Gëzim Gashi, shqiptari që po befason botën me këngën e tij “Trigger” ( video)

January 18, 2013 by  
Filed under Muzikë

Comments Off

 

 

Gëzim Gashi, këngëtari i ri që ka lindur në Kosovë dhe jeton në Suedi po befason botën e muzikës ndërkombëtare me këngën e tij : “Trigger”.

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Suedi dhe Amerikë videoklipin e ka publikuar kohë më parë, videoklip që është punuar nga produksioni kosovar “Urban Graphics”.

Ndërkohë, e veçanta qëndron në faktin që kënga “Trigger” është klikuar më shumë se 1 milion herë brenda tre muajve dhe ka mundur që të siguroj fansa gjithandej, anembanë botës./albmirror.com/

http://www.youtube.com/watch?v=yfcfqaOgzuE&feature=player_embedded

Festa e Ditës së Verës

March 14, 2014 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Festa e Ditës së Verës ka gjallëruar shumë qytete të vendit dhe veçanërisht Tiranën, por edhe Elbasanin, ku kjo festë ka edhe origjinën. 

 


Në Tirane, Bashkia por edhe Qeveria kane organizuar disa aktivitete ne disa nga pikat kryesore te qytetit. Ndersa punonin paralelisht per ndertimin e skenave ku do zhvilloheshin aktivitetet sot paradite kishte edhe nje perplasje mes policise bashkiake qe kerkonte largimin e nje fushe basketbolli ndertuar prane busteve te ‘Vellezerve Frasheri’ me arsyetimin se aty do ndertohet nje skene.

Nderhyrja eshte penguar nga ana e policise se rendit qe nuk ka lejuar largimin e fushes, ku po luhej nje ndeshje basketbolli. Disa minuta me pare me te rinjte qe ndodheshin ne kete fushe eshte bashkuar edhe kryeministri Rama.

Nderkohe qe pergjate gjithe bulevardit jane vendosur stenda, po mbahen koncerte te ndryshme me muzike popullore dhe moderne.  Kryeministri Rama me rastin e dites se veres ka bere edhe nje urim per te gjithe.

“I uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Verës, pa e fshehur dot gëzimin që ne një pjesë të bërthamës së skuadrës kombëtare të 30 viteve përpara mundëm dy skuadra rresht të ditëve tona. Besoj që ky është një ngushëllim fantastik për moshën që ikën në këtë Ditë Vere. Besoj që ndërthurja e energjisë dhe e pasionit të më rinjve me eksperiencën tonë ju vlejti edhe atyre”, tha Rama.

Kjo feste origjinen e saj e ka ne qytetin e Elbasanit ku festohet çdo vit. Per shkak te permasave te medha qe ka marre kjo feste ne kete qytet disa vite me pare eshte vendosur qe kjo te jete nje feste kombetare dhe qe simbolizon, nisjen e nje stine te re me me shume shprese.

Dita e Verës në Elbasan

Dita e Verës, tashmë një festë kombëtare ka gjallëruar shumë qytete të vendit, por kryefesta është në qytetin e Elbasanit.

Aktivitetet kulmuan mbrëmjen e të enjtes në sheshin ‘Gensher’, ku me mijëra qytetarë kanë ndjekur koncertet e organizuara nga Bashkia e qytetit.

“Le të themi së bashku gëzuar Ditën e Verës, pacim me shumë shëndet, më shumë gëzim, më shumë lumturi. Kjo ditë vere qoftë e mbarë për elbasanasit, qoftë viti i ndryshimit, viti i qytetit pa plehra,  viti i qytetit pa ndotje, viti i ndryshimit të infrastrukturës së qytetetit, Elbasani të ketë më shumë punësim, viti i luftës kundër varfërsisë”, tha kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini.

Sipas tradites se hershme te kesaj feste pagane, njerezit e presin zgjuar dhe duke festuar ardhjen e stines se ngrohte.

Mengjesin e se premtes Elbasani eshte mbushur nga dhjetra mije pelegrine te kesaj feste qe kane ndjekur parakalimet, karnavalet dhe koncertet e shumta.

Festa me lule dhe ballokume ka pushtuar gjithe qytetin, tashme te njohur per kete dite te rendesishme ne kalendarin e festimeve. Ne mesnate Dita e Veres eshte festuar edhe ne qytetin e Korçes, ku dhjetra zjarre, simbol i largimit te dimrit jane ndezur. Ky ritual shoqerohet me kercime dhe muzike. Me festime Dita e Veres eshte pritur edhe ne qytetin e Peshkopise, ku kjo feste eshte tradicionale.

/ Top Channel

Forcat Speciale Shqiptare parandalojnë vrasjen para kamerave VIDEO

January 10, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Policia ka parandaluar një vrasje sot rreth orës 8:00 në Kamëz. Shërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke vlerësuar në kohë informacionet e grumbulluara, parandaluar vrasjen e Nik. M., 43 vjeç, banues në Kamëz. 43-vjeçari ishte vënë në shënjestër nga atentatorët pasi kishin konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta.

Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gëzim Riza Prelaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Besnik Riza Prelaj, 39 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Agron Riza Prelaj, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Saimir Riza Prelaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz,

Xhevahir Ibrahim Hoxha, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në qendër të Kamzës në rrugë kryesore, brenda në mjetin tip “Benz 200”, me targa Tr 3124 L. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një pistolete TT model 54,

Krehër me fishekë,

Doreze metalike,

Një send i fortë i mbledhur me gazetë,

BURIMI www.shekulli.com.al


Comments

comments

Gëzuar Vitin e Ri 2014

January 1, 2014 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Ja na erdhi viti i ri, sa jam i gëzuar….

Viti 2013 ngadalë ngadalë po largohet dhe vëndin e tij për pak orë do ta marri  viti i Ri 2014

Stafi i Albanians.gr , stafi i Rinisë Shqiptare në Greqi, uron të gjithë shqiptarët në Greqi, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen Gëzuar vitin e Ri 2014. Urojmë viti i Ri 2014 tju gjej me shëndet gëzim dhe pranë njerëzve tuaj të dashur.

Urojmë viti 2014 të jetë për ju një vit sa më i mbarë, me shëndet , lumturi dhe suksese në të gjithë sektorët e jetës suaj.

Gëzuar dhe për shumë vjet.

Albanians.gr

Portali i parë për Shqiptarët në Greqi

Gezuar 2014


Comments

comments

NDUE SHYTI, Mbreti i çiftelisë shqiptare

December 7, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

 “Artisti i Popullit” së fundi mori titullin e lartë “Nderi i Kombit” 

Ndue shyti2

 

Ndodh që shihesh shumë vonë me njerëz që je nisur për t’u takuar qysh herët. Kështu na ka ndodhur me “Artistin e Popullit” Ndue Shyti, dekoruar së fundi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Mund të ishte ky rast shtysa për të udhëtuar drejt tij, por dhe mosha rreth të 80-ave e artistit, apo “pengu” i mbetur prej vitesh. Nëse për Moxartin është thënë se ai ishte vetë muzika, për Ndue Shytin mund të thuhet se ai simfoninë e tij muzikore e krijoi vetëm me çiftelinë me dy tela prej drurit të manit dhe bilbilin prej gështenje. Dy tela aq të thjeshtë mjaftuan për të ndezur “llambën” e tij melodike përjetësisht të pashuar. I trokitëm në portën e shtëpisë së bashku me studiuesin nga treva e tij Mark Mesuli, shkrimtarin Salvador Gjeçi, publicistin Gjon Marku, që do t’i merrte dhe një intervistë mjeshtrit për një libër në proces. Nuk udhëtuam drejt Gojanit, aty ku është kulla e vjetër e Ndue Shytit, por drejt qytetit të Durrësit, ku ai banon në një vilë private, larg flladit të pishave të Munellës, Suçelit e Terbunit, por pranë valëve të detit. Flasim për rreth tre orë me Nduen, buzagaz e mirësjellshëm dhe në fund ai ngrihet për të bërë disa fotografi me ne, dhe se ka mbi dhjetë vite me paralizë në këmbë. Vërtet që këtë fillim nëntori jemi ne miq në shtëpinë e tij, por më parë kanë qenë dhe muzikologia e njohur Sabrie Nushi, Esat Ruka, Sulejman Sula, Fran Vukaj, që pak kohë më parë realizuan një emision kushtuar atij në TVSH, apo Riza Tafilaku që ka botuar një libër kushtuar tij. Ndue Shyti, ky bard i papërsëritshëm i maleve tona, e ka bërë epokën e vet si rrallë artistë në këtë vend, falë talentit të tij të jashtëzakonshëm. “Në 32 vite, nga 1960-a deri në vitin 2002, kam dhënë 450 koncerte brenda vendit dhe plot të tjerë jashtë, në 18 shtete, 4 kontinente, thotë ai, duke saktësuar se nuk ka qenë në kontinentin e pestë, Australi, por një emigrant i ardhur prej andej i ka thënë se çiftelinë tande e kam pas kërkue me radiopostë qysh atëherë kur vendi ishte i mbyllur. Çiftelia e tij ka rënë në Francë, Itali, Norvegji, Austri, Jugosllavi, Turqi, Zvicër, Amerikë, Kinë, Kamboxhia etj. “Në Itali trioja me ajkën e artistëve të kombit, Gaqo Çako (muzikë klasike), Vaçe Zela (muzikë e lehtë) dhe Ndue Shyti (muzikë popullore) u vlerësua maksimalisht, si interpretues kulmorë shqiptarë”, shkruan Sulejman Sula.

Ndue shyti1Ndue Shyti ka 60 vjet në Radio dhe Televizion me pjesët e tij instrumentale. Në koleksionin e tij ka 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale, teksa ai vetë tashmë është një çmim, pasi për instrumentistët popullorë ka disa vite që jepet çmimi “Ndue Shyti”. Alfabeti i çiftelisë ishte prej kohësh, si dhe “fjalët” e saj, nëse mund t’i quajmë kështu në mënyrë të figurshme meloditë, por ai me talentin e pashoq krijoi gjuhën e kësaj vegle, i dha dyzenit pasaportën ndërkombëtare perëndimore. Ai e përfshiu çiftelinë e trojeve mirditore në një familje të tërë veglash muzikore moderne, që deri atëherë nuk e kishin përfillur, madje duke e vënë atë në krye të herës e duke krijuar njëlloj polifonie orkestrale të Veriut. Atëbotë e mbrapa çiftelia do të ishte dhe ajo e para, parakja e traditës, që do të binte e vetme në oda dasmash, por dhe kryesuesja e një formacioni orkestral prej një duzine veglash. Dhe e gjitha kjo ndodhte në shekullin e shkëlqimit të folklorit, po dhe të rënies së tij. Biseda me Nduen nuk ka protokoll, madje ai nuk “bindet” kollaj hullisë nga duan ta çojnë pyetjet e gazetarit, do që t’i marrë gjërat shtruar e me rend si në kuvendet e Mirditës. Nga njerëzit e politikës, si demokrat i thekur që është, përmend Sali Berishën, jo vetëm si mjek që i ka shëruar zemrën, por dhe si politikan, Azem Hajdarin, por dhe Rexhep Mejdanin, që e ka takuar në Pukë në një veprimtari kulturore. Lavdëron fort Mark Mesulin, me të cilin ai thotë se njihemi pa qenë partitë, si të thuash përtej politikës. “Ka qenë kryetar i komunës së Gjegjanit në vitet 2000, kur erdhi në shtëpinë time, nuk e këqyri që unë isha demokrat. Marku më ka ardhur dhe në fatkeqësi, prandaj në anën njerëzore më asht tregue vëlla e shkue vëllaut. Ndihem i nderuar se gjithnjë vlerësimin e kam marrë vetëm prej artit…”

 

Mrekullia e “simfonisë me dy tela”

Ndue shyti3Ndue Shyti ka lindur më 10 shtator 1934 dhe qysh fëmijë ai i binte çiftelisë në vendlindjen e tij në Gojan, buzë Fanit të Madh, pa e shkuar nëpër mend se vegla me dy tela do ta bënte një nga artistët më të mëdhenj të kombit të vet. Po dhe fyelli që i kishte rënë gjyshstërgjyshi i tij mes atyre maleve ku Munella është përherë një prekrenare vigane. Ai do të ishte jo vetëm instrumentisti numër një i çiftelisë, kësaj vegle magjike, në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”. Çiftelia do ta shndërronte atë në një mit, por dhe ai do t’i jepte një tjetër peshë instrumentale kësaj vegle kaq të brishtë në dukje. Çiftelia do ta ngjiste Nduen në skenat më prestigjioze të botës, do ta ngrinte në lartësinë e “Artistit të Popullit” (1979) dhe së fundi dhe të “Nderit të Kombit”. Ai ishte sa çiftelirënësi i luginës së tij të Fandamadhit dhe i formacioneve folklorike të Pukës, aq dhe një artist i sprovuar i Ansamblit të Shtetit në Tiranë. Gjirokastra nuk kishte kuptim pa këtë mjeshtër unik në festivalet e saj. Gjithçka e tij ishte çiftelia dhe se një tjetër ansambël verior mbante emrin “Çiftelia”, ai i “Lezhës, teksa ky instrument ishte kryesori dhe i Mirditës etj. Në vitet ‘70, ky virtuoz i lindur i thoshte muzikantes së re të muzikës moderne, Sabrie Nushi, e sapoemëruar në Pukë, lërë moj cucë pianon e mëso çiftelinë, duke e befasuar për një çast, por në të vërtetë duke e tërhequr atë drejt një bote muzikologjike të traditës që nuk kishte të shterur. Ai ishte nga ata virtuozë brilantë që dinte të bënte muzikë dhe me gjethen, gurin, shtogun, bririn, drurin, çdo send që natyra e atyre maleve ta dhuronte bujarisht. Mjafton të shohësh sot një nxënës të tijin, Gjovalin Ndrecën, si luan melodi origjinale me pipëz, zumare, fyell etj. Dhe ngado që të vejë fjala, Ndue Shyti do ta sjellë atë herë pas here te fillimi, me një nderim të posaçëm për mësuesin i tij vadejas të çiftelisë, mirditasin Gjin Shkoza (1900-1980), instrumentist i shquar paraardhës i kësaj vegle dhe gdhendës i saj. Shyti vinte nga trevat e Prendush Gegës e Mat Dod Pepës, Gjin Shkozës e Tom Nikollës, Frrok Haxhisë e Fran Palit, Preng Koticës e Simon Beleshit, Fran Vorfit e Mark Nikollës, Nikoll Preçit e Gjergj Pacanit. Prej atyre trevave do të ligjëronin Dava Gjergji e Vitore Rusha, Zojë Pali e Vitore Matoshi. Rapsodia po shuhej, duke ia lënë vendin një kënge të re me mbrujtje qytetare. Ishin të huajt, që kur kishin parë në skenë vërshimin e 104 vetëve me çifteli në duar dhe me një laryshi veglash të tjera, e kishin quajt atë “simfonia me dy tela”. Mrekullia kishte ndodhur tashmë. Druri i manit kishte sfiduar për një çast drurin e ullirit, nëse mund të ishte ai një dru i shenjtëruar, apo të tjerë drurë kulte të njerëzimit.

