Koktejet e shijshme të kësaj vere
Fundjavat e çmendura me alkool dhe kërcim të shfrenuar po na presin. Mbyllini të gjitha punët dhe mësimet, vera ka ardhur së bashku me koktejet më fantastike!
![]()
Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës së vitit 2013, që do t’jua zbukurojnë çdo moment. Kriteri i vetëm i listës së mëposhtme është se kremi i pijes duhet të jetë i balancuar me kujdes, duke përfshirë një frutë dhe të shërbehet i ftohtë ose me akull.
1. Margarita shalqi është një koktej i thjeshtë për t’u bërë, vjen nga përgatitja natyrale e Margaritës duke i shtuar lëng të freskët shalqiri, një shurup meksikan dhe sheqer diabetik natyror të mbledhur prej kaktusit. Mund të shoqërohet edhe me patatina.
2. Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga jeshile në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.
3. Mojito është bërë një nga koktejet më të preferuara të kohëve të fundit falë shijes së mentes dhe limonit të freskët, një kënaqësi e vërtetë për turmat e tërbuara të festave të verës.
4. Pina Colada, e famshmja dhe e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.
5. Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.
6. El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.
7. Kumquat Caipirinha, mos shkoni në ishull, silleni ishullin tek ju! Delikatesa e shijes braziliane vjen me një përzierje natyrore të athtësisë falë miksimit të kumquartit, kubeve të sheqerit, lëngut të freskët të limonit dhe pijes vendase cachacca.
8. Cosmopolitan, ashtu si seriali i famshëm “Seksi dhe qyteti” së bashku me lëngun e boronicës, mund të jenë bërë shijet trendi të vitit 2013. Cosmo është një nga koktejet më të preferuara të verës që ka një recetë të thjeshtë vodka, përzierje e trefishtë alkooli, lëng limoni dhe boronicë.
9. Ciroc Chic është një nga zgjedhjet më të mira për vajzat e pasionuara të festave të natës. Përmban lëng shege, ananasi dhe vodka. Ky koktej elegant mund të shoqërohet edhe me lule të ngrënshme siç janë vjollcat.
10. Martinez, pija që i parapriu Martinit klasik të sotëm. Është një nga koktejet që kalon dorë më dorë nëpër festa. Përmban një përzierje të veçantë të xhinit, vermutit dhe lëngut të maraschino-s dhe shijes së hidhur të angostura-s.
11. Michelada është një nga pijet e këtij muaji, me prejardhje nga Meksika, një katastrofë e vërtetë pikante. Shija djegëse kombinohet me lëng limoni, salcë pikante dhe birrë meksikane, që është ideale për ushqimet e zgarës.
12. La Paloma Suprema, një emër intrigues me një shije që alternon shijen e butë, tekilën e vjetër dhe lëngun e qitros. Prej ekspertëve konsiderohet si një prej koktejeve më të pëlqyera meksikane.
13. Blood and Sand, është një koktej i fortë për fundjavën. Përmban uiski irlandez, vermut, pak lëng portokalli, birrë ose raki.gazeta.sgqip
A mund të luftohen rrudhat në mënyrë natyrale? Sigurisht!
Rrudhat janë një nga armiqtë e betuar të grave. Por rrudhat nuk përcaktojnë bukurinë e një gruaje, që e bëjnë të duket më e madhe në moshë. Sigurisht që është më mirë të tregohet kujdes për të shmangur shfaqjen e rrudhave të para. Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Ja disa prej tyre…
Veza
Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, efikase kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet ultraviolet.
Vaj ulliri
Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.
Mesazhi antirrudhë
Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj. Përqendrojeni mesazhin në zonat kritike për rrudhat si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Nëse ju dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një qendër shëndetësore ose estetike dhe të përfitoni një trajtim relaksues për fytyrën.
Fruta dhe perime
Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet tharjes së epidermës, pra të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.
