Hidhet nga 11 metra lartësi në një pishinë… plastike 30cm (video)

July 4, 2012 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

shtëpi, përbën rrezik!

Shikoni videon që alb-observer.com ju paraqet, ku amerikani Darren Taylor, hidhet nga 11 lartësi në një pishinë plastike 30 cm thellësi.

50-vjeçari Darren Taylor nga SHBA-ja, theu rekordin botërorë, që mbahej po nga ai i arritur në 2005-ën.
Është tentativa e 13 e tij.

Rekordi i ri botërorë, u arrit në 11 nëntor të 2011-ës dhe para pak ditësh u regjistrua dhe në Rekordet Guiness.
Amerikani nga Kolorado, i cili mbante pseudonimin “Professor Spash” dhe ngriti karrierën e tij shumë vjeçare, në këto tentativa të “marra”. Sipas të famshmes Telegraph, pas thyerjes të rekordit të ri, Darren deklaroi: “Kredhja të shkakton dhimbje, por mban vetëm pak. Por lavdia mbanë përgjithmonë”.

Duhet theksuar se rekordi i “Professor”, nuk është aspak i rastësishëm, apo një tentativë “marrëzie”, është fryti i punës intensive që ai ka kryer për 25-vjet rresht./alb-observer.

 

Shikoni videon me hedhjen më të “çmendur”. Kujdes! Mos e provo në shtëpi:

xrxksi_y-yyyyyyyyyy-yyyyyy_news?start=6

 

Në stratosferë me avion diellor

March 23, 2014 by  
Filed under Kuriozitete

Comments Off

Në stratosferë me avion diellor<br />
A është e mundur të arrish stratosferën në 20 kilometra lartësi me një avion që udhëton vetëm me energji diellore? Sipas Raphael Domjan, pilot zviceran dhe ideator i Solar Stratos, një gjë e tillë është e mundur. 

 

Domjan dhe grupi i tij i studiuesve kanë prezantuar projektin e një monoplani dyvendësh, që vihet në lëvizje nga një motor elektrik prej 13.5 KW, i ushqyer vetëm nga dielli.

Projekti në fjalë është prezantuar në Muzeun e Ajrit dhe Hapësirës që po mbahet në Le Bourget, në hyrje të Parisit.

Domjan parashikon të jetë direkt në drejtimin e mjetit fluturues diellor, që do të jetë 7.70 metra i gjatë, 20 metra i gjerë dhe në total do të peshojë rreth 350 kilogramë.

Avioni do të lëvizet nga një helikë e ushqyer nga energji e prodhuar nga 20 metra katrorë panele fotovoltazhi të vendosura tek krahët.

Gjithashtu, sipas projektuesve, përmes baterive rezervë të energjisë së prodhuar, objekti do të ketë një autonomi mbi 24 orë. / Top Channel

Zbuloni lulet perfekte për ballkonin dhe kopshtin tuaj

March 23, 2014 by  
Filed under Lifestyle

Comments Off

Në ballkon ose direkt në tokë po ju paraqesim disa nga lulet të cilat do ju bëjnë të ndiheni në harmoni me natyrën.

eni një person që i dashuroni lulet dhe kënaqeni me bukurinë dhe aromën e tyre? Në ballkon ose direkt në tokë po ju paraqesim disa nga lulet të cilat do ju bëjnë të ndiheni në harmoni me natyrën.

Narcisus Erlicheer. Është një lule shumë e veçantë qoftë për bukurinë e saj por edhe për aromën. Me origjinë nga Australia, çel deri në fund të marsit me petale të bardha dhe sfumatura të verdha. Kjo lule është shumë e bukur për të kompozuar buqeta për shtëpinë pasi lëshojnë dhe një aromë shumë të këndshme.

Tulipa Peach Blossom. Pjesë e familjes së Tulipanë të cilat lulëzojnë në fillim të muajit Prill. Çelin lule të dyfishta me lartësi mesatare duke i dhënë shumë gjallëri ambientit për shkak të ngjyrave të saj të bukura.

Lule të tjera të bukura të cilat i japin harmoni dhe bukuri ballkonit apo kopshtit tuaj janë edhe;

Ranunculus Bianco.
Hiacinthus
Chionodoxa Luciliae.
Crocus Sieberi

ikub.al

Sa është numri dhe pesha e bagazheve të lejuara në udhëtimet me avion?

January 27, 2014 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Këtu do të japim disa të dhëna që çdo pasagjer duhet të di përpara se ai të prenotojë një biletë aeroplani, pasi duhet të planifikojë saktësisht bagazhet e tij, në mënyrë që ai mos  hasi problem dhe gjithashtu mos të jetë e nevojshme  të paguaj ekstra para.Në fluturimet  me avion lejohet klienti të marri  në kabinë pa pagesë vetëm  një bagazh dore, dimensionet e të cilit duhet të mos kalojnë shumën prej 116 cm, ndërsa pesha të arrijë jo me tepër se 8 kg. Pesha e bagazheve në stivë të lejuar pa pagesë është 1 (nje) bagazh deri ne 15 kg. ?Pasagjeret kane te drejte te marrin edhe bagazhe te tjera ne ne stive kundrejt pageses deri ne 5 (pese) cope dhe  maksimumi I peshes se lejuar eshte 75 kg per pasagjer, kjo duke perfshire edhe bagazhet e medha apo pajistjet sportive
Për artikujt të cilet nuk lejohen, referojuni pikës (v) të këtij kapitull.Për arsye të sigurisë në punë të punonjësve që merren me bagazhet në aeroporte, pesha maksimale e çdo bagazhi në stivë nuk duhet të jetë me shume se 32 kg për bagazh. Pagesa  kryhet në Aeroport në mbasi ai do të ketë bërë check in biletës së  avionit : Bagazhi shtesë përveç  atij që do të paguhet në piken e shitjes në aeroport do të  kushtojë 60 euro / copë dhe nuk duhet të kalojë peshen 15 kg për copë. Çdo kg përtej 15 kg të lejuar, që paguhet në aeroport kushton 10 EUR / kg.Cili është limiti i përmasave dhe peshës për bagazhin e dorës?Çdo pasagjer lejohet të marrë në bord vetëm 1 (një) bagazh dore me peshë deri në 8 kg. Përmasat e bagazhit duhet te mos kalojne shumen prej 116 cm. Pra, çdo pasagjer  është i lejuar të marrë vetëm një bagazh dhe një artikull personal për shembull një çantë të vogël dore. Kompanitë e aviacionit ofrojnë një lehtësim për pasagjerët,për më tepër detaje ,  pajisjet ndihmëse si , veshje e jashtme, jastëkët, batanije, librat dhe gazetat nuk numërohen si sende personale. Të gjitha amballazhet duhet të përshtaten  lart ose para jush dhe t’i përmbahen kërkesave të mëposhtme:Dimensionet maksimale për bagazh: 45 lineare in/114 cm (gjatësi + gjerësi + lartësi) dhe nuk duhet  të kalojë ndonjë nga matjet e mëposhtme: 22 “gjatë x 14? të gjerë x 9 “i gjatë ose 114cm (56 x 35 x 23 cm ).

NDUE SHYTI, Mbreti i çiftelisë shqiptare

December 7, 2013 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

 

 “Artisti i Popullit” së fundi mori titullin e lartë “Nderi i Kombit” 

Ndue shyti2

 

Ndodh që shihesh shumë vonë me njerëz që je nisur për t’u takuar qysh herët. Kështu na ka ndodhur me “Artistin e Popullit” Ndue Shyti, dekoruar së fundi me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Mund të ishte ky rast shtysa për të udhëtuar drejt tij, por dhe mosha rreth të 80-ave e artistit, apo “pengu” i mbetur prej vitesh. Nëse për Moxartin është thënë se ai ishte vetë muzika, për Ndue Shytin mund të thuhet se ai simfoninë e tij muzikore e krijoi vetëm me çiftelinë me dy tela prej drurit të manit dhe bilbilin prej gështenje. Dy tela aq të thjeshtë mjaftuan për të ndezur “llambën” e tij melodike përjetësisht të pashuar. I trokitëm në portën e shtëpisë së bashku me studiuesin nga treva e tij Mark Mesuli, shkrimtarin Salvador Gjeçi, publicistin Gjon Marku, që do t’i merrte dhe një intervistë mjeshtrit për një libër në proces. Nuk udhëtuam drejt Gojanit, aty ku është kulla e vjetër e Ndue Shytit, por drejt qytetit të Durrësit, ku ai banon në një vilë private, larg flladit të pishave të Munellës, Suçelit e Terbunit, por pranë valëve të detit. Flasim për rreth tre orë me Nduen, buzagaz e mirësjellshëm dhe në fund ai ngrihet për të bërë disa fotografi me ne, dhe se ka mbi dhjetë vite me paralizë në këmbë. Vërtet që këtë fillim nëntori jemi ne miq në shtëpinë e tij, por më parë kanë qenë dhe muzikologia e njohur Sabrie Nushi, Esat Ruka, Sulejman Sula, Fran Vukaj, që pak kohë më parë realizuan një emision kushtuar atij në TVSH, apo Riza Tafilaku që ka botuar një libër kushtuar tij. Ndue Shyti, ky bard i papërsëritshëm i maleve tona, e ka bërë epokën e vet si rrallë artistë në këtë vend, falë talentit të tij të jashtëzakonshëm. “Në 32 vite, nga 1960-a deri në vitin 2002, kam dhënë 450 koncerte brenda vendit dhe plot të tjerë jashtë, në 18 shtete, 4 kontinente, thotë ai, duke saktësuar se nuk ka qenë në kontinentin e pestë, Australi, por një emigrant i ardhur prej andej i ka thënë se çiftelinë tande e kam pas kërkue me radiopostë qysh atëherë kur vendi ishte i mbyllur. Çiftelia e tij ka rënë në Francë, Itali, Norvegji, Austri, Jugosllavi, Turqi, Zvicër, Amerikë, Kinë, Kamboxhia etj. “Në Itali trioja me ajkën e artistëve të kombit, Gaqo Çako (muzikë klasike), Vaçe Zela (muzikë e lehtë) dhe Ndue Shyti (muzikë popullore) u vlerësua maksimalisht, si interpretues kulmorë shqiptarë”, shkruan Sulejman Sula.

