranë njëri-tjetrit. Disa do kremtojnë një ditë të shënuar.

Akrepi

Nëse doni që lidhja juaj të shkojë më tej nuk duhet t’i mbani të fshehta partnerit dhe nga ana tjetër duhet të tregoheni më të kuptueshëm me të. Mungesa e tolerancës mund të jetë shkatërruese.

Shigjetari

Ditë shumë pozitive kjo e sotmja për të rregulluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet me partnerin tuaj. Secili prej jush do i pranojë gabimet që ka bërë në të shkuarën.

Bricjapi

Të shumtë do jenë planetët që do ndikojnë tek jeta juaj në çift dhe do ua bëjnë ditën më të bukur. Momentet e lumtura do jenë të shumta. Për beqaret priten ndryshime rrënjësore.

Ujori

Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme dhe të qetë. Fatmirësisht as problemet nuk do jenë pjesë e jetës së tyre. Takimet, flirtet dhe mundësitë për aventura kalimtare do jenë të shumta sot për beqarët.

Peshqit

Kjo ditë do jetë e mbushur me emocione të forta. Do ketë debate të zjarrta, por pas tyre pasioni do jetë edhe më i furishëm. Herë pas herë do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr.

 

Burimi www.shekulli.com.al


Comments

comments

Rreziku i të qenët femër e shëndoshë franceze

December 28, 2013 by  
Filed under Estetikë

Comments Off

Parisi është vendi ku të qenët elegante deri në ekzagjerim është normë. Nëse gratë kanë elegancën e duhur, kanë shanse për sukses të plotë. Por për shumë, kjo është një formë e re tiranie në vendin e lirisë

 

Për dekada, imazhi i grave pariziene të holla dhe me elegancë ka qenë standardi themeltar dhe sinonim i stilit. Kjo ka bërë që disa gra të tjera në Francë të ndihen jo rehat dhe të papërshtatshme.

Izabel, (Isabelle), një 50-vjeçare drejtoreshë e një galerie arti në Paris thotë: “C’est simple. Chic plus mince egale succes. (Është e thjeshtë. Shik plus e hollë baras me sukses”.

Ajo po flet për gratë franceze dhe imazhin e tyre.

“Kjo është se si funksionon për gratë këtu”, shpjegon ajo. “Nëse je e shëndoshë, nuk do të marrësh vend pune. Por nëse ke siluetën – shik, ultra e dobët, elegante – pak a shumë ia ke dalë”.

Izabel është një përjashtim shumë i rrallë nga ky rregull – ajo në fakt është goxha e shëndetshme – por, duke qenë e vetëpunësuar, ajo ia del ta kapërcejë problemin. Izabel pëlqen të jetë mbi peshë në një shoqëri që është e fiksuar me elegancën dhe konformitetin.

“Të qenët e shëndoshë më bën mua të ndihem e lirë, megjithëse nuk arrij të gjej kurrë diçka për të veshur nëpër dyqanet e Parisit. E mbaj mend shumë mirë herën e fundit që u përpoqa, pamjen e tmerruar të shitëses. ‘Madam, unë natyrisht nuk kam asgjë këtu për ju’, ulëriti ajo”.

Ajo thotë se çdo grua franceze ndien se ka nevojë të humbë së paku 2 kilogramë dhe se biznesi i dobësimit në vend është i stërmadh. Farmacitë janë përplot me produkte që pretendojnë se sjellin mrekullinë dhe revistat e grave kanë një sasi të pafundme artikujsh me këshilla për dobësim.

Shumica e presionit që gratë franceze ndiejnë për të qenët e shëndoshë vjen nga një shoqëri që ka tolerancë zero ndaj mbipeshës. “Dhjami” është një fjalë turpi, një sharje. Është e vështirë të gjesh mënyrën e duhur për ta thënë atë. Për fat të mirë ka shumë eufemizma të tjera nga mund të zgjedhësh.

Ajo që nuk është e dhjamosur apo e shëndoshë, është e rrumbullakët e fortë, solide, apo me veshje të trasha, një fjalë që përdoret edhe për shtresën e mbulimit të një çokollate, ëmbëlsire apo keku.

Ka një ide të vendosur mbi median që francezët e quajnë “anglo-saksone” se gratë franceze nuk bëhen kurrë të shëndosha. Ata thjesht  ndjekin një seri rregullash mistike, nga nëna te vajza, që qeverisin të kujdesurit personal, sjelljen dhe, mbi të gjitha, të ngrënët.

Një dietë e balancuar. Shumë produkte të freskëta. Tri vakte në ditë. Asnjë ushqim shtesë. Ushtrime të rregullta dhe të përshtatshme. Asgjë me tepri.

Kjo është ajo çfarë çdo grua e arsimuar e Perëndimit duhet t’u mësojë fëmijëve të vet – si meshkuj, ashtu edhe femra, – pavarësisht kombësisë.

Megjithëse shumë gra ndjekin këtë regjim për të qëndruar të shëndetshme dhe me trup arsyeshëm të hollë, ne kemi edhe siluetën e hollë fare, për të cilën duhet të arrish gati në uri.

Ka shumë familje të shtresës së mesme në Paris, të cilat ulen në një vakt me zarzavate të përgatitura me avull dhe me një gotë çaj barishtesh në darkë për të shmangur mbipeshën.

“Nuk ka asgjë të mistershme këtu. Natyrisht gratë franceze shtojnë peshë”, thotë Sonia Fertshak (Feertchak), kryeredaktore e L’Encyclo des Filles, një revistë popullore për shëndetin dhe bukurinë për vajzat në moshën e adoleshencës.

“Por fakti është se ato nuk guxojnë dhe disa prej tyre do t’ia nënshtrojnë veten urisë për shkak se kjo shoqëri e konsideron femrën e shëndoshë si një dështim. Gratë e shëndosha shihen si budallaqe. Mendohet se jetët e tyre janë jashtë kontrolli, ato janë të shëmtuara dhe dështake të çuditshme”, shpjegon Sonia.

“Gratë kanë arritur shumë gjëra nga Franca deri tani – ne kemi një zë në politikë, kujdes të mirë për fëmijët, akses në vende pune – por në vend që të fitojmë më shumë vetëbesim, ne jemi gjithnjë e më të fiksuara me peshën dhe formën. Coco Chanel na çliroi ne nga korseja më shumë se 80 vjet më parë – por ne kemi rënë në një korse mendore në vend të saj – një siluetë që supozohet se përbën perfeksionin dhe që është e papërballueshme e shkakton çrregullime të ngrënies e shumë probleme”, shton ajo.

