Epoka e internetit po zhduk shakatë dhe barcaletat

May 27, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Epoka e internetit po zhduk shakatë dhe barcaletatLONDER-Arti i të treguarit barcaleta po vdes me futjen e epokës së internetit. Kështu bën të ditur një studim në Holandë, sipas të cilit 7 vjet më parë, 8 nga 10 nxënës holandezë mund të tregonin një shaka apo barcaletë, ndërsa shumë të tjerë plasnin në të qeshura. Sipas studimit nga Giselinde Kuipers, sot më pak se gjysma e këtyre arrijnë të mendojnë së paku ndonjë shaka.

‘Njerëzit nuk e kanë më zakon të tregojnë barcaleta sepse vetëm bëjnë chat me njëri-tjetrin”, shkruan Profesor Johan Verberckmoes, një lektor sociologjisë në Universitetin e Leuven në Belgjikë.

‘Të thuash një barcaletë, të bësh humor është tepër e bukur dhe një angazhim sepse të merr kohë teksa e thua, ty dhe personit që e dëgjon. Kjo sepse teksa bën shaka apo tregon barcaleta do të thotë që jeni miq dhe keni kontakt të vazhdueshëm. Por ky mbetet luks, sepse nuk gjen vend në këtë kohë të shpejtë të epokës së internetit ku po jetojnë shumica e njerëzve”.

‘Sot njerëzit preferojnë të hedhin thumba ndaj njëri-tjetrit, takime të shpejta, disa minutëshe dhe nuk e kanë dëshirën ose kohën të dëgjojnë një barcaletë me qen apo me policë. Kjo lloj zgjuarsie tek njerëzit po zhduket si kulturë tek ata që e gëzojnë këtë aftësi”.

Studimi më pas citon se shakatë apo barcaletat janë më shumë një cështje e meshkujve dhe duke qenë se punojnë me gratë, e kanë tepër të vështirë të bëjnë shaka dhe të qeshin e argëtohen me seksin e kundërt.

Armiku më i keq i shakave është influenca në rritje e mediave sociale, rrjeteve sociale që zënë pjesën më të madhe të kohës së shumicës së njerëzve në rruzullit tokësor. Kjo sepse në jetën e përdishme, miqtë, familjet rrallë takohen me njëri-tjetrin të bisedojnë dhe dalin bashkë, thekson studimi.

‘Më parë njerëzit takoheshin në klube, pinin një gotë verë, apo një birrë së bashku, qeshnin dhe tregonin të forta. Por sot gjithçka po ndryshon. Duke folur në rrjete sociale ata i konsumojnë bisedat aty”, tha profesor Verberckmoes.

Por ka dhe ekspertë që mendojnë ndryshe dhe që nuk besojnë se shakaja do të zhduket dhe do i lerë vendin një kulture, totalisht pa humor.

‘Shakatë janë të përjetshme, lum kush di të bëjë shaka. Ndoshta tani u ka ikur pak lezeti, por kam besim se një ditë do të rikthehen në modë”, thotë një tjetër profesor.ballkani.web

Kujdes! Google monitoron përdoruesit e internetit edhe kur janë jashtë rrjetit!

January 10, 2013 by  
Filed under Teknologji

Comments Off

GoogleMetoda e re e monitorimit dhe manipulimit të konsumatorëve?
Apo fillimi i monitorimit absolut të jetës me mjete elektronike?

Aplikacioni-konvertimi Conversion API i Google përbën një reklamë project, që u lejon bizneseve të përdorin profilet e përdoruesve që të vëzhgojnë kështu në detaj zakonet e konsumit të përdoruesve, sa atyre që ndodhen në rrejt/internet, po ashtu edhe atyre që janë jashtë tij…!!! Aplikacioni C-API do të kombinojë të dhëna nga jeta reale me të dhënat e përdoruesve të internetit,me qëllim “që të sjelli jetën reale jashtë internetit, brenda tij”, pra çdo gjë brenda tij, “bring offline into your online world.”.

Monitorimi i konsumatorëve ndërmjet transaksioneve në dyqane, monitorimi telefonatave dhe lidhjeve internetike “skype,msn etj”, do të bashkohen dhe të jenë nën varësinë e Google. Merketingu pritet shumë shpejtë të përmirësohet ndërmjet kampanjave të promovimit që do të bazohen gjithnjë e më shumë në parimet dhe idenë e fitimit të bizneseve.

Ndërkohë,servers-at në të gjithë botën do mund të monitorojnë dhe të regjistrojnë zakonet e konsumit të çdo përdoruesi dhe do t’i arshivoj ato në të dhëna digjitale që janë përzgjedhur nga bota reale. Industria elektronike luan një rol të rëndësishëm për realizimin me sukses të këtij aplikacioni të ri nën pretekstin dhe arsyetimin të përsosmërisë të promovimit të produkteve dhe të reklamave.

Tashmë Google-it i është bërë oferta nga qeveria Amerikane të disponoj të dhëna që ka grumbulluar nga përdoruesit e saj. Thënë thjesht, çfarë fillon si monitorim i tregjeve,mundet fare lehtë të kthehet në monitorim të plotë intrenetik dhe në jetën e përditshme të gjithë qytetarëve!

Padyshim që është një nga zhvillimet më shqetësues ,edhe pse nuk duhet harruar fakti se makineria e kërkimit të koloseut të intrenetit, punon për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, National Security Agency (NSA)…/alb-observer

Interneti është kthyer në sëmundje, rrezikojnë të rinjtë

December 29, 2012 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Female hands typing.Përveç arritjeve shkencore dhe përparimit teknologjik, interneti shikohet edhe si rrezik, pasi mund të ndikojë që brezi i ardhshëm të jetë pa aftësi praktike dhe krijimtari.

 

Kambanave të rrezikut po i bie shkencëtari i famshëm britanik Travor Bayliss, i cili ka zbuluar wind-up, radion që funksionon me lëvizjen e një doreze të thjeshtë.

Gjithashtu, edhe Federata Amerikane e Psikiatrisë dënon përdorimin e internetit nga minorenët. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i tepruar i internetit mund të shkaktojë çrregullime psikike.

Për herë të parë në psikiatri është përcaktuar dhe kjo patologji e re dhe majin e ardhshëm do të mbahet një konferencë botërore enkas për këtë sëmundje bashkëkohore që ka pushtuar brezin e ri.

Sipas Bayliss, bëhet fjalë për një epidemi të vërtetë dhe duhet menjëherë që të merren masat që “brezi i google”, siç e quan ai, të shpëtojë… /alb-observer.

Çfarë ndodh nëse vdes interneti?

August 3, 2012 by  
Filed under Teknologji

Comments Off

Çfarë ndodh nëse vdes interneti?

- Po sikur i gjithë rrjeti global i komunikimit virtual të përmbyset një ditë? A është e mundur një gjë e tillë?
Një diskutim i tillë është ngritur gjatë një konference të posaçme që po zhvillohet këto ditë në Las Vegas, me pjesëmarrjen e ekspertëve të hakerave dhe atyre të qeverisë së SHBA-ve.

Momentin e krijimit të mundshëm të një black-out të internetit, ata e kanë cilësuar në fakt si “Dita e Gjykimit të Rrjetit”,

Duke shtuar se për t’i paraprirë asaj, patjetër që duhet parapërgatitur mbrojtja e rrjetit global.

Vetë eksperti i sigurisë kompjuterike, Paul F. Renda, ka deklaruar pasojat e mundshme të këtij skenari mund të dallohen përmes një softuari të dëmshëm, i cili do të përmbyste të gjithë rrjetin global.

Një virus i ngjashëm me “Fundin e Botës”, e ka cilësuar ai.