Ndue shyti1Ndue Shyti ka 60 vjet në Radio dhe Televizion me pjesët e tij instrumentale. Në koleksionin e tij ka 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale, teksa ai vetë tashmë është një çmim, pasi për instrumentistët popullorë ka disa vite që jepet çmimi “Ndue Shyti”. Alfabeti i çiftelisë ishte prej kohësh, si dhe “fjalët” e saj, nëse mund t’i quajmë kështu në mënyrë të figurshme meloditë, por ai me talentin e pashoq krijoi gjuhën e kësaj vegle, i dha dyzenit pasaportën ndërkombëtare perëndimore. Ai e përfshiu çiftelinë e trojeve mirditore në një familje të tërë veglash muzikore moderne, që deri atëherë nuk e kishin përfillur, madje duke e vënë atë në krye të herës e duke krijuar njëlloj polifonie orkestrale të Veriut. Atëbotë e mbrapa çiftelia do të ishte dhe ajo e para, parakja e traditës, që do të binte e vetme në oda dasmash, por dhe kryesuesja e një formacioni orkestral prej një duzine veglash. Dhe e gjitha kjo ndodhte në shekullin e shkëlqimit të folklorit, po dhe të rënies së tij. Biseda me Nduen nuk ka protokoll, madje ai nuk “bindet” kollaj hullisë nga duan ta çojnë pyetjet e gazetarit, do që t’i marrë gjërat shtruar e me rend si në kuvendet e Mirditës. Nga njerëzit e politikës, si demokrat i thekur që është, përmend Sali Berishën, jo vetëm si mjek që i ka shëruar zemrën, por dhe si politikan, Azem Hajdarin, por dhe Rexhep Mejdanin, që e ka takuar në Pukë në një veprimtari kulturore. Lavdëron fort Mark Mesulin, me të cilin ai thotë se njihemi pa qenë partitë, si të thuash përtej politikës. “Ka qenë kryetar i komunës së Gjegjanit në vitet 2000, kur erdhi në shtëpinë time, nuk e këqyri që unë isha demokrat. Marku më ka ardhur dhe në fatkeqësi, prandaj në anën njerëzore më asht tregue vëlla e shkue vëllaut. Ndihem i nderuar se gjithnjë vlerësimin e kam marrë vetëm prej artit…”

 

Mrekullia e “simfonisë me dy tela”

Ndue shyti3Ndue Shyti ka lindur më 10 shtator 1934 dhe qysh fëmijë ai i binte çiftelisë në vendlindjen e tij në Gojan, buzë Fanit të Madh, pa e shkuar nëpër mend se vegla me dy tela do ta bënte një nga artistët më të mëdhenj të kombit të vet. Po dhe fyelli që i kishte rënë gjyshstërgjyshi i tij mes atyre maleve ku Munella është përherë një prekrenare vigane. Ai do të ishte jo vetëm instrumentisti numër një i çiftelisë, kësaj vegle magjike, në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin “Puka”. Çiftelia do ta shndërronte atë në një mit, por dhe ai do t’i jepte një tjetër peshë instrumentale kësaj vegle kaq të brishtë në dukje. Çiftelia do ta ngjiste Nduen në skenat më prestigjioze të botës, do ta ngrinte në lartësinë e “Artistit të Popullit” (1979) dhe së fundi dhe të “Nderit të Kombit”. Ai ishte sa çiftelirënësi i luginës së tij të Fandamadhit dhe i formacioneve folklorike të Pukës, aq dhe një artist i sprovuar i Ansamblit të Shtetit në Tiranë. Gjirokastra nuk kishte kuptim pa këtë mjeshtër unik në festivalet e saj. Gjithçka e tij ishte çiftelia dhe se një tjetër ansambël verior mbante emrin “Çiftelia”, ai i “Lezhës, teksa ky instrument ishte kryesori dhe i Mirditës etj. Në vitet ‘70, ky virtuoz i lindur i thoshte muzikantes së re të muzikës moderne, Sabrie Nushi, e sapoemëruar në Pukë, lërë moj cucë pianon e mëso çiftelinë, duke e befasuar për një çast, por në të vërtetë duke e tërhequr atë drejt një bote muzikologjike të traditës që nuk kishte të shterur. Ai ishte nga ata virtuozë brilantë që dinte të bënte muzikë dhe me gjethen, gurin, shtogun, bririn, drurin, çdo send që natyra e atyre maleve ta dhuronte bujarisht. Mjafton të shohësh sot një nxënës të tijin, Gjovalin Ndrecën, si luan melodi origjinale me pipëz, zumare, fyell etj. Dhe ngado që të vejë fjala, Ndue Shyti do ta sjellë atë herë pas here te fillimi, me një nderim të posaçëm për mësuesin i tij vadejas të çiftelisë, mirditasin Gjin Shkoza (1900-1980), instrumentist i shquar paraardhës i kësaj vegle dhe gdhendës i saj. Shyti vinte nga trevat e Prendush Gegës e Mat Dod Pepës, Gjin Shkozës e Tom Nikollës, Frrok Haxhisë e Fran Palit, Preng Koticës e Simon Beleshit, Fran Vorfit e Mark Nikollës, Nikoll Preçit e Gjergj Pacanit. Prej atyre trevave do të ligjëronin Dava Gjergji e Vitore Rusha, Zojë Pali e Vitore Matoshi. Rapsodia po shuhej, duke ia lënë vendin një kënge të re me mbrujtje qytetare. Ishin të huajt, që kur kishin parë në skenë vërshimin e 104 vetëve me çifteli në duar dhe me një laryshi veglash të tjera, e kishin quajt atë “simfonia me dy tela”. Mrekullia kishte ndodhur tashmë. Druri i manit kishte sfiduar për një çast drurin e ullirit, nëse mund të ishte ai një dru i shenjtëruar, apo të tjerë drurë kulte të njerëzimit.

 

“Paganini shqiptar i çiftelisë”

 

Çiftelia e tij e nisi udhën në vitet ‘50, kur ai për herë të parë, pas fshatit të tij, i ra asaj në Durrës për vullnetarët e njërës nga hekurudhat që po ndërtohej. Ishte viti 1958 kur u ngjit në skenën folklorike të Pukës, ku dita-ditës aftësohej si interpretues dhe në pesë vegla të tjera muzikore, si sharkia, dy lloje bilbili, zumarja, fyelli, për të qenë një ditë krijuesi dhe dirigjuesi i orkestrës më të madhe të muzikës popullore në vend. Ai nuk përdorte partiturë, notat e tij ishin të shkruara në mendje, njëlloj si doket e maleve. Ishte me fat pasi bota ende nuk kishte dalë nga muza e folklorit. Në vitin 1957, në Moskë, Tom Nikolla mori “Medaljen e Artë” me një këngë, Gjin Shkoza “Medaljen e Argjendtë”, kurse shkëlqimi meteorik i çiftelisë, nën një emër të përveçëm, do të priste Francën e 15 viteve më pas. Vitet ‘60 institucionalizuan punën me folklorin dhe ai ka shumë mbresa nga ajo kohë. “Ishim në Shkodër në një koncert, flinim në hotel ‘Sporti’, unë i bija çiftelisë në sallon dhe aty mblidheshin qytetarë të shumtë shkodranë dhe mbanin vesh”. Ai shihte se çiftelia e tij binte për së mbari dhe aty ku kishte qenë qysh herët toka e bekuar e pianos. Ndoi i ka rënë bilbilit dhe në bjeshkët e vendlindjes dhe në Shan Elize të Parisit në ‘80-n. Ambasadori ynë asokohe ishte Misto Treska. “Me arrit me një tub me çudit Francën, kjo nuk ishte pa deri atëherë”, thotë mjeshtri, një bilbil i punuar nga vetë ai me dru gështenje. “Ky instrument nuk njihej atje, prandaj them se nuk asht me e lanë mbrapa as sot folklorin, që asht njëni nga elementet dallues të kombit, ashtu si dhe gjuha.” Dhe vazhdon të kujtojë episode: “Prej atij bilbili më thirrën me gjithë djalë, Markun, me shkue në një ansambël në Zvicër. Ishte viti 1996. Mbasi i ramë bilbilit atje, u ngrit një profesoreshë 90 vjeçe e më tha: “Unë kam qenë në të gjitha skutat e botës, po askund nuk ka ndigjue një melodi të tillë”. Në atë pjesë melodike unë imitoja bariun, kurse Marku zogjtë e pyllit. Dhe kjo e mahniti mizikologen e moshuar dhe publikun zviceran”. Një vit më vonë ambasadori zviceran, gjatë një veprimtarie në Pukë më tha: “Nuk ka flaut japonez që ia kalon këtij bilbili, duke më kërkuar t’i bëja dhe atij një bilbil, si dhe më ftoi në vendlindjen e tij, ku përfituan dhe kryetarët vendorë që erdhën me grupin artistik. Ai beson se në Luvër gjendet një portret i tij, i bërë mbase nga ndonjë piktor… në Dizhonin e ‘70-s. Pse jo? A nuk janë atje dhe të tjetër “mbretër” të artit botëror si ai?

“Gjerdani i Artë” në Dizhon të Francës, kulmi

i shkëlqimit të folkut shqiptar

 

Ai e rrëfen pa pushim atë ngjarje madhore si të ketë ndodhur dje, një javë e paharruar, 30 gusht-4 shtator 1970 në Dizhon të Francës. “Prej asaj dite kujtoj shumë gjëra. Ka qenë dita ma e lumtun për mue, po dhe për kombin tim. Unë kisha pjekurinë artistike të instrumentistit dhe isha në kulmin e rinisë sime. Shqiptari e ka të veçantë krenarinë artistike, o me ba ma të mirën, o, në rastin tim, me e thye çiftelinë. Dhe ia arrita. Kisha ambicien artistike, po dhe dëshirën me e nderue Shqipninë. Programi na u shkurtue në 15 minuta, vetëm katër numra, dy valle popullore të Besim Zeksthit, një kangë e Ibrahim Tukiçit dhe melodia ime me çifteli. Mbasi u shkurtue programi kam hy në skenë me një inat të madh, se më thanë me e shkurtue dhe unë pjesën time. Unë e luajta shpejt dhe kështu e shkurtova!…” Ishte i mrekulluar kur shihte që gjithë ajo skenë ishte nën pushtetin e tingujve të tij. E kishte fituar betejën artistike në metropolin botëror të kulturës. Sa herë kishte thënë me modesti e nderim se ai nuk do ta kishte arritur atë sukses po të mos kishte qenë në duart e tij çiftelia e punuar nga Gjin Shkoza. “Nuk do ta arrija pa çiftelinë e Gjinit. Nuk kishte çifteli ma të mirë se ajo. U ngrit kryetari i jurisë së festivalit nga vendi ku ishte dhe tha: “Ju zini vend të parë në botë”. E megjithatë ai kujton se francezët e këqyrën çiftelinë me shumë interes, po dhe me vërejtje, a thua kishte përbrenda ndonjë zemrek, që i kurdiste ato meloditë e tij magjike. Por nuk gjetën asnjë mekanizëm në trupin e saj, ajo ishte e lehtë pupël, pa asgjë të huajin përbrenda. U grumbulluan rreth tij instrumentistë të njohur, laureatë nga më të mirët e botës, të buzukut grek, bilbilit egjiptian, veglave popullore spanjolle etj. Nuk ishte shaka, virtuozi shqiptar kishte marrë “Gjerdanin e Artë” të festivalit të Dizhonit, që për kureshtjen e lexuesit peshonte 3 kg e 860 gram. Ia sillte vendit të tij si një trofe artistike të rrallë. Ishte ende herët, por nuk do të vononin të tjera lajme shqiptare nga Franca. Po bëhej gati të trokiste me letërsinë e tij shkrimtari Ismail Kadare vetëm dy vite më vonë. Francezët me siguri do të mahniteshin se si kishte kapërcyer aq shpejt ky popull nga folku tradicional te romanet moderne të një autori të nominuar prej më se 20 vitesh për çminin “Nobel”.