 

“Paganini shqiptar i çiftelisë”

 

Çiftelia e tij e nisi udhën në vitet ‘50, kur ai për herë të parë, pas fshatit të tij, i ra asaj në Durrës për vullnetarët e njërës nga hekurudhat që po ndërtohej. Ishte viti 1958 kur u ngjit në skenën folklorike të Pukës, ku dita-ditës aftësohej si interpretues dhe në pesë vegla të tjera muzikore, si sharkia, dy lloje bilbili, zumarja, fyelli, për të qenë një ditë krijuesi dhe dirigjuesi i orkestrës më të madhe të muzikës popullore në vend. Ai nuk përdorte partiturë, notat e tij ishin të shkruara në mendje, njëlloj si doket e maleve. Ishte me fat pasi bota ende nuk kishte dalë nga muza e folklorit. Në vitin 1957, në Moskë, Tom Nikolla mori “Medaljen e Artë” me një këngë, Gjin Shkoza “Medaljen e Argjendtë”, kurse shkëlqimi meteorik i çiftelisë, nën një emër të përveçëm, do të priste Francën e 15 viteve më pas. Vitet ‘60 institucionalizuan punën me folklorin dhe ai ka shumë mbresa nga ajo kohë. “Ishim në Shkodër në një koncert, flinim në hotel ‘Sporti’, unë i bija çiftelisë në sallon dhe aty mblidheshin qytetarë të shumtë shkodranë dhe mbanin vesh”. Ai shihte se çiftelia e tij binte për së mbari dhe aty ku kishte qenë qysh herët toka e bekuar e pianos. Ndoi i ka rënë bilbilit dhe në bjeshkët e vendlindjes dhe në Shan Elize të Parisit në ‘80-n. Ambasadori ynë asokohe ishte Misto Treska. “Me arrit me një tub me çudit Francën, kjo nuk ishte pa deri atëherë”, thotë mjeshtri, një bilbil i punuar nga vetë ai me dru gështenje. “Ky instrument nuk njihej atje, prandaj them se nuk asht me e lanë mbrapa as sot folklorin, që asht njëni nga elementet dallues të kombit, ashtu si dhe gjuha.” Dhe vazhdon të kujtojë episode: “Prej atij bilbili më thirrën me gjithë djalë, Markun, me shkue në një ansambël në Zvicër. Ishte viti 1996. Mbasi i ramë bilbilit atje, u ngrit një profesoreshë 90 vjeçe e më tha: “Unë kam qenë në të gjitha skutat e botës, po askund nuk ka ndigjue një melodi të tillë”. Në atë pjesë melodike unë imitoja bariun, kurse Marku zogjtë e pyllit. Dhe kjo e mahniti mizikologen e moshuar dhe publikun zviceran”. Një vit më vonë ambasadori zviceran, gjatë një veprimtarie në Pukë më tha: “Nuk ka flaut japonez që ia kalon këtij bilbili, duke më kërkuar t’i bëja dhe atij një bilbil, si dhe më ftoi në vendlindjen e tij, ku përfituan dhe kryetarët vendorë që erdhën me grupin artistik. Ai beson se në Luvër gjendet një portret i tij, i bërë mbase nga ndonjë piktor… në Dizhonin e ‘70-s. Pse jo? A nuk janë atje dhe të tjetër “mbretër” të artit botëror si ai?

“Gjerdani i Artë” në Dizhon të Francës, kulmi

i shkëlqimit të folkut shqiptar

 

Ai e rrëfen pa pushim atë ngjarje madhore si të ketë ndodhur dje, një javë e paharruar, 30 gusht-4 shtator 1970 në Dizhon të Francës. “Prej asaj dite kujtoj shumë gjëra. Ka qenë dita ma e lumtun për mue, po dhe për kombin tim. Unë kisha pjekurinë artistike të instrumentistit dhe isha në kulmin e rinisë sime. Shqiptari e ka të veçantë krenarinë artistike, o me ba ma të mirën, o, në rastin tim, me e thye çiftelinë. Dhe ia arrita. Kisha ambicien artistike, po dhe dëshirën me e nderue Shqipninë. Programi na u shkurtue në 15 minuta, vetëm katër numra, dy valle popullore të Besim Zeksthit, një kangë e Ibrahim Tukiçit dhe melodia ime me çifteli. Mbasi u shkurtue programi kam hy në skenë me një inat të madh, se më thanë me e shkurtue dhe unë pjesën time. Unë e luajta shpejt dhe kështu e shkurtova!…” Ishte i mrekulluar kur shihte që gjithë ajo skenë ishte nën pushtetin e tingujve të tij. E kishte fituar betejën artistike në metropolin botëror të kulturës. Sa herë kishte thënë me modesti e nderim se ai nuk do ta kishte arritur atë sukses po të mos kishte qenë në duart e tij çiftelia e punuar nga Gjin Shkoza. “Nuk do ta arrija pa çiftelinë e Gjinit. Nuk kishte çifteli ma të mirë se ajo. U ngrit kryetari i jurisë së festivalit nga vendi ku ishte dhe tha: “Ju zini vend të parë në botë”. E megjithatë ai kujton se francezët e këqyrën çiftelinë me shumë interes, po dhe me vërejtje, a thua kishte përbrenda ndonjë zemrek, që i kurdiste ato meloditë e tij magjike. Por nuk gjetën asnjë mekanizëm në trupin e saj, ajo ishte e lehtë pupël, pa asgjë të huajin përbrenda. U grumbulluan rreth tij instrumentistë të njohur, laureatë nga më të mirët e botës, të buzukut grek, bilbilit egjiptian, veglave popullore spanjolle etj. Nuk ishte shaka, virtuozi shqiptar kishte marrë “Gjerdanin e Artë” të festivalit të Dizhonit, që për kureshtjen e lexuesit peshonte 3 kg e 860 gram. Ia sillte vendit të tij si një trofe artistike të rrallë. Ishte ende herët, por nuk do të vononin të tjera lajme shqiptare nga Franca. Po bëhej gati të trokiste me letërsinë e tij shkrimtari Ismail Kadare vetëm dy vite më vonë. Francezët me siguri do të mahniteshin se si kishte kapërcyer aq shpejt ky popull nga folku tradicional te romanet moderne të një autori të nominuar prej më se 20 vitesh për çminin “Nobel”.

 

Krijuesi i orkestrinës popullore me 104 instrumentistë

 

Ndue Shyti nuk e mbajti çiftelinë për vete. Ishte një hop i paparë, që nga një rënës monofonik tradicional i çiftelisë, qysh se kjo vegël ishte shpikur, te një “kompani” çiftelirënësish, sa mezi i zinte skena. Kjo tregonte fuqinë që mund të kishte ky instrument në dirigjimin e një mjeshtri si ai, që dikush e quan jo vetëm të përmasave shqiptare, por dhe botërore. Dhe vërtet nuk dimë të këtë pasur një instrumentist të çiftelisë si ai, askund ku ajo bie në Ballkan. Kulmin si orkestër e kemi arritur në një koncert në vitin 1979, ku numri i instrumentistëve shënoi rekordin 104 vetë, 6 prej tyre femra. “Më pyeti Enver Hoxha si ke mujt me e ba një orkestër të tillë? Ndërhyni ministri i Arsimit, Thoma Deliana e i tha: “E ka ba Ndoi vetë, me iniciativën e tij, pa asnjë përkrahje”. Ai thotë se Mirdita artin e veglave muzikore e ka pas të varfër, mezi baheshin një fyll e një çifteli bashkë, jo ma një orkestër me 13 vegla popullore. Në orkestrinën e tij janë përdorur: çiftelia, fyelli, bilbili, sharkia, lahuta, zumarja me dy pipa, gajdja, gjethja, daullja, fisarmonika, kitara, çiftelitë e temperuara etj. Nuk ka qenë e çelur rruga e këtij artisti, ai nga statusi social ishte thjesht një punëtor sharrash në fillimet, pastaj instrumentist në Pallatin e Kulturës në Pukë për 28 vjet. Ai thotë se nuk kishte ndonjë preferencë nga drejtuesit e Ansamblit të Shtetit për ta marrë me vete, por si mjeshtër i çiftelisë që ishte, bënte vetë vend në shfaqjet jashtë shtetit. Ka dhënë koncert e ka luajtur pjesë instrumentale jo vetëm para publikut e udhëheqjes së vendit në Tiranë, duke marrë disa herë përgëzimet e vetë të kreut të vendit, por dhe para Mao Ce Dunit në Pekin në vitin 1966. Në fund të koncertit, kryetari Mao ka shtrënguar duart me artistët shqiptarë, por rapsodi ynë s’e ka dalluar përnjëherësh mes atyre pesë-gjashtë burrave udhëheqës në llozhë, të gjithë të veshur me kostumet e popullit punonjës kinez.

Artisti, në njërin nga festivalet e Gjirokastrës

Folku shqiptar është autentik në melodi,

vegla, interpretim

 

Ndoi u bë zoti i çiftelisë. Thotë se ka qëndruar 6 muaj pranë punishtes së mjeshtrit të njohur të punimit të çiftelive Marka Zef Përshefa në Bisakë (Fani Vogël) të Mirditës, si me thënë për t’iu vënë “notat” muzikore atyre. Gjithë “fisi” Përshqefa ishte çiftelibërës, traditë që e vazhdojnë dhe sot. Çiftelia ka kupën dhe kunjat prej drurit të manit, kapakun prej bredhi, bishtin prej ahu dhe “shkamin” ku mbështetën telat prej bronzi. Sigla “M. Z. Përshefa” mbi çiftelitë e gdhendura mjeshtërisht nga ustai i tyre, jo vetëm qe ngjitur në skenat shqiptare të folkut në Gjirokastër e kudo, por pati shtegtuar dhe jashtë shtetit si dhuratë. Në vitet ‘80 në Shkodër, studentët kosovarë që kishin mundur të vinin për vizitë në ILP, të parën gjë që kërkonin në “Pazar” ishte çiftelia e këngëve patriotike.

Ndoi ngulmon në mrekullinë e çiftelisë, bilbilit, zumareve, duke sjellë gjithnjë shembuj. “Ja, ansambli “Puka” pas ‘90-s zuri vend të parë në Europë, me vegla të bamë nga duart tona, me melodi të trevave tona, me interpretimin tonë autentik shqiptar.” Nuk është për t’u habitur që ai gjatë gjithë bisedës ka aq shumë stacione në Europë, ku ka shkelur folku shqiptar dhe ai si një zë i shkëlqyer i tij. I ka qëlluar t’i këputet njëri tel i çiftelisë me 1974 në Turqi, por melodia nuk është këputur. “U këput teli kryesor, po e çova melodinë në fund me telin tjetër”. Atij i krijonin tinguj jo telat dhe druri i manit, por gishtat, “telat” e shpirtit. Dritan Haxhia, biri i mikut dhe kolegut të tij, rapsodit të mirënjohur Frrok Haxhia, shkruan: “Kjo trashëgimi interpretimi dhe tingulli e ka ngritur Ndue Shytin, ka mote, në lartësitë ku vetëm shqiponjat ngjiten. E, pra, ai është një ‘shqiponjë’ që gjithçka e shikon nga lart. Vetë tingulli i instrumenteve të tij është hyjnor, origjinal, i shkrirë me natyrën, që të sjell një frymëmarrje prej bjeshkëve të Mirditës ku ky artist i madh burimor, ‘autodidakt’, na sillte sa herë prekte telat e çiftelisë, apo fyellin dhe bilbilin, zumaren dhe gjethen.” E pyesim Nduen rreth konceptit që ai ka për rapsodin. Rapsod i mirëfilltë, thotë ai, është ai që e krijon, e shoqëron me vegël muzikore dhe e këndon këngën. Por dhe ai që kryen vetëm njërin nga funksionet, ose e krijon këngën (tekst e melodi), ose vetëm e këndon atë. Unë quhem instrumentist, por mund të quhem dhe rapsod, pasi unë krijoj meloditë folklorike me çifteli, bilbil etj. Kam krijue 13 pjesë instrumentale dhe disa këngë. E pyesim dhe për krahinën nga rrjedh e ai thotë: “Për mue gjaja ma e madhe që ka pas Mirdita ishte se kur fliste njani, të gjithë të tjerët mbanin vesh. Jo veç Mirdita, po krejt Shqipnia kështu e ka pas zakon. Por tani gjërat nuk janë më si dikur, habitesh kur djali ia pret fjalën babës, vëllai i vogël vëllait të madh, shoqi mikut e kështu me radhë”. Rri e dëgjon këtë mjeshtër, në shtëpinë e tij, tash që është në kohën e tij të kujtimeve, dhe thua me vete: mbase Festivali i Gjirokastrës do të kishte qenë e udhës të ishte zhvilluar jo me konkurrim në bazë rrethesh, por të ansambleve të trevave, se po të marrim për shembull kulturën muzikore mirditore, ajo ishte e ndarë në disa ansamble muzikore, të Mirditës, Pukës, Shkodrës, Lezhës, Burrelit, Kurbinit etj. Ajo duhej të ishte e përfaqësuar vetëm nga njësi të mirëfillta folklorike, ashtu dhe Luma, Malësia e Madhe, Rrafshi i Dukagjinit, Elbasani, Korça, Dibra, Myzeqeja, Labëria, Çamëria, Dropulli e çdo krahinë tjetër etnologjike, le të ishin më shumë a më pak se 26 rrethet administrative të asaj kohe.