I cili mund të ketë në fakt, karakteristikat biologjike të atyre viruseve që kanë të ngecur në trupin tonë dhe përhapen për një kohë të gjatë brenda tij, pa u vënë re. Njësoj mund të ndodhë edhe me kompjuterat në fakt.

Gjithsesi, ekspertët dhe vetë Paul F. Ben, konkluduan se megjithatë, një kolaps i plotë i rrjetit, aktualisht është e vështirë të arrihet.

E kjo, pasi fuqia e nevojshme për të realizuar një sulm të tillë është më e madhe se ajo që kanë momentalisht viruset kompjuterike.

Gjithsesi, eksperti amerikan beson se konceptimi i mundshëm i softuari të dëmshëm, do të çojë në një ngadalësim të konsiderueshëm të rrjetit.

Sipas tij, rreziku i vërtetë nuk do të jetë në fakt një ndërprerje e plotë e komunikimit përmes internetit, por një reduktim i ndjeshëm në shpejtësinë e tij, gjë e cila mund të çojë në vonesa serioze në fushën e komunikimit, dhe që mund të ndikojë në fshirjen e të dhënave.a.b/noa

Varësia ndaj internetit, ja sindromat

June 18, 2012 by  
Filed under Psikologji

Comments Off

Ndryshe nga droga, alkooli, përdorimi i tepërt i internetit mund të ndihmojë në karrierën tuaj, t’ju informojë më shumë dhe t’ju mbajë të azhornuar me lajmet më të fundit

6266185815_a9eae4183c_z

Por studime të kohëve të fundit nga hulumtues në Kinë kanë treguar se përdorimi i tepërt i internetit, në pikën që bëhet varësi, mund të shkaktoje dëme strukturore në trurin tuaj.

Hulumtuesit studiuan 17 adoleshentë me çrregullim të varësisë nga interneti (IAD)dhe gjeti ndërhyrje strukturale dhe funksionale në pjesën e trurit që rregullon organizmin, duke shkaktuar dëmtime njohëse të ngjashme me atë të lojërave të fatit dhe alkoolit.

Kjo është shkenca pas saj: Pjesa e bardhë përbëhet nga qelizat nervore, ndërsa pjesa gri që kemi dëgjuar shpesh përbëhet nga trupat qelizore. Myelin është një lloj yndyre në pjesën e bardhë të trurit.

Kjo yndyrë prek pjesën e bardhë dhe bën transmetimin në mes të sinjaleve nervore të shpejta. Hulumtuesit morën skanimet MRI nga subjektet dhe përdorën një metodë të quajtur ‘anisotropi e pjesshme’ (FA), që mat organizimin e trurit duke gjetur pjesën e bardhë. Adoleshentet e studimit që u diagnostikuan me varësi interneti treguan FA më të ulet se adoleshentët tipikë.

Megjithatë studimi testoi vetëm 17 të rinj me IAD dhe i krahasoi ata me 16 subjekte të shëndetshme. Në përgjithësi, gjetjet tona tregojnë se varësia nga interneti ka integritet abnormal në pjesën e bardhë të trurit duke përfshirë gjeneratën emocionale dhe të përpunimit, vëmendjen ekzekutive, vendimmarrje dhe kontroll njohës.

“Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se IAD mund të shpërndajë mekanizma psikologjike dhe nervore me lloje të tjera të substancave varëse dhe çrregullim të kontrollit të impulseve”, -shkruajnë autoret. Varësia ndaj internetit nuk është njohur zyrtarisht si çrregullim sepse nuk është klasifikuar ende në American Psychiatric Association Diagnostic dhe Statistical Manual of Mental Disorders (DSM), një enciklopedi e kushteve mendore dhe njohëse që është një bibël virtuale për psikologet.

Njerëzit duke luftuar me varësinë shpesh shfaqin të njëjtat sjellje të sëmura dhe impulsive. Diçka bëhet varësi kur ajo ndërhyn në përditshmërinë dhe në aftësinë e njeriut për të shijuar jetën pa atë gjë, si drogat, kumari, interneti, apo ndonjë tjetër.

Disa njerëz mund të tallen se janë të varur nga telefonat e mençur të tyre ose kompjuteri, por ka një ndryshim midis një zakoni konstruktiv dhe të kënaqshmi, me një varësi reale.

A jeni të varur nga interneti? Lexoni sondazhin me poshtë dhe shihni simptomat nga artikulli për varësinë ndaj internetit të American Journal of Psychiatry :

1) Përdorim i tepruar, shpesh shoqërohet me humbjen e sensit të kohës ose një neglizhence të gjërave themelore.

2) Tërheqje, përfshihen ndjenjat e zemërimit, tension ose depresion nëse kompjuteri nuk ju punon.

3) Toleranca, përfshin nevojën për pajisjet kompjuterike më të mira, më shumë softuerë dhe më shumë orë përdorimi.

4) Pasojat negative, përfshin zënkat, gënjeshtrat, arritje të dobët, izolim social dhe lodhje.

Faqe interneti

August 13, 2010 by  
Filed under

Mirë se erdhët

Qëllimi thelbësor i c`do biznesi është rritja e të ardhruave të saj, në këtë këndveshtrim përmblidhet dhe krijimi i një faqe interneti.
Kjo e fundit është një vegël që ka për synim t`ju sjellë sa më tepër klientë të jete e mundur.
Në qoftëse kërkoni dicka me tepër se një mbështetje tipike ,atëherë Nipa ju premton mbështetje të plotë që të mbulojnë kerkesat dhe nevojat tuaja.

Nipa merr persipër:

1) Projektimin dhe ndërtimin e një faqe interneti enkas për bisnesin tuaj
2) Blerjen e emrit të faqes tuaj si pshm (www.emrijuaj.com) dhe rinovimin e tij .
3) Mbajtjen e faqes në serverët tanë (europë & amerikë) duke ju dhënë mundësine të shihni statistikat e vizitorëve.
4) Reklamimin e faqes së internetit në motorrët më te fuqishëm për kërkim në internet si google.com , yahoo.com , msn.com , bing.com etj..

Kush jemi ne ?
Nipa u themelua në mars të 2006 nga zoti N.Papa, qëllimi ynë primar është projektimi, programimi, dhe ndërtimi i faqeve të internetit .
Njohja e perkryer me programet dhe profesionaliteti qe ne posidojmë , rekomandojnë në krijimin e faqeve të internetit me cilësi të lartë.
Me respekt për nevojat tuaja të kohes ju ofrojmë :
Cilesi të lartë , Cmime të arsyeshme , shpejtësi dhe informim te menjëhershëm.

Nëse interesoheni për faqe interneti kontaktoni ne nr e telefonit +30 6982270854 z. Niku
Tel fiks: 22510 25753 orar zyre!

Për më teper mund te vizitoni dhe faqen tonë të internetit! www.nipastudio.com

Disa nga punët tona!

www.northaegean.gr

www.ltlesvou.gr

www.anavissosnews.gr

www.studiesuk.net

www.klasik.gr

www.bice-inox.com

www.mercedesmiliotakis.gr

www.kalatzisport.gr

www.zafiriougold.com

www.runikos.gr

Celibashi & Associates www.pavllovski-celibashi.com

Official Hellenic modellers page – Club News www.helmo.gr

TinaBeauty www.tinabeauty.gr

www.serafim-petromianos.gr

www.everest-hair.com

www.epiplomarket.com

www.albnow.com

www.mitilini24.gr

MONOPOLY «shutter-services» www.photographer-greece.com

Orgesa Zaimi – Official Site www.orgesa-zaimi.com

www.studioflokas.gr

www.geragotelis.gr

Femra kujdes, “donzhuanët” e internetit po ju mashtrojnë

January 19, 2009 by  
Filed under Dashuri

ImageShumë femra dhe gra të vetmuara, janë të pasionuara pas internetit, faqeve për shoqëri dhe komunikim online. Kështu që, ato kalojnë ditë të tëra duke biseduar me
meshkuj të panjohur, me të cilët takimi në botën reale do të ishte një zhgënjim i madh. Për t’ju shmangur takimeve të pakëndshme dhe në kohë të ndërpritni komunikim me këto meshkujsh, ekspertët e komunikimit sugjerojnë që t’ju shmangeni këtyre 5 tipave të meshkujve.