Kudo që dikush hedh sytë në Paris, ajo është atje, femra e idealizuar franceze, duke dalë me klas nga autobusët, nëpër reklama apo stacione metroje; e vogël, elegante dhe shumë e dobët; reklamimi i çdo gjëje nga të brendshmet te buzëkuqi apo sigurimet e makinave, madje edhe ushqimi – akullore apo parfe, madje edhe djathi i pasur franceze gjendet në gojën e saj e mrekullueshme gjysmë të hapur.

“Është absolutisht një tirani”, thotë Marjorie, një 49-vjeçare drejtoreshë ekzekutive, e cila vetë është e hollë si laps. “Tirania e siluetës, e quajmë ne – por është një lloj ëndrre, sepse prezantohet si sukses i plotë. Nuk është si në Britani ku spektaklet televizive kanë gra të të gjitha formave dhe përmasave që bëjnë të gjitha llojet e gjërave. Unë e dashuroj atë të shëndoshën 55-vjeçare që puth burrat në buzë. Këtu nuk e sheh kurrë diçka të tillë”, shton ajo.

Marjorie punon pranë lagjes pariziene të Seint Denis ku ka një popullatë të madhe emigrantësh nga Magrebi. Ajo është e frymëzuar nga ato gra të shëndetshme dhe në mënyrën se si ato ecin.

“Ato janë shumë më tepër femërore sesa shiku ynë parisien”, thotë ajo, “por e vërteta është se nëse duan karrierë në këtë shoqëri, duhet që paraprakisht të dobësohen”.

 

 

 

Eufemizmat franceze për të qenët të shëndoshë

ronde (e rrumbullakët)

robuste (robuste)

forte (e fortë)

solide (solide)

dodu (me pulpë)

rondelette (topolake)

enrobee (me rroba)

G.shqip

Ne "Grekët" e Shqipërisë, nga Stavro Theodhoraki

November 28, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Mbrëmë në darkë me qindra teleshikues në Greqi,

në stacionin televiziv MEGA, ndoqën emisionin Protagonistes, i gazetarit Stavro Theodhoraki, i cili si temë kryesore kishte fëmijët e emigrantëve shqiptarë që janë kthyer në vëndlindje për shkak të krizës ekonomike.

Ky emision u pa nga mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi. Duke u bazuar në komentet në faqen tonë, Rinia Shqiptare në Greqi (www,facebook.com/albanikineolaia) përshtypjet  që la ky emision tek bashkëatdhetarët tanë ishin pozitive.

Sipas USADIS 5 vitet e fundit janë kthyer nga Greqia për në Shqipëri, 180.000 emigrantë. Në to llogaritet që gati 20.000 të jenë fëmijë. LLogaritet që nga vitit 2002 deri në vitin 2012 kanë lindur nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi 104.255 fëmijë.

Mbi këtë bazë  u realizua dhe ky emision. Me tutullin “?????, ?? «?????????» ??? ????????” mund ta shikoni të plotë tek linku këtu SHIKONI KËTU EMISIONIN

albanians.gr

 

Ne

10 rekomandime për të qenë të lumtur

November 12, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Për të gjithë ata që besojnë tek ekzistenca e lumturisë dhe te rruga drejt saj, sjellim 10 këshilla për të qenë të lumtur. Fundja çdokush dëshiron të jetë i tillë!

“Secili prej nesh është zot i fatit të vet, na takon ne të krijojmë shkaqet e lumturisë”, ka thënë Dalai Lama. Edhe pse mbase zakonisht nuk doni që të merrni këshilla, ne sjellim disa sekrete për të hapur zemrën dhe për të rigjetur buzëqeshjen…

1-Bëni paqe me veten

“Është thelbësore ta vëzhgoni veten me dashamirësi që nga momenti i zgjimit”, thotë tarologia Klud Millvill (Claude Milleville). “Shumë shpesh vështrimi që i japim vetes sonë është një shikim akuzues”. Në vend që të fiksohemi mbi defektet, mbi mungesat dhe debulesat tona, duhet të arrijmë të shohim edhe cilësitë dhe vlerat tona: është e vetmja mënyrë për të rritur vetëbesimin dhe për të bërë hapa përpara!

2-“Mbillni” lumturinë rreth vetes

Egoizmi dhe lumturia vështirë se “shkojnë” bashkë apo qëndrojnë “krah për krah”. Investoni energjitë për të mirën e të tjerëve: për familjen, miqtë, fëmijët e sëmurë, të pastrehët, por edhe për më fatkëqijtë dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, për shembull për një fqinj të moshuar…

3-Pranoni luhatjet e humorit

Sot në mëngjes jeni zgjuar me “hënë të keqe” (humor të keq)? Mësohuni të pranoni luhatjet e humorit si një fenomen krejtësisht natyral në vend që të shqetësoheni ose të vetëfajësoheni: ato do të kalojnë vetë dhe ju do të jeni më pak i ndjeshëm. Ndërkohë duhet të pranoni se edhe të dashurit tuaj mund të jenë me humor të keq, ndonjëherë kjo do t’ju ndihmojë t’i duroni qetësisht.

4-Njihni fatin tuaj

Keni një burrë, fëmijë, prindër dhe miq, një punë, një shtëpi, jeni me shëndet të mirë… Çfarë do të donit më shumë? Kujtohuni se jeni një nga pak fatlumët dhe mos kaloni në kriza vetëm sepse jeni e pakënaqur. Pranoni fatin tuaj dhe vëreni në provë pa asnjë dyshim: do të bëni hapa gjigantë.

5-Evitoni katastrofizmat

Lajmet janë pak inkurajuese? Përpiquni të shihni përreth me objektivitet? Bota po shkon vërtet mbrapsht? Do të konstatoni që në fund të fundit kjo nuk është e vërtetë: nuk është gjithçka kaq e tmerrshme rreth jush.

6-Dëgjoni të tjerët

Empatia është aftësia për të kuptuar dhe për të njohur të tjerët, pak a shumë të identifikohesh me ta. Kjo është një cilësi themelore që mund të lehtësojë marrëdhëniet e tua dhe mënyrën se si ju do ta shihni jetën. Mundohuni ta vini veten në vendin e të dashurve tuaj dhe të atyre që i njihni, të cilët shpesh janë të padurueshëm: mbase shefi juaj është nervoz, sepse djali i tij ka probleme të rënda me shëndetin; burri juaj është bërë i “keq”, sepse është i shqetësuar për punën; nëpunësi është i mefshtë, sepse ka pothuajse tri ditë që bie shi, koha ka ndikuar tek ai…po sikur të ishit në vendin e tyre do t’ia dilnit të kishit një humor të mirë?