G.shqip

 

 

Rama takon Barroson, van Rompuy e Fylen

September 17, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Pas përgëzimeve të rastit për Kryeminstrin e ri Edi Rama, Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso vlerësoi progresin e shënuar nga Shqipëria për ligjet, zgjedhjet, por theksoi se duhet ende punë për arritjen e statusit kandidat brenda vitit. 

 


“Inkurajoj Qeverinë e re por edhe opozitën në vend që të ndërtojnë mbi zhvillimet e fundit pozitive dhe të punojnë me konstruktivitet për të garantuar se vendi do të prodhojë rezultate mbi prioritetet kyçe të përcaktuara në Opinionin e vitit 2010 të Komisionit Europian. Ka një fushë e cila kërkon vëmendje të veçantë: respektimi i shtetit të së drejtës përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” tha Jose Manuel Barroso.

Pas falenderimeve për përpjekjet shtesë të Komisionit dhe ambasadorit të BE-së në Shqipëri për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Edi Rama përsëriti angazhimin e qeverisë së re në rrugëtimin drejt BE.

“Ta ndryshosh për mirë vendin, jam plotësisht dakort me ju, do të thotë të transformosh Parlamentin, nga një platformë përjashtimi që ishte, në një platformë gjithëpërfshirëse; të transformosh procesin e integrimit në një proces reformash dhe zbatimi; dhe të transformosh jetën e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe në shpresë dhe në ambicie që janë të dukshme dhe të prekshme,”tha Rama.

Të pyetur nga Top Channel mbi shanset për marrjen e statusit kandidat në dhjetor, si dhe për mundësinë e çeljes së negociatave gjatë vitit të ardhshëm, para zgjedhjeve europiane, Barroso dhe Rama u përgjigjën:

“Në një përgjigje shumë të drejpërdrejtë mund t’ju them se unë mendoj se Shqipëria mund të arrijë, në parim, statusin kandidat këtë vit. Pra është e arritshme gjatë këtij viti. Por kjo kërkon ende disa përpjekje. Nuk kemi kohë për të humbur dhe javët e ardhshme janë kritike nëse duam të arrijmë qëllimin e marrjes së statusit kandidat nga Shqipëria brenda këtij viti,” tha Barroso.

“Po ka çështje që mbeten, por ne nuk po e fillojmë nga zero. Procesi nuk nis me këtë Qeveri por ka nisur shumë kohë më parë, dhe qeveritë e mëparshme kanë punuar aq sa mundeshin. Ne duhet të bëjmë punën tonë. Qëllimi është i arritshëm dhe ne kemi besim se do ta arrijmë qëllimin. Dhe ne besojmë se duhet të punojmë shumë fort për qëllimin e çeljes së negociatave,” tha Rama.

Vizita e fundit zyrtare e këtij niveli e Kryeministrit të Shqipërisë në KE daton në prill të vitit 2010, kur Kryeministri i atëhershëm Sali Berisha dorëzoi atë që e quajti “libri më i madh në historinë e Shqipërisë”, me përgjigjet e pamjaftueshme ndaj pyetësorit të Komisionit.Tre vjet pas publikimi të Opinionit dhe përcaktimit të 12 prioriteteve kyçe,jo vetëm për çeljen e negociatave, por edhe për statusin, fletorja e detyrave të shtëpisë mbetet ende e paplotësuar.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Fyle: Statusi kandidat, i arritshëm

Gjatë takimit në Bruksel me Kryeministrin Edi Rama, Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle inkurajoi Qeverinë e re për vijimin e procesit të reformave evropiane në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse, me theks tek bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës.

“Ndërkohë që konfirmoi se statusi kandidat është i arritshëm, Komisioneri inkurajoi veprime të përqëndruara për trajtimin e prioriteteve të mbetura që kërkohen për çeljen e negociatave”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Rezultate konkrete kërkohen në fushën e sundimit të ligjit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Komisioneri thekson dhe përsërit se Komisioni është në fazën e përmbylljes së Raportit të Progresit mbi punën e kryer gjatë 12 muajve të fundit, dokument që publikohet muajin që vjen.

Pergatiti: Ernest Bunguri

Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave

July 27, 2013 by  
Filed under Dashuri

Comments Off

Si e shprehnin dashurinë mbretërit, perandorët e shkrimtarët e njohur. Letrat që iu dërgonin të dashurave të tyre. Shprehjet e përkushtimit, xhelozisë e anktheve.

Si e shprehnin dashurinë mbretërit, perandorët e shkrimtarët e njohur. Letrat që iu dërgonin të dashurave të tyre. Shprehjet e përkushtimit, xhelozisë e anktheve.

Kanë pushtuar popuj me miliona banorë, por kanë qenë rob i një njeriu të vetëm. Kanë qenë të lavdishëm e të papërkulshëm, po një njeri i vetëm i ka bërë aq sa melankolikë dhe të thyeshëm. Autorë të më të mëdhenjve veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje të një letre dashurie. “Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja?” i shkruan mbreti i letërsisë franceze, Honore de Balzak konteshës polake Evelina Hanska. Një tjetër shkrimtar, Volteri, për hir të dashurisë do të arratisej nga burgu për të qenë pranë të dashurës së tij Olymbe Dunover, një vajzë e varfër që ai e dashuronte marrëzisht. “Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty”, i shkruan në vitin 1713 të dashurës së tij, disa minuta para se të arratisej. Por dashuria nuk është e bukur vetëm në letrat e shkrimtarëve, por edhe në atë të udhëheqësve. “Ti je jeta në mua. Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan, bashkëshortes së tij për 31 vjetorin e martesës. Edhe Napoleoni, perandori i egër francez i shkruante me ëmbëlsi Zhozefinës, bashkëshortes së tij të parë. “Zhozefinë, do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq”. “Tirana Observer” boton letrat më të famshme të dashurisë. Çfarë i shkruanin mbretërit, perandorët e presidentët vajzave që u kishin robëruar zemrat? Fjalët e ëmbla të Hygoit, Gëtes, Xhek Londonit, Xhejm Xhojsit dhe dashuritë e vështira të Franz Kafkës, Lord Bajronit e Bethovenit.

Napoleoni i shkruan bashkëshortes së tij, Zhozefinës,

Paris (1795)

Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.

Viktor Hugo për Adele Foucher

1821

E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë
V.H

Robert Schumann për bashkëshorten e tij Clara Schumman

1838

E dashur, kam qarë nga gëzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherë e pyes veten nëse të meritoj. Dikush mund të mendojë se në zemër e në mendje asnjë burrë nuk mund të grumbullojë në zemër aq shumë gjëra në një ditë… Por sa i
lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte një shpirt fisnik, një besim e një mal me dashuri.
Çfarë nuk do të bëja për dashurinë tënde!

Winston Churchill për bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill

10 gusht, 1894

E dashura ime Clemmie!

Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje.
Bashkëshorti yt i dashur

Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit

25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!

E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.

Ronald Reagan për bashkëshorten e tij
4 mars, 1983

E dashur Zonjë e Parë!

E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt. Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë. Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam
askund, vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë
se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua. Kur ti
nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj
sërish.
Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31
vitet e mrekullueshme!
Të dua
Bashkëshorti yt mirënjohës,
Ronald

I mbyllur në burg për ta ndaluar që të takonte Olymbe Dunover, vajzën e varfër të një gruaje të shtresës së ulët,  Volteri u arratis pak pasi shkroi letrën.

Hagë 1713

Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit; ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty. Po, e adhuruara ime, sonte unë do të të shoh ty edhe nëse do të më duhet të lë kokën për këtë gjë. Për hir të Zotit, mos mu drejto me terma të tillë shkatërrimtarë kur shkruan; ti duhet të jetosh dhe të jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mëma jote, duke qenë se ajo është armikja jote më e tmerrshme. Çfarë duhet të them? Ki kujdes nga të gjithë; mos beso askënd; ji gjithnjë në gjendje gatishmërie në çdo moment, sapo të dalë hëna; unë do të largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do të largohem si veriu për në Sheveningen; unë do të marr letër e bojë me vete; ne do të shkruajmë letrat tona.
Nëse më do binde veten; dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë; mos lejo që nëna jote të vërejë ndonjë gjë, përpiqu të marrësh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjë kërcënim, apo dhe torturat më të mëdha nuk do të më ndalojnë që të të shërbej ty. Jo, asgjë nuk ka fuqinë që të më ndajë nga ty; dashuria jonë është ngritur me virtyte dhe do zgjasë për sa të jemi gjallë. Lamtumirë, nuk ka asgjë që unë nuk do guxoja të bëja për hirin tënd; ti meriton shumë më shumë se aq!
Lamtumirë zemra ime e dashur!
Volter

Theodore Roosevelts drejtuar bashkëshortes së tij, Edith Roosevelt
20 maj 1943

E dashur Bunny!

E di se çfarë është kjo – një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur. A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë, velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapeleve të mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë. Ne s’e menduam asnjëherë se do t’i binim botës kryq e tërthor. Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front. Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë “Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri deri sa vdekja të na ndajë”.
Me shumë, shumë dashuri,
Th. R

Vincent Van Gog, artisti i famshëm holandez i shkruan Theos, vëllait të tij, duke i përshkruar dashurinë për kushërirën e tij, Kee, e cila nuk i pranoi kurrë. 7 shtator 1881

I dashur Theo,
Jeta është bërë shumë e dashur për mua, dhe jam shumë i lumtur që kam rënë në dashuri. Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një. “Por ti je përballur me një “kurrën e kurrës”, më përgjigjesh ti. Përgjigjja ime për ty është: “Çunak i vjetër, tani për tani unë shikoj në “kurrën e kurrës” një bllok akulli, të cilën zemra ime mund ta shkrijë.
V.

Pjesë nga letra e Moxartit, dërguar të shoqes, Constanze

17 tetor 1790

P.S: Ndërsa po shkruaja faqen e fundit, lotët më kullonin mbi letër. Por duhet të mbushem me gëzim. Një numër i madh puthjesh po vijnë drejt meje. Dreq! Shikoj një turmë të madhe! Ha! Ha!…Sapo kapa tre. Janë shumë të ëmbla.
Ti mund t’i përgjigjesh kësaj letre, por duhet ta adresosh përgjigjen tënde: Linz, Poste Restante. Kjo është adresa më e sigurt. Ndërkohë nuk e di me siguri, nëse do të shkoj në Regensburg. Nuk mund të ta them përfundimisht. Vetëm shkruaj mbi zarf se letra mund të mbahet deri sa ta kërkojnë.

Mirupafshim, e dashura gruaja ime e vogël. Kujdesu për veten! Më shkruaj dhe më thuaj si të pëlqejnë shtëpitë tona të reja. Mirupafshim. Të puth miliona herë!

Shkrimtari amerikan, Mark Twain,  letër për Olivia Langdon, bashkëshorten e tij të ardhshme

12 maj 1869

Përtej thellësive të zemrës sime të lumtur rrjedh një rrymë dashurie dhe lutjeje për këtë thesar të paçmuar që i është lënë në mirëbesim gjithë jetës sime.
Ti nuk mund t’i shohësh valët e saj të pakapshme që rrjedhin drejt teje, e dashur, por në këto rreshta ti do ta dëgjosh valëzimin e largët të sipërfaqes.

Pas vdekjes së kompozitorit të madh, Ludving van Bethoven, në sendet e tij u gjet edhe kjo letër dashurie. Ajo është shkruar për një grua të panjohur, të cilën Bethoven e quante “E pavdekshmja, e dashura ime

6 korrik 1806

Engjëlli im, gjithçkaja ime, shpirti im!
Vetëm pak fjalë sot, dhe këto me penën tënde. Nuk do shkruaj deri nesër, pasi do lëviz nga shtëpia me qira. Çfarë humbje kohe.
Përse gjithë kjo brengë kur nevoja flet? A mund të rezistojë dashuria jonë përveçse me sakrifica? A mund ta ndryshosh faktin se ti nuk je tërësisht e imja, se unë nuk jam tërësisht yti?
O Zot! Shiko jashtë bukuritë e natyrës dhe qetësoje veten me atë çfarë është. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo është shumë e drejtë.
Nëse do ishim tërësisht të bashkuar, ti do ta ndjeje dhimbjen po ashtu si unë.
Tani një ndryshim të gjërave të brendshme nga gjërat e jashtme. Me siguri do e shohim njëri-tjetrin. Aq më tepër që unë s’mund të t’i tregoj vëzhgimet që kam bërë gjatë këtyre ditëve të fundit, të cilat kanë prekur jetën time. Nëse zemrat tona do të ishin bashkë, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga këto.
Zemra ime është e mbushur plot me gjëra që dua të t’i them ty. Ah! Ka momente kur ndjej se fjalët s’janë asgjë. Gëzohu, bëhu e vërteta ime, thesari im, gjithçkaja ime, ashtu sikurse unë jam i yti. Perënditë duhet të na japin pjesën tjetër, e cila do të jetë më e mira për ne.

I yti besnikërisht
Ludvig

Shkrimtari rus, Kont Leo Tolstoi për të fejuarën e tij, Valeria Arsenev

2 nëntor 1856

Tashmë unë dashuroj bukurinë tënde, por ky është vetëm fillimi i dashurisë në ty në atë çfarë është e përjetshme në zemrën dhe shpirtin tënd.
Për bukurinë, njerëzit mund të bien në dashuri brenda një ore, dhe po aq shpejt kjo dashuri mund të mbarojë. Por shpirtin, njerëzit duhet të mësojnë ta njohin.
Besomë, asgjë në botë nuk fitohet pa punë, madje as dashuria, ndjenja më e bukur dhe më e natyrshme.

Gëte u njoh me Sharlot von Shtein, në vitin, 1775 ndërsa jetonte në Vajmar. Ajo u bë frymëzimi për shumë heroina të veprave të tij dhe u bë edhe bashkëshortja e tij.