1) ‘’Mashkull i fshehtë’’ – gjithmonë ju dërgon fotografi ku fytyra e tij nuk duket ose është e paqartë, ndërsa trupin e tij e tregon pa asnjë problem. Ekspertët vlerësojnë se ky tip i meshkujve zakonisht janë të martuar, në lidhje apo të shëmtuar dhe kanë frikë se dikush mund të zbuloj identitetin e tyre. Këto meshkujt duan vetëm kontakte fizike ose seks pa romantikë – gjë që femrat e kërkojnë më së shumti nga partnerët e internetit.

2) ‘’Mbreti i romantikës’’ – i përsërit vazhdimisht fjalitë ‘’dua të shkojmë diku vetëm ne dy, ëndërroj një shëtitje rreth plazhit, të shohim lindjen e diellit në agim’’, dhe po ashtu ai pranon çdo dëshirë tuajën. Sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mashkull të dëshpëruar i cili me çdo kusht dëshiron të ketë takim me një femër.

3) ‘’Bombardues’’ – është një mashkull i cili kërkon në internet femër pa asnjë kriter dhe ka të njëjtin standard apo model të ngacmimit: ‘’e nderuara ime, do të takohemi për një pije ose për darkë, sot jam plotësisht i juaji’’ dhe fraza të këtij rangu në vazhdim. Këto janë porosi që e bëjnë të mendoj një femër se ky tip meshkujsh bombardon femrat me ftesa për pije e darka dhe në fund del i pasuksesshëm.

4) ‘’Maniak i punës’’ – ai i cili asnjëherë nuk largohet nga puna dhe vazhdimisht flet për financa dhe punë. Ky është një mashkull që punën e ka prioritet dhe kuptohet se nuk aftësi për të pasur një kontakt me një femër.

5) ‘’Mashkull pedant’’ – nëse mashkulli me të cilin komunikoni kërkon femër të moshës 18 – 25 vjet, flokëkuqe, gjinj të mëdha dhe kërkon që femra të mos ketë mbi 55 kilogramë, bëhet fjalë për një mashkull me karakter të rëndë. Ato njerëz shpesh kanë fantazi të çuditshme seksuale, ku për shumë femra aktet e tilla janë të neveritshme.

Si u krijua interneti ?

November 11, 2008 by  
Filed under Teknologji

Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit, interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po kthehet në një përdorim të domosdoshëm, që i ngjan kafesë së mëngjesit.

Kafe e cila mund të konsumohet në tavolinë i vetëm apo me miqtë e tu, por tani falë kësaj shpikjeje, me të gjithë botën. Interneti prej vitesh mundëson komunikim të shpejtë të individëve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë, universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, kjo me qëllim të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm.

Si u krijua interneti

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin “internet”, rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet 60-të. Si iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat ushtarake të ShBA-së. Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të SHBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e projektit të quajtur “Rrjeti i decentralizuar”.

Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja për një “rrjetë të decentralizuar”, ku mbajtja e të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që më 1966-ën të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast, ideja për “rrjetin e decentralizuar” u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969, në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.

Në ditët e sotme

Në internet mund të komunikosh me këdo dhe nga kudo, mund të lexosh, mund të kulturohesh (ose të çkulturohesh nëse je pa mend), mund të informohesh, mund të blesh e të shesësh mallra e shërbime, mund të paguash faturat e shtëpisë e të biznesit, të paguash e të paguhesh, mund të botosh, të dëgjosh muzikë,të shohësh koncerte e filma, mund të bësh shkollë e trajnime profesionale me korrespondencë, e të tjera e të tjera;.. e pa fund gjëra të përditëshme nga jeta e çdokujt prej nesh.

Zhvillimi më i madh në këtë botë të re të teknologjisë së informacionit (IT) është bërë që nga fundi i viteve 1980-të e në vijim. Ashtu siç i duhej njeriut, një plug që e tërhiqte me qe, kuaj apo traktor, për të lëruar tokën, dhe më pas një laps e mjete të sofistikuara për të shkruar, ashtu edhe për internetin duhet të kesh një kompjuter dhe një lidhje, që të hysh në botën e madhe të cyberspace (kibernetikës). Nuk mund të mendohet përparimi i sotëm në botë, i palidhur me botën e kompjuterit e të IT-së.

Interneti u fut për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991, nga Fondacioni Soros. Gjatë këtyre 17 viteve, janë krijuar mjaft kompani, sidomos në qytetet e mëdha të vendit, të cilat ofrojnë përdorimin e internetit. Tashmë është e qartë për të gjithë, se përdorimi i internetit është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë në përgjithësi, e rininë shqiptare në veçanti. I ndodhur në një pozitë të lakmueshme gjeografike, për sa i përket trafikut të cyberspace, me një popullsi relativisht të vogël dhe me një potencial të fuqishëm rinor intelektual, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që me vullnet e përpjekje të vihet në radhët e vendeve të përparuara në atë drejtim ku lëviz e ardhmja.

Interneti dhe përhapja e informacioneve

Në të kaluarën, vetëm një elitë e vogël mjetesh informimi, si gazetat, rrjetet televizive dhe koorporatat e mëdha, kontrollonin pjesën më të madhe të informacionit. Por me përhapjen e Internetit, gjithnjë e më shumë njerëz po arrijnë të marrin direkt informacione të pafiltruara të të gjitha llojeve. Bizneset po e njohin këtë prirje dhe po përpiqen të përfitojnë prej saj. Miliona e miliona njerëz hyjnë në faqet elektronike në kohët e sotme, për të lexuar shtypin e ditës, parashikimin e motit, këmbimin valutor, postën elektronike e për të kërkuar çdo gjë në të famshmin Google. I njohur si motori më i madh për kërkimet në Internet, ka një mesatare prej mbi 100 milionë kërkimesh në ditë. Njerëzit nga i gjithë globi bëjnë thuajse miliarda kërkime çdo muaj. Informacioni ka qenë gjithnjë një produkt dhe pushtet në botën e biznesit. Tani atë e shfrytëzojnë më shumë konsumatorë kur përdorin Internetin. Sot dihet se një nga shërbimet më të rëndësishme të teknologjisë bashkëkohore janë kompjuterat. Mundësitë dhe përdorimet e tyre janë kaq të shumta, sa është vështirë t’i numërojmë, por e sigurt është se ata lehtësojnë dhe shumfishojnë në mënyrë të paimagjinueshme punën në shumë drejtime të veprimtarisë njerëzore.

Interneti nuk i përket askujt. Çdo kompjuter që bashkohet me të, është përgjegjës për strukturimin dhe për përdoruesit e tij. Nga “origjina”, natyra e tij dhe mënyra e materializimit, Interneti ka një formë jo të përqendruar “anarkike”. Kjo karakteristikë përcakton edhe faktin që nuk i përket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithatë nuk pushon së qëni një i tërë. Interneti nuk ka as këshill drejtues, as drejtor të përgjithshëm, por vetëm disa “trupa” që luajnë një rol këshillues dhe regullues (jo fitimprurës) kryesisht në temat teknikë. Përgjegjësinë kryesore për zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqëria e Internetit (ISOC), që është një organizatë vullnetare, në të cilën mund të marrin pjesë ligjërisht dhe fizikisht persona që kanë qoftë dhe një lidhje të thjeshtë me internetitn.