 

Krijuesi i orkestrinës popullore me 104 instrumentistë

 

Ndue Shyti nuk e mbajti çiftelinë për vete. Ishte një hop i paparë, që nga një rënës monofonik tradicional i çiftelisë, qysh se kjo vegël ishte shpikur, te një “kompani” çiftelirënësish, sa mezi i zinte skena. Kjo tregonte fuqinë që mund të kishte ky instrument në dirigjimin e një mjeshtri si ai, që dikush e quan jo vetëm të përmasave shqiptare, por dhe botërore. Dhe vërtet nuk dimë të këtë pasur një instrumentist të çiftelisë si ai, askund ku ajo bie në Ballkan. Kulmin si orkestër e kemi arritur në një koncert në vitin 1979, ku numri i instrumentistëve shënoi rekordin 104 vetë, 6 prej tyre femra. “Më pyeti Enver Hoxha si ke mujt me e ba një orkestër të tillë? Ndërhyni ministri i Arsimit, Thoma Deliana e i tha: “E ka ba Ndoi vetë, me iniciativën e tij, pa asnjë përkrahje”. Ai thotë se Mirdita artin e veglave muzikore e ka pas të varfër, mezi baheshin një fyll e një çifteli bashkë, jo ma një orkestër me 13 vegla popullore. Në orkestrinën e tij janë përdorur: çiftelia, fyelli, bilbili, sharkia, lahuta, zumarja me dy pipa, gajdja, gjethja, daullja, fisarmonika, kitara, çiftelitë e temperuara etj. Nuk ka qenë e çelur rruga e këtij artisti, ai nga statusi social ishte thjesht një punëtor sharrash në fillimet, pastaj instrumentist në Pallatin e Kulturës në Pukë për 28 vjet. Ai thotë se nuk kishte ndonjë preferencë nga drejtuesit e Ansamblit të Shtetit për ta marrë me vete, por si mjeshtër i çiftelisë që ishte, bënte vetë vend në shfaqjet jashtë shtetit. Ka dhënë koncert e ka luajtur pjesë instrumentale jo vetëm para publikut e udhëheqjes së vendit në Tiranë, duke marrë disa herë përgëzimet e vetë të kreut të vendit, por dhe para Mao Ce Dunit në Pekin në vitin 1966. Në fund të koncertit, kryetari Mao ka shtrënguar duart me artistët shqiptarë, por rapsodi ynë s’e ka dalluar përnjëherësh mes atyre pesë-gjashtë burrave udhëheqës në llozhë, të gjithë të veshur me kostumet e popullit punonjës kinez.

Artisti, në njërin nga festivalet e Gjirokastrës

Folku shqiptar është autentik në melodi,

vegla, interpretim

 

Ndoi u bë zoti i çiftelisë. Thotë se ka qëndruar 6 muaj pranë punishtes së mjeshtrit të njohur të punimit të çiftelive Marka Zef Përshefa në Bisakë (Fani Vogël) të Mirditës, si me thënë për t’iu vënë “notat” muzikore atyre. Gjithë “fisi” Përshqefa ishte çiftelibërës, traditë që e vazhdojnë dhe sot. Çiftelia ka kupën dhe kunjat prej drurit të manit, kapakun prej bredhi, bishtin prej ahu dhe “shkamin” ku mbështetën telat prej bronzi. Sigla “M. Z. Përshefa” mbi çiftelitë e gdhendura mjeshtërisht nga ustai i tyre, jo vetëm qe ngjitur në skenat shqiptare të folkut në Gjirokastër e kudo, por pati shtegtuar dhe jashtë shtetit si dhuratë. Në vitet ‘80 në Shkodër, studentët kosovarë që kishin mundur të vinin për vizitë në ILP, të parën gjë që kërkonin në “Pazar” ishte çiftelia e këngëve patriotike.

Ndoi ngulmon në mrekullinë e çiftelisë, bilbilit, zumareve, duke sjellë gjithnjë shembuj. “Ja, ansambli “Puka” pas ‘90-s zuri vend të parë në Europë, me vegla të bamë nga duart tona, me melodi të trevave tona, me interpretimin tonë autentik shqiptar.” Nuk është për t’u habitur që ai gjatë gjithë bisedës ka aq shumë stacione në Europë, ku ka shkelur folku shqiptar dhe ai si një zë i shkëlqyer i tij. I ka qëlluar t’i këputet njëri tel i çiftelisë me 1974 në Turqi, por melodia nuk është këputur. “U këput teli kryesor, po e çova melodinë në fund me telin tjetër”. Atij i krijonin tinguj jo telat dhe druri i manit, por gishtat, “telat” e shpirtit. Dritan Haxhia, biri i mikut dhe kolegut të tij, rapsodit të mirënjohur Frrok Haxhia, shkruan: “Kjo trashëgimi interpretimi dhe tingulli e ka ngritur Ndue Shytin, ka mote, në lartësitë ku vetëm shqiponjat ngjiten. E, pra, ai është një ‘shqiponjë’ që gjithçka e shikon nga lart. Vetë tingulli i instrumenteve të tij është hyjnor, origjinal, i shkrirë me natyrën, që të sjell një frymëmarrje prej bjeshkëve të Mirditës ku ky artist i madh burimor, ‘autodidakt’, na sillte sa herë prekte telat e çiftelisë, apo fyellin dhe bilbilin, zumaren dhe gjethen.” E pyesim Nduen rreth konceptit që ai ka për rapsodin. Rapsod i mirëfilltë, thotë ai, është ai që e krijon, e shoqëron me vegël muzikore dhe e këndon këngën. Por dhe ai që kryen vetëm njërin nga funksionet, ose e krijon këngën (tekst e melodi), ose vetëm e këndon atë. Unë quhem instrumentist, por mund të quhem dhe rapsod, pasi unë krijoj meloditë folklorike me çifteli, bilbil etj. Kam krijue 13 pjesë instrumentale dhe disa këngë. E pyesim dhe për krahinën nga rrjedh e ai thotë: “Për mue gjaja ma e madhe që ka pas Mirdita ishte se kur fliste njani, të gjithë të tjerët mbanin vesh. Jo veç Mirdita, po krejt Shqipnia kështu e ka pas zakon. Por tani gjërat nuk janë më si dikur, habitesh kur djali ia pret fjalën babës, vëllai i vogël vëllait të madh, shoqi mikut e kështu me radhë”. Rri e dëgjon këtë mjeshtër, në shtëpinë e tij, tash që është në kohën e tij të kujtimeve, dhe thua me vete: mbase Festivali i Gjirokastrës do të kishte qenë e udhës të ishte zhvilluar jo me konkurrim në bazë rrethesh, por të ansambleve të trevave, se po të marrim për shembull kulturën muzikore mirditore, ajo ishte e ndarë në disa ansamble muzikore, të Mirditës, Pukës, Shkodrës, Lezhës, Burrelit, Kurbinit etj. Ajo duhej të ishte e përfaqësuar vetëm nga njësi të mirëfillta folklorike, ashtu dhe Luma, Malësia e Madhe, Rrafshi i Dukagjinit, Elbasani, Korça, Dibra, Myzeqeja, Labëria, Çamëria, Dropulli e çdo krahinë tjetër etnologjike, le të ishin më shumë a më pak se 26 rrethet administrative të asaj kohe.

G.shqip

 

 

Uji pushton periferinë e Tiranës

October 16, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Shtrëngatat e shiut që ranë natën e së martës, duke u gdhirë e mërkura nxorri nga shtrati lumin e Tiranës, duke përmbytur zonen përreth.  

 

http://www.youtube.com/watch?v=YoOO2CCWFNY

 

Zona e Treshit, në afërsi të Kamzës ka qenë dhe pjesa ku janë regjistruar më shumë dëme. Si pasoje e daljes nga shtrati i lumit, mbi 60 banesa ne kete zone jane permbytur, ndersa numri i tyre ne total eshte disa qindra.
Niveli i ujit ne disa vende arrinte dhe deri në 2 metra dhe disa banorë kanë rrezikuar edhe jetën.

Për t’i shpëtuar ujërave në mengjes ata kanë hipur në çatite e shtëpive deri në mbërritjen e ndihmës.

“Nga ora e 4 e mëngjesit pati një përmbytje të madhe, e pamundur për t’i bërë ballë. U shembën oborret, uji u fut nëpër shtëpi, ne hipëm mbi tarraca për të shpëtuar veten”, tregon një banor.

Në ndihmë të banorëve të kësaj zone kanë ardhur dhe forcat e Ushtrisë, si dhe ka inspektuar nga afër operacionet e ndihmës, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

“Sigurisht ka një problem të ndërtimit pranë shtratit të lumit dhe për pasojë shirat e kanë përkeqësuar situatën. Forcat e Ushtrisë dhe forcat e Policisë janë këtu, kanë ardhur në ndihmë të qytetarëve. Do të merren të gjitha masat që fillimisht të sistemohen fëmijët dhe gratë dhe më pas të vlerësohet dëmi. Këtu jam me prefektin e qarkut, besoj që do të sjellë një ekip që do të bëjë vlerësimin e dëmit dhe më pas edhe shpërblimin. Mendoj që këta qytetarë kanë ndërtuar në vendin e gabuar, por kjo nuk do të thotë që nuk do të merren masat për mundësimin e hapjes së shtratit të lumit, që është mbyllur për shkak të hedhjes së inerteve gjatë ndërtimit”, tha Kodheli.

Kur rreziku u largua, banoret filluan te mendojne per situaten kaotike ne te cilen ndodheshin. Shume prej tyre ju drejtuan Qeverise me shpresen per te marre demshperblime. Ndersa pastrojne shtepite edhe me ndihmen e forcave ushtarake, ata presin te marrin nje ndihme.

“Nga Qeveria kërkojmë ndihmë sa më parë, sidomos për fëmijët, të cilëve nuk kam as bukë t’u jap sot”, thotë një banore.

“Qeveria të na ndihmojë, sepse me këtë situatë të krijuar jeta jonë ka marrë fund”, thotë një tjetër banore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pasi takoi nga afare banoret e permbytur deklaroi se me shume se 1000 shtepi jane prekur nga shirat, nderkohe qe ka deme te medha materiale. Basha kerkoi bashkëpunim me Qeverine qendrore.