7-Socializohuni (shoqërohu)

“Nuk duhet të mbyllemi nën ritmin monoton të ditëve: duhet të kultivojmë miqësitë, të ‘shkojmë’ drejt zbulimit të të tjerëve, të krijojmë lidhje të reja”, këshillon Klud Millvill. Jeni e rraskapitur? Përgatitni një darkë të thjeshtë, pa shumë pretendime, por mos humbni një rast të mirë. “Të anuloni një moment takimi me justifikimin për të kursyer energjitë ose për të fjetur, nuk do t’ju sjellë asnjë të mirë apo përfitim. Jeta na kërkon të bëjmë hapa përpara (progres) dhe jo të ekonomizohemi dhe të jemi koprracë me veten”.

8-Pajtohuni me të kaluarën tuaj

Të pranoni të kaluarën do të thotë të bëni pazaret me të shkuarën, të lini mënjanë ndjenjat dhe mëritë, të pranoni ato që nuk mund të ndryshojnë më. Gjithashtu të pranoni do të thotë edhe t’i mbyllni situatat e lëna pezull (grindjet, tensionet). Silluni në një mënyrë të pjekur, kjo është thelbësore për t’u nisur me këmbën e djathtë drejt lumturisë, duke shmangur keqardhjet e panevojshme dhe të dhimbshme.

9-Jepini një kuptim jetës suaj

Kush jam unë? Cili është objektivi i jetës sime? Nëse i ke përgjigjet për këto pyetje esenciale, atëherë jeni në rrugë të mbarë drejt vetërealizimit. Por nëse nuk është kështu, si thoni të reflektoni pak mbi veten dhe për vlerat bazë të jetës suaj (punën, dashurinë, familjen, rregullin, lirinë)? Kjo do të shërbejë për të fiksuar objektivat tuaj dhe për t’u impenjuar që t’i realizoni ato.

10-Mbroni lirinë tuaj

Për të qenë mirë me të tjerët është e rëndësishme që mos të burgoseni nga vullneti i tyre. Mësohuni t’u thoni jo ndonjëherë, kur është e nevojshme. Mos kini frikë nga mendimet e të tjerëve, zgjidhni vetë dhe me liri të plotë atë që do dhe nuk do të bësh. Mos lejoni askënd që t’ju manipulojë!

G.shqip

 

Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarve

August 21, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ja mënyrat natyrale për mirëmbajtjen e duarveNëse dëshironi të keni duar sa më perfekte ne po ju sugjerojmë disa përbërës natyralë, të cilët e realizojnë më së miri këtë gjë. 

Qumësht për thonjtë

Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni

Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti

Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikojeni rregullisht te duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit, pasi e hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës, e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund t’i masazhoni duart me vajin e ullirit me kujdes, por është e rëndësishme që t’i lëvizni duart në drejtimin lart që ta mbani lëkurën në formën normale.

Vitaminat

Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës sonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave, por nuk kuptojnë sesa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.
/ Top Channel

12 receta praktike për në verë

May 23, 2013 by  
Filed under Receta Gatimi

Comments Off

Stina e ngrohtë dhe përvëluese na drejton për nga ushqimet e freskëta dhe të shpejta. Qëndroni larg sobës së gatimit me recetat e mëposhtme.

Vera erdhi dhe ushqimet e ngrohta nuk janë më zgjedhjet tona të parapëlqyera.

Jemi gjithnjë e më shumë në kërkim të freskisë, jo vetëm të pijeve, por edhe të ushqimit. Qëndroni larg sobës së gatimit këtë sezon, sepse ne sjellim për ju disa receta verore që nuk kanë nevojë të gatuhen, por që mund të përgatiten shumë shpejt.

1. Sallatë jeshile me mjaltë limoni dhe me salcë të ftohtë. Rrepat e piperosura dhe bizelja e ëmbël, i japin kësaj sallate një freski dhe aromë të këndshme verore. Duke shtuar edhe mjaltin e veçantë të limonit së bashku me përzierjen e këndshme të salcës së ftohtë me përmbajtje të freskët.

2. Tost me mish pule dhe fasule të zezë. Pula e pjekur në hell e bën këtë recetë të frymëzuar prej meksikanëve, një pjatë shumë të shpejtë për t’u përgatitur, ndërkohë që harxhi i përbërë prej avokados, misrit të ëmbël, rrepës së kuqe dhe fasules së zezë i japin një shije tepër të mirë.

3. Sallatë karkalecash deti dhe mollë jeshile. Është një sallatë e thjeshtë, e freskët dhe e shëndetshme, që përmban proteina dhe është e përshtatshme për motin e ngrohtë të drekës. Blini karkaleca të gatshëm dhe do ta keni më të thjeshtë përgatitjen e kësaj pjate verore.

4. Proshutë, ananas dhe sanduiç me mocarela. Elbi ofron një bazë të qëndrueshme për një përzierje me shumë fantazi për këtë sanduiç. Mund të hidhni proshutë të tymosur, mocarela të freskët, ananas të prerë hollë dhe t’i shtoni majdanoz për t’i dhënë shijen që dëshironi.

5. Domate të mbushura. Për të realizuar sa më mirë këtë pjatë, sigurohuni të blini domate të mëdha. Ngjyra e kuqe e domates ju jep mundësinë e përdorimit të shumë ngjyrave, për t’i dhënë pamjen e duhur.

6. Përzierje gjize dhe bizelesh. Është një vakt shumë i preferuar dhe i shpejtë. Mund ta shoqëroni me patatina që përdoren për të shërbyer birrën apo ushqimet e thata.

7. Sallatë tajlandeze me kastravecë dhe kikirikë. Një recetë që nuk duhet humbur, me një shije tajlandeze të shkëlqyer, e përbërë prej kastravecëve të freskët, majdanozit, lëngut të limonit, salcës së peshkut dhe specave djegës.

8. Lakër e kuqe e grirë, e shoqëruar me mjaltë. Kjo nuk është pjata që jeni mësuar të hani, por është një nga sallatat më të mirat që do të provoni ndonjëherë. Ndonëse e përbërë prej perimeve dimërore, ajo ka një shije paksa të hidhur që i jep shijen e përsosur.