INTERNETI NË SHQIPËRI

Për herë të parë, internetin e futi në Shqipëri, në vitin 1991, Fondacioni “Soros” për nevojën e tij të komunikimit me qendrat e tjera në Europën Lindore si dhe me qendrën në Shtetet e Bashkuara. Për vite me radhë nuk kishte as ligj, as eksperiencë në përdorimin e këtij shërbimi të ri tek ne. Liberalizmi i ligjit të mediave në përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur që operatorë të medias, por jo vetëm, të zbulonin edhe botën e internetit. Ky zhvillim i vrullshëm do të vazhdonte dhe në vitet, ku do të vendosej edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme në lidhjen ndërkombëtare.Dy janë linjat bazë nga ku Shqipëria furnizohet me internet nëpërmjet fibrave optikë. Njëra është linja veri-jug, që kalon nga Kroacia për në Greqi nëpërmjet Shqipërisë. Tjetra është linja lindje-perëndim, që vjen në Shqipëri nga Italia, për të vazhduar në drejtim të Turqisë nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sallat e internetit dhe internet-kafe U zhvilluan në Shqipëri për të tërhequr sa më shumë të rinjtë, klientë privatë e sporadikë. Në konceptin modern të një “kafeje”, e bashkëngjitur tani me shërbimin e kufizuar të internetit me disa kompjutera. Por shtrirje më të gjerë morën sallat ose qendrat e internetit me 5-20 kompjutera, të cilat sjanë gjë tjetër veçse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi të kateve përdhese në “cyber-room”. Një biznes ky jo vetëm për amatorët e kompjuterave apo studentë të sapodiplomuar me intuitë tregu, por sot dhe i kujtdo që merr përsipër përballjen me riskun e tregut. Rreth 1000 të tilla numërohen tani në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë e Durrës.

100 vjet detari shqiptare, anijet nga Zogu te Hoxha

March 14, 2014 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

100 vjet detari shqiptare, anijet nga Zogu te HoxhaTIRANE - Kanë lundruar në të njëjtin det, e tashmë, imazhet e tyre janë në të njëjtën sallë. Pothuaj 100 vite traditë të detarisë shqiptare janë përmbledhur në një ekspozitë që çelet sot në Muzeun Historik Kombëtar në ora 11:00. Fotografi dhe makete të anijeve më përfaqësuese, prezantohen para publikut duke përfshirë historikun e zhvillimit të detarisë shqiptare (duke filluar nga lashtësia, sepse në fakt këtu ka edhe anije liburne). Luan Shabani, nga shoqata e “Naval”, tha dje për “GSH” se në muze janë imazhe të flotës shqiptare nga 1912-ta e deri sot, nga anijet tregtare tek ato ushtarake, që kanë qenë forca goditëse gjatë 50 viteve të komunizmit.
“Qëllimi i ekspozitës nuk është vetëm të prezantojë arritjet në fushën e detarisë, por edhe t’i bëjmë të njohura, sepse pak dihen. Ndaj ne kemi bërë edhe makete se si kanë qenë anijet, si kanë evoluar nga 1912-ta e deri tani”, – tha Shabani.
Ndryshe nga sa mendohet, flota jonë në vite ka qenë e zhvilluar.
Shabani sqaron se gjatë 50 viteve komunizëm ka pasur rreth 25 anije tregtare, me kapacitet të përgjithshëm rreth 100 mijë tonë. “Anijet që kanë punuar para 1990-ës kanë histori, sepse kanë shërbyer për zhvillimin e ekonomisë së vendit për 30-50 vjet. Ndërkohë që sot nuk ndodh ashtu. Flota atëherë kishte dinjitet, ndërsa nga 1992-shi deri sot, ajo është tkurrur. Nëse më 1990-ën kishte 60 deri në 100 anije në inventar, tani ka rreth 6-7 anije me kapacitet 40-50 mijë tonë”, – tregon Shabani, që ka mbaruar Akademinë e Marinës.
Anijet
Së pari ndalon tek anija patrulluese “Tirana”, e prodhuar më 1916-ën. Në vitet 1930 ka shërbyer në Flotën Ushtarake të Mbretërisë së Zogut, e me të njëjtin model kanë qenë edhe anijet “Vlora”, “Durrësi” dhe “Saranda”, të gjitha patrulluese. Më vonë, më 1926-ën, Shabani thotë se u blenë edhe anijet “Skënderbeu” e “Shqipnija”. Kur e pyet a ruhet ndonjë prej tyre, ai mohon me kokë dhe shpjegon: “Ne arritëm që përmes internetit të siguronim vizatimet, pranë kompanive që i kanë prodhuar e shteteve ku janë prodhuar, dhe bëmë maketin”.
Qëllimi i shoqatave organizatore të ekspozitës, është që t’i dëgjojnë autoritetet: Ministria e Kulturës, e Mbrojtjes, e Transportit, që të shohin se kemi tradita në këtë fushë e megjithatë jemi i vetmi vend shtet në rajon që nuk kemi një muzeum detarie që t’i pasqyrojmë ato.
Çfarë u bë me këto anijet e Zogut? Kësaj pyetjeje, Shabani i përgjigjet me keqardhje se, pas pushtimit italian, u sekuestruan dhe më vonë vetëm njëra prej tyre arriti të jetonte deri nga vitet 1945. “Dolën jashtë përdorimit, por nuk u ruajtën”, – na thotë ai. Ka edhe anije me vela, ndërtuar më 1922. Një tjetër anije që prezantohet në ekspozitë është ajo e vëllezërve Veliaj, detarë, e prodhuar në Itali. “Pas 1944-ës e sekuestruan dhe punoi deri pas Çlirimit. As kjo nuk është ruajtur. Maketet i kam bërë vetëm nga fotot, takimet me kapitenët e punonjësit e tjerë të tyre”, – sqaron Luani.
Anija e “Kinës”
Një prej anijeve me historinë më të veçantë është ajo që mban emrin “Vlora”. Sipas Shabanit, transoqeanikja ka punuar 40 vjet. “I ka bërë një shërbim të madh vendit tonë, sepse ka sjellë gjithë industrinë dhe materialet, nga Kina në Shqipëri. Po ashtu ka sjellë armatime, tanke, aeroplanë etj. Është vlerësuar si anije elegante dhe kujtoj se ajo është prodhuar në Itali, ndërsa në Shqipëri ka ardhur më 1961-shin”, – sqaron Shabani, organizator i ekspozitës. Kur kalojmë në zonën e anijeve ushtarake, ai sqaron se bëhet fjalë për anije ruse e kineze, që kanë qenë në gjendje pune nga viti 1951 deri në vitin 2000. “Kanë qenë në gatishmëri. Gjuajtësit ushtarakë janë mbajtur deri në vitin 2008. Ka edhe katërsilures, që përdoreshin për të sulmuar anijet e rënda si edhe dragaminat, anije që kanë shërbyer për çminimin e detit”, – shpjegon Shabani. Në fund, edhe pse jo për nga rëndësia, janë edhe nëndetëset, ngritur mbi modelin e katër nëndetëseve ruse që gjendeshin në Pashaliman. Sot, prej tyre ka vetëm një, që do të jetë pjesë e muzeut nënujor, tri të tjerat janë shitur për skrap.
Ekspozita është organizuar nga shoqata “Adrion” dhe “Naval”, me mbështetjen e Autoritetit Portual Durrës, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

BalkanWeb)

Teknologji: Si të ruani në mënyrë të sigurt fjalëkalimin

June 9, 2013 by  
Filed under Teknologji

Comments Off

Programi “Dashlane” është asistenti juaj virtual, ai do t’ju mundësojë ruajtjen e shumë fjalëkalimeve me të gjitha kushtet e sigurisë maksimale.