“Të kemi një bashkërendim edhe me institucionet qendrore, për të shtuar krahun e punës që ndihmon në pastrimin e zonës dhe për të stabilizuar furnizimin me gjërat bazë, kryesisht me ujin e pijshëm. Do të fillojë menjëherë me autobot dhe me mjete të tjera furnizimi nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, evidentimin e dëmit dhe pas kësaj përpjekjen për t’i ardhur në ndihmë banorëve sipas dispozitave të shtetit shqiptar, sepse nuk bëhet për një ngjarje të zakontë, fryrja e lumit në këto parametra ndodh një herë në 20 vjet, dëmet janë të mëdha dhe kërkohet përgjigje proporcionale për to”, tha Basha.

Nderkohe i ndodhur ne vendngjarje per te konstatuar demet e shkaktuara, zëvendësministri i Brendshëm, i pyetur nga Top Channel lidhur me pretendimet e banoreve, ka deklaruar se do te kryehen te gjitha verifikimet. Zona ka mbetur pa drita per shkak se nenstacionet elektrike jane zhytur nen uje.

Paskuqan, qindra shtëpi nën ujë 

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=h8KdNGTcgGk

Qindra familje jane përmbytur edhe në komunën e Paskuqanit janë përmbytur. Banorët thonë se niveli i ujit ne shtëpite e tyre ka arritur deri në dy metër.

“Sapo i kisha blerë të gjitha pajisjet e kuzhinës të reja. Përmbytja m’i shkatërroi. Lartësia e ujit arriti deri në 2 metra”, thotë një banor.

Një tjetër banore thotë se çdo gjë në shtëpi i është shkatërruar dhe se ka frikë për të ardhmen.

Uji i perziere edhe me ujerat e zeza kanë pushtuar edhe mjediset e shkollës 9-vjecare të Paskuqanit.

“Për shkak të kolektorit të bllokuar përmbytet gjithë lagjja. Fondi për rregullimin e tij është bërë tre herë, por ende nuk ka patur asnjë rezultat”, thotë një tjetër banor e Paskuqanit.

Nën ujë janë edhe dhjetëra familje rome, të cila jane prekur te parat pasi i kane ndertuar kasollet e tyre me prane bregut te lumit. / Top Channel

Stuhia në Durrës, përmbytje e dëme

September 17, 2013 by  
Filed under Lajmi i Fundit

Comments Off

Stuhia në Durrës, përmbytje e dëme

Foto: A.Bregu

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të shkaktuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Një stuhi ere, shiu dhe breshëri kanë goditur mbrëmjen e së martës Durrësin duke shkaktuar jo vetëm probleme të shumta në qarkullim, por edhe dëme të shumta.

Objekte të shkëputura nga forca e erës nga lartësitë e godinave shumëkatëshe kanë shkaktuar thyerje vetratash, pemësh dhe dëmtime automjetesh.

Në lagjen nr.1 të qytetit, pranë shëtitores bregdetare një konstruksion druri është shkëputur nga një papafingo në katin e sipërm të njërës prej dy kullave binjake dhe ka rënë mbi një autobuz turistësh të parkuar në shesh.

Autobuzi i përket një agjencie turistike kosovare që ka sjellë në Durrës një grup maturantësh nga komuna e Junikut, po fatmirësisht nuk ka pasur të dëme në njerëz, ndërkohë që probleme janë shkaktuar edhe në portin detar të Durrësit ku janë pezulluar përkohësisht lundrimet në det. / Top Channel

Temperatura globale, tejet e lartë dhe alarmuese!

March 9, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Temperaturat e ajrit kanë arritur nivelet më të larta në 4.000 vitet e fundit, thuhet sipas shkencëtarëve të cilët i kanë bërë këto matje dhe parashikojnë se në dekadat e ardhshme lartësitë e mëparshme të temperaturave do të mposhten.

Studimet e mëparshme, të cilat kanë matur një periudhë prej 1.500 vitesh më parë, kanë sugjeruar se rritja e shpejtë e temperaturës e cila ka ndodhur në shekullin e kaluar, dhe e cila besohet të jetë rezultat i aktivitetit njerëzor, ka tejkaluar ngrohjen rekorde të temperaturës së ajrit gjatë kësaj periudhe.

Hulumtimi i ri gjithashtu e ka konfirmuar se ngrohja moderne që po ndodh tek ne në vitet e fundit, është unike në këtë periudhë të gjatë kohore.

Shkencëtarët pretendojnë se planeti ynë do të jetë i ndezur aq sa ishte gjatë periudhave të nxehta të epokës moderne gjeologjike të njohur si “Holocen”, dhe mbase mund të jetë edhe më i ngrohtë se aq.

Kjo periudhë filloi 12.000 vjet më parë, kur dielli shkaktoi shkrirjen e mburojës së akullit përgjatë gjithë hemisferës veriore. Shkencëtarët besojnë se klima e butë gjatë Holocenit ka çuar në rritjen e qytetërimit njerëzor rreth 8.000 vjet më parë dhe vazhdon të mbajë atë, sepse e njëjta mundëson rritjen e shumëllojshmërive të ushqimit rreth e rrotull globit.

Pas kësaj periudhe, temperatura u stabilizua, dhe pastaj erdhi periudha e ngrohjes, e cila zgjati për 5.000 vjet, thuhe sipas një studimi të publikuar në revistën “Science, Shaun Marcotte” në Shtetet e Bashkuara.

Pas kësaj periudhe, filloi periudha e ftohjes në të cilën vikingët të cilët u vendosën në zonën e Grenlandës kishin vdekur. Mirëpo, krejt kjo ka ndodhur nën ndikimin e faktorëve natyrorë në të cilën bimët dhe gjallesat e ndryshme kanë arritur të përshtaten.

Nëse ato ende do të kishin ndikuar në klimën globale, pas disa mijëra vitesh, Toka do të hynte përsëri në epokën e akullit.

Megjithatë, shkencëtarët besojnë se kjo gjë tani nuk do na të ndodhë, për shkak të një efekti të madh të akullit i cili do ta ndalojë atë. / Telegrafi /

 

Ja sesi duket Dubai nga lart, një mrekulli (foto, video)

February 3, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

d1

Dubai është shndërruar brenda një kohe të shkurtër në një nga metropolet e gjithë botës. Aty gjen ndërtesa nga më të çuditshme, si dhe gradaçelën më të lartë në botë, me lartësi 830 metra.

Fotografi Gerald Donovan, duke përdorur teknologjinë e lartë, ka shkrepur një fotografi të veçantë nga tarraca e Burj Khalifa. Kështu, për herë të parë jepet mundësia që të shikojmë panoramën e Dubait nga 360 gradë.

Fotografinë e mëposhtme mund ta kthejmë sipas dëshirës, thjesht duke bërë zoom. Për ta krijuar atë, u deshën 70 fotografi të ndryshme, të teknologjisë së lartë.

Ndiqni gjithashtu edhe videon e mëposhtme, për të kuptuar më mirë ndjesinë e të parit të Dubait nga lart. /alb-observer.com/

d1DCIM100GOPRO\

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=DaXsuHEhaAk

Re të pazakonta nëpër qiejt e botës…!

January 9, 2013 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Ret 1

Fenomen i natyrës që të mallëngjen por dhe që të frikëson njëkohësisht.

Ato kanë emra të pazakontë meja të zhvilluar ose “ndahen” horizontalisht. Forma “malesh” ose kulla të dendura dhe mund të jenë shumë ngjyrëshe apo gri. Lartësia e tyre mund të arrijnë deri në 20.000 metra, edhe pse ato janë të njohur se arrijnë deri në 75.000 këmbë (për krahasim, sasia e avionëve komercialë është 30.000 metra).

Në varësi të formës dhe ngjyrës së tyre, konsiderohen si të mbara ose ogurzeze … dmth kumtoj motit të mirë ose të keqe, respektivisht, duke sjellë me vete, breshër, shi, rrufe apo rrufe.

Por sidoqoftë, janë padyshim “one man show” në qielli, duke shpalosur bukurinë e natyrës në të gjithë lavdinë e saj.

Retë të pazakonta në qiejt të botës!
ret 2ret 3Ret 4Ret 5Ret 6ret 7ret 8ret 9Ret 10ret 11

Horoskopi vjetor 2013

December 28, 2012 by  
Filed under Astronomia

Comments Off

Dashi

Viti 2013 do të jetë dinamik për ju në të gjitha fazat e jetës suaj. Roli juaj në shoqëri dhe familje do të përmirësohet ndjeshëm. Do të dalë në pah fakti se jeni një mbështetje për të gjithë personat rrotull jush. Marrëdhëniet tuaja do të çohen në një nivel më të lartë. Një lloj vetmie do të hyjë në jetën tuaj, por do të ishte mirë që ta përdornit për të gjetur paqen e brendshme dhe lirinë. Jeni të sigurt që të jepni një lloj ndihme në marrëdhëniet tuaja për një përmirësim të së ardhmes.
Karriera

Në 2013-n, ana juaj kreative do të dalë në dritë. Punoni në drejtim të një marrëdhënieje të mirë dhe të dashur me autoritetet dhe kolegët në vendin tuaj të punës. Negociatat tuaja në punë pritet që të sjellin frytet e veta këtë vit. Ambicia dhe qëllimet tuaja do të arrihen lehtësisht këtë vit. Kështu që hidhini hapat të sigurt përpara. Mundohuni të krijoni një balancë mes pikave delikate dhe kyçe në fushën tuaj të karrierës. Tre muajt e parë të vitit do të jenë të favorshëm për një pagë më të mirë apo për ndryshimin e pozicionit tuaj në punë. Besoni në vetvete dhe përgatiteni 100% të vetes drejt anës profesionale këtë vit.

Dashuria

Lidhja juaj e dashurisë do të jetë diçka mesatare për vitin 2013. Shumë gjëra komplekse mund të ndodhin duke rezultuar në ankthe të padëshirueshme dhe shqetësime. Nëse do të keni vendosmëri dhe durim, atëherë mund të jeni të aftë të zgjidhni partnerin ideal të jetës suaj. Nëse jeni të martuar, atëherë është koha e duhur që në çift të eksploroni për hapësira të reja, në mënyrë që ta bëni sa më të lumtur që është e mundur gjysmën tjetër tuajën. Mos veproni, por përpiquni të bindni dhe të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit tuaj. Është gjithashtu koha për të rivendosur marrëdhënie të mira nëse keni pasur probleme në këtë fushë. Largoni të gjitha mendimet e këqija dhe mundohuni të ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrëzisht dhe sinqerisht, dhe vilni të gjitha të mirat e një dashurie të vërtetë në jetë.

Financat

Do të keni shpenzime të shumta këtë vit si një investim për biznesin apo karrierën tuaj. Jini të kujdesshëm me financat tuaja dhe mundohuni të shmangni shpenzimet e panevojshme. Do të keni një nevojë të menjëhershme për më shumë qëndrueshmëri financiare në jetë. Tani është edhe koha për të vepruar në këtë drejtim.

Mund të ngrihen pengesa të ndryshme, por veproni në bazë të instinkteve tuaja në drejtim të çështjeve financiare. Mendohuni dy herë para se të bëni çdo lloj veprimi për shpenzime ekstravagante. Shpenzoni ca për kënaqësinë tuaj, por sigurohuni që këto shpenzime të mos ju zgjidhin kuletën.