9. Sanduiç kalifornian. Mos harroni vegjetarianët në piknikun tuaj! Ky sanduiç përmban kastravecë të prerë, karota, rrepka, djathë të butë dhie të prerë në copa, avokado dhe lakër të kuqe.

10. Sallatë me portokall. Shpesh frutat përdoren edhe për gatimin e sallatave të shijshme dhe shumë të mira. Nëse nuk dëshironi t’i jepni sallatës suaj shijen e athët të limonit, përfshini në të portokall.

11. Supë e ftohtë avokadoje. Kjo supë e shijshme është një mënyrë shumë e mirë për të filluar një darkë verore. Për t’i dhënë më shumë varietet pjatës, mund t’i shtoni asaj në majë pak shalqi ose mente.

12. Antipastë me domate të vogla dhe mocarela. Është një antipastë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe tepër e preferuar. Në shkopinj të gjatë ngulni domatet e vogla, mocarela dhe fletë sallate.ikub.al

Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

April 21, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

Në moshën prej dy deri dhjetë vjet fëmijët bëjnë pyetje çdo dy minuta, ndërsa vajzat katërvjeçare janë më kureshtaret. Vet

ëm 18 për qind e fëmijëve e pyesin babanë së pari.

 

Marrja në pyetje nga policia nuk është asgjë në krahasim me fëmijët që janë duke u rritur, veçanërisht të atyre në fazën e kureshtjes e cila fillon rreth vitit të tretë të jetës së fëmijës, ka treguar studimi i faqes së internetit Littlewoods.com në 1000 nëna me fëmijët në moshën prej dy deri dhjetë vjeç.

Nënat mesatarisht përgjigjen në 288 pyetje në ditë, nga të cilat disa janë banale, ndërsa të tjerat shtysë e vërtetë për të menduar, shkruan Daily Mail.

Rreth 82 për qind e fëmijëve pyetjet më parë do t’ia bëjnë nënës, dhe jo babait, dhe ato janë “viktimat” më të shpeshta të marrjes në pyetje. Të vegjlit kureshtar mesatarisht bëjnë mbi 105 mijë pyetje në vit, edhe pse numri i pyetjeve dallon nga mosha dhe gjinia e fëmijës, më kureshtaret janë vajzat në moshën prej katër vjeç. Ata do t’i bëjnë nënës pyetje të re çdo dy minuta që i kalojnë bashkë, ndërsa koha kur fëmijët janë më kureshtar është zakonisht koha e drekës dhe darkës.

Shembuj të pyetjeve të fëmijëve:
• Pse është uji i lagësht?
• Prej çka përbëhen hijet?
• Si marrin frymë peshqit nën ujë?
• Prej çka është i bërë dielli?
• Si nuk e shohim Zotin?
• Pse është qielli i kaltër?
• Si dalin bebet nga nëna?
• Si rrinë në ajër avionët?
• Si ka hyrë bebja brenda nënës?
• Pse ndërrohet Hëna?
• Sa është e rëndë Toka?
/Telegrafi/

U mbyll pazari Meta-Rama, Berisha garanton zgjedhje të lira, PSI-tët festojnë si të “çmendur” deri në mesnatë për “fitoren”

April 2, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Meta

Pas shumë kohësh negocimesh të fshehta dhe “thashethemesh” çdo gjë doli hapur!

Është arritur marrëveshja apo “pazari” midis Metës dhe Ramës dhe kjo është konfirmuar nga vetë selitë e dy partive të udhëhequra nga liderit në fjalë, duke shtuar se bisedimet për këtë çështje kishin nisur shumë muaj më parë por pritej momenti i përshtatshëm!

Kështu, mbrëmë vonë shumë krerë të lartë të Partisë Socialiste janë mbledhur dhe kanë festuar “suksesin” e tyre të madh të dhuruar nga Meta ashtu siç ai di më mirë, pasi Meta veç “dhurimit” të fitores në zgjedhjet e ardhshme ka kërkuar si shkëmbim disa poste të rëndësishme, ku përfshihen tre ministri dhe kreun e parlamentit shqiptar!

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili mëngjesin e sotëm me anë rrjetit social facebook ka theksuar se “Partitë bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë”, duke “mbështetur” pas “bekimit” të tij marrëveshjen Meta-Rama, ndërsa më tej Berisha thekson: “Mirëmëngjes miq! Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI do të vendos të lerë qeverinë. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale.

Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lire dhe te ndershëm ne përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Së dyti, dua të garantoj qytetaret se Kushtetuta e vendit ka te gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar te punoje me te gjithë energjitë e mia, ne interesin me te mire te qytetareve dhe te vendit. Pershendetje, sb”, referon kryeministri në njoftimin e tij bërë në orën 10:00 të mëngjesit.

PS pritet të zyrtarizoj sot në mbledhjen e kryesisë ftesën për koalicion të LSI-së. Ndërsa mësohet se në “festën” e mbrëmshme të PS-së, ishin mbledhur: Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Blendi Klosi, Ditmir Bushati, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Eduard Shalsi, Erion Veliaj, bashkiakët Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Niko Peleshi e Endri Fuga ishin dje, pjesë e darkës në një prej lokaleve të periferisë së Tiranës, “Xibraku”./alb-observer

Sekretet e vogla të femrave dhe meshkujve

March 16, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Cilët janë më të aftë të ruajnë sekrete, femrat apo meshkujt? Pyetje, së cilës nuk mund ‘i japim një përgjigje të prerë. Kjo varet nga personaliteti i e perceptimit të ‘sekretit’ dhe situata në të cilën ndodhen.

Fleura Shkëmbi
Psikologe, Hipnoterapiste Klinike

Disa mendojnë se femrat nuk mbajnë dot sekrete sepse u pëlqen të flasin e të flasin pa fund, se nuk janë të afta të përballojnë emocionet; ndërsa meshkujt janë “pus i thellë”. Por nëse do përdorej kjo shprehje për meshkujt, femrat konsiderohen si një mister i errët nga ana e meshkujve. Qenia njerëzore është komplekse dhe vetë fjala “sekret” ka vlerë të veçantë. Shumë njerëz do t’i ruanin sekretet përgjatë gjithë jetës duke i konsideruar si pjesë të tyren, disa të tjerë nuk i japin rëndësi të madhe. Kjo fjalë intrigon fëmijët (pa dallim gjinie), të cilët i pëlqejnë sekretet dhe janë më të aftë t’i ruajnë se të rriturit. E më pas këta fëmijë do bëhen të rriturit femra e meshkuj që do të ruajnë sekretet e tyre.