Nëse dëshironi të shmangni vjedhjen e identitetit tuaj, përdorni fjalëkalime të gjata që përmbajnë shkronja, shenja pikësimi dhe fjalë të pakuptueshme. Krijoni nga një fjalëkalim të ndryshëm për çdo llogari që keni në secilën faqe të internetit dhe së fundmi ndryshojini ato në mënyrë periodike çdo 30 ditë.

Është e qartë se këto këshilla janë gati-gati të pamundura për t’u ndjekur. Një person aktiv, që kryen veprime nga interneti ka mesatarisht 50-90 llogari të hapura në faqe si banka, kompani ajrore, blerje online, e-mail, “Facebook”, “Twitter”.

Në këtë gjendje, si është e mundur që edhe një person i fiksuar pas sigurisë personale të kujtojë kaq shumë fjalëkalime të gjata dhe të komplikuara, e për më tepër t’i ndërrojë ato çdo muaj?

Shumë njerëz zgjedhin rrugën e shkurtër, ata thjesht vënë të njëjtin fjalëkalim në çdo faqe dhe jetojnë me ndjesinë e fajit për këtë shkelje të sigurisë.

Ka edhe zgjidhje alternative si për shembull, opsionet e ruajtjes automatike të fjalëkalimeve në shfletuesit e Windows dhe Mac. Por këto mundësi nuk ofrohen për çdo faqe dhe në përgjithësi nuk janë shumë të dobishme në aparatet e tjera teknologjike.

Duke vënë fjalëkalime të ndryshme për çdo faqe interneti, në këtë pikë personi i vetëm që nuk do të arrijë të ketë akses në to, është vetë zotëruesi i tyre.

Zgjidhjet më të mira janë instalimi i disa programeve të dedikuara ruajtjes së fjalëkalimeve si “Roboform”, “Keypass” dhe “Lastpass”.

Lajmi i mirë është se javën e shkuar, një nga programet më të mira për ruajtjen e fjalëkalimeve, “Dashlane”, erdhi në treg me një version të përmirësuar. Ai është tërheqës, i dobishëm, kursen shumë kohë për ata që e përdorin dhe mund të përdoret prej Windows, Mac, IPhone dhe Android.

Ky program ofrohet falas për përdoruesit dhe është shumë i shpejtë për t’u instaluar. Ai punon në motorët e kërkimit si Safari, Chrome, Internet Explorer dhe Firefox.

Për më shumë mund të importojë fjalëkalimet e ruajtura prej programeve të tjera konkurrente që ju mund të keni pas përdorur.

“Dashlane” është programi që ofron ruajtjen e shumë fjalëkalimeve në faqe të ndryshme. Sa herë krijoni një llogari të re, futni në të emrin dhe fjalëkalimin tuaj, do të shfaqet një faqe e programit “Dashlane”, që do t’ju ofrojë mundësinë e ruajtjes së informacionit.

Për më tepër, programi do t’ju ofrojë edhe hyrjen në llogari vetëm me atë të një klikimi. Do t’ju duhet vetëm të klikoni te  “bookmark-et” tuaja dhe sa hap e mbyll sytë do të keni hyrë në llogarinë tuaj të “Facebook”-ut apo “Yahoo”-së.

Nëpërmjet “Dashlane”, që do të kujtojë çdo fjalëkalim për ju, jeni të lirë të ndiqni këshillat e specialistëve për përfshirjen e shkronjave kapitale, shenjave të pikësimit dhe fjalëve pa kuptim në fjalëkalimet tuaja të gjata.

Kështu mund të shkrini të gjithë talentin tuaj prej “pirati”, duke krijuar fjalëkalime aq të ngatërruara sa as vetë nuk do t’i kujtoni deri në fund të ditës.

Një risi tjetër që sjell “Dashlane” është fakti se mund të plotësojë për ju çdo të dhënë që kërkohet nga faqet e internetit, si emri, adresa, numri i telefonit apo edhe informacioni i kartës së kreditit.

Nëse dëshironi të bëni një blerje online, mjafton të klikoni në kutinë e kartës së kreditit dhe “Dashlane” do t’ju ofrojë menjëherë shërbimin e kërkuar.

Nuk do t’ju duhet të shkruani asgjë, gjithçka do të plotësohet prej programit që është memoria juaj virtuale. Sa herë që porosisni diçka nga interneti, me opsionet e reja të “Dashlane” do të kurseni nga 30 sekonda deri në 5 minuta prej jetës suaj.

Programi i ri mund të hapet prej jush edhe nëpërmjet valëve (wireless) duke ju mundësuar kështu lehtësi aksesi kudo që jeni. Ai evidenton fjalëkalimet tuaja të dobëta dhe ju këshillon sesi t’i bëni ato gjithnjë e më të vështira për të mos rënë pre e piraterisë virtuale.

Kjo e fundit është kthyer në një shqetësim të madh për këdo që kryen funksione të rëndësishme të jetës së tij online. Mjaftojnë vetëm pak minuta që cilido person, qoftë edhe në anën tjetër të globit t’ju marrë paratë nga llogaria bankare apo të futet në adresën tuaj të rrjetit social.

Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë e të dhënave tuaja në internet atëherë kujdesuni që të plotësoni çdo kriter që i afrohet më së shumti sigurisë ideale.

Në botën teknologjike lançohet dalja e programit të ri, që memorizon të dhënat tuaja e lehtëson aksesin në faqet e internetit

Një risi që sjell “Dashlane” është fakti se mund të plotësojë automatikisht të dhëna si emri, adresa, numri i telefonit dhe informacioni i kartës së kreditit

Shumë njerëz sot zgjedhin rrugën e shkurtër të krijimit të fjalëkalimeve të njëjta për çdo llogari, por kjo nuk është aspak e sigurt

Sipas statistikave fjalëkalimet më të këqija të vitit 2012 janë: “password”, “123456”, “abc123”, “qwerty”, “111111” dhe “letmein” ikub.al

Greqi, bombë makinës së drejtoreshës së burgut të Koridhalos

June 7, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Greqi, bombë makinës së drejtoreshës së burgut të KoridhalosNjë shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot herët në mëngjes, në orën 4:42, në lagjen Dafni të Athinës, pasi një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e drejtoreshës së burgut të Koridhalos, Maria Stefi.

Shpërthimi u paralajmërua në orën 4:15 në një site interneti dhe në një TV, dhe ndodhi rreth 20 minuta pas njoftimit, pak para se në vendngjarje të mbërrinte policia.

Policia shuajti zjarrin dhe tërhoqi mjetin për analiza laboratorike, por për shkak të kohës së shkurtër që nga momenti i njoftimit, nuk arriti të kryejë evakuimin e banorëve të pallateve përreth. Nga shpërthimi një grua mbeti e lënduar dhe u shkaktuan dëme të shumta materiale në ndërtesat pranë makinës.

Në vendgjarje shkuan edhe forcat antiterrorizëm, pasi vepra u klasifikua menjëherë si vepër terroriste dhe mendohet se në të, janë përfshirë grupe të organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”, anëtarë të së cilës ndodhen në burgun e Koridhalos.