Shëndeti

Shëndeti juaj në përgjithësi do të jetë i mirë për vitin 2013. Ai do të jetë i lidhur me mirëqenien dhe shëndetin e personave rreth jush, në veçanti të rrethit të ngushtë familjar. Shihini gjërat më pozitivisht në jetën tuaj. Disa lloj alergjish mund të shfaqen gjatë periudhës së mesit të vitit. Mund të keni edhe probleme me dhëmbët. Mundohuni të kujdeseni sa më shumë për shëndetin tuaj dhe shmangni produktet e mishit dhe qumështit, ose t’i merrni ato në sasi të vogla.

Demi

Jeta juaj do të jetë si një këngë gjatë vitit 2013 dhe nuk do të keni shumë shqetësime. Bëni mirë që ta përdorni sa më shumë anën tuaj krijuese që do të shfaqet në këtë periudhë. Në përgjithësi, paqja dhe qetësia do t’ju shoqërojnë gjatë këtij viti. Statusi juaj shoqëror do të përmirësohet dhe do të jeni të aftë të përfitoni rehatinë për të cilën keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Kënaqësia do të zërë kohën më të madhe tuajën gjatë 2013-s. Gjithashtu, do të keni shumë mundësi të mira pavarësisht se nuk do të bëni shumë përpjekje për t’i fituar ato. Do të keni më tepër liri dhe pavarësi përgjatë gjithë vitit që pritet të hyjë.

Karriera

Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë pasuritë më të mëdha tuajat në rrjedhën që do të marrë karriera juaj për vitin 2013.

Megjithëse do të ketë një ngadalësi fillestare, në fund të fundit do t’ia dilni mbanë që të lulëzoni në këtë fushë. Bëjini punët bazë ashtu siç duhet dhe lërjani pjesën tjetër së ardhmes. Do të keni mbështetjen e duhur nga autoritetet gjatë kësaj periudhe. Njihni gjërat teknike para se t’i hyni një sipërmarrjeje në një territor tjetër të fushës suaj. Partneriteti ose marrëveshjet bashkëpunuese mund të hasin në pengesa. Ka një qëllim në vetvete ndryshimi i synimit të karrierës këtë vit.

Dashuria

Dëshira juaj për paqe dhe qetësi në fushën e marrëdhënieve duket se do të realizohet këtë vit. Gjithsesi do të ketë disa kundërshtime në lëvizjet tuaja të dashurisë. Jeni më i prirur që të tërhiqni një partner potencial këtë vit nëse jeni beqar. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, atëherë ky vit do t’ju afrojë edhe më shumë me njeriun që doni.

Kini kujdes në lëvizjet tuaja në fushën romantike gjatë 2013-s. Disa marrëdhënie intime janë të preferuara, por duhet që t’i frenoni dëshirat tuaja në maksimumin e mundshëm. Durimi është çelësi në një marrëdhënie të mirë për ju. Lëreni harmoninë t’ju përfshijë dhe kjo do të bëjë që besimi juaj do të rritet normalisht. Fundi i vitit do t’ju ndihmojë që të ndani mendjen lidhur me marrëdhënie të ndryshme.

Financat

Këtë vit duket se do të jetë e nevojshme që të bëni një miradministrim të parave. Rrethanat dhe ambjenti do të çojnë në një rritje shumë të madhe të shpenzimeve tuaja. Financat pritet që të ulen gjatë fillimit të vitit. Do të jetë qëllimi juaj që të përmirësoni rehatinë në jetën tuaj. Por mos e lejoni që duke bërë veshin e shurdhër, të zbrazni kuletën. Në fund të vitit do të shihni se do të jeni ulur mbi një sasi të madhe parash që do t’i keni fituar prej fatit ose trashëgimisë.

Shëndeti

Në vitin 2013, energjia juaj do të shpenzohet në nivelin më maksimal të mundshëm. Mbani një ekuilibër mes aktiviteteve dhe zbavitjes. Gjithashtu jepini një rëndësi të madhe higjienës dhe pastërtisë. Në përgjithësi pritet që të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit në vijim. Mbani temperamentin tuaj dhe sigurohuni që të vendosni ekuilibrat në të kundërt mund të përfundoni me shumë probleme shëndetësore të padëshiruara.

Binjaket

Do të jeni të aftë të konsolidoni planet dhe përpjekjet tuaja këtë vit 2013. Do të jeni mundni gjithashtu që të kurorëzoni të gjitha ambiciet tuaja përgjatë këtij viti që po vjen. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë në këtë drejtim, duke ju ndihmuar edhe që të arrini të gjitha objektivat tuaja në jetë. Rrugë të reja duket se do të hapen para jush dhe do të bëjnë që të arrini idealet tuaja. Disa pengesa apo tronditje mund të ketë përgjatë kësaj rruge, por gjithsesi mos jini zemërthyer. Bëni lëvizje praktike dhe do të bekoheni me një stil jetese më të mirë sesa vitet tuaja të mëparshme.
Karriera

Disa pengesa profesionale duket se do t’ju dalin para këtë vit. Por edhe zgjidhjet duket se do të jenë gjithashtu në dorën tuaj. Duhet të jeni të aftë që të fitoni mbështejen dhe vlerësimin e drejtuesve dhe kolegëve në vendin tuaj të punës. Fillojeni vitin me një notë pozitive dhe gjërat do të punojnë në favorin tuaj gjatë gjithë kohës. Jepini punëve tuaj një start të mirë këtë vit dhe do të jeni të aftë që të mblidhni frytet në fund të vitit. Do të ketë më shumë liri për ju në punë dhe paqja do të mbulojë fushën tuaj profesionale. Jini të gatshëm që të pranoni mendimet dhe sugjerimet e kolegëve tuaj. Fleksibiliteti dhe jo ashpërsia do t’ju ndihmojë që të zgjidhni shumicën e problemeve tuaja në këtë fushë.

Dashuria

Këtë vit jeta juaj dashurore do të jetë më e qëndrueshme se vitet e kaluara. Do të ketë shumë zhvillime ndërtuese në fushën tuaj të marrëdhënieve. Do të jeni të aftë që ta shprehni dashurinë, por edhe ndjenjat tuaja në mënyrë më të mirë e më të qartë.

Do të keni një situatë të paqëndrueshme gjatë fillimit të vitit. Por ndërsa muajt kalojnë, gjërat do të stabilizohen për aq sa u përket marrëdhënieve të dashurisë. Do të jeni të aftë të arrini harmoninë në jetë me partnerin. Nëse jeni i vetëm, ky vit do të jetë i duhuri për të dalë në kërkim të gjysmës tjetër tuaj. Dashuria me shikim të parë mund të funksionojë shumë mirë tek ju.

Financat

Ata që punojnë në fushën e shitjeve dhe marketingut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre financiare këtë vit. Duhet të ulni shpenzimet në një minimum të nevojshëm në mënyrë që të arrini synimet tuaja në jetë. Pozicionet e planeteve këtë vit do të jenë të afta t’ju përmbushin kërkesat financiare, por sigurohuni që të përmbushni gjërat thelbësore për ju. Mos filloni të praktikoni një stil ekstravagant jetese këtë vit. Kjo do t’ju largonte nga rruga juaj në çështjet financiare. Gjatë mesit të këtij viti do të keni disa probleme lidhur me financat, por do të dilni prej tyre i padëmtuar. Mos iu dorëzoni asnjë lloj frustracioni për aq kohë sa në to përfshihen edhe financat. Përpiquni të evitoni drejtimet e gabuara dhe marrëveshjet e këqija spekulative për këtë vit.

Shëndeti

Shëndeti dhe jeta juaj do të jenë të kënaqshme për shumicën e vitit 2013, megjithatë probleme të vogla të shëndetit nuk do t’i shmangni dot. Do të jeni shumë i ndjeshëm për disa çështje të shëndetit komunikues, gjithsesi bëni kujdes në këtë drejtim. Do të jetë thelbësore për ju që të respektoni një dietë ushqimore dhe të bëni ushtrime fizike. Përgatituni për t’u çlodhur dhe ruajtur shëndetin tuaj. Mos e dëmtoni duke u marrë me shumë punë. Do të keni ca probleme me tretjen, por që do të shfaqen në fund të vitit. Shëndeti ka gjasa që të marrë një goditje nisur nga stresi i madh dhe tensioni në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Gaforrja

Përpjekjet dhe mundi juaj i viteve të fundit do t’i japë rezultetate e veta të mira në këtë vit që po vjen. Do të ketë një rritje të përgjithshme në të gjitha fushat e jetës suaj. Suksesi do të vijë si një pako dhurate për kënaqësinë tuaj. Vendosmëria juaj tashmë do të shpërblehet. Do të jenë të mëdha mundësitë që ju t’u tregoni të gjithëve aftësitë dhe inteligjencën tuaj. Shumë prej projekteve tuaja, qofshin ato personale apo profesionale, do të kenë një përfundim të bukur këtë vit. Mos jini nostalgjik për të shkuarën. Në vend të kësaj, jetoni me të tashmen dhe planifikojeni të ardhmen, e cila është e shndritshme si vetë dielli.
Karriera

Do të ketë shumë bisedime gjithashtu. Duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur lidhjet në jetën profesionale këtë vit. Vendosja planetare do të jetë e tillë që do të mund t’u tregoni të gjithëve inteligjencën dhe kreativitetin tuaj.

Frymëzimi do të vijë nga ata që janë rrotull, sidomos prej më të vjetërve në shoqëri. Mos vajtoni për mundësitë e humbura. Në vend të kësaj ecni para me jetën tuaj ashtu siç vjen. Nëse bëhet fjalë për biznes, 2013-a është ideale për të hyrë në çdo lloj marrëveshje bashkëpunuese. Negociatat pritet të përfundojnë me nota pozitive. Kurseni ca kohë për t’u marrë edhe me aktivitete jashtë punës. Këtë vit nuk duhet të bëni kompromise me objektivat tuaj të karrierës.

Dashuria

Ky vit do t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja në fushën e ndjenjave. Jini të duruar mjaftueshëm për të pritur kohën e duhur për të filluar. Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur partnerit/es suaj për të shprehur ndjenjat e veta kundrejt jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo nuk doni të riktheheni. Jini besnikë ndaj partnerit/es suaj. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.

Financat

Këtë vit financat do të jenë në një nivel mesatar për ju pa pasur shumë për të shpenzuar, por jo dhe aq pak sa për t’u shqetësuar për paratë. Mundohuni të bëni një vlerësim lidhur me sasinë e parave që ju duhen për të pasur një jetë normale, pa shumë shtrëngime dhe pjesën tjetër mund ta kurseni ose mund ta përdorni me punë bamirësie, nëse e ndani mendjen për një gjë të tillë. Shmangni çdo lloj sentimentalizmi që mund t’ju shkaktojë probleme në fushën financiare. Bëni mirë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të kini kujdes nga kurthet gjatë rrugës. Gjithsesi, duket se disa shpenzime të panevojshme nuk do të mund t’i shmangni. Punoni shumë për të arritur financat që doni, por mos bëni shpenzime të panevojshme.