Por ka dallime mes sekreteve që mbajnë meshkujt dhe atyre që mbajnë femrat. Po paraqesim disa prej sekreteve universale të femrave e meshkujve që mund t’ju çudisin, ndërsa disa të tjera mund t’i keni hasur dhe menduar për një kohë të gjatë.

Sekretet e femrave

1 Çdo gjë që femrat blejnë kushton më pak se vlera
Këpucë (asnjëherë nuk janë të mjaftueshme), fustane, veshje për fëmijët apo edhe gjëra të zakonshme – kushton 20% më pak se vlera.
“Ne e dimë se duhet thënë e vërteta, por kush fillon nga debati me burrin”, “Po t’i them të vërtetën, nuk do ta kuptojë dhe do habitet se si mund të shpenzoj kaq shumë për një parfum/krem/pallto…”, “Nuk do më lejojë t’i mbaj unë paratë dhe pastaj s’do kem asnjë shans të blej gjëra për veten, fëmijët, shtëpinë apo edhe për atë vetë”…Dhe kështu gratë bëjnë ‘hile’ të vogla për të blerë gjërat e tyre të preferuara.

2 Femrat mendojnë për seksin
Femrat mendojnë për seks me partnerët e tyre gjithë ditës, por nuk e shprehin; mirëpo në mbrëmje janë aq të lodhura, saqë nuk bëjnë asgjë. Janë të fokusuara te puna, fëmijët, shtëpia dhe në fund duan të qetësohen. Femrat mendojnë shpesh për seks gjatë ditës, bëjnë plane për një marrëdhënie intime – por kur del diçka tjetër ua prish “terezinë”.

3 Femrat kanë po aq frikë sa edhe meshkujt nga premtimi
Është e vërtetë që femrat rriten me idenë e “Princit të kaltër”, që do të veshin fustanin e bardhë, që do të bëjnë një dasmë shumë të bukur, që do të shkojnë për muaj mjalti në një vend romantik … por nga ana tjetër janë po aq të frikësuara nga angazhimi, marrja e përgjegjësisë, jetesa me dikë tjetër dhe humbja e lirisë. Pra, femrat janë po aq të frikësuara sa edhe meshkujt, vetëm se nuk kanë guximin ta shprehin.

4 Femrat duan të jenë moderne dhe të pavarura, por përsëri kërkojnë ‘një’ mashkull!
Femrat dëshirojnë mashkullin e kujdesshëm që të hap derën e restorantit, të sjell lule, të përgatit darkën, të ndihmon me fëmijët, por përsëri femrat preferojnë mashkullin që u jep siguri: “duan të ndihen të mbrojtura”, të marrin drejtimin në krevat, deri te ngritja e valixheve të rënda kur udhëtojnë.

5 Ish- i dashuri s’ishte i keq në krevat
Shumica e femrave e stimulojnë dhe përkëdhelin “sedrën” e partnerit të tyre, duke u shprehur se është shumë i mirë në seks dhe se marrëdhëniet e tyre seksuale janë të shkëlqyera, pavarësisht se ish i dashuri mund të ketë qenë më i aftë. Por fakti që ajo është aty me partnerin e vet, tregon se ai e meriton dhe prandaj i shprehet në këtë mënyrë.

6 Femrat kanë frikë se do të bëhen si nënat e tyre
Femrat i duan nënat e tyre, i adhurojnë, flasin me to për sekretet, dilemat e tyre, por nuk duan të jenë si ato, prandaj një femër lëndohet kur partneri i thotë: “Je njësoj si jot ëmë”. Më e keqja akoma vjen kur ai thotë: “Po më kujton mamanë time”…Femra fillon të mendojë “Prandaj u martua me mua se i kujtoj nënën”.
Një mashkull asnjëherë nuk duhet ta krahasojë partneren me nënën e vet, nëse dëshiron të ketë një jetë seksuale të mirë.

7 Femrat duan që meshkujt të jenë xhelozë, por vetëm pak
Kur ai interesohet, femrat ndjejnë se kanë vlerë për partnerin e tyre, por kur kthehet në posesivitet dhe bezdi, bëhen të padurueshëm. Ka femra, të cilat e provokojnë xhelozinë për të testuar partnerin e tyre.

8 Femrat u tregojnë shoqeve gjëra të përgjithshme
Femrat ndajnë me shoqet zënkat e jetës bashkëshortore, shqetësimet me vjehrrën, kunatën/in, por nuk tregojnë pjesën intime dhe dashurore të marrëdhënies. Atë pjesë e duan ta mbajnë për vete, të jetë sekreti i tyre i çmuar.

9 Femrat i duan partnerët e tyre me zemër, por trishtohen që nuk do ta ndjejnë emocionin e rënies në dashuri përsëri.
Shumica e femrave janë të varura nga dashuria dhe emocionet që përjetohen kur bien në dashuri. Kur janë në një marrëdhënie, kjo gjë u mungon, prandaj e kompensojnë duke parë filma romantikë, duke lexuar histori dashurie, sepse në fund familja/marrëdhënia është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Sekretet e meshkujve

1 Meshkujt dëshirojnë dy herë më shumë seks
Ata janë të vetëdijshëm për seksin pas martesës, mirëpo nga studimet ka dalë se meshkujt dëshirojnë 50% më shumë seks, vetëm se e kanë të vështirë të shprehen, pasi mund të mendojnë se partnerja nuk dëshiron ngaqë ai nuk është mjaftueshmërisht i mirë.

2 Ai flirton me dikë që punon
Zyra është vendi ku shpenzojmë më shumë kohë, prandaj ka dhe flirtime mes punonjësve, shprehen sociologët. Pozitive është që këto flirtime nuk janë serioze, vetëm nëse vini re që partneri po ndryshon pamjen e jashtme, përmend emrin e dikujt më shpesh, marrëdhënia juaj seksuale ka filluar të mos jetë si më parë.

3 Meshkujt janë të frikësuar se nuk mund të qëndrojnë besnikë gjatë gjithë jetës
Kjo mund të ndodhë gjatë fillimit të martesës, sepse sapo vihet “kurora”, marrëdhënia seksuale ndryshon dhe zvetënohet. Për këtë duhet përpjekje nga të dy anët.