Policia po kontrollon zonën dhe ka nisur hetime të gjera për të identifikuar dhe kapur autorët e vënies së bombës.
(Balkanweb)

Sjelljet që vënë në rrezik marrëdhënien prind-fëmijë

May 9, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

Sjelljet që vënë në rrezik marrëdhënien prind-fëmijëAdoleshentët gjith monë trajtohen si brezi problematik me të cilët është vështirë të ndërtosh një marrëdhënie të shëndoshë, nëse i përket një moshe madhore. Prindërit janë të parët, të cilët kanë shqetësimin e madh dhe me të drejtë, se nëse humbasin marrëdhënien me ta, atëherë do të shkëpusin komunikimin dhe situata do të rëndohet. Ata nuk mund të gjejnë një formë tjetër ndikuese tek fëmijët e tyre për t’u siguruar se sjellja që ata do të kryejnë, do të jetë brenda asaj që e quajnë optimale. Problemi tjetër është edukimi në të gjitha aspektet e tij, por në mënyrë të veçantë ai akademik. Si do e marrin vesh nëse fëmijët nuk ju japin informacion se si po shkojnë me mësime? A kanë hasur vështirësi? Çfarë rezultatesh kanë arritur? etj. Të ndodhur shpesh në gjendje paniku prindërit bëhen shumë obsesivë dhe madje kur kanë arritur një komunikim normal tentojnë të afrohen deri atje e të ndërhyjnë aq shumë në jetën e adoleshentit sa ai ta vlerësojë atë si një uzurpim të jetës së tij, të asaj që ai e quan private. Të gjithë prindërit duhet të kuptojnë qartë se edukimi është një proces që vjen çdo ditë, kontributi duhet dhënë në çdo çast dhe jo vetëm nëpërmjet fjalëve të asaj që fëmijët duhet të bëjnë dhe asaj që nuk duhet. Ata duhet të jenë koshientë se çdo sjellje e tyre vlerësohet dhe merret nga syri i vëmendshëm jo vetëm i adoleshentit, por edhe i atij, fëmijës së vogël që sapo ka filluar të hedhë hapat e parë. Një shembull i cili do ta konkretizonte këtë gjë është prindi me cigaren në dorë duke i thënë fëmijës se vet se ai nuk duhet ta përdorë kurrë atë. Sjelljet prindërore, të cilat shpesh rezultojnë të gabuara dhe ndikojnë negativisht në komunikimin prind– adoleshent janë të tilla: Ndalimi i plotë i sjelljeve, të cilat konsiderohen të rrezikshme. Festat në orët e vona janë një tjetër temë, e cila shkakton shumë debat në familje. Padiskutim që prindërit kanë frikërat e tyre për një sërë pasigurish që vetë jeta e natës ofron, por kjo nuk do të thotë se të gjitha këto mund të zgjidhen me një fjalë jo, duke e ndaluar plotësisht këtë sjellje. Ashtu sikurse kanë nevojë të mësojnë, adoleshentët kanë nevojë edhe të argëtohen. Prindërit në raste të tilla kujtojnë se duke e shmangur vajtjen e tyre në festa apo lokale nate do evitojnë rrezikun, por nuk ndodh kështu. Në të tilla raste do ishte shumë më mirë që të dyja palët të uleshin të diskutonin dhe prindërit në bazë të eksperiencës së tyre mund t’u japin këshillat se si do të ishte më mirë të sillej fëmija në ambiente të tilla. Në këtë mënyrë ai do të rritej dhe duke e parë edhe rrezikun apo dhe njerëz të ndryshëm nga ai, do të dinte më mirë të reagonte. Ne nuk mund ta izolojmë fëmijën tonë duke dhënë si justifikim frikën nga rreziqet.

PYETJET PA VEND
Në rast se ata janë të shoqëruar me miq të tyre dhe nuk duan që prindërit të pyesin për diçka që i vë në siklet, atëherë duhet bërë ky kompromis dhe pavarësisht dëshirës së madhe për të pyetur, mund t’i shmangin të tilla situata. Nxitja për të kryer sjellje, të cilat adoleshentët nuk i kanë fort për zemër Dihet gjerësisht tashmë se në kohën dixhitale në të cilën jetojmë, të rinjtë janë më të prirur të shpenzojnë më shumë kohë me internetin, me rrjetet sociale, me telefonin e tyre celular, laptopin të cilin e marrin gjithandej me vete etj. Në kushte të tilla libri ka mbetur pas dore dhe nuk është më një opsion, të cilin ata e zgjedhin me dëshirë të plotë. Që kjo sjellje t’u kultivohet, përveçse duhet t’i vendosim ata në kontakt që në fëmijërinë e tyre të hershme, duhet stimuluar dhe në forma të tjera. Jo në mënyrë urdhëruese, por në një formë bashkëbisedimi, duke u dhënë atyre argumente të forta se pse duhet të lexojnë libra dhe të pasurojnë botën e tyre me një fjalor dhe informacion që vetëm libri mund ta japë. Sigurisht nuk mund të përjashtojnë njëri-tjetrin, nuk mund të themi që duhet të lexojnë vetëm libra dhe laptopin s’kanë për ta parë me sy. As kjo nuk është e drejtë, ndaj duhet të shohim avantazhet dhe disavantazhet e të dyjave, duke ia lënë radhën njëra–tjetrës, pa përjashtuar asnjë. Ideja e gabuar që shpesh kanë prindërit, se adoleshentët merren vesh vetëm me njëri–tjetrin. Ekziston një ide që adoleshentët merren vesh vetëm me njëri–tjetrin dhe kjo është e gabuar e nuk duhet menduar asnjëherë nga prindërit. Adoleshentët i duan shumë fort prindërit e tyre, pavarësisht indiferencës që mund të shfaqin herë pas here. Kjo është arsyeja më madhore se pse mund të ketë komunikim dhe mirëkuptim ndërmjet tyre. Nëse i respektoni ndjenjat e fëmijëve tuaj adoleshentë, nëse tregoni interes dhe dashuri për ta, nëse u mësoni atyre hap pas hapi se cilat janë pritshmëritë tuaja, atëherë nuk ka vend për rreziqe dhe kjo marrëdhënie mund të jetë më shumë se sa e shëndetshme. Çfarë i bezdis adoleshentët?! Zbuloni përgjigjet Sjelljet që vënë në rrezik marrëdhënien prind-fëmijë Ekziston një ide që adoleshentët merren vesh vetëm me njëri–tjetrin dhe kjo është e gabuar e nuk duhet menduar asnjëherë nga prindërit. Adoleshentët i duan shumë fort prindërit e tyre, pavarësisht indiferencës që mund të shfaqin herë pas here.
 Shqiptare/BalkanWeb)

Një rrugëtim në botën e librit dhe shkrimtarëve më të mëdhenj

April 24, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Një libër është një rrugë e shkëlqyer për të zbuluar diçka të re, të cilën më parë nuk kishe dijeni që ekzistonte.

Letërsia

Dita Botërore e Librit festohet çdo vit më 23 prill. Lidhja midis 23 prillit dhe librave u bë për herë të parë në vitin 1923 prej botuesve spanjollë të librave, si një mënyrë për të nderuar shkrimtarin e madh Migel de Servantes.

Në vitin 1995, UNESCO vendosi që këtë ditë ta shpallë “Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit”, në mënyrë që të promovonte leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.

Vende të ndryshme të botës e festojnë në mënyra nga më të veçantat Ditën Botërore të Librit. Për shembull, në Britaninë e Madhe fëmijët e festojnë 23 prillin duke u veshur si personazhet e tyre të preferuar të librave.

Në SHBA shumë nxënës dhe lexues nga të gjitha shtetet e festojnë këtë ditë duke gjetur dhe treguar histori të ndryshme librash. Të gjithë vihen në kërkim të historisë më të bukur ose e krijojnë atë nga mjedisi ku jetojnë, ka edhe nga ata që i marrin të gatshme nga interneti. E rëndësishme është që në fund të ditës të gjithë të kenë nga një histori për të treguar dhe t’u dhurojnë sa më shumë libra personave të tyre më të dashur.