17 qershor 1784

Letrat e mia duhet të kenë treguar se sa i dashuruar jam. Nuk drekoj, takoj pak njerëz dhe për shëtitje dal vetëm dhe çdo vend i bukur që shoh ma shton dëshirën që ti të ishe aty.
Nuk mund të mos të të dashuroj më shumë se sa duhet. Do të ndjej gjithë lumturinë kur të të shoh sërish. Jam gjithmonë i ndërgjegjshëm për afërsinë ndaj teje, prezenca jote nuk largohet asnjëherë. Në ty, unë kam masën e çdo gruaje, për çdo njeri. Në dashurinë tënde, kam masën e gjithçkaje. Jo në kuptimin që pjesa tjetër e botës është një libër i madh e i mugët, përkundrazi, dashuria jote ma qartëson. Kuptoj qartë se si janë burrat dhe çfarë planifikojnë, dëshirojnë, bëjnë dhe çfarë i kënaq ata. S’i kam zili për çfarë kanë dhe duke i krahasuar me veten, është një gëzim i fshehtë për mua që kam një thesar aq të madh.
Ti, në shtëpinë tënde, duhet të ndjehesh ashtu siç ndihem unë në punët e mia. Ne shpesh nuk i vëmë re disa sende, sepse nuk zgjedhim t’i shikojmë ato. Por gjërat marrin kuptim, sa më shpejt të kuptojmë qartë mënyrën se si janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ne na pëlqen gjithmonë t’i bashkohemi një grupi, dhe një burrë i mirë ka kënaqësi kur rregullon, përshtat të drejtën dhe drejtimin e tij të paqtë.
Mirupafshim, ty të cilën të dashuroj me mijëra herë.

Xhejms Xhois (1882 – 1941) takoi në vitin 1904 Nora Barnacle, e cila do të bëhej në të ardhmen gruaja e tij. Kjo letër e shkruar vetëm disa muaj pasi Xhojs takoi për herë të parë Norën, tregon thellësinë e ndjenjave të tij.

15 gusht, 1904

E dashura ime Nora,

Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”. Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë. Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin.
Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese. Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat.
Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.

Shkrimtari i njohur amerikan ishte i martuar, ndërsa kishte një histori dashurie me një shkrimtare të re, të quajtur Anna Strunsky. Faktikisht kjo histori shkaktoi edhe divorcin e London. Më poshtë është një nga letrat dërguar Anës.

Oakland, 3 prill 1901

E dashur Anna,

A të kam thënë më parë se njerëzit ndahen në kategori? Mirë, edhe nëse ta kam thënë, më lër të bëj specifikimin, jo të gjithë njerëzit. Ti më shpëton nga kjo teori. Nuk mund të të gjej se cilës kategori i përket. Nuk e kuptoj. Mund të lavdërohem se në rrethana të caktuara mund të parashikoj veprimet e nëntë në dhjetë persona nga fjalët e tyre apo nga ajo se çfarë bëjnë. Se nëntëve nga këta dhjetë persona mund t’u ndjej pulsin e zemrave. Por ai i dhjeti, më bën të zhdukem. Është mbi dhe përtej meje.
Ti je i dhjeti.
Asnjëherë më parë dy shpirtra me buzë memece s’janë takuar në mënyrë më të papërshtatshme!
Ne mund të ndjehemi të përshtatshëm, sigurisht shpeshherë jemi, dhe kur nuk ndjehemi të tillë, vazhdojmë të kuptohemi, dhe përsëri s’kemi të njëjtën gjuhë. Ne s’flasim. Jemi të pakuptueshëm. Zoti do të qeshte me këtë shfaqje boshe.
E vetmja dritë që ndriçon mendjen tonë, është se ne jemi të dy me temperament të madh. I mjaftueshëm për të na bërë të kuptohemi. Në të vërtetë, ne shpesh kuptohemi, por në mënyra të turbullta vezulluese, nga perceptime të thella. Ashtu si fantazmat, të cilat, edhe pse s’i besojmë, na faniten me të vërtetat e tyre. Dhe sërish, për një, unë nuk guxoj të besoj. Për ty, që je ajo dhjetë e cila nuk mund ta parashikoj.
A jam i kuptueshëm tani? Nuk e di. Mendoj se po. Nuk  mund ta gjej gjuhën e përbashkët.
Temperamenti i madh. Kjo është e vetmja gjë që na lidh. Ka sinjale mes nesh. Ti dhe unë, secili një pjesë e universit. Dhe kështu tërheqim njëri-tjetrin. Dhe akoma jemi kaq të ndryshëm.
Buzëqesh me ty kur ti bëhesh entuziaste. Është një buzëqeshje e falshme, madje gati ziliqare. Kam jetuar 25 vjet i ndrydhur. Kam mësuar të mos jem entuziast. Është një mësim i vështirë për t’u harruar. Kam filluar ta harroj, por shumë pak. Në rastin më të mirë, para se të vdes, nuk mund të mos shpresoj se do i harroj të gjitha, apo pjesën më të madhe. Mund të ngazëllehem, tani që jam duke mësuar në gjëra të vogla, në gjëra të tjera. Por një nga gjërat e mia, ato dyherësh sekrete, nuk mundem t’i harroj. A jam i pakuptueshëm? A e dëgjon zërin tim? Kam frikë se jo. Ka njerëz pozantë. Dhe unë jam një nga ata më të suksesshmit.

Jack

Shkrimtari francez Honore de Balzac, letër për konteshën  polake Evelina Hanska.
19 qershor 1836

Engjëlli im i dashur,
Gati po çmendem për ty, aq sa një njeri mund të çmendet. Nuk mund t’i bëj bashkë dy ide pa qenë ti në mes të tyre. Tashmë s’mendoj dot asgjë për ty. Pavarësisht nga dëshira ime, imagjinata më sjell tek ty. Të shtrëngoj, të puth, kujdesem për ty, një mijë përkujdesje dashurie më kapin.
Sa për zemrën time, aty do jesh gjithmonë. Kam një ndjesi të këndshme të të pasurit ty atje. Por, Zot, çfarë do të bëhet me mua, tani që ti më ke privuar nga arsyeja? Kjo është mania që më ka terrorizuar këtë mëngjes.
Çohem çdo moment duke i thënë vetes: “Hajde të shkojmë atje”. Më pas, ulem përsëri nga detyrimet e mia. Është një konflikt i frikshëm. Kjo s’është jetë. S’kam qenë kurrë më parë kështu. Ti ke gllabëruar gjithçka.
Ndjehem i budallepsur dhe i lumtur sapo mendoj për ty. Sillem vërdallë në një ëndërr të këndshme në të cilën në një moment jetoj mijëra vjet. Çfarë situate e tmerrshme!
I mbuluar me dashuri, duke ndjerë dashuri në çdo gjë, por, duke jetuar vetëm për dashurinë, duke parë veten të konsumuar nga brengat, e gjej veten të kapur në njëmijë rrjeta merimangash.
O, Evë e dashur, ti nuk e di. E mora kartolinën tënde. Është këtu para meje dhe unë flas me ty sikur t’i të ishe aty. Të pashë ty, si dje, të bukur, mahnitërisht të bukur.
Dje, gjatë gjithë mbrëmjes i thashë vetes sime “ajo është e imja!” Ah! Engjëjt nuk janë aq të lumtur në parajsë, siç isha unë dje!

Mbreti Henry VIII (1491 – 1547) i Anglisë u divorcua nga bashkëshortja e tij, Chatherine, për t’u martuar me Anne Boleyn. Dashuria që i shpreh Anës në letrën e mëposhtme, nuk do të zgjaste gjatë, pasi ajo do të ekzekutohej për tradhti bashkëshortore në vitin 1936.

1528

E dashura dhe shoqja ime,
Unë dhe zemra ime e vendosim veten tonë në duart e tua, duke t’u lutur që ti të kujdesesh për ne me mirësinë tënde dhe të mos lesh mungesën të zvogëlojë dashurinë tënde për ne. Për mua sëmbimi që më shkakton mungesa është shumë i madh, dhe kur mendoj për rritjen e asaj që më bën të vuaj, do të ishte krejt e patolerueshme nëse s’do ishte shpresa ime e vazhdueshme për të pandryshueshmen dashurinë tënde.

HR

Shkrimtari i famshëm francez, Gustave Flaubert i shkruan bashkëshortes së tij, Louise Colet.

15 gusht 1846

Do të të mbuloj me dashuri kur të të shoh herën tjetër. Me përkujdesje, me ekstazë. Dua të të mbush me gjithë gëzimet e mishit, aq sa ty të të bjerë të fikët e të vdesësh. Dua që ti të mahnitesh nga unë, dhe t’i thuash vetes tënde që as nuk i ke ëndërruar ngazëllime të tilla…
Kur të plakesh, dua që ti t’i kujtosh ato pak orë. Dua që kockat e tua të thata të mbushen me gëzim kur të mendosh për to.

Për “Stella”, Beatrice Campbell
Dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw, dhe aktorja angleze  Beatrice Campbell, së cilës i drejtohet me pseudonimin “Stella”, shkëmbyen letra për 40 vjet.

27 shkurt 1913
Për Stelën,

Dua vagabondin zuzar brenda meje,
Dua zonjën time të errët
Dua engjëllin tim, joshjen time
Dua dritën e shtatë llambave: të bukurisë, të nderit, të qeshurës, të muzikës, të dashurisë, të jetës dhe të pavdekshmes…
Dua frymëzimin tim, marrëzinë time, gëzimin tim
hyjninë brenda meje, çmendurinë time, egoizmin tim
mendjen time të shëndoshë, shenjtërimin tim,
shpërfytyrimin tim, purfifikimin tim,
dritën time në mes të detit,
palmën time në mes të shkretëtirës
kopshtin tim me lulet e dashura
një mijë gëzimet e mia të paemërta
dërdëllitjet e mia të ditës,
ëndrrat e mia të natës
të dashurën time dhe yllin tim…

George Bernard Shaw

Frans Kafka (1883 – 1924), e takoi për herë të parë Felice Bauer në vitin  1912. Për pesë vjet ata patën një histori dashurie. 11 nëntor, 1912

Fräulein Felice!

Tani do të të kërkoj një favor që tingëllon pak si i çmendur,  të cilin do ta përshëndes kur të marr unë letër. Është gjithashtu testi më i madh në të cilin mund të vihet njeriu më i mirë. Mirë, ja ku është:
Më shkruaj vetëm njëherë në javë, kështu që letrat e tua të më vijnë ditën e diel, sepse nuk mund t’u rezistoj letrave të tua të përditshme. Për shembull, unë i përgjigjem një nga letrat e tua, dhe pastaj shtrihem në krevat në dukje i qetë, por zemra ime rreh përmes gjithë trupit vetëm prej teje. Unë të përkas ty. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë, dhe kjo nuk është mënyra më e mirë. Po për këtë arsye nuk dua të di se çfarë vesh. Më ngatërron aq shumë, saqë s’mund të merrem me jetën. Nuk dua ta di që edhe ti ndjen për mua. Po ta dija, si mundja, si budalla që jam, të ulesha në zyrën time, apo këtu në shtëpi, në vend që të hipja në një tren me sytë që hapen dhe mbyllen vetëm kur jam me ty? Oh, ka një arsye të trishtueshme, që nuk s’e bëj dot këtë. Për t’i rënë shkurt: Shëndeti im është i mirë vetëm për të përballuar veten time. Ai s’është i mjaftueshëm për martesë, duke lënë mënjanë të bërit baba. Sidoqoftë, kur lexoj letrat e tua, ndjej se mund të lartësohem edhe mbi atë që nuk mund të lartësohet.
Ah sikur ta kisha përgjigjen tënde tani. Dhe sa keq të torturoj, dhe sa të detyroj ty në qetësinë e dhomës tënde të lexosh këtë letër, si letra më e ulët që është vënë ndonjëherë në tryezën tënde.
Ndershmërisht, ndjehem keq ndonjëherë kur lutem si një lugat mbi emrin tënd lumturues! Ah sikur ta kisha postuar letrën e së dielës, në të cilën të kisha kërkuar të mos më shkruaje më kurrë, dhe në të cilën të jepja një premtim të ngjashëm. Oh Zot, çfarë më ndaloi të ta dërgoja këtë letër? Çdo gjë do ishte në rregull. Por a është kjo zgjidhje e paqtë e mundur tani? Çfarë do të ndihmonte nëse ne do i shkruanim njëri-tjetrit vetëm një herë në javë? Jo, sikur vuajtja ime të kurohej nga mjetet të tilla, atëherë ajo s’do ishte serioze. Dhe tashmë parashikoj që s’mund të jem në gjendje t’iu rezistoj as letrave të së dielës. Kështu, për të kompensuar mundësinë e humbur të së dielës, të kërkoj me gjithë fuqinë që më ka mbetur në fund të kësaj letre: Nëse i vlerësojmë jetët tona, le të mos shkruajmë më.
Mos po mendoja të nënshkruaja me Dein? Jo, s’do të kishte gjë më false se sa kjo. Jo, unë jam gjithmonë i lidhur me zinxhirë me veten time. Ky jam unë, dhe kjo është ajo me të cilën duhet të jetoj.tobserver

 

Apolonia,”mrekullia” që josh çiftet e reja

July 2, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Apolonia,"mrekullia" që josh çiftet e rejaFIER- Çiftet e rinj fierak tashmë e kanë shndërruar në fenomen kurorëzimin në Apoloni. Kujtimin e ditës më të bukur të jetës, kurorën e martesës, ata duan ta fokusojnë në rrënojat e këtij qyteti madhështor e hijerëndë që është një nga perlat e turizmit arkeologjik shqiptar.

Në qytetin ku vlerat e antikitetit harmonizohen me të tashmen dhe peisazhin e mrekullueshëm natyror, duke e shndërruar në destinacionin më të preferueshëm turistik.

Ata zgjedhin” bukuroshen e fjetur “, për ceremoninë e martesës.Më parë se të shkojnë në kishë dhe në banesë, çifti realizon një video-klip në këto ambjente të mrekullueshme.

“Ne jemi mësuar tashmë më këta vizitor të veçantë, të cilët ja shtojnë edhe më shumë bukurinë, emocionet dhe vlerat turistike Apolonisë. Nuset, këto shtojzavalla të veshura në të bardhë, duket se mbijnë nga rrënojat e antikitetit, për t’u larë nën rrezet e florinjta të diellit në perëndim, apo shijuar parfumin natyror të luleve dhe, peisazhin e gjelbëruar me lloj-lloj drurë e shkurresh”, thotë Drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik, Marin Haxhimihali.

“Dita e dasmës është dita më e bukur dhe më e paharrueshme e jetës .Gëzimi, emocionet dhe bukuria e kësaj dite duhet të fiksohet në celuloid dhe kamera, për të mbetur gjithmonë e freskët”, pohon çifti E dhe G.Semaj.

Martesa, është çasti më i lumtur për njeriun,fokusimi i kësaj ceremonie në ambjente me vlera dhe bukuri të vecantë,i jep përmasa magjike kujtimit dhe kuptimit të kësaj dite.