4 Ai masturbon më shumë nga ç’mendoni
Masturbimi është normal për aq kohë sa nuk ndikon në jetën tuaj seksuale dhe kthehet në zakon për partnerin.

5 Meshkujt e krahasojnë femrën me të cilën fillojnë të dalin me të dashurën e fundit
Është e vërtetë që ai bën krahasime në shumë aspekte, duke filluar nga pamja e jashtme, sjellja, zakonet e deri te marrëdhënia që krijon me miqtë e tij, por këto ngelen vetëm në mendjen e tij.

6 Largohen nga shtëpia për të qenë të lirë
Meshkujt shkojnë në ndeshjen e radhës me miqtë apo grupin e vet që të luajnë futboll, sepse duan të largohen për pak nga ju, nga jeta familjare dhe të ndihen të lirë. “Duhet të iki patjetër, sepse prishet grupi prej meje”.

7 Shumica e meshkujve nuk tregojnë kur janë të stresuar
Ata përpiqen që t’i mbajnë vetë “ngarkesat” e jetës dhe të mos ua kalojnë partnereve.

8 Shumica e meshkujve e “shtyjnë” veten për t’u martuar
Martesa i tremb meshkujt, por u vjen “momenti” dhe vendosin. Kjo shpjegon rastet kur kanë humbur dashuritë e jetës së tyre, për këtë arsye dhe martohen me dikë për të cilin pasioni nuk është aq i fortë (jo domosdoshmërisht). /Telegrafi/

10 veprimet që mund t’ju ndajnë nga i dashuri

January 25, 2013 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

86565-600x399-unhappy_couple

E parë nga këndvështrimi mashkullor, më poshtë do të shikoni të radhitura njëra pas tjetrës, shumicën e sjelljeve femërore më të përhapura dhe mbi të gjitha më irrituese. Ai të adhuron. Ti je fantastike dhe je vajza e duhur për të, ose më saktë do ishe e duhura deri në momentin që shfaqen ato defektet e pashmangshme, tipike femërore, që ia shtojnë gjithnjë e më shumë dëshirën për të ikur larg teje.

1. Seksi, arma e shumëpërdorur
Doni t’i bëni të kuptojnë se kush i mban pantallonat në shtëpi, dhe për të arritur këtë gjë, keni vendosur të qëlloni në pikën e tyre më të dobët, seksin, (duke ia mohuar apo e përdoruar në avantazhin tuaj)?  Duhet të merrni në konsideratë edhe faktin, që një teknikë e tillë funksionon vetëm për një kohë shumë të shkurtër, dhe në momentin e parë që ju nuk do të tregoheni të vëmendshme ai do t’ju zhduket nga sytë.

2. Flasin, flasin dhe vetëm flasin…
“Si shkoi dita sot?” Nëse mashkulli ju bën një pyetje të tillë dhe ti fillon dhe nuk mbaron për tre orë me radhë, ai rrezikon që të kalojë në një kolaps nervor. Një gjë e tillë ndodh, jo sepse ai nuk është i interesuar që t’ju dëgjojë por sepse e vetmja veprimtari së cilës ai mund t’i kushtojë çdo sekondë të mundshme pa asnjë hapësirë boshe midis është “sporti”.

3. Ta “tërheqësh pas” duke bërë shopping
“Shopping” është një prej aktiviteteve më të parapëlqyera nga pothuajse të gjitha femrat. Por nëse jeni të shoqëruara edhe nga partneri juaj duke e tërhequr sa nga njëri dyqan në tjetrin,

duke i konsumuar këpucët dhe duke e lodhur vazhdimisht me pyetjen “Si dukem?” mos u çudisni nëse në mbrëmje do ta shikoni vetëm duke shfryrë dhe gjithë turinj. Mbi të gjitha kini kujdes se mos harroni që t’i përgatisni edhe darkën përpara se të dilni!
4. Të qani shpesh
Filmi romantik, një thua i prishur, parukierja që ka ngatërruar ngjyrën e bojës, të gjitha kanë një zgjidhje të ngjashme, përfundon duke qarë në shpatullën e tij. Edhe pse ai mund t’ju ngushëllojë, duket të merrni parasysh faktin se ndjehet sikur po mbytet, pa pasur asnjë njeri pranë që t’i hedhë një komardare.

5. Të ndërhysh edhe aty ku s’të takon
Bën pjesë në atë kategori femrash të cilat janë shumë posesive dhe që duan t’i kontrollojnë çdo aspekt të jetës dhe që përpara se t’i blejnë diçka nuk e pyesin fare por mendojnë në mënyrë absolute që kjo është më e mira? Një këshillë: Dilni përpara pasqyrës dhe përsërisni me vete: “Nuk jam mamaja e tij”, “Nuk jam mamaja e tij”.
6. Të përdorësh ironinë vend e pa vend
“Për çfarë po mendon?”: për pyetjen rituale të radhës, e cila ka si qëllim të zbulojë çdo detaj deri edhe atë më të voglin. Një gjë e tillë e bën partnerin tuaj shumë nervoz duke u munduar që të gjejë përgjigjen e saktë. Por ka edhe nga ata persona të cilët mund të përdorin një zgjedhje më të lehtë, duke iu dhënë një përgjigje shumë të thatë: “Asgjë”. Merreni në konsideratë edhe një përgjigje të tillë.

7. Të varesh gjithmonë prej tij
Në fillimet e njohjes suaj, ti me siguri që i je dukur “vajza e mrekullive”. Në momentin që u dashurove fillove të ankohesh dhe të varesh prej tij. Sa më shpejt duhet t’i jepni vetes një arsye për të ndryshuar, sepse ai nuk mund të jetë në çdo moment pranë jush, edhe në gjërat më të vogla.

8. Të qenit xheloze
Mjafton vetëm fakti që ai të të përmendi emrin e një vajze tjetër dhe ti në moment shikon fundin e lidhjes suaj. Ka edhe më keq, mendime të tmerrshme të kalojnë në mendje dhe nuk mundesh që ta shikosh më si “besnikun” që gjithmonë do të doje të ishte apo që me të vërtetë mund të jetë. Nëse vazhdoni në këtë rrugë, ndarja me siguri që nuk do të vonojë.
9. Të flasësh keq për vajzat e tjera
Nuk mund t’i bësh një vajze tjetër një kompliment, pa i shtuar edhe diçka të keqe, dhe si përfundim ti je më e mira. Kini kujdes, sepse nëse krahasoheni me çdo femër të bukur që ju kalon përpara dhe përpiqeni që vetëm t’i nxirrni në pah edhe ato defekte që ajo nuk i ka fare, të jeni e bindur, që ai do të zgjedhë pikërisht atë tjetrën!