Veprimtaritë që kryhen kanë si qëllim të festojnë për autorët, që kanë ngritur letërsinë në majat e saj, por edhe të edukojnë e mbrojnë të drejtat e autorit, të cilat dhunohen çdo ditë më së shumti në internet.

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës “Time”, janë:

1. “Ana Karenina”, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. “Zonja Bovari”, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: “Zonja Bovari është e imja.” Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. “Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze “Time”. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: “Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.” Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. “I madhi Getsbi”, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të “ëndrrës amerikane”, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. “Lolita”, një roman nga Vladimir Nabokov. “Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im”, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbert, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe obsesionin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të romanit, në simbolin e vajzave të vogla, që bien në dashuri me burra të moshës së mesme.

6. “Middlemarch”, nga Xhorxh Eliot. Dorothea Brooke është një vajzë e re idealiste, të cilën dëshira për të përmirësuar botën e çon drejt një martese me pedantin e inatosur Kasaubon. Ky gabim e udhëheq atë drejt rrethanave të dhimbshme në kërkim të lumturisë. Novela tregon për kufizimet që shoqëria u bën grave dhe për jetën e mjerueshme të fshatit. Rrëfimi vjen si një kronikë e qytezës së Middlemarch në Angli dhe portretit të një gruaje. Eliot shquhet për analizimin e momenteve të krizës dhe bën që lexuesit të ndiejnë thellë gjendjen e ankthit dhe ndjesinë e zgjidhjes së problemit të personazhit. Simpatia e Dorothea Brooks për personat e papëlqyeshëm e drejton moralin e saj më shumë nga bamirësia sesa nga përbuzja dhe armiqësia.

7. “Aventurat e Hakëlberri Fin”, i shkruar nga Mark Tuein, është romani i një fëmijërie të lumtur për të gjithë ata që e kanë lexuar në vegjëli. Heminguej shprehet: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”. Për disa ky është romani i aventurave të dy çapkënëve, njëri i abuzuar nga prindërit dhe tjetri një skllav i arratisur, të cilët përpiqen t’u shpëtojnë ligjeve të shoqërisë duke udhëtuar drejt Misisipit. Për të tjerë ky është romani i ashpër satirik, të cilin Tuein e ka shkruar për të treguar ligësinë e diskriminimit racial, fanatizmin fetar, hipokrizinë, lakminë dhe shpërfilljen e shoqërisë ndaj nevojave kolektive. Thjeshtësia e personazheve bën kontrast me jetën e kollarisur dhe kapitaliste, që shoqëria e kohës përpiqej të bënte.

8. “Hamleti”, është drama më e famshme e kohërave e shkruar prej dramaturgut të papërsëritshëm Uilliam Shekspir. Hamleti tregon historinë e një princi të ngarkuar me peshën e rëndë të hakmarrjes për vrasjen e të atit nga duart e xhaxhait të tij, i cili më pas u martua me të ëmën e Hamletit dhe u bë mbret i Danimarkës, duke rrëmbyer kështu fronin e personazhit kryesor. I detyruar nga rrethanat e vrasjes dhe i shtyrë prej fantazmës së të atit, Hamletin e shohim të përfshirë në probleme të rënda të ekzistencës, të cilat Shekspiri i ka pasqyruar aq bukur në shprehjen e famshme: “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çështja!”.

9. “Novelat e Çehovit”, u shkruan përgjatë viteve 1860-1904. Djali i një robi rus të liruar, Anton Çehov, u bë një doktor, i cili shpesh i kuronte pacientët pa pagesë dhe që më pas do të njihej si shpikësi i novelës ruse. Deri më tani letërsia ruse ishte njohur me mënyra të ndryshme të shkrimit, përgjithësisht të zbukuruara dhe të tepruara. Çehov, nëpërmjet novelave të tij, reflektoi ndodhitë dhe krizat e jetës së rëndomtë. E gjitha kjo nëpërmjet stilit të tij origjinal, imagjinatës së përzier me mëshirën dhe nëpërmjet përshkrimit të paarritshëm. Ai mbetet një mësues i madh dhe një njeri i mençur, vëren Alan Gurganus për “Novelat e Çehovit”, të cilat akoma dhe sot frymëzojnë dhe turbullojnë mendjet njerëzore.

10. “Në kërkim të kohës së humbur”, është një roman me shtatë vëllime i Marsel Prustit. Është puna e tij më e shquar e njohur si për gjatësinë e saj, ashtu edhe për kujtesën e pavullnetshme. Fitoi famë kur në vitin 1992 u përkthye nga frëngjishtja në anglisht prej D.J. Enright nën titullin “In Search of Lost Time”. Prust, me stilin e tij të jashtëzakonshëm, hipnotik dhe të paimitueshëm, arrin të përshkruajë në mënyrë unike ndodhitë e romanit të tij më të njohur.

Në një kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave, të hartuar prej 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me një sistem pikësh secilin shkrimtar, del kjo renditje e autorëve më të famshëm të të gjitha kohërave:

1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme. Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton. Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX. Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë. Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës. Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi. Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”. Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

7. Çarls Dikens, shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar me 168 pikë. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror. Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme. I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.

8. Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror. Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”.

Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij. Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

10. Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi. Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj. Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit. Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.

Përgatiti: Ivana Dervishi

 

 

“Kur blini një libër nuk keni blerë thjesht disa fletë dhe bojë, por një jetë tërësisht të re” – Christopher Morley

“Nëse lexoni vetëm librat që i lexojnë të gjithë, atëherë do të mendoni vetëm atë që mendojnë të gjithë” – Haruki Murakami

“E kupton që ke lexuar një libër të mirë, kur kthen faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një mik të shtrenjtë” – Paul Sweeney

“Pavarësisht sesa i zënë je, gjej kohën për të lexuar ose rri në injorancën që vetë e zgjodhe” – Confucius

 

 

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave:

“Ana Karenina” nga Leon Tolstoi

“Zonja Bovari” nga Gustav Flober

“Lufta dhe Paqja” nga Leo Tolstoi

“I madhi Getsbi” nga F. Skot Fitsxherald

“Lolita” nga Vladimir Nabokov

“Middlemarch” nga Xhorxh Eliot

“Aventurat e Hakërrbei Finit” nga Mark Tuein

“Hamleti” nga Uilliam Shekspir

“Novelat e Çehov” nga Anton Çehov

“Në kërkim të kohës së humbur” nga Marsel Prust

gzeta shqip

Fëmijët kureshtarë çdo ditë ua bëjnë 300 pyetje nënave

April 21, 2013 by  
Filed under Nena dhe Femija

Comments Off

Në moshën prej dy deri dhjetë vjet fëmijët bëjnë pyetje çdo dy minuta, ndërsa vajzat katërvjeçare janë më kureshtaret. Vet

ëm 18 për qind e fëmijëve e pyesin babanë së pari.

 

Marrja në pyetje nga policia nuk është asgjë në krahasim me fëmijët që janë duke u rritur, veçanërisht të atyre në fazën e kureshtjes e cila fillon rreth vitit të tretë të jetës së fëmijës, ka treguar studimi i faqes së internetit Littlewoods.com në 1000 nëna me fëmijët në moshën prej dy deri dhjetë vjeç.

Nënat mesatarisht përgjigjen në 288 pyetje në ditë, nga të cilat disa janë banale, ndërsa të tjerat shtysë e vërtetë për të menduar, shkruan Daily Mail.