Shëndeti

Stresi i akumuluar përgjatë këtij viti duket se do t’ju lërë të sfilitur në fund. Mbrojeni veten nga kjo gjë duke përdorur sende ose aktivitete antistres. Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Një komunikim i padëshiruar mund të bllokojë lidhjet tuaja. Megjithatë, bëni mirë që herë pas here ta shkëpusni veten nga bota e internetit. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga ushqimet e nevojshme apo përbërësit e shëndetshëm që ju duhen. Ky vit është viti i duhur që ju të regjistroheni në palestër ose sporte të tjera ku mund të keni aktivitet të mjaftueshëm fizik.

Luani

Jeta do të rrjedhë më e bukur dhe më e organizuar për ju këtë vit. Marrëdhëniet do të hyjnë në marrëveshje të reja dhe ju do të jeni të aftë të vilni frytet e projekteve të viteve të kaluara. Disa momente pasigurie dhe melankolie mund t’ju përfshijnë nga mesi i këtij viti, por mos e humbisni toruan. Do të keni më shumë mundësi për të treguar veten ndërsa vitet kalojnë. Do të jeni të aftë që të bini në sy të të gjithëve me një shpërthim. Lëreni aftësinë tuaj krijuese të arrijë në një nivel të ri dhe lërini të tjerët ta shohin këtë. Ndiqni idealet dhe ambiciet tuaja në jetë dhe këtë vit do të jetë shumë herë më mirë seç mund ta keni parashikuar.
Karriera

Në fushën e karrierës këtë vit pritet që të bëni goxha përparime. Do të ketë gjithashtu edhe shumë bashkëbisedime, si dhe disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet me drejtuesit dhe kolegët në vendin e punës. Trajtojini çështjet me një kujdes të madh. Mundohuni që të tregoheni objektiv në gjykimin që jepni për njerëzit rrotull jush, duke i trajtuar të gjithë njësoj. Në jetën tuaj profesionale një ndihmë e madhe do t’ju vijë nga persona që nuk i njihni. Ecni para në karrierën tuaj pa pasur dyshime dhe duke mos u fiksuar pas shqetësimeve për të ardhmen. Shokët e punës do të tregohen më të dashur ndaj jush në këtë periudhë dhe projektet tuaja ka shumë mundësi që të zhvillohen lehtësisht dhe pa pengesa ndërsa vitet ecin.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave viti 2013 do të sjellë një qetësi dhe kënaqësi të madhe. Dëgjoni mendimin e partnerit tuaj dhe vlerësojeni atë. Ndjeshmëria juaj nuk duhet të vijë në mënyrë të tillë që ta cenojë atë. Por vendosja e planeteve këtë vit do të jetë e tillë që paqja do të mbizotërojë mbi gjithçka. Do të ketë disa mosmarrëveshje mund të lindin herë pas here, por jini i durueshëm që t’i anashkaloni ato dhe të shihni përtej tyre.

Nëse jeni vetëm, atëherë ta dini që është koha e duhur të fusni dikë në jetën tuaj, dhe mundësisht të duhurin. Ata që tashmë janë në një lidhje ose gati duke u martuar, duhet të gjejnë kohë për ta kuptuar më mirë gjysmën tjetër të tyre. Emocionet e forcat dhe lëvizjet romantike janë në horizont për Luanin në këtë vit.

Financat

Ndryshime të mëdha financiare pritet të keni gjatë 2013-s. Liria juaj në harxhime dhe shpenzimet ekstravagante duket se do të ndryshojnë për mirë. Do të keni një fitim të madh parash në rrugë ligjore ose nga trashëgimia. Planetet sigurojnë se do të plotësohen nevojat dhe dëshirat tuaja, por jo lakmia juaj. Mund të bëni disa shpenzime financiare të lidhura me studime të mëtejshme apo zhvillime projektesh që keni ndërmend. Do të jeni të aftë që të ndihmoni ata që janë rrotull jush lidhur me çështjen e financave.

Shëndeti

Në përgjithësi shëndeti juaj do të jetë shumë i mirë përgjatë gjithë vitit 2013. Do të ketë një rilindje të energjive tuaja që do t’ju ndihmojnë që të arrini gjërat që dëshironi në jetë. Por duhet të kryeni më tepër aktivitet fizik këtë vit. Kjo madje është koha e duhur për t’iu futur ndonjë lloj sporti, i cili do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj si fizik, ashtu edhe mendor. Është mirë që të dëgjoni anën tuaj të brendshme kur vjen puna tek ushqimi. Një lloj lodhjeje mund të ndihet herë pas here, dhe nuk do të ishte keq nëse do të mbanit një ekuilibër të mirë mes punës dhe kohës për të pushuar.

Virgjeresha

Ritmi juaj këtë vit do të jetë shumë i shpejtë në të gjitha përpjekjet tuaja. Gjërat do të fillojnë të konsolidohen në jetën tuaj gjatë kësaj kohe. Një mungesë sigurie duket se do t’ju bezdisë. Në përgjithësi në të gjitha fushat do të keni një performancë më të mirë se në vitet e fundit. Do të keni një zbehje të natyrës suaj materialiste dhe do të jepeni më shumë në gjërat shpirtërore ose në çështjet e bamirësisë, të cilat do t’ju japin atë qetësi dhe paqe të mendjes që e dëshironi aq shumë. Këtë vit pritet që të merrni pjesë në aktivitete shumë të vlefshme për ju, megjithëse ambienti rrotull mund të duket pak i ngurtë dhe jo i qartë.
Karriera

Jeta juaj profesionale do të ketë një ripërtëritje gjatë 2013-s. Një ndryshim posti ose pozicioni është gjithashtu një gjë e pritshme këtë vit. Do të merrni mirënjohje të madhe për punën tuaj, por një gjë e tillë nuk do të vijë aq shpejt sa e mendoni. Punët do të lëvizin në drejtime aspak të favorshme për një periudhë kohe, mjaftueshëm për t’ju hidhëruar. Përpiquni shumë dhe kjo do të bëjë që më pas të zgjoheni në pozita krejt të ndryshme. Ndërsa muajt kalojnë, durimi dhe sinqeriteti juaj do të shpërblehen në fushën profesionale.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave këtë vit do të keni rezultate të mira. Do të keni kohë të mjaftueshme për t’iu dedikuar njeriut që dashuroni. Pasione të shumta dhe kënaqësi pa fund ju presin këtë vit. Nëse tashmë keni probleme me të dashurin tuaj, atëherë është koha e duhur për të rivendosur marrëdhëniet. Nëse jeni në një lidhje, viti do të sjellë për të dy një marrëdhënie vërtet të qetë e të rehatshme. Mbi të gjitha një atmosferë e paqtë do të përfshijë jetën tuaj dashurore. Paqja dhe durimi duket se do të jenë pjesë e natyrshme juaja për këtë vit.

Financat

Jeta juaj financiare do të jetë ideale për 2013-n. Ecni në rrugën tuaj dhe gjërat do të fillojnë të lulëzojnë avash avash. Një dorë ndihmëse është e mirëpritur, por sigurohuni që të keni edhe rezervat tuaja. Mos u zhysni në shpenzime të panevojshme gjatë kësaj kohe. Planifikoni për një të ardhme financiare më të mirë dhe punoni për të arritur synimet tuaja. Tregohuni të kujdesshëm kur bëhet fjala për huadhënie dhe huamarrje, pasi mund të përfshiheni në situata të padëshirueshme.

Shëndeti

Këtë vit do të keni një shpërthim energjish më shumë se vitet e tjera. Do të jeni të aftë të shpalosni aftësitë tuaja dhe energjia juaj do të jetë thjesht e pashtershme. Kanalizojeni këtë energji për të bërë të mundur materializimin e ambicieve dhe qëllimeve tuaja në jetë. Pjesa e fundit e vitit do të jetë më e mirë për shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Gjeni kohë të lirë për t’u përfshirë në aktivitete të kënaqshme. Disa çështje që kërkojnë energji mendore duket se do t’ju bëjnë mirë dhe do t’ju vënë në lëvizje.

Peshorja

Këtë vit 2013 do të shikoni që idetë dhe planet tuaja afatgjata, do të gjejnë zbatim. Vlerat dhe ndërgjegjja juaj do të vihen në provë ndërsa muajt kalojnë. Do të jetë një periudhë në të cilën do t’ju mungojë çdo lloj frymëzimi. Nevojat tuaja personale dhe financiare do të materializohen. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë kohës me personat rrotull jush, të afërmit dhe të dashurit. Komunikimi duket se do të jetë shumë i rëndësishëm në kohë të vështira.
Karriera

Ky është një vit kur aftësitë tuaja profesionale vihen në provë. Duhet të dilni i padëmtuar dhe i paprekur prej tij. Është e rëndësishme gjithashtu që të vilni frytet e punës suaj. Promovimi dhe një rritje page janë shumë të mundura. Do të keni gëzoni mirënjohjen për të cilën keni pasur nevojë për një kohë goxha të gjatë. Kushtojini rëndësi edhe detajeve. Kolegët e punës do të jenë pranë jush këtë vit. Mundohuni ta përdorni këtë situatë në favorin tuaj për të arritur ambiciet tuaja personale. Ndoshta do të keni edhe mundësi të mira për të filluar studime të mëtejshme këtë vit.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave do të keni një vit të mbarë. Do të jeni të aftë që të kuptoni partnerin dhe marrëdhënien tuaja më mirë gjatë kësaj kohe. Magjia e dashurisë do t’ju mbajë në krahë duke ndikuar mbi anën tuaj emocionale. Shmangni çdo lloj gabimi trashanik në marrëdhënie gjatë vitit 2013. Punoni për të pasur harmoni me partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, ky vit do t’ju sjellë takime shoqërore të tilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, kjo periudhë do t’ju ndihmojë që të jeni më të hapur me partnerin dhe të sheshoni diferencimet që mund të jenë shfaqur mes jush.

Financat

Ky vit do të jetë për ju fatlum kur bëhet fjalë për paratë. Gjithçka që prekni do të kthehet në ar, apo në fjalë të tjera, çdo gjë që dëshironi do të materializohet në diçka pozitive. Mund të ketë edhe disa probleme financiare që mund t’ju acarojnë, por kjo do të ndodhë rrallë, sepse nuk do të jenë probleme për të cilat duhet të shqetësoheni. Projektet tuaja do të realizohen për mirë. Jepuni besim të tjerëve rrotull jush kur bëhet fjalë për çështjet e financave.

Shëndeti

Ky vit 2013 do të sjellë shumë energji në jetën tuaj. Metabolizmi juaj në përgjithësi do të ketë rritje të mëdha. Do të jetë një periudhë pozitive në çështjet tuaja të shëndetit. Disa çrregullime tretjeje dhe nervoziteti janë të pritshme, por do ta merrni veten shumë shpejt. Është koha për të marrë vendime të mëdha lidhur me dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. Planetet do të sigurojnë që ju të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit, megjithëse herë pas here mund të keni shqetësime të vogla.