“Një bukuri të tillë, rrallë se e gjenë diku tjetër më tepër se në Apolloni , ndaj dhe ne zgjodhëm pikërisht këtë mbjent për fiksimin e ceremonisë martesore”, u shpreh çifti Semaj.
(e.m/ATSH/BalkanWeb)

Edi Rama flet për herë të parë si Kryeministër

June 26, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

 

 

 

Luis Tanushi 

-Për herë të parë, kryetari i PS-së, Edi Rama mbajti të parin fjalim si kryeministër përpara një turme entuziaste. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbajti fjalimin e fitores, para selisë rozë, mes brohorimave të qindra mbështetësve entuziastë. Duke mos e fshehur gëzimin për triumfin, Rama garantoi se fitorja në zgjedhje nuk është mbërritja, por vetëm nisja e rrugëtimit të rilindjes. “Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të luftuar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit e mendjes shqiptare për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë. Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes. T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive”, tha Rama. Kryetari i PS-së, u shpreh se nuk e sheh fitoren si triumf personal, por si sfidë për të ardhmen. “Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme. Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane”, vijoi fjalën e tij kreu i PSsë. Lideri i opozitës kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur ndonjëherë ndaj kundërshtarëve politikë, që sipas tij kushtëzohej nga rrethanat, Rama falënderoi zotin Berisha për çdo gjë të mirë që ka bërë dhe që sipas tij, historia mund ta vlerësojë nesër. Rama e uroi Berishën për jetën private në vazhdim. “Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu. Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim”, tha Rama. Kreu i PS-së garantoi vullnetin për t’u shërbyer me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin. “Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shu- mica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë. Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar. Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi”, theksoi Rama. Në fund të fjalimit të tij, të ndërprerë disa herë nga hovacionet e shumta të mbështetësve, lideri i së majtës la edhe një porosi të fundit për të gjithë shqiptarët. “Ky është momenti më krenar i jetës sime. Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia. Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj. Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj. Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku”, përfundoi Rama.  Meta: Edi Rama kryeministri i ardhshëm

Kryetari i LSI-së shprehet qartë se kryeministri i ardhshëm do të jetë i PS-së. Çështja e kryeministrit tashmë i takon PS-së

Z. Meta, mendoni se duhet të kishte dalë z. Berisha për të pranuar rezultatin dhe humbjen? 

Unë besoj se po. Mesa duket nuk ka dilema. Do të jetë z. Rama apo jo?

Kjo është një çështje që i takon Partisë Socialiste, normalisht si parti e parë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Si u arrit kjo fitore?

Natyrisht që bashkëpunimi në një koalicion të tillë sjell avantazhin për kthimin e votave në mandate. Megjithatë është një rast tepër që vota popullore përputhet plotësisht me numrin e mandateve, madje e tejkalon atë sepse pritet normalisht që të kemi 180 mijë vota për LSI-në.

Më bëri përshtypje një deklaratë e juaja ditën e votimeve, që koalicioni juaj qeverisës do jetë dhe përtej koalicionit aktual, mos nënkuptoni që disa deputetë që kalojnë tashmë në opozitë të PD, që sa humbin të kalojnë me mazhorancën. Mos nënkuptoni që deputet të PD do t’i pranoni në radhët e mazhorancës? 

Unë nuk kam patur parasysh pikërisht këtë që ju ngrini. Kam patur në konsideratë që ka dhe shumë forca, shumë elementë, shumë grupe shoqërore të cilat nuk kanë qenë të përfshira në këtë front le të themi opozitar por që pas zgjedhjeve kanë shumë se ç’të bëjnë, kanë shumë se ç’të thonë, kanë shumë se ç’të propozojnë dhe të kontribuojnë për të qenë pjesë e një mazhorance apo e një qeverisjeje jo thjesht në kuptimin e qeverisë por në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale për të kontribuar. Dhe njëkohësisht z. Lesi mazhoranca e re pavarësisht nga qëndrimi që ju do të mbani jam i bindur që gjithmonë do të ketë nevojë për kontributin tuaj në çdo formë që do ta gjykoni.

Kjo do të thotë që e zgjeruat mazhorancën?

Formë do të thotë dhe në formë të opozitës, të kritikave.

Nëse PDIU që është sot është pjesë e mazhorancës, nesër me 5 deputetë do të kërkojë të bëhet pjesë e koalicionit të majtë qeverisës, ju a do ta pranonit? 

Mendoj se kjo është një pyetje që nuk ka asnjë arsye që unë t’i jap një përgjigje.

 Kjo aleancë mes PS-së dhe LSI-së ka shumë dilema. Duke pasur parasysh edhe përplasjet e forta dhe marrëdhënien e vështirë që keni pasur ju me Ramën në të kaluarën dhe dualizëm mes jush. A do të mbajë kjo marrëveshje?

Kjo është çështje vullneti dhe vullneti ynë është për ti qëndruar marrëveshjes, sepse vendi ka nevojë për marrëveshje, ka nevojë për bashkëpunim. Jo vetëm për një bashkëpunim të qëndrueshëm PS dhe LSI dhe gjithë partive të tjera të kësaj aleance fituese, por edhe për një frymë bashkëpunimi më të gjerë në të gjithë jetën politike dhe shoqërore.

Disa thonë se do ta keni të vështirë të bashkëpunoni me z. Rama, por siç duket do të lidheni akoma më shumë. Z. Meta e keni këtë frikë? 

Jo nuk e kam këtë frikë se për aq kohë sa do të kemi z. Gjinushi. Ai mund të japë ndonjë kontribut që të jetë sa më i larmishëm koalicioni.

Z. Meta, duket sikur po flisni nga pozita e një kryetari Parlamenti. Sa e vërtetë është kjo? 

Unë kam kohë që flas në këtë mënyrë. Të them të vërtetën nuk do të ishte ndonjë kënaqësi e veçantë të ishe kryetar Parlamenti kur aty mungon një deputet me shumë kontribute sepse duke qenë lart në atë postin e kryetarit të Kuvendit do të ndihej një mungesë e madhe. Kështu që mund të jetë më mirë të qëndruarit poshtë.

Cili do të jetë funksioni juaj në ekzekutivin e ardhshëm?

 Mendoj se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme se çfarë do të jem unë apo dikush tjetër. Më e rëndësishme është që ne t’i qëndrojmë besnikërisht votuesve të cilët besuan vërtet që kjo është një Aleancë për Shqipërinë Evropiane. Duhet të punojmë në këtë drejtim. Kemi humbur shumë kohë. Pra të ecim më shpejt.

A do të jeni ju në një post ekzekutiv?

Këtë gjë unë nuk mund ta them dhe nuk është ky prioriteti im plus që unë nuk jam njeri pa një funksion. Kam një funksion shumë të rëndësishëm sepse jam kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

A keni një mesazh për z. Berisha? 

Unë mesazhin e kam dhënë me kohë që duhej të përkushtohej më shumë për standardin e zgjedhjeve sepse nuk ka shumë rëndësi sesa mandate merr Partia Demokratike, merr 60 mandate apo 62 mandate. Nuk është kjo trashëgimia që një udhëheqës lë për partinë e tij apo për vendin. Gjëja më e rëndësishme ka qenë dhe mbeten standardet. Megjithatë, unë mendoj se është në kohë që të kontribuojë që i gjithë ky proces të mbyllet me një imazh sa më pozitiv për vendin në mënyrë që të gjitha ato elementë që krijuan tensione dhe dyshime për standardin e zgjedhjeve të harrohen sa më shpejt dhe në fund fare të mbetet ajo shija pozitive e një ndryshimi dhe e një paqeje sociale në vend.

A ia njihni këtë meritë Berishës sesi po ndodh rotacioni?

Merita më e madhe i takon popullit shqiptar dhe natyrisht z. Berisha është pjesë e popullit shqiptar. Marrë nga Ora News

shekulli.online

 

Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi

February 1, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

 

Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi

Vijmë në këtë botë duke qarë. Derdhim lot prej dhimbjes, prej emocioneve të forta, derdhim lot gëzimi dhe hidhërimi. Të vetmit që derdhin lot për shkak të emocioneve në këtë planet, jemi ne; njerëzit, prandaj shpesh thuhet që jeta jonë është një rrugëtim mes lotësh.

Besohet se njeriu ka qarë para se të fliste dhe lotët e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë evolucionit. Më saktë, të paktën sipas një studimi të fundit, janë faktor i evolucionit njerëzor.

Neurologu Michael Trimble nga Instituti i Neurologjisë në Universitetin e Londrës shpjegon në librin e tij të fundit të titulluar “Pse njerëzit pëlqejnë të qajnë” (Why humans like to cry) se përse derdhim lotë.

Ai hulumton arsyet që e bëjnë njeriun “kafshën e vetme” në këtë planet që shpreh ndjenjat e tij në këtë formë. Trimble shpjegon arsyet dhe gjithë mekanizmin, që nga nxitësi emocional e deri tek derdhja e lotëve.

Sipas tij, përpara se njeriu të niste të fliste, lotët ishin ndër mënyrat e pakta për të shprehur ndjenjat. Sipas tij, për vite me radhë, bashkë me evoluimin e shoqërisë edhe lotët kanë evoluar. Pjesa më e madhe e emocioneve që sot shkaktojnë lot, thotë ai, ishin të papërfillshëm në lashtësi dhe mesjetë.

Por sot kemi evoluar dhe kanë evoluar edhe arsyet e lotimit. Të qash, thotë Trimble, nuk është turp dhe as shenjë dobësie, përkundrazi, është shenjë evoluimi.topchanel

Kreu i “Agimit të Artë” rrëfehet për Artur Zhejn

January 29, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

18

Konfliktet e vazhdueshme mes shqipëtarëve vazhdojnë të jenë në qendër të marrdhënieve mes dy vendeve.

Në emisionin më të ri në “360 Graë” të Artur Zhejit është trasmetuar intervista që ai ka bërë me kreune Agimit të Artë Kristo Papas.

Më poshtë për të pasur një përshtypje sa më të saktë rreth kësaj interviste po e paraqisim intervistën e plotë, e cila është trasmetuar nga televizioni “Neës 24”.

 

Intervista:

 

1-Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllëzërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them se nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike, e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.

2-Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdorë emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranoj në sallën e Parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime ‘off rekorder’, deri edhe ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!

3-Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtesi historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt. Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri, por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.

4-Zoti Papas, meqë ju thatë se Skëndërbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e kaluar lidhur me Skëndërbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.

5-Kohët e fundit me rastin e 100- vjetorit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për Kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bëntë deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufinjtë e atëhershëm. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa betja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Eshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Eshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.

6-Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar…
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, siç vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi siç themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plaçkitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.

7-Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është çam me origjinë, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e kolaboracionizmit në kohen e luftes italo-greke. Çfarë mendoni se do ndodh nëse Parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Çamëria dhe një çështje çame?
Si deputet i Parlamentit grek, por në veçanti si patriot, gjëja e fundit që do të më interesonte do të ishte se çfarë do të thoshte Parlamenti shqiptar. Ne kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni për Çamërinë apo çështjen çame siç e thoni ju, për ne është një çështje inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto çaste. Nëse doni përgjigje është një çështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën 1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për grekët.

8-Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kanë qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.

9-A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 për qind. Prandaj edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar, i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar, i cili ekziston në çdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe çështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë siç ishte Hamzai nipi i tij, etj.

10-Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri është toke greke, tani është në kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të pjesëshme me qëllim që të mos hamë njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë çështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në çdo shtet edhe si leve presioni.

11-Po domethënë nga marrëdhënie të ndërtuara mbi politiken te marrdheniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi të dy vende të NATO-s, anëtare të NATO-s…
Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektojë firmën e saj dhe kjo nënkupton se duhet të zbatojë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e çdo problemi që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmojë Greqinë. Jemi akoma në gjendje lufte.

12- Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron dhe duhet të votohet në Parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem që është Shqiperia, por ka dhe një shtet tjeter shqiptar që është Kosova. Vërtet Republika Greke nuk e ka njohur Kosovën, por shqiptarët të cilët ju i konsideroni një koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen në Ballkan, si e shikoni këtë gje?
E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë!

13-A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke? 
Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korçë, Himarë apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë Vorio-Epirotët dhe Vorio-Epiri.

14-Po nëse qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nëse Klubi i Patrioteve të Rinj apo forca te tjera të cilat e njohin Shqipërinë dhe mendojnë që mendimet tuaja ekstremiste …çfare do ndodhte? Berisha po pretendon për Prevezen imagjinoje t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë… 
_Bëni një gabim të madh. Nuk thashë që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen shumë historia, ju thashë se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke. Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje të madhe për ç’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në periudhë lufte, por ç’ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi, nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri. Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të vrarë apo të plaçkitur. Le të kishin kujdes.

15-Duke qenë se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë, por e gjithë Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë dhe jane vetem greke të harruar, mund të themi pse keni kete acarim kaq të madh për faktin se shqiptaret vijnë në Greqi. Eshtë njësoj sikur greket e harruar të vijnë në Greqi në vendin e tyre?
Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.

16-The që shqiptarët kane bërë krime…Unë s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet të kërkoj falje?

_Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin klimës, Greqia apo Shqipëria.

17-Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojnë të afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë rast, do t’i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një bashkëjetesë rajonale më të mirë na ndan dhe na tensionon në vend qe të na bashkojë? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?

_Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke siç ndodhi në Himarë me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në çdo vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t’u qëndrojë pranë në çdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.

albaniaobserver

Historia e Aziz pashë Vrionit, miqësia me Ismail Qemalin dhe bashkëpunimi me Esat Pashën

January 8, 2013 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Aziz pashë Vrioni, ministër i Financave në qeverinë e Ismail Qemalit

 

foto nr. 19, aziz vrioni 7308

U lind më 1859, në Berat, ku mori edhe mësimet e para. Arsimimin e mëtejshëm e kreu në Turqi. Aty kreu edhe Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Stambollit, diplomuar “dega financë”. Azizi rrjedh nga familja e famshme Vrioni , me origjinë nga fshati Vrion, afër Beratit, familje pronare e madhe tokash në zonat përreth Beratit dhe në rajonin e Myzeqesë, e dëgjuar në kohën e pushtimit otoman.
Kur qe në Turqi pati lidhje me shumë atdhetarë dhe iu përkushtua çështjes kombëtare shqiptare. Aziz pashë Vrioni ka qenë një ndër politikanët, diplomatët dhe ministër shteti ndër shqiptarët e para shekullit njëzet.
Më 10 gusht 1898, nën influencën e patriotit të shquar, Mehmet Ali Pashë Vrioni, anëtar i Komitetit të Stambollit, u krijua në Berat, shoqata “Bashkimi”, si degë e komitetit të Stambollit, duke pasur për kryetar Aziz Pashë Vrionin dhe anëtarë themelues edhe dy vrionas të tjerë, përkatësisht Nyzhet Bej Vrionin  dhe Islam Bej Vrionin .
Për vlerat e shpalosura dhe atdhetarinë e treguar, kazaja e Beratit i besoi Aziz pashë Vrionit, mandatin e deputetit në parlamentin turk të viteve 1908-1912. Në ditarin e Babë Dukë Karbunarës, është shënuar se më 16 nëntor 1908, ditë e diele: “shkoi për Stamboll Aziz Pashë Efendi Vrioni, si deputet. Mori me vehte edhe Dhimitër Llavdën…”.
Aziz pashë Vrioni ka qenë vjehrri i Hadi pashës, i cili lëvizjet kombëtare shqiptare i ka shikuar me një simpati të veçantë.
Më 24 janar 1910, si ithtarë i gjuhës shqipe, është ndër deputetët e parlamentit turk, që nënshkruan peticionin e alfabetit shqip, së bashku me deputetët: Ismail Qemal Vlora, Esat Tiranasi, Mehmed Nexhip Mitrovica, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Mufid Gjirokastra, Gani Frashëri, Ali Hajdari dhe Hamid Margëlliçi.
Sipas kujtimeve të Kristo Meksit, evidentohet të ketë qenë pjesëmarrës në kryengritjen e Kosovës, më 1911: “Mbë shumë në bisedime e kuvend qëndrova me z. Ismail Qemali, me Aziz Pashë Vrionin dhe Gani bej Frashërin, se ndodhi të rrija gjithë ndë atë hotel që rrinin edhe ata…” .
Pas këshillimeve, që u zhvilluan ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, më 12 janar 1912, u vendos të mbahej një takim i një grupi personalitetesh të jetës politike shqiptare. Takimi u bë në mesin e muajit janar, nën kryesinë e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në të morën pjesë, përveç Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e Syrja Vlorës, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë. Mbledhja e Taksimit ripohoi përfundimin se shqiptarëve, për të siguruar të drejtat kombëtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu për aspektet organizative të lëvizjes së armatosur në Shqipëri. Rol i veçantë, sidomos në fillim të veprimeve luftarake që do të ndërmerreshin në pranverën e ardhshme, iu caktua Kosovës. Kryengritja do të shtrihej edhe në viset e tjera të vendit, megjithatë, do të ishte Kosova ajo që do të mbante peshën kryesore në rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritëse në verilindje të Shqipërisë e mori përsipër Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi të merrej me organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Mesme dhe në Mirditë. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan të ngrinin në luftë çetat e Jugut. Aziz Vrioni ka qenë në grupin e atdhetarëve që u besatuan për kryengritje së bashku, në Kuvendin e Taksimit, në Stamboll, Turqi, për një kryengritje të përgjithshme shqiptare (Ismail Qemajl bej Vlora, Mufit Libohova, Syrja bej Vlora, Hasan Prishtina, etj, të cilët sipas Nexhmedin Spahiut , që nuk e mbajtën besën, nuk filluan kryengritjen”.
Aziz Vrioni ka pasur korrespondencë të dendur me Aqif pashë Biçakun dhe Shefqet Vërlacin e Elbasanit, në prag të shpalljes së pavarësisë, për caktimin e delegatëve dhe zhvillimet e vrullshme ushtarake.
Sipas të afërme të trungut gjenealogjik të Vrionëve, më 20 nëntor 1912, me marrjen e telegramit nga Elmaz Kanina, për ardhjen e Ismail beut, u mblodh paria e Beratit në kryesinë e Aziz Pashës, në pritje të njoftimeve për fatin e Shqipërisë si dhe caktuan delegat Qemal bej Karaosmanin . Ka qenë vetë Karaosmani që ka saktësuar se: “Mbas pak ditësh, me njoftimin që Bektash Cakrani i dërgoi Aziz Pashës, ku kërkohej njëkohësisht kërkesa për të ndihmuar në përcjelljen e tij për Vlorë, “u mblodhëm në shtëpinë e të ndjerit Aziz Pashës, dhe biseduam çështjen se cili të vejë e të marri Ismail Qemal beun e ta përcjellë deri në Vlonë”. Sipas kujtimeve të Qemal Karaosmanit, delegat i kuvendit në Vlorë, Ismail Qemali ka fjetur një natë në hotelin e Aziz pashë Vrionit, që gjendej buzë detit, në Durrës.
Ndërsa Ismail Qemali vijonte udhëtimin drejt Vlorës, po sipas kujtimeve të Qemal Karaosmanit, Aziz pasha i dërgoi njoftim për urdhrin e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Janinës, që “Ismail beun me gjithë shokë ose gjallë ose të vdekë ta shtini në dorë”, ndërkohë i sugjeronte të hynte në konsullatën austriake  për të shpëtuar, lajm që ishte shpëtimtarë për Ismail beun dhe fatin e mëvetësisë së Shqipërisë.
Aziz Virioni, sapo u shpall mëvetësia, ka uruar Ismail Qemalin: “Tye i u lutun Zotit për fatbardhësiën e shpëtimin e kombësies tonë çfaqim gëzimin e suksesit edhe marrim guximin me paraqitë urime, tyke lutun vazhdimin e sukseseve të Shkëlqesisë Suaj”.
Në mbledhjen e katërt të kuvendit të Vlorës, më 20/3-11.1912 (3 dhjetor 1912) ka qenë në listën e ministrave të propozuar nga Ismail Qemali, përkrah z. Mehmet pashë Tetova, Mufid bej Gjirokastra,Vehbi efendiu, Abdi bej Toptani e Mit’hat bej Frashëri, praktikë që nuk u pëlqye, madje u kundërshtua nga disa delegatë. Në mbledhjen e pestë, më 4 dhjetor, nuk rezultoi fitues ndërmjet emrave që konkurruan.
Aziz Pashë Vrioni, u caktua nga qeveria e Vlorës e Ismail Qemalit në funksionin “Prefekt” i Beratit, pikërisht gjatë kësaj periudhe, ai do të provohej si një nga shtyllat mbështetëse të qeverisë së përkohshme të Ismail Qemal Bej Vlorës.
Duke zbatuar udhëzimet e qeverisë së Vlorës, mori masa së bashku me Shefqet Daiun (ky anëtar i senatit) “për mbrojtjen e vendit nga sulmet e ushtrisë pushtuese greke”.
Të mërkurën, më 10 shtator 1913, Aziz pasha i Beratit rezulton ministër i Financave, të cilit i telegrafoi Ismail Qemali të paraqitej pranë tij për problemin e të hollave që kishte në përdorim Esad Toptani në Durrës, gjoja për të organizuar administratën dhe xhandarmërinë e Policinë.
Më 11 shtator 1913, të enjten, ai u takua me Aubrey Herbert (deputet anglez, mik i Edith Durham, një nga miqtë e Shqipërisë) i cili i ka thënë se nëse kanë frikë se Esadi do t’u merrte të gjitha paratë e qeverisë së Vlorës planifikuar për Durrësin, dërgoni një telegraf të nënshkruar nga Ismail Qemali dhe Aziz Vrioni, ku të më kërkoni mua të marr përsipër që paratë t’ia jap Burnery për t’ua dhënë të varfërve .
Nga gjysma e dytë e shtatorit 1913, Ismail Qemali e dërgoi në Durrës në krye të një komisioni të zgjedhur si njerëz besnikë të tij, për bisedime me Esad Pashën, por nuk rezultoi takim i dobishëm. Shtypi i kohës shkroi: “Marrim vesht se Aziz pashë Vrioni, Mufid bej Libohova dhe Pjetro Poga, janë nisur për Durrës, ku do të merren vesh me kryelëvizëzit (Esad Pashën) e çështjes për ndërrimin e kabinës (kabinetit qeveritar-H.L.); dëshirojmë që kjo misië të dalë e dobishme, për të ardhmen e Shqipëniës.
Sipas kujtimeve të Sejfi Vllamasit, Aziz pashë Vrioni, si shumë të tjerë, nga fundi i vitit 1913 u tunduan, e braktisën Ismail Qemalin, dhe u bashkuan me Esad pashë Toptanin. Sejfiu ka shkruar se: “Esadi e formoi qeverinë e Shqipërisë së Mesme më 14 tetor 1913, me Ali bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrën, me Aziz Vrionin dhe stabilizoi një administratë të rregullt.
Aziz pasha u caktua nga KNK, drejtor i Përgjithshëm i administratës së qeverisë së Durrësit, pas dorëheqjes së Esadit, duke mbajtur edhe postin e drejtorit (ministrit) të Financave në atë kabinet, për periudhën 22 janar 1914-17 mars 1914.
Shtypi, kur njoftoi ardhjen e princit Wied, shkroi: Nga njerëz pranë Esad Toptanit, ai mori vlerësimin e mëposhtëm: “Aziz pashë Vrioni është zëvendësuesi i Esad Toptanit, është mjaft i njohur midis shqiptarëve, si një zotni nga shtëpitë më të mëdha të Shqipërisë, me ndjenja fisnike shqiptare…Duke çmuar vetitë e mira të E. e T. Aziz pashait, e zgjodhën përfaqësonjës në Mbledhjen e Kombeve në Stamboll. Qeverija e Përtashme e Vlorës e thërriti Aziz pashanë si ministër, por Aziz pashaj kur pa ligësitë që po bënte, pas zakonit Ismail Qemali, u hoq si zotni i nderçëm që është, se s’desh të marrë për sipër leqet e të tjerëve. S’ka dyshim se E. e T. Aziz pashë Vrioni, do të mbushnjë dhe këtë radhë detyrat që i ngarkon atdheu, si punëtor i palodhur që është.
Në Durrës, princ Wiedi u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Durrësit Aziz pashë Vrioni dhe drejtori i Përgjithshëm i Vlorës Fejzi bej Alizoti.
Nga 17 mars 1914 deri më 20 maj 1914, ka qenë në kabinetin e kryeministrit Turhan Pashë Përmeti, të cilin e përbënin: Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; Mufid bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; Hasan bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore (pa e ushtruar detyrën). Sipas njoftimit të shtypit, Aziz pashë Vrioni u caktua ministër i Bujqësisë, Pyjeve e i Metaleve , ndryshe sa shpalli qeveria, ku përmendet edhe tregtia. Ndërkohë, kjo gazetë, kritikoi qeverinë për përfshirjen në kabinet “vetëm të pashallarëve e beglerëve si dhe të dy ortodokseve” dhe mos caktimin në kabinet të personave të shquar, ish-ministra si Abdi bej Toptani.
Kabineti, pas 20 majit 1914, pësoi ndryshime  nga dorëheqjet e disa ministrave, dhe mundi të vijojë punën deri më 3 shtator 1914, kur Wiedi u largua nga Shqipëria. Kabineti i dytë, i Turhan pashait, pati në përbërje: Preng Bibë Doda-ministër i Punëve të Jashtme; Aqif Pashë Elbasani-ministër i Brendshëm dhe i Luftës; Filip Noga-ministër i Financave; Mihal Turtulli-ministër i Arsimit; Mit’hat Frashëri-ministër i Punëve Botore dhe i Postë-Telegrafës; Abdi Toptani-ministër i Bujqësisë, ku nuk rezulton të jetë caktuar ministër Aziz Vrioni.
Duke kritikuar punën e ministrave të mëparshëm, gazeta “Populli”, shkroi se” “Ministri i Bujqësisë Aziz pashë Vrioni dërgon të blihen kuaj në Hungari pa marrë parasysh interesat e shtetit”.
Në qershor 1914, mbasi kishte shpërthyer kryengritja e Shqipërisë së Mesme, Aziz Vrioni evidentohet të ketë qenë në krye të fuqisë qeveritare të vullnetarëve  të Beratit, Lushnjës, Vlorës, Mallakastrës, të cilët u mobilizuan për të shkuar në Durrës që ta çlironin prej rrethimit të “Ehli-Kijamit” (Popullit kryengritës), por sipas zhvillimeve të më vonshme duket se kjo fuqi nuk mundi të kalojë Kavajën dhe u kthye drejt Beratit. Sipas Elsie, atë kohë, gjendja politike ishte e rëndë edhe për oficerët holandezë të xhandarmërisë në viset e tjera të Shqipërisë; Verhulst-i u përpoq të vinte në Tiranë nga Elbasani, por u kap; edhe Reimers-i u zu rob në Elbasan; De Iongh-u në Fier shpresonte të shfrytëzonte trupat e familjes Vlora dhe të familjes Vrioni në Berat, por Aziz pashë Vrioni preferonte t’i mbante njerëzit e vet për të mbrojtur vendin nga grekët . Nga kjo më 11 qershor Lushnja u okupua lehtësisht dhe rebelët zgjeruan territoret e tyre deri në lumin Devoll. Më herët, më 2 qershor kishin rënë nën zaptimin e rebelëve kryengritës edhe Elbasani, Mokra, Qukësi dhe Çermenika, popullsia e të cilëve, pa zbrazur asnjë armë kundër u bashkua me fuqinë rebeluese duke u kthyer tashmë kundër qeverisë së Wied-it. Fuqia qeveritare e Aziz Vrionit, më 17 qershor, e ndalur në Lushnjën e okupuar, duke vlerësuar situatën të rrezikshme ngaqë Marka Gjoni e Preng Pasha pësuan humbje deri në shpartallim në rajonin Ishëm-Shijak dhe Zogu dhjakonar priste “të piqej mishi njëherë pastaj të futej në dasmë”, dezerton duke e lënë Lushnjën të okupohet tërësisht prej trupave rebeluese. Vlen të përmendet se në këtë rast Aziz Vrioni nuk u mbështet nga majori Besim Koka, komandant i pjesë tjetër të fuqisë vullnetare të Mallakastrës e Vlorës. Edhe pse kryetari i rebelëve, Arif Karbunara, iu premtoi t’u linte të lirë rrugën të hynin në Lushnjë, kjo fuqi dështoi, Bektash Cakrani nuk lëvizi nga “istikami”, në Manastirin e Ardenicës, për të bërë “yrysh” drejt Lushnjës, përjashtuar fuqinë e komanduar nga Hysni Toska që luftoi heroikisht, madje la të vrarë, ndërmjet tyre edhe Riza e Godo Hekali, të dy nipa të Rrapo Hekalit.
Lidhur me këtë ngjarje, Fejzi Alizoti ka pohuar se: “…u dërguan të mbledhin ushtri Aziz pashë Vrioni, Bektash Cakrani dhe Dervish Elbasani…Bektash Cakrani me Aziz pashën formuan një fuqi për të shkuar në Peqin dhe Kavajë…Aziz pasha nga shkaku i panikut dhe i ca gjërave të tjera që s’mund t’i them dot, u shpërnda ushtria dhe kështu Lushnja ra në duart e kryengritësve pa ndonjë kundërshtim se nuk u zbraz asnjë pushkë”. Në këtë rast Aziz bej Vrioni u arrestua i akuzuar nga qeveria e Turhan pashë Përmetit, për lidhje në konspiracion me rebelët në Lushnjë. Vlen të përmendet se, kur kryengritja e rebelëve po rrezikonte çdo gjë, Aziz pashë Vrioni “lypi internacionalin se ndryshe tha nuk i dilet”, kurse monsinjor Kaçorri iu kundërvu intervencionit.
Referuar njoftimeve të gazetës “Dielli”, Aziz pasha është nderuar nga mbretëresha Sofie, me një vizitë kortezie.
Duhet sqaruar se fuqitë e huaja Mali i Zi, Serbia, xhonturqit, Franca, Italia, Greqia ishin të interesuara të kishte pështjellime në Shqipëri, të ndihmohen esadizmin dhe të realizohej copëtimi i Shqipërisë. Masat kryengritëse të Shqipërisë së Mesme, një turmë e fanatizuar pro islamike e pro sadiste, e panjohur me barbaritë që u bënin shqiptarëve grekët e serbo-malazezët, qorrazi u bindeshin njerëzve ambiciozë dhe me një nivel të ulët politik e jo fort të dhënë pas interesit kombëtar, ishin hedhur në një luftë fanatike kundër vendit të tyre, dhe duke i shërbyer pa e ditur të huajit që i kishte lënë dhe do të vijonte t’i linte në mjerin.
Në të vërtet kjo copë Shqipërie e pashkelur nga pushtuesit, ishte e ndarë në shumë copëza “qeverisjeje“. Kështu, sipas Kristo Frashërit, kemi parcelizime sundonjëse: “në Orosh të Mirditës krejt pavarur qeveriste Prenk Bib Doda; në Fier e Myzeqe sundonte “qeveria” e Aziz Pashë Vrionit; në Elbasan vepronte Aqif Pasha, në Lezhë e Shëngjin Dedë Coku e Vat Marashi; në Shkodër qeveriste një detashment i ushtrive ndërkombëtare nën kryesinë e kolonelit anglez Filips; në Himarë qeveriste agjenti grek Spiro Milo; në Gjirokastër qeveria e Jorgji Zografos; në Mat Ahmet Matja dhe shumë grupe mercenarësh që vepronin përgjatë kufijve verilindorë si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj. Dhe ky ishte kulmi i mjerimit dhe i fatkeqësisë kombëtare”.
Në gusht 1914, rebelët, nën drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut të Çorushit, dogjën pallatin e Aziz Vrionit në Berat, mbasi dëbuan gratë nga shtëpitë dhe kishin plaçkitur çdo gjë të vlefshme.
Aziz Pashë Vrioni, shërbeu si Ministër i Punëve Botore, pas riardhjes në pushtet të Esadit, në periudhën (1914-1916). Në kabinetin qeveritar, prej 6 postesh, të kryesuar nga Esad Toptani, krijuar më 5 tetor 1914, kanë qenë: Esad pashë Toptani-kryeministër; Sali Toro-ministër i Drejtësisë; Shahin bej Dino ministër i Punëve të Brendshme; Nexhati Libohova (vrarë prej agjentëve të Esadit, zëvendësuar nga Haxhi Jusuf Banka më 27 maj 1915)-ministër i Financave; Aziz Vrioni-ministër i Punëve Botore; Jusuf Dibra-ministër i Luftës. Kjo qeveri pati jetë deri më 27 janar 1916.
Aziz pashë Vrioni, sa shakaxhi që ka qenë po aq ishte edhe i rreptë e ironik. Eqrem Vlora kujton se i tha një ditë në një tubim, të kushëririt, Abdi bej Toptanit të mirë, i nxitur nga heshtja e tij enigmatike: “Thuaj diçka, folna ndonjë fjalë, o Diko, se po më luan menç. Unë e di që nuk ke asgjë në kokë, por të paktën hiqe atë petkun e sfinksit, që të shohin edhe të tjerët cili je!” Natyrisht kjo qe vetëm një nga ato vrazhdësitë e zakonshme të Azis pashës, tepër inteligjent, ndonëse nevrik, por mbetet, megjithatë e vërtetë që në Shqipëri (sikundër në krejt Lindjen) një njeri i shtresave të larta duhet të dijë të sillet dhe të flasë, nëse dëshiron që të ketë ndonjë vlerë në sytë e të tjerëve. Vdiq në Berat më 1920, dhe u varros aty.