10. Të hiqesh sikur je perfekte
Një prej gjërave që i bën meshkujt më nervozë. Ju vërtet mund të jeni një femër e suksesshme por kjo nuk do të thotë që t’ia kujtoni çdo sekondë dhe për më tepër t’i shtoni vetes edhe faktin e të qenit perfekte. Mundohuni ta evitoni.

tiranaobserver

Shpallet Miss Amerika 2013-ë, 23-vjeçarja nga New Yorku, pasi deklaroi se ishte kundër rojave të armatosura në shkolla (foto)

January 14, 2013 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

010963876547854Miss Amerika 2013-ë është shpallur 23-vjeçarja nga Brooklyn i New Yorkut, Mallory Hagan.

Nata finale u mbajt ditën e shtunë në darkë  në pikën turistike Planet Hollywood dhe Kazino në Las Vegas, ku Mallory fitoi, duke mposhtur 13.000 garuese të tjera.

23-vjeçarja mori çmimin pasi interpretoi në kërcimin TAP, nën tingujt e melodisë së këngës së famshme të James Brownit “Get up off of that thing”, po ashtu, edhe pas përgjigjes  së pyetjes nëse duhen vendosur rojet e armatosura nëpër shkolla, pas tragjedisë me armë zjarri që ndodhi muajin e kaluar në shkollën fillore të Newtownit në Connecticut.

Mallory ishte kundër vendosjes së rojeve të armatosura në shkolla, kjo sipas saj, sepse shteti nuk duhet të luftoj dhunën me dhunë, përgjigje që u vlerësua mjaft nga juria e spektaklit.

Miss Kalifornia Jugore, Ali Rogers zuri vendin e dytë, ndërsa, të tretin, e zuri Miss Oklahoma, Alicia Clifton./albmirror.com/

Pesë shenjat e para të shtatzënisë

January 12, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

shtatzenia_copy_copyKëto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatzenisë. Cdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skane shenja fare në muajin e pare.

1.  Mungesa e periodave ne muajin e pare. Kjo eshte shenja e pare qe grate shohin. Ka nga ato femra qe nuk i kane te rregullta dhe faktore te ndryshem kontribuojne ne crregullimin e periodave.
2. Vajtje te shpeshta ne banje. Edhe para se te shfaqet mungesa e periodave ne muajin e pare shume gra shtatzene kane thene qe shkojne shume shpesh ne banje, madje dhe naten. Kjo ndodh mbasi embrioni eshte implantuar ne miter dhe fillon te prodhoje hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim te shpeshte.
3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet jane shenje e hershme e shtatzenise. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta te hormonit Progesterone.
4. Ndjenja e perzierjes, vjellje ne mengjes (dreke dhe darke). Kjo ndjenje per disa gra nuk eshte vetem ne mengjes. Shume gra shtatzene ndihen keshtu gjate gjithe dites dhe mandje ne darke, afersisht gjysma e grave shtatzene kane vjellje.
5. Gjoksi i lenduar dhe i zmadhuar. Neqoftese je shtatzene, gjoksi do zmadhohet, dhe do te jete i lenduar, njesoj sic eshte perpara periodave. Kur trupi mesohet me rritjen e nivelit te hormoneve, atehere dhimbja iken.
Burimi: infoalbania.org

Gjeli i detit, si lindi tradita e gatimit për festa

January 1, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Miliona njerëz në të gjithë botën e festojnë ndërrimin e viteve, por askush si ne shqiptarët nuk ka në qendër të tryezës së asaj nate gjelin e detit dhe bakllavanë. I gatuar në forma nga më të ndryshmet, ai i jep më shumë shije orës së ndërrimit të viteve, në prani të miqve dhe të afërmve për t’i uruar ardhjen e një viti plot mbarësi, shëndet dhe lumturi. Edhe amerikanët e kanë këtë shpend simbol në Ditën e tyre të Falënderimeve. Më shumë se 45 milionë gjela deti serviren gjatë kësaj dite feste në SHBA. Por përveçse simbol i festës së Vitit të Ri, gjeli i detit është shumë i këshillueshëm edhe për vlerat ushqimore. Mjekët këshillojnë se nuk duhet të presim vetëm ditën e fundit të vitit për ta pasur në tavolinë. Ai duhet të jetë gjithnjë i pranishëm në menynë tonë ushqimore. Është vërtet e vështirë të gjesh një lloj mishi që përshkruhet kaq shumë në recetat mjekësore, falë treshes magjike të përbërë nga proteinat, yndyrat dhe kaloritë e pakta. Një pjesë e mirë e meritës i takon mishit të bardhë i pasur me fibra, ngjyra e të cilit i detyrohet përqendrimit të pakët të mioglobinës, pigmentit që bashkë me oksigjenin është përcaktues i ngjyrës. Por më shumë se mishi i pulës dhe i lepurit, mishi i gjelit të detit ia kalon atij të viçit për sa i përket përmbajtjes së proteinave dhe sasisë së hekurit. Një studim i fundit i bërë në Nju Jork ka treguar se mishi i gjelit të detit, simboli i tavolinës së festave të fundvitit, përveçse i shijshëm është edhe shumë i shëndetshëm. Për më tepër, vetitë e tij e bëjnë një ushqim perfekt edhe për regjimin ushqimor të fëmijëve: është lehtësisht i tretshëm dhe me shumë veti ushqyese. Mishi i gjelit të detit përmban edhe selenium që parandalon zhvillimin e kancerit, përmirëson sistemin imunitar dhe ndihmon metabolizmin e hormonit tonë të tiroides. I vlerësuar dhe i propozuar nga dietologjia moderne, sot shefat më të mëdhenj të kuzhinës përdorin variante nga më të ndryshmet për servirjen e tij. Më i miri është versioni tradicional i pjekur në furrë me pak yndyrë dhe erëza apo i mbushur me gështenja të ziera, bukë të thekur e fruta të thata. Por versionet e shefave modernë të kuzhinës thonë se rozmarina nuk duhet të mungojë gjatë pjekjes së tij dhe se mbushja mund të bëhet shumë mirë edhe me salsiçe, midhje apo kërpudha dhe tartuf.