Akrepi

Viti 2013 do t’ju ndihmojë që të mblidhni punët që keni bërë në të shkuarën. Por ndërkohë planetet janë rrotull jush, të gatshëm për t’ju dëmtuar. Jeta juaj përgjatë kësaj kohe do të kalojë përmes shumë proceseve dhe tundimesh. Qetësohuni, prapsuni dhe ripërtërihuni që të mund të ndiheni më mirë. Afër fundit të vitit ka shumë mundësi që ambiciet tuaja të materializohen. Ana juaj kreative do të dalë në pah për mirë. Fazat e presionit intensiv të punës dhe qetësisë duhet të alternohen.
Karriera

Këtë vit jeta juaj profesionale do të jetë më shpërblyese se në kohët e kaluara. Më shumë lidhje dhe shpërblime më të mëdha do të ketë gjatë punës suaj. Do të jetë si qëllim përmirësimi dhe rritja e njohurive tuaja. Sipërmarrjet e përbashkëta duket se do të jenë një zgjedhje e mirë juaja këtë vit dhe kjo do të jetë një periudhë shumë motivuese për ju. Disa çështje artistike tuajat do të sjellin frytet e veta. Mungesa e kohës mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, por mos i shtyni gjërat për më vonë kur bëhet fjalë që vendime të rëndësishme që kanë lidhje me karrierën tuaj.

Dashuria

Ky vit 2013 do të jetë një vit aventurash në fushën e ndjenjave. Një anë më pozitive e lidhjes do të shfaqet për ju. Do të ketë shumë mendime konstruktive me një rritje pozitive. Do të jeni të aftë ta shprehni veten në mënyrë më të qartë ndaj partnerit gjatë këtij viti. Një harmoni e përkryer është në horizont dhe ju nuk do të përballeni me asnjë situatë të sikleteshme për aq sa i përket marrëdhënieve tuaja. Keni nevojë që të vendosni më shumë intimitet dhe romancë në lidhjen tuaj në mënyrë që të arrini të fitoni partnerin tuaj.

Financat

Kujdesuni që të mos përfshiheni në shpenzime të padëshiruara përgjatë këtij viti. Disa mendime impulsive për blerje të tilla duhet thjesht të hiqen për një periudhë kohe. Duket se do të keni disa marrëveshje të mira financiare për këtë vit. Ana juaj kreative mund t’ju sjellë ca para të mira gjithashtu. Mos u përfshini në shumë situata spekulative përgjatë kësaj kohe sepse mund të futeni në probleme të padëshirueshme financiare ndërsa vjen fundi i vitit. Në përgjithësi parashikohet një status financiar i kënaqshëm për ju.

Shëndeti

Disa probleme të vogla shëndetësore të herëpashershme duket se do ta trondisin pak varkën tuaj këtë vit. Kujdesuni mirë për veten tuaj dhe shmangni çdo lloj pakujdesie kur bëhet fjalë për shëndetin. Disa probleme me dhëmbët duket se do të shfaqen herë pas here. Në fund të vitit mund të keni disa probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse mbani një dietë ushqimore të duhur. Më pas do të keni një ripërtëritje të energjive për të ecur në ditët në vijim.

Shigjetari
Ky vit 2013 do të sjellë një faqe të re në jetën tuaj. Të gjitha pengesat dhe problemet që keni përballuar në vitet e kaluara, do të zhduken krejt papritur. Do të kaloni një fazë shumë optimiste në jetën tuaj. Të gjitha kufizimet dhe shtrëngesat e jetës duket se do të qëndrojnë larg jush. Por duhet që të krijoni siguri për veten dhe ata rrotull jush. Drejt fundit të vitit duket se disa gjëra në jetën tuaj do të ngadalësohen.
Karriera

Jeta juaj në fushën profesionale do të jetë me shumë energji reja. Rezultat e vitit të mëparshëm do t’ju godasin pak. Por mos iu kushtoni shumë vëmendje. Vijoni të ecni para dhe mendoni që punët asnjëherë nuk mbarojnë. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë të lëvizni në drejtimin e duhur pa shumë përpjekje gjatë këtij viti. Çështje të lidhura me administrimin dhe punët ligjore do të jenë një shpërblim për ju. Do të keni marrëdhënie më të mira me drejtuesit dhe kolegët e punës. Në fund të vitit, në jetën tuaj profesionale mund të fitoni një rritje në detyrë, si dhe një rritje page. Nëse jeni i përfshirë në biznes, kjo është koha më e mirë për të konsoliduar pozitën tuaj.

Dashuria

Në fushën e ndjenjave këtë vit do të jeni më të qëndrueshëm dhe do të përballoni problemet normale dhe të pritshme në një marrëdhënie. Planetet do të bëjnë të sigurt që nevojat tuaja romantike dhe emocionale të përmbushen në një mënyrë delikate. Më shumë intimitet pritet nga ana juaj këtë vit. Hidhni të gjitha maskat që keni qenë duke mbajtur së fundmi dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Kjo është një kohë shumë e përshtatshme që ju të dini qëllimet e vërteta të partnerit apo gjysmës suaj tjetër. Mos u vini shumë në pozita vetëmbrojtëse. Disa ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në marrëdhënien tuaj gjatë gjysmës së dytë të vitit. Nëse jeni të vetëm, atëherë duhet fusni në jetën tuaj patjetër dikë që t’ia vlejë dhe ta kujtoni edhe në vitet në vijim.

Financat

Ky vit mund të çojë në një rritje të madhe në perspektivën e karrierës suaj. Do të keni përfitime të mëdha në të gjitha çështjet tuaja financiare. Përpjekjet e viteve të mëparshme do të sjellin frytet e veta dhe duket se fati do t’ju buzëqeshë kur bëhet fjalë për paratë. Mos hezitoni që të futeni në territore financiare të panjohura. Ka ende shumë fusha në të cilat ju mund të investoni paratë tuaja. Por jini të kujdesshëm që të mos i investoni të gjitha paratë në të njëjtin vend.

Shëndeti

Problemet tuaja shëndetësore do të pakësohen gjatë fillimit të vitit. Duket se do të ketë shumë gjëra për të bërë që do t’ju marrin shumë energji mendore. Por fizikisht do të jeni në formë më të mirë se vitet e shkuara. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të stërviteni. Një gjë e tillë është e nevojshme, pasi do të punoni nën një stres të vazhdueshëm për shumicën e vitit. Në përgjithësi do të keni një imunitet të fortë këtë vit. Kini kujdes nga problemet shëndetësore të lidhura me kokën dhe hundët. Mundohuni t’i trajtoni me butësi dhe qetësi.

Bricjapi

Viti 2013 do t’ju ndihmojë ta shihni jetën në një këndvështrim të ri dhe do të ndryshojë përparësitë tuaja në jetë. Do të keni më shumë kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për t’u rigjallëruar sesa në vitin që kaloi. Sidoqoftë, duket se duhet të praktikoni ndjenjën e tolerancës në jetë. Një atmosferë më e qetë pritet që të vijë për ju këtë vit. Planetet premtojnë më shumë të mira materiale përgjatë kësaj periudhe, kështu që ju mund të përfshiheni në fushat sociale dhe të bamirësisë shumë lehtësisht.
Karriera

Në fushën profesionale gjithçka duket se do të jetë më e efektshme gjatë 2013-s. Inteligjenca, arsyetimi dhe kreativiteti juaj të mbledhura së bashku pritet që t’ju ngrenë në një nivel të ri në karrierë. Afrimiteti juaj me drejtuesit dhe kolegët do të jetë e përzemërt dhe do të keni paqe dhe mirëkuptim në vendin tuaj të punës. Përpjekjet dhe puna e rëndë pritet që të marrin shpërblim gjatë fundit të vitit. Kolegët e skuadrës suaj do të përfitojnë nga prania juaj. Mos iu dorëzoni asnjë lloj tundimi kur bëhet fjalë për çështjet financiare dhe pozitat në punë.

Dashuria

Dyert e dashurisë do të jenë të hapura cep më cep për ju këtë vit. Planetet do t’ju ndihmojnë që të stabilizoheni në fushën e ndjenjave. Do të ketë një transformim tërësor në marrëdhënien tuaj dashurore. Do të ketë vend për ju që të mund ta shprehni vetveten në mënyrë më të ndjeshme ndaj partnerit. Madje kjo është koha e duhur për të shprehur ndjenjat dhe dëshirat tuaja të brendshme ndaj gjysmës tjetër tuajës. Jeta profesionale do të kryqëzohet gjithashtu me fushën tuaj të ndjenjave. Por bëni mirë që të mbani një kufi mes të dyja dhe mos ta zhdukni atë kufi. Mos fshihni asgjë nga partneri juaj. Mund të pritet një ëmbëlsim i mëtejshëm në lidhjen tuaj gjatë fundit të vitit.

Financat

Ky vit do t’i shohë financat tuaja që të arrijnë në lartësi të reja. Do të jeni në gjendje që të kurseni më shumë për të ardhmen. Do të keni më shumë liri në botën materialiste rrotull jush. Do të jeni të aftë të gjeni kënaqësi në punët e bamirësisë tani që do të keni më shumë për të marrë. Bëni mirë të kurseni për ditët e këqija dhe të stabilizoni të ardhmen tuaj financiare. Mbani një listë për të gjitha paratë që nxirrni dhe fusni në xhepin tuaj.

Shëndeti

Ky vit do të sjellë një gjendje më të mirë mendore dhe shëndet më të mirë fizik. Shumë energji pozitive do të rrezatojnë nga ju dhe do të keni veprime të shumta në të gjitha drejtimet. Jini i avashtë kur vjen puna për të ndryshuar dietën ushqimore, oraret e gjumit dhe aktivitetet fizike. Mos bëni asgjë të tepruar. Shmangni babëzinë për të ngrënë dhe kini kujdes në çështjet e ushqimeve me karbohidrate dhe yndyrna. Qetësohuni, meditoni dhe herë pas here bëni mirë që të merrni një pushim të shkurtër nga puna.