*Pjesë nga libri ne botim: “Qeveria e Përkohshme e Vlorës 4 dhjetor 1912-22 janar 1914?, jetëshkrimet e ministrave.

Nga Hilë Lushaku

t.observer

Rakia, historia e zbulimit dhe distilimit të saj

December 19, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Arabët janë zbuluesit e mënyrës së destilimit të alkoolit; thonë se edhe sot, ata janë më të mirët e nxjerrjes së zjarrit që rrjedh. E cila, pra, është dhurata më e madhe që i kanë dhënë botës vendet islame? Besimi te Kur’ani – thonë myslimanët pa menduar gjatë, ndërsa disa do të shtonin edhe gjuhën e tij arabike.

Mirëpo, mbase, trashëgimia më e përhapur nga civilizimi islam nuk janë pikërisht shkrimet e shenjta, por arti mëkatar i distilimit të alkoolit. Trashëgimia e madhe e civilizimit islam e shpërndau artin e distilimit anembanë globit, madje, në vendet islame, edhe sot e kësaj dite, përgatitet alkooli më i mirë në gjithë botën.
Megjithëse gëzimet e pijeve të fermentuara janë shijuar që tek njerëzit e shpellave, alkooli natyral që përmbajnë verërat primitive dhe birrërat nuk duhet t’i kenë kaluar 16 %.

Fare herët, Kina e hershme dhe Egjipti, në të njëjtën kohë, zbuluan teknikën e distilimit e cila mundet, po të jetë aplikuar në birrën e atëhershme, duhet ta ketë rritur fortësirën e saj. Më vonë, ka qenë Aristoteli që ka përshkruar rrugën se si përftohet ujët e freskët prej avujve të ujit të kripur të detit. Romakët distiluan terpentinën nga vaji i pishës. Më vonë, ishin dy zonja nga Aleksandria, Maria çifute dhe Hypatia që, në shekujt e parë pas Krishtit, shpikën mënyrën e ndarjes së lëngjeve duke i nxehur ata. Për më tepër, në atë kohë, bota e lashtë nuk duhet ta ketë shfrytëzuar pikat e ndryshme të vlimit alkoolit dhe ujit, për të përftuar nga vera e hollë pije më të forta (mendohet nga disa historianë që indianët, me anën e kësaj metode, përgatisnin birrë të fortë në atë kohë, rreth vitit 800 para Krishtit).
Kërkohet një shpjegim mbi faktin se alkooli, kur distilohet nga pijet e fermentuara, përmban zakonisht gjurmë të metanolit të helmët. Meqenëse metanoli avullon në temperaturë më të ulët nga etanoli që pihet, yçkla është me hedhë tej pjesën e parë të çfarëdo distilimi. Mjerisht, kushedi se sa pijetarë kanë vdekur përpara se arabët të përzgjidhnin teknikën. Ka të ngjarë që, shkenca e flluskimit ngeli në vend për disa vite prej perandorit romak Diokleciani, i cili dekretoi djegien e dorëshkrimeve alkimiste në vitin 229 pas Krishtit, nga frika se, zbulimet prej tyre, do ta zhvleftësonin monedhën e tij.
Djegia e librave nuk qe plotësisht e suksesshme. Shkenca mesjetare arabe, i kushtoi vëmendje punës që kishin arritur grekët, siç presupozon në vetvete fjala alkimist, (ishte përcaktimi arab “Aladded”, në vend të “Kimia” që ishte në Greqinë e lashtë, i cili i referohet shkencës magjike në tokën e zezë të Kemetit, që do të thotë Egjipt).

Me saktësi të plotë, kur dhe nga kush është perfeksionuar distilimi i alkoolit, ende nuk dihet. Disa mendojnë se mbase murgjit egjiptianë e kanë njohur këtë metodë në shekullin 6. Disa e faturojnë tezën e tyre drejt armenëve. Ende nuk ka ndonjë evidencë konkluduese për ndonjë teori tjetër. Ajo çfarë dihet është se, andej nga shekulli 9, autorë arabë, si Xhabir bin Hajan, një polimatematikan iraken i njohur veçanërisht për përpunimet në shkencën e “al – jabr” apo “algjebër”, kanë përshkruar “avujt flakërues” në grykërat e enëve me verë të nxehtë.
Bashkëkohësi i Xhabir bin Hajan, poeti legjendar dhe sarahoshi i përmendur Abu Navas, që ka vdekur në vitin 815 pas Krishtit, ka qenë më pak i matur. Në një ode poetike, që bën fjalë për një natë qejfi në njërën prej tavernave të Bagdadit, ai thërret t’i sjellin pije akoma më të fortë, ai e ka mbaruar se seancën e të pirës së asaj pije që e kish nxehur, “si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”. Përshkrimi bën aluzion të hapur se ai ka pirë diçka që e ka trullosur, së paku verë.

Etimologjia e distilimit jep prova për origjinën e vet arabe. Fjala “alkool” vetë vjen nga fjala arabe “alkohl”, fjalë e përdorur nga alkimistët arabë për të përshkruar një substancë “Puro” ( kështu, fjala e njohur pije “puro”- “khamr”, e ka homologen e saj për pijet e fermentuara. Në arabisht majasë i thonë “khamira”.)
Alkooli është përgatitur në distileri apo në lambik. Fjala “lambik” është një tjetër fjalë alkimistësh që vjen nga arabët, e përafruar me fjalën greke “ambiks”, një lloj ene me grykë të lakuar. Një i tillë mjet është përdorur për marifetin në fjalë – për përgatitjen e “akua vitas” apo “eau de vie”. Emri i birrës së përshkruar në skenat e festimeve me të pira në përrallat mesjetare arabe “Të njëmijë e një netëve” është “ma al – hayat” apo “ujët e jetës”.
Është një surprizë e vështirë për t’u besuar, por rasti i parë i përdorimit të distilimit në Evropë, vjen nga Siçilia e shekullit 11. Vjen pikërisht nga periudha kur ishulli ka qenë nën zotërimin e Kalifit Fatimid të Kajros.

KJO DJERSA E ËMBËL E ARABISË

Ndërsa murgjit përkthenjës të shkencës arabe e përhapnin terminologjinë e nga veriu në jug, arti i përgatitjes së “verës djegse” u përhap nëpër Evropë si një dallgë trallisëse me brandi, uiski, shnapsi dhe vodkë. Në të njëjtën kohë, karvanet arabe transportonin një tjetër lëng të shtrydhur e përvëlues drejt lindjes. Ishte “arak”-u, apo si i thonin arabët tekstualisht – “araq” fjalës që shpreh djersën apo djersitjen. Kjo fjalë nuk i referohet efektit ngjitës të pirjes me fund të gotave përplot. Është saktësisht përmbajtja e procesit të distilimit. Kur një sasi vere apo brumi i fermentuar nxehet në një “alembic”, “araq” i i saj ka ende një rrugë të gjatë çurkërimesh përpara sesa të pikojë përjashta në formën e alkoolit që “ngrihet përpjetë”.
Në Mongoli, “araku“ presupozon një lloj pije të fortë që distilohet prej qumështit të fermentuar të pelave. Njihet përgatitja e tij që nga shekulli 14, siç edhe përshkruhet në një traktat kinez ardhja e në Mbretërinë e Mesit e këtij ekstrakti të ri të zjarrtë. Për Goanët, Sri Lankasit dhe Balinesët, e njëjta fjalë ka kuptimin e ujit të zjarrtë të përgatitur nga lëngësira e farave të kokosit në lulëzim. Tamilët e nxjerrin atë nga kallamsheqeri. Indonezianët nga vera prej orizi, kurse iranianët e etur – nga gjithçka që avullon nëpër pëllëmbët e tyre duke u kënaqur me kondensantin.

Pija kombëtare e në Turqi, Shqipëri dhe Bullgari është e njohur me emrin raki. Sudanezët e quajnë në versionin e tyre “aragi” dhe, pavarësisht nga fakti që qeveria, mbi bazën e fesë, e ka ndaluar atë me dekret, ndër shtëpia “aragi” vazhdon të pikojë që nga vera e vjetër apo brumi i sorghumit. Sauditët, fshehurazi, bëjnë edhe një pije tjetër që të vdes, me emra të ndryshëm, por, kjo pije pa leje që përgatitet konaqeve është më e sigurt sesa metanoli i hidhur i sapo tundur, nga i cili vdiqën para do kohësh njëmbëdhjetë festonjës të dëshpëruar në qytetin e shenjtë.