Rreth 82 për qind e fëmijëve pyetjet më parë do t’ia bëjnë nënës, dhe jo babait, dhe ato janë “viktimat” më të shpeshta të marrjes në pyetje. Të vegjlit kureshtar mesatarisht bëjnë mbi 105 mijë pyetje në vit, edhe pse numri i pyetjeve dallon nga mosha dhe gjinia e fëmijës, më kureshtaret janë vajzat në moshën prej katër vjeç. Ata do t’i bëjnë nënës pyetje të re çdo dy minuta që i kalojnë bashkë, ndërsa koha kur fëmijët janë më kureshtar është zakonisht koha e drekës dhe darkës.

Shembuj të pyetjeve të fëmijëve:
• Pse është uji i lagësht?
• Prej çka përbëhen hijet?
• Si marrin frymë peshqit nën ujë?
• Prej çka është i bërë dielli?
• Si nuk e shohim Zotin?
• Pse është qielli i kaltër?
• Si dalin bebet nga nëna?
• Si rrinë në ajër avionët?
• Si ka hyrë bebja brenda nënës?
• Pse ndërrohet Hëna?
• Sa është e rëndë Toka?
/Telegrafi/

Ja cfarë ndodh në internet brenda një minute!

March 20, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

internet

Interneti është kthyer padyshim në një industri të kohëve moderne. Kështu në një studim të sjellë nga gjigandi Intel kanë dalë në dritë disa të dhëna interesante në lidhje me atë që ndodh në internet çdo minute.

Kështu sipas studimit më shumë se 204 milion e-maile dërgohen çdo minute ndërsa 47 mijë apps shkarkohen brenda 60 sekondave. Gjithashtu theksohet se rreth 20 milion foto shihen çdo minute, dëgjohen në total 61.141 orë muzikë, hapen 6 milion faqe në Facebook, në Google, ka mbi 2 milion kërkime ndërsa shikohen 1.3 milion video në YouTube.

Po kështu shitësi online, Amazon, grumbullon 83 mijë dollarë në minute ndërsa 20 viktima të vjedhjes së identitetit shënohen çdo minute. Përsa I përket përdoruesve nga celularët cdo minutë ka 1300 përdorues të rinj të internetit në celular./alb-observer

I dashur Facebook, më nxirr nga izolimi i vetvetes

March 16, 2013 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

“Facebook dhe web-sajte të tjera të ngjashme kanë mundur të influencojnë në mënyrë pozitive një pjesë të madhe të sjelljeve, qëndrimeve si dhe emocioneve tona ndaj dëshirës për të pasur më shumë miq” . Suela Sulo
Psikologe Këshillimi

Para disa ditësh po shfletoja disa revista sociale. Ajo çka ishte e veçantë kësaj here ishte se në secilën prej tyre gjendeshin artikuj që subjekt të tyre kishin Facebook dhe rëndësinë që njerëzit anembanë i japin këtij web-sajti social. Madje në njërën prej artikujve të publikuar rishtazi në Universitetin e Harward-it shkruhej: “Facebook: Një fotografi vlen sa një mijë shokë” (Christakis & Fowler). Në atë moment pata nevojën të shihja përreth, por ndërkohë sytë po më konfirmonin njerëz të tjerë që duke pirë kafe në e mëngjesit, shkëmbenin mesazhet e radhës me miqtë e tyre, sërish në Facebook. Dhe jo më vonë fillova të pyes veten: Sa thelbësore janë këto web-sajte sociale për mirëqenien tonë? Sa e rëndësishme është të kesh edhe një mik më shumë?

Edhe pse në pamje të parë, Facebook apo faqe të tjera interneti që funksionojnë për ndërtimin e marrëdhënieve sociale mund të perceptohen thjesht si moda e fundit për të shkëmbyer informacione, nuk mund të mohojmë se nëpërmjet tyre, ne më në fund mund të rilidherni me miqtë tanë të së kaluarës si dhe mund të forcojmë marrëdhëniet me miqtë tanë të rinj. Jo vetëm kaq, por Facebook dhe web-sajte të tjera të ngjashme kanë mundur të influencojnë në mënyrë pozitive një pjesë të madhe të sjelljeve, qëndrimeve si dhe emocioneve tona ndaj dëshirës për të pasur më shumë miq.

Pra, edhe pse përdorimi në masë i kësaj metode të re komunikimi po kritikohet shumë (për faktin se njerëzit po e përdorin çdo ditë e më pak komunikimin e drejtpërdrejtë midis tyre), në të njëjtën kohë konfirmon se sa të rëndësishëm janë miqtë për të gjithë ne.
Nëse reflektojmë vetëm pak, do të kujtojmë se nevoja për miq/shokë na ka shoqëruar qysh në fazat e para të ekzistencës sonë. Madje ka pasur nga ata që në fëmijëri kanë ndarë sekretet e tyre edhe me miq imagjinar. Më pas, kjo nevojë u zhvillua edhe më shumë gjatë rritjes sonë deri sa në adoleshencë morri formën e saj më të mirë. Filloi të na shoqërojë në procesin e formimit të identitetin dhe personalitetit tonë. Gjatë kësaj faze tepër delikate të zhvillimit, çdokush mund të ketë ndjerë se ishin miqtë, të vetmit ata që na pranuan lehtë për atë e çfarë ne dëshironim të ishim.Si të rritur, bëhemi edhe më të ndërgjegjshëm se sa e rëndësishme është të pasurit miq. Edhe pse, partnerët shndërrohen në shokët tanë më intim, miqtë vazhdojnë të jenë mbështetësit më të mirë të ekzistencës sonë komplekse. Edhe pse nuk mund të shpjegojmë arsyet që na bëjmë të jemi edhe më të ndjeshëm ndaj kësaj nevoje, dimë vetëm që miqtë kanë influencë të madhe në aftësinë tonë për të qenë të lumtur. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh sepse ne bëhemi qenie edhe më komplekse dhe të izoluar, në një botë që çdo ditë kërkon më shumë energji nga ne.

Këto argumente, mbështeten nga shumë studime të fundit të cilat kanë arritur në konkluzionin e ata që kanë miq janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më shumë se ata të cilët nuk kanë. Një tjetër studim masiv konfirmon të dhëna edhe më surprizuese: nëse miqtë e tu kanë një dietë të shëndetshme, ju jeni pesë herë më shumë të predispozuar për të ndjekur këtë dietë; punonjësit që janë më të kënaqur dhe të dhënë pas punës, janë ata që në ambientet profesionale kanë mundur të bëjnë një mik. Konkluzionet e studimit bëhen edhe më interesante kur lexon se për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve të martuar, miqësia është pesë herë më e rëndësishme se intimiteti fizik në një martesë (Rath, 2006).

Në fakt, nuk është e vështirë të kuptosh këto rezultate nëse vlerësojmë se çfarë thonë njerëz si Vernon apo Aristoteli për miqësinë shumë kohë të shkuara. Sipas Aristotelit, në varfëri dhe në fatkeqësi, miqtë e vërtetë janë një strehë e sigurt. Ndërkohë, për Vernon, një mik është pasqyra e vetes, dikush me të cilin kupton se, edhe pse i pavarur, nuk je i vetëm. Pra, vetëm nëse kultivojmë miqësi, mundemi të heqim pak nga izolimi i vetvetes (Collingwood, 2008), i cili çdo ditë e më shumë po kthehet në një fenomen të pashmangshëm.

Duke iu rikthyer edhe një herë rëndësisë së Facebook, duket mëse e arsyeshme të konkludojmë se përmbush më së miri kërkesat dhe nevojat e njerëzve që më shumë e kurrë kanë nevojë të ndjehen pjesë e një grupi shoqëror. Në fund të fundit, nëse shton (në listën tënde) një shok, një mik, një të afërm, apo edhe një të panjohur pak rëndësi ka. Ne kemi të drejtë të ndjehemi të lumtur që bëmë edhe një mik më shumë, një mik që mund të vlejë më shumë se njëmijë fjalë. /Telegrafi/

Next Page »