Ujori

Ky vit 2013 do të jetë shumë herë më i qetë dhe i paqtë seç mund ta keni menduar. Do të jetë një periudhë e mundësive të mëdha dhe me shanse për rritje në të ardhmen. Do të keni shumë situata, të cilat do të kërkojnë një angazhim të plotë nga ana juaj. Sigurohuni që veprimet tuaja impulsive të mos ju kthehen mbrapsht dhe të përplasen tek ju. Do të keni marrëdhënie të favorshme me të gjithë personat rrotull jush, në të gjitha aspektet e jetës. Ky vit pritet të jetë shumë kërkues ndaj jush.
Karriera

Do të keni shumë ndryshime dhe evolim në fushën e karrierës përgjatë vitit 2013. Drejtime apo rrugë të reja janë të hapura për ju në këtë fushë. Disa aktivitete artistike dhe punë të pavarura mund t’ju propozohen dhe nëse i shfrytëzoni, do t’ju japin mundësinë që t’u tregoni të gjithëve aftësitë tuaja. Sidoqoftë, parashikohet që për të arritur rezultate më të mira në karrierë, duhet të përpiqeni shumë dhe të punoni tepër. Më shumë progres është parashikuar për ju, por jini të sigurtë se do të keni një kënaqësi të madhe nga ana mendore në të gjitha sferat. Kjo është një periudhë për të mbjellur, dhe jo për të korrur kur bëhet fjalë për çështjet e punës.

Dashuria

Viti 2013 premton kënaqësi dhe lumturi të plotë në jetën tuaj dashurore. Kini kujdes që të mos e teproni shumë kur bëhet fjalë për t’i shprehur ndjenjat partnerit tuaj. Jini të natyrshëm dhe tregoni veten tuaj të vërtetë. Disa marrëdhënie të mëparshme mund të shfaqen në jetën tuaj këtë vit. Një gjë e tillë mund t’ju trondisë shpirtin. Sigurohuni që të mos e lejoni veten të bini në grackë. Këshilla e miqve mund të jetë shumë e dobishme në rastet kur do t’ia ndjeni nevojën. Nëse jeni beqar, ky vit do të jetë periudha e emocioneve dhe romancës përgjatë gjithë kohës. Jetoni të tashmen dhe ndërtoni themele të forta për të ardhmen.

Financat

Financat duket se nuk do të jenë të rëndësishme për ju këtë vit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet të jeni i vetëkënaqur në këtë fushë. Puna e madhe e viteve të fundit pritet që të sjellë të korra të mira në të tashmen. Çështjet materiale duket se do të hidhen pas krahëve tani. Në mes të vitit ka mundësi të fitoni disa para prej fatit ose trashëgimisë. Një gjë e tillë do të kërkojë një menaxhim më të mirë të parave. Kini kujdes kur bëhet fjalë për shpenzime, sepse kjo mund të rrezikojë të ardhmen tuaj financiare.

Shëndeti

Ky vit do t’ju sjellë shëndet dhe gjallëri të madhe. Mos jini shumë i ndjeshëm për të marrë përsipër gjithë shqetësimet dhe ankthet e të tjerëve. Kjo do të ishte e dëmshme për problemet tuaja shëndetësore afatgjata. Lërini mënjanë ndjenjat dhe emocionet për një periudhë kohe. Sigurohuni që të mos i përdorni të gjitha energjitë tuaja. Mundohuni të shmangni konsumin e tepër të ushqimit dhe sigurohuni që të zbatoni këshillat që ju janë dhënë kohë më parë. Përgatituni për t’u qetësuar dhe medituar në kohën që presioni rritet.

Peshqit

Do të keni progres në jetën tuaj këtë vit 2013. Do të jeni gjithashtu shumë aktiv dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që të vini në zbatim idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.
Karriera

Ky vit do të jetë një periudhë gjatë së cilës mund të mendoni lidhur me planet tuaja të karrierës për të ardhmen. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me bashkëkolegët. Trajtojini këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.

Dashuria

Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të keni më tepër kënaqësi në këtë fushë. Do të gjeni momente kënaqësie të mëdha që do të vazhdojnë në rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë në vetvete dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, momente edhe më intime janë në pritje për ju. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.

Financat

Ky vit do të ketë një ekuilibër të përkryer mes të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Këtë vit bëni mirë të mësoni nga dështimet e shkuara kur bëhet fjala për paratë. Mos bëni të njëjtat gabime të mëparshme në këtë fushë. U shkoni çështjeve deri në fund dhe analizoni në dritën e duhur për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrë më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.

Shëndeti

Ky vit do t’ju bekojë me më shumë energji dhe gjallëri dhe do t’ju ndihmojë që të ecni përpara gjatë gjithë vitit me fuqi të ripërtërira dhe forcë. Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetës në disa gjëra dhe të ndani mendjen për t’i dhënë fund disa zakoneve të këqija, të cilat për një kohë jo pak të gjatë ju kanë ndjekur. Jini spontan dhe bëjini këto ndryshime, të cilat do të rezultojnë më të shëndetshme për ju. Tregohuni i qetë, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumë. Një gjë e tillë do të ndikonte shumë keq në sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtësi. Ky është një vit në të cilin do të bëni mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qëndroni larg karriges sa më shumë të jetë e mundur.

Pema gjigante mbi 3 mijë vjeçare

November 20, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

 

Pema gjigante mbi 3 mijë vjeçare<br />

Ekipet e National Geographic sollën të tjera imazhe mahnitëse të shkëputura nga trupi i nënës natyrë. Këtë herë në revistën natyrore u botuan fotot e ekipit në pemën e dytë më të lartë në botë, gjiganten 3200 vjeçare në Parkun Natyror në Sierra Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Këto pemë, të njohura nga banorët lokalë si “Pema e kuqe” arrijnë deri në 94 metra lartësi dhe diametri i trupit të tyre shkon nga 6 deri në 8 metër. Rriten vetëm në Sierra Nevada dhe janë një ndër pasuritë më të mëdha natyrore të Shteteve të Bashkuara, të mbrojtura me lugj prej kohësh.

Që me nisjen e kolonizimit të Amerikës, këto pemë gjigante, pjesë të drurëve koniferë, për shkak të madhështisë së tyre, tërhoqën vëmendjen e europianëve të hershëm që nisën të popullojnë kontinetin e ri.

topchanel

Me këtë shtëpi si anije kozmike Naomi do kujtojë se fluturon (foto)

October 26, 2012 by  
Filed under Showbiz

Comments Off

Një shtëpi – anije kozmike i dhuroi miliarderi rus Vladislav Doronin të dashurës së tij Naomi Cambell. Ish-diva e pasarelave po shijon një shtëpi krejt të veçantë, që mban firmën e arkitektes Zaha Hadid, e vetmja femër që është vlerësuar me çmimin Pringker.

Në fakt më shumë ngjason me pallat sesa më e shtëpi. Shtrihet në një hapësirë 2.650 metra katrorë dhe ka edhe dy kulla me lartësi 22 metra. Shtëpia ndodhet në zonën Rubliofka në Moskë, ku banon elita e Rusisë. Në brendësi, përveç dhomave të gjumit me pamje të mrekullueshme, nuk mungojnë as sauna, hamam apo palestër, me qëllim që Naomi të kujdeset për pamjen e saj të jashtme. Shtëpia ka gjithashtu pishinë të brendshme por edhe dhoma fëmijësh, që do të thotë se çifti po përgatitet për të krijuar familje.

Çdo objekt apo mobilie në këtë pallat ka vlerë të lartë artistike dhe ekonomike. Në fakt, askush nuk e di shifrën e saktë që ka shpenzuar manjati për këtë shtëpi – anije, por shpresojmë që aty të gjejë qetësi ish-modelja, e cila përveç bukurisë, shquhet edhe për karakterin e saj nevrik. /alb-observer.com/


Ndiqni live hedhjen e njeriut nga stratosfera, i cili po thyen çdo rekord! (video)

October 14, 2012 by  
Filed under Te ndryshme

Comments Off

Ora e hedhjes me parashutë nga stratosfera, do të realizohet në orën 19:15.
Por, si pasoj e erës së fortë, ka mundësi që hedhja të vonohet pëse disa minuta!

Pasditen e sotme, alb-observer.com, ju mundën të ndiqni live hedhjen e Felix Baumagartner nga lartësia e 36.576 metrave lartësi (36.5 km)

Për ta ndjekur live këtë hedhje mund të shikoni këtu.

Mësohet se kjo ngjarje do të ndiqet live, në çdo sekond nga 35 kamera, dhe do të transmetohet live për miliona njerëz në të gjithë botën.

Është një nga misionet më të rrezikshme të marra ndonjëherë nga ndonjëri, i cili tenton të thyej kufijtë e tij… si dhe shpejtësin e zërit!

Le të presim me vëmendjen këtë hedhje spektakolare nga stratosfera e Tokës./alb-observer.com/
watch?feature=player_embedded&v=MrIxH6DToXQ

Biznesmeni që shkon në punë duke fluturuar

September 26, 2012 by  
Filed under Lajme te cuditshme

Comments Off

Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon me xhetin e tij të personalizuar, të njëjtë në ato që shihen në filmat fantastiko-shkencorë.

Aparati i tij përdor ujin për tu ngritur deri në 10 metra lartësi dhe arrin shpejtësinë maksimale 40 km/h.

51-vjeçari e ka blerë aparatin e prodhuar në Gjermani për 115 mijë sterlina, me të cilat mund të blesh një Aston Martin V8 Vantage.

“Jam i pari britanik që blen një xhet të tillë. Thjesht më pëlqejnë mënyrat e ndryshme të transportit, jo vetëm të lëviz me makinë sepse në këtë rast mund të bllokohesh në trafik. Ndonjëherë marr edhe trenin dhe deri tek stacioni shkoj me varkën time. Kam edhe patentën për pilot avioni dhe helikopteri, kështu që pse të mos fluturoj me xhet”, shprehet Paxton për ‘Daily Mail’.

Zbulohen në Antarktidë 3 piramida të lashta! (video)

September 4, 2012 by  
Filed under Kulturë

Comments Off

Një ekip shkencëtarësh, të cilit kryen një ekspeditë studimesh në Antarktidë, pretendojnë se kanë zbuluar 3 piramida të lashta të mbuluara nga akulli i cili mbizotëron atje!

Të dhënat e deritanishme nuk janë të plota, por shkencëtarët kanë paraqitur disa prej tyre (të dhënave), ndër të cilat përfshihen pamje filmike, fotografi etj, të cilat konfirmojnë ekzistencën e piramidave.

Ekipi i shkencëtarëve,, përfshinte studiues nga e gjithë bota, në të cilin merrnin pjesë studiues nga SHBA-at, Anglia, Gjermania, Franca, Rusia, Kanadaja, etj. Dy nga konstruksionet e piramidave të mëdha, u gjetën rreth 10 milje në brendësi të Antarktidës, ndërsa e treta shumë pranë vijës bregdetare.

Tashmë, ekipi i shkencëtarëve po harton një mision të ri më të organizuar me qëllim që të studiojnë më në dejat këto piramida dhe të vërtetojnë nëse ato janë një “skalitje” e natyrës (gjë e pamundur, pasi kanë një lartësi dhe formë perfektë) apo piramida të ndërtuar mijëra vjet më parë.
Ndërkohë, ky zbrumim pritet me interes shumë të madh, madje së shpejti pritet raporti i tyre i cili do të jetë vërtet një “bombë” në fushën e arkeologjisë dhe historinë e njerëzimit./alb-observer.com/

Ndiqni detaje në video:

 

watch?v=stKJJ6xWYFY&feature=player_embedded

Next Page »