“ARAKU”? JO MË FOBI

Për arabë të ditëve të sotme, me “arak” kuptohet të rrëkëllyerit të anisës (Anisa është fara e anisës; ka formë vezake ,të valëzuar dhe aromatike nga e cila përgatitet edhe një ilaç për kardiakët, që quhet anisetta. Përdoret edhe në formë erëze gjatë gatimit. Vetë anisa hyn në familjen e karrotës (– shën.imi, R.L), një pije me bazë verën e cila përgatitet në gjithë lindjen arabe, që nga Bagdadi e deri në Bejrut. Tanimë ka prova shumë që flasin se, nën influencën e arabëve, të shijuarit e pijes së anisës është shtrirë nëpër vendet mesdhetare e më tej.
Rakia, që turqit e quajnë “qumësht luani” është shumë e afërt me origjinalin arab. Uzoja greke dhe kushërirat e saja më e forta “tsikoudia” dhe “tsipouro”, nuk janë gjë tjetër veçse arak aniseje, nganjëherë e përpunuar edhe me rrëshirë apo barëra të tjera.
“Sambuca” italiane është një version më i ëmbël që pihet pak e në formën e qerasjes, por pija më e preferuar lokale në zonën e Marsejës është mirfillazi arak, dhe pihet shpesh, si në origjinal, e holluar me ujë. Spanjollët kanë eksportuar në Amerikën latine shijen e tyre për kësi pijesh, “ojen” dhe “anisado” , të cilat njihen atje si “Columbia ‘s robust aguardiente anisado“.
Franca, patjetër që ka pasionet e saja për “pastis” in . Ajo gëlltit nga shurupi viskoz shifrën hutuese prej 75 milion litro në vit.
Kuptohet që ka mjaft ndryshim mes arakut të Levantinës dhe “pastis’ it. Mirëpo, specialistët shikojnë paksa ngjashmëri mes tyre, përvec faktit se janë, që të dyja, pije të forta, kanë shijen e anisës dhe zbardhin në mënyrë misterioze sapo i shton ujë. (Të zbardhurit shkaktohet nga përzierja e vajrave të anisës me alkoolin). Pastisi është i sheqertë dhe aromatik sipas barërave të ndryshme , përzier me esencë aniseje që importohet nga Indonezia. Me bazë alkoolike, kjo pije shitet lirë , si një gjë e distiluar tipikisht nga panxharsheqeri. Kjo konsumohet , me shumicë, si një aperativ pasdrekesh.
Nga ana tjetër, araku i vërtetë apo rakia, në kontrast të plotë me ‘të, ka vetëm dy përbërës – rrushin dhe farët e anisës mesdhetare. Ai nuk pihet as para e as pas buke, por duke ngrëne. Të holluarit e një porcioni arak me dy të tilla ujë, është ca më trullosëse sesa e njëjta sasi vere e fortë. Meqenëse araku ta qëron gurmazin më me efikasitet nga vera, ajo shoqërohet me një komponent perfekt që në Lindjen e Mesme e që quhet “meze”. “Meze” ja serviret në pjata të vogla dhe njëra pranë tjetrës, që përmbajnë gjëra me shije kontraste, si ullinj të hidhët, almonde të freskëta (“almondet” janë bimë të familjes së trëndafilit. I hahen farët. Gjethet e lulet e almondës ngjasojnë me ato të pjeshkës (- shën. imi, RL).), qepë a hudhra të sapo shkulura, djathë të dhirtë, mish qingji të prerë hollë dhe pulastrena të pjekur ngadalë të servirura me shurup shege.

Mirëpo, nga të gjithë, duhet veçuar rakia libaneze. Është më e mira, por ajo nuk është pija tradicionale libaneze. Për shumë, ai është një pasion; duhet nënvizuar se shumica e tij që konsumohet në vend, prodhohet jo në fabrikë, por nëpër shtëpi. Tipike, ta zëmë, është fshati Maronikë, në malet e rajonit të Kesrouanit, ku së paku dhjetë familje distilojnë rregullisht rakinë e tyre.
Eliaz Fadili pjekë 1000 shishe në vit raki vetëm si eksluzivitet të restorantit të familjes së tij, që është i vendosur në një pyll pishash përmbi qytetin Bikfaya. Ka shumë shpenzime, në kohë dhe në para, por rezultati, siç e tregojnë sytë e tij të shndritshëm, është për bereqavers. Për çdo shtator, zoti Fadil blenë dhjetë ton rrush të pjekur mirë ; rrush safi libanez, që, siç thotë ai, është varieteti stërgjyshor i “chardonnay”. Pasi e shtyp lehtë, zoti Fadil e lë rrushin tri javë të fermentohet në vozat që i mban në bodrumin e restorantit. Më pas, vera e freskët, kalon në enët prej bakri. Mjeti i punës, i blerë nga bakërpunuesit myslimanë në pazarin e Tripolit, duket pothuajse krejt si modelet analoge mesjetare.
Distilimin e parë, ai e heq; ka përbërje toksike dhe koncentrat të lartë shpirtoje. Me ujë të freskët, ai redukton përsëri nivelin e alkoolit,rregullon proporcionet, hedh anisën që e merr nga Hinehu, që është një fshat në pjerrinën siriane të Malit Hermon, dhe njomë buzët me pije,përpara se të nis ta pjekë edhe një herë.

I JEP PESËDHJETETRE GRADË

Jo si prodhuesit e tjerë bashkëkohorë të pijeve, si, ta zëmë, uiski, zoti Fadil nuk ndalon gjatë pjekjes së dytë. Ai vazhdon procesin e tij të distilimit për të tretën, madje, për të katërtën herë, duke mbledhur raki që, me ujin, përmban 53 gradë alkool, aq sa është edhe standardi i lejuar nga qeveria Libaneze.
Lëngu I qelibartë tani e ka radhën të mbyllet ndër vazo argjili, për së paku një vit. Vazot e mëdha, që ngjajnë me amforat romake, janë paksa poroze. Zoti Fadil tregon se gjatë atij distilimi të disahershëm, kur humbet edhe 15 përqind e rakisë gjatë avullimit, kostoja e një shisheje pije del dhjetë dollarë, pa vënë në llogari mundin e tij.
Kjo gjë shpjegon se përse rakia më e mirë libaneze është aq e shtrenjtë, edhe më e shtrenjtë sa pijet e importit. Konkurrenca, ndryshimet e vrullshme të jetës libaneze, kanë bërë që në Bejrut të mos gjendet sa herë do rakia, pasi edhe ka rënë shitja e saj. E njëjta gjë edhe në Greqi, ku uiski shitet më shumë nga uzoja. Mirëpo, këta vitet e fundit, ka nisur të kthehet vëmendja te pija tradicionale…
Në El Massaya, po ka mbroth të shpejtë një kantinë e ngritur nga dy vëllezër që janë kthyer nga milicia që gëlonte në luginën e Bekaas, pasi ndenjën jashtë Libanit, në perëndim, në kohën e luftës civile 1975 – 89. “Kryetari i bashkisë i ka thënë babait tim se djali yt është stërvitur për tjetër gjë, e tani dashka të bëjë alkool këtu”, thotë Sami Ghosn. “Më duhet të ngas makinën me kallash”. Sot, qilaret në El Massaya gëlojnë nga qindra amfora argjili përplot me raki. Në dyqanet përgjatë gjithë zonës, shishet blu me arak janë më të kërkuarat. Zoti Ghosn thotë se, herët apo vonë, pjesa tjetër e botës ka për t’i duartrokitur.

Në vendin tonë kanë qenë numëruar me gishtërinjtë e dorës mjeshtrit e destilimit të rakisë, më të mirët e të cilëve kanë qenë e janë edhe sot, në zonën malorë të Skraparit dhe në gjelbërinën përmetare. Ata e kanë sekretin e tyre në përzgjedhjen e rrushit, në fiksimin brilant të nisjes së destilimit dhe realizimin e tij pa u nxituar dhe jo me shumë zjarr.
Sikurse kanë nisur dhe nxitojnë të botojnë poezitë e veta të ndijimeve personale në masë, po ashtu, në masë, janë shtuar destiluesit e rakisë në Shqipëri. Edhe në zonën e Shkodrës, ku zakonisht rakia nxirrej 16 gradë, dhe atje nxjerrin raki 19 – 20 gradëshe, të cilën, rishtarët e rakisë nuk arrijnë të dallojnë diferencën e saj, me atë që bëjnë mjeshtrat skraparllinj dhe përmetarë.
Para islamizimit të tij, qyteti jordanez 5000 vjeçar para Krishtit -  Irbid, apo si quhej në Greqinë antike, Arabella, ka qenë si vendi që prodhonte verën dhe rakinë më të shijshme në pellgun e Mesdheut. Me islamizimin e saj, banorët atje, artin e pjekjes së rakisë e avancuan në përgatitjen e vajit të ullirit.
Në Shqipërinë me popullatë 70 përqind myslimane – gjendje apo origjinë – rakia konsumohet në masë, megjithë pasojat e rënda që ka dhënë përdorimi i saj kohë pas kohe. Edhe mes nesh, zakonisht teprohet përdorimi i saj nga pjesa e pakulturuar e popullit apo edhe e disa pretendentëve për t’u bërë poetë, aktorë a këngëtarë duke mësuar më parë se mjeshtërinë e vargut, fjalës a këngës, atë të pirjes së rakisë.
Nisur nga pasojat shumë të dëmshme me teprimin e saj – ka njerëz që kanë vdekur gjatë përdorimit të rakisë, kanë bërë krime, kanë fyer, llapur dhe denigruar, shoferë që kanë vrarë e aksidentuar njerëz, etj – feja islame e ka ndaluar në mënyrë kategorike përdorimin e saj, duke e shpallur “pije haram”. Në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, në tre rastet e justifikimit të divorcimit automatik të gruas, krahas tradhtisë bashkëshortore – një; vrasjes së foshnjës së vet pas lindjes – dy, rasti i tretë është “kur “ajo” pi venë pa prezencën e të shoqit”.
Gjithsesi, edhe myslimanët besimtarë i kanë hyrë kohë pas kohe këtij mëkati – përdorimit të pijes haram – duke u lutur që, mes mëkateve që duhet t’u falë perëndia, le t’ua falë edhe këtë, përdorimin e asaj ”që të nxehë, si një pishtar i mbërthyer mes brinjve”.

 
Përgatiti: RIZA LAHI;t.observer

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nentor 1912 ne Mitingun e Madh ne Vlore

November 12, 2012 by  
Filed under Emigracion

Comments Off

Oh! Sa te lumtur qe e ndiej vehten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra Shqipetare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin

e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e Atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, nga mallengjimi, pra, po dal ketu para jush qe t’ju gezoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kete minute, Kongresi çpalli mevehtesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e duke me ngarkuar mua kryesin’ e qeverise se perkohshme te Shqiperise se lire.

Porsi enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit t’one, qe hoqi e voi te zezat e te lirit peseqind vjet me radhe ndene sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirtin pergjithenje, te shuhej e te ç’farrosej krejtesisht nga faqja e dheut, kejo Shqiperi, qe dikur, shkelqente nga trimerija e pashoqe e bijve te saj; kjo Shqiperi, që kur i kercenohej rreziku Europes nga pushtimet e Turqise, ndene kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbejne, u be porta e hekurt kundra sulmeve me te terbuara te sulltaneve me t’eger qe ka pas Turqija. Mirepo, desh Zoti, qe me punen, me trimerine dhe guximin e pashoq te Shqipetare te vet, sot e tutje te marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’one, sepse ketu e keshtu, jemi te LIRE te PAVARUR dhe MEVEHTE, prandaj: qeshni e gezoni! Per t’ia arrijtur kesaj dite te bardhe e te madhe, na ka ndihmuar gjaku i deshmoreve dhe puna e vlefshme e patrioteve t’ane dhe e te gjithe shokeve qe muarrne pjese ne kete mbledhje dhe e te gjithe juve, qe tani po ju gufon zemera nga gazi i madh qe ndieni; mirepo mbledhja si me plak qe jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shenjte te shenjes t’one Kombetare, te flamurit t’one te enderruar e te dashur (nxjerr Flamurin, te cilin e ka te vendosur ne nje shtize hekuri, natyrisht te vogël, dhe te fshehur nen pallto dhe pasi e mban nje sekonde ne dore e ngul ne shtyllat e ballkonit. Amatoret, posa e shohin Flamurin therrasin me gezim e me ze te larte: Rrofte Flamuri, Rrofte Shqiperija e Lire).

Ja pra, ky eshte Flamuri Yne i kuq e me shqiponjen dykrenare te zeze ne mest. Dhe tani, te gjithe bashke, si nje trup i tere dhe i pandare, le te punojme per t’a mburuar, per t’a perparuar e per t’a qyteteruar si i ka hije Atdhene t’one te Lire.

Duke perfunduar, s’me mbetet gje, veçse t’i drejtoj nje lutje Zotit te Madh, qe bashke me bekimet e Tij qe i lypi te na jape per te qene te denje te kesaj dite, te pranoje qe ketej e tutje te jem une deshmori me i pare i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin qe te jem i pari ta puth e ta bej te valvitet i Lire. Flamuri i yne, n’atdhene t’one te lire.
Rrofte Flamuri!
Rrofte Shqiperija!

Ja imazhet, ku shfaqen të gjitha emocionet e foshnjes

September 3, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Ja imazhet, ku shfaqen të gjitha emocionet e foshnjes

Është mëse e qartë se fëmijët e sapolindur e kanë tepër të vështirë të kontrollojnë emocionet e tyre.

Por këto imazhe janë tepër domethenëse dhe transmetojnë të gjitha emocionet e një foshnje të sapo zgjuar, ku tregohet mërzitja, acarimi, por edhe gëzimi.

Në këtë galeri fotografike, vogëlushi shfaq konfuzion, zemërim, bezdi, madje edhe grindet kur është i uritur, ose i përgjumur, por sapo sheh aparatin fotografik ndryshon pamje.

Gjatë gjithë kohërave ka pasur dhe vijon të ketë debate në lidhje me emocionet e fëmijëve, dhe moskuptimin nga ana e të rriturve.

Por ky vogëlush nuk e lodh të atin e tij dhe përpara kamerës dhe aparatit fotografik dhe shfaq qartazi të gjitha emocionet që ai ndjen.

Shumë studiues mendojnë se brenda tre muajve foshnja mund të reagojë dhe të shprehë të pesë ndjenjat themelore: gëzimin, interesin, zemërimin, trishtimin dhe neverinë.

Por, shumë të tjerë besojnë se ne kemi lindur me këto aftësi.

B,noa.al

10 efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndetin tuaj

July 20, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme. Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin. E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.
Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë. Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

1- E qeshura është ngjitëse
Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t’iu mërzisin më tepër.

2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm
Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.

3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës
Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.

4- E qeshura ndryshon humorin tonë
Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.

5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj
Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.

6- E qeshura eliminon stresin
Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.

7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat
Ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.

8- E qeshura forcon sistemin imunitar
Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.

9- E qeshura ul tensionin e gjakut
Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.

10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive
Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin “jeta është e bukur” moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.

b,t,observer

Next Page »