Historia e gjelit Xhak
Gjeli Xhak ishte një ndër më të adhuruarit e Tedit, një prej djemve të Abraham Lincoln-it. Kur me rastin e Ditës së Falënderimeve Xhak ishte duke përfunduar në furrë, padroni kërkoi mëshirë për gjelin, që fatmirësisht shpëtoi nga thika. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të “faljes së gjelit të detit”, ku Presidenti i jep lejen gjelit që të jetojë i lumtur në ndonjë fermë shpendësh. Dita e Falënderimeve, që festohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festat me më shumë udhëtime të vitit. Darka ka në qendër gjelin e detit, patatet dhe ëmbëlsirën me kunguj. Shtetet e Bashkuara e shënuan zyrtarisht këtë festë në vitin 1863, megjithëse festa besohet të jetë festuar për herë të parë në vitin 1621. Amerikanët festojnë Ditën e Falënderimeve të enjten e fundit të çdo nëntori. Është kjo koha kur familjet dhe miqtë mblidhen për të dhënë bekimet e tyre. Ideja filloi në vitet 1600 pasi pelegrinët erdhën në Amerikën e Veriut nga Anglia për të filluar një jetë të re. Por shpendi që konsumojmë sot është shumë i ndryshëm nga gjeli i detit që hanin pelegrinët në shekullin e 17. Këta gjela deti kanë vetëm një ngjashmëri të vogël me gjelin e egër, që hëngrën në Darkën e parë të Falënderimeve pelegrinët në vitin 1621. Gjelat e dikurshëm nuk peshonin më shumë se 6 kilogramë. Gjelat e sotëm mund të shkojnë deri në 36 kilogramë.

Pak histori
Mendohet se gjeli i detit fsheh pas vetes një orgjinë amerikane. Pas Amerikës u përhap në Europë. Por gjeli (Meleagris gallopavo) mendohet se është “kultivuar” në Meksikë. Sipas ekspertëve të gjithë gjelat e detit, qofshin të egër, qofshin shtëpiakë, i përkasin llojit Meleagris gallopavo. Sipas legjendave që tregohen, Kristofor Kolombi ka qenë europiani i parë që e ka njohur këtë shpend kur më 14 gusht 1502, zbarkoi në brigjet e Hondurasit, kur mori disa ushqime nga vendasit e mes tyre edhe ato që ai i quajti Gallinas de la tierra.

Gjithsesi është e sigurt se mes viteve 1511 dhe 1512, gjeli i detit u transportua në Spanjë. Dokumenti i parë, që mban firmën e 24 tetorit 1511, i firmosur nga peshkopi i Valencias, tregonte për një anije që transportonte për në Sevilje 10 gjela deti për t’u riprodhuar, gjysma meshkuj e gjysma femra. Dokumenti i dytë mban datën 30 shtator 1512 dhe tregon për dy gjela deti që kanë ardhur në Spanjë nga Santa Domingo. Në Meksikë, në vitin 1570, ishte mishi më i përdorur dhe më ekonomik. I importuar nga Amerika në Spanjë, e që prej aty ai u shpërnda shumë shpejt në të gjithë Europën. Një çift gjelash u soll nga Santa Domingo në Romë, pas vitit 1520. Në vitin 1538 gjelat e detit gjendeshin në Francë. Në Angli, në mesin e shekullit XVI, gjendeshin në Norvegji, Danimarkë dhe në fermën mbretërore suedeze në vitin 1556. Në Gjermani nuk mendohet të jenë njohur para vitit 1530, por u shfaqën në një banket martesor më 1560-n. Mishi i tij i shijshëm u vlerësua shumë edhe në Europë. Aq sa në banketin e parë ku ai u përdor në Gjermani u konsumuan 150 gjela deti të pjekur. Lajmi bëri aq shumë bujë sa u shfaq në të gjitha kronikat e saj kohe.

Ja si nje mashkull bie ne dashuri

October 9, 2012 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

E dini si dashuria I vjen vajzave : i iken oreksi, rrine gjate gjithe kohes ne ajer …Po meshkujve? Mire kjo kalon keshtu.


Ai ju shikon
Shikimi eshte shqisa e pare , qe kontribuon tek meshkujt qe bien ne dashuri. Nje mashkull gjate kohes qe bie ne dashuri ka nevoje te ju shikoj, ai ju kerkon pa pushim me shikim. Ky fenomen mund te shfaqet me vone : nje mashkull qe ju njeh pas nje moment te mire , ai mrekullohet nga shkelqimi I flokeve. Atehere duhet te jeni te kujdesshem , nese ju zbuloni qe ai ju shikon me sy te embel, buzeqeshni .
Ai ju degjon
Nje mashkull bien ne sharmin tuaj dhe drejtohet ndaj shqisave qe nena natyre I ka dhene. Ekuacioni eshte I thjeshte, ai do te njihte, pra ai ju degjon. Tregojeni atij femijerine tuaj, ai duhet te presi , flitini per nje padrejtesi qe ju eshte bere  etj. Nese ai interesohet per ate cfare ju thoni , kjo nuk eshte “ po ,po eshte mire, une marre nje ajer me te perqendruar …. “ : jo atij I dukesh pasionante dhe e kendshme .
Ai ju mbron
Ndryshimi capital ne psikologji e meshkujve te dashuruar ,  ju jeni bere e rendesishme per ate dhe gjithcka  e beni shume thjeshte ne menyre personale. Ju jeni te lumtur, ai eshte gjithashtu , ju jeni e trishtuar, ai eshte shume.  Pra , nese ju vuani, ai do te ju mbroj .
Atij I dukesh e bukur  ( por atehere gjate gjithe kohes)
Sonte ju keni bere makijazh, keni rregulluar floket, vishuni sikur po shkoni te merrni cmimin Oscar dhe I dukej I mrekullueshme. Nese atij nuk I dukesh e bukur atehere , duhet te jete me te vertet miope.
Person qe sakrifikon
Nje njeri qe rri gjate gjithe kohes nen sherbimin tuaj . Nje mashkull qe akordon kohen e tij  vetem per ju.
Ai ka deshire te bej dashuri me ju
Pas nje darke te kendshme, ai ju con ne shtepine e tij .Pak minuta me vone ju beni dashuri. Ta dini qe kur ai vendos te bej dashuri e ben me embelsi me njeriun qe do.
Ai do te jetoj me ju
Meshkujve qe duan vertet I vjen ne menyre shume instiktive  fakti per te jetuar me ju ; ai eshte gati te ndaj apartamentin me ju .

Next Page »