Lëng limoni
Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.gazeta.shqip
Çfarë sëmundjesh paralajmëron djersitja e tepërt
|
||||
|
Djersitja e tepërt Shfaqja dhe trajtimi Këshilla që pakësojnë djersitjen dhe ndikimin negativ të saj Përveç trajtimit të sëmundjeve që sjellin shtimin e djersitjes, mund të marrim edhe disa masa të tjera që pakësojnë djersitjen dhe ndikimin negativ të saj. -Kështu, këshillohen disa norma higjienike, si: të përdoret sapun dhe detergjentë që respektojnë pH e lëkurës, të lahen shpesh duart, të shmangen substancat irrituese, të bëhet kujdes për plagët e lëkurës sado të vogla qofshin, të shmangen alkooli, duhani, kafeja, erëzat pikante etj. -Në përgjithësi, zgjidhja e parë për format e buta është me antidjersë me bazë kripërash të aluminit, ose alumin zirconium. Shumë persona i ngatërrojnë këto produkte me deodorantët, që sjellin shmangien e erërave të pakëndshme në trup dhe nuk ndikojnë në prodhimin e djersës. Megjithatë, në shitje ka edhe antidjersa me veprim deodoranti, për një aromë më të mirë. -Edhe depilimi ose heqja e qimeve në vendet që djersiten, është një hap në luftë ndaj erërave të pakëndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersës dhe ndryshimin e përbërjes së saj kimike. -Pastrimi i rregullt, disa herë në ditë, po ashtu ndihmon shumë, por uji duhet të jetë i vakët. Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, trupi tenton ta rikthejë sa më shpejt temperaturën, nxehet dhe atëherë sërish filloni të djersiteni. -Deodorantet është mirë të përdoren pas pastrimit, ndërsa shmangni parfumet e rënda, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës. -Një tjetër ilaç është iontophoresis, i cili synon të zvogëlojë sekretimin e gjëndrave ekrine duke përdorur elektricitet në një intensitet të ulët. Në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme pas 10-15 seancash. -Në rast se trupi juaj nuk u përgjigjet këtyre terapive, mund të zgjidhni kirurgjinë, për aq kohë sa ju besoni në duart e ekspertëve, për të minimizuar rrezikun e efekteve anësore dhe për të rritur shanset për sukses. -Përveç ndërhyrjes kirurgjikale, hiperidroza mund të trajtohet me rezultate shumë të kënaqshme me anë të injeksionit të botulinit (botoks). Ky medikament përmban toksinën botulinike të tipit A të purifikuar, injeksioni i së cilës bllokon lëshimin e acetilkolinës në nivelin e mbaresave nervore pre – sinaptike dhe si rrjedhojë, edhe trasmetimin e impulsit nervor. Me këtë mekanizëm bllokohet edhe prodhimi i djersës. Megjithëse përdoret tashmë prej shumë vitesh, duhet të kemi parasysh që, botulini është një medikament i cili duhet të aplikohet vetëm nga mjekë ekspertë, në klinika të specializuara. Duhet të bëhet kujdes që trajtimet me botulin të mos kryhen nga persona pa përvojë dhe është e ndaluar të kryhen auto – injeksione, pasi dëmet mund të jenë të konsiderueshme. -Trajtimi me botoks është komod, me pak dhimbje, nuk ka nevojë për anestezi dhe zgjat 15 – 30 minuta. Nuk është e nevojshme një periudhë rekuperimi pas trajtimit dhe rikthimi në jetën e përditshme është i menjëhershëm. Rezultati është shumë i kënaqshëm dhe zgjat mesatarisht 4 – 8 muaj. Më pas, djersitja do të rifillojë gradualisht, por shpesh, edhe pas një viti nuk arrihen nivelet e djersitjes para trajtimit. Në pjesën më të madhe të rasteve, për të mbajtur nën kontroll hiperidrozën, është i mjaftueshëm një trajtim në vit, duke preferuar periudhën para verës.ikub.al |
10 presidentët më me ndikim në historinë e Amerikës
Në të gjithë listën e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të gjithë kanë qenë të rëndësishëm, por dhjetë prej tyre cilësohen si presidentët më me ndikim në historinë Amerikës. Një nga treguesit e madhështisë për një president është ndryshimi që ai sjell, ndryshim që të jetë i vazhdueshëm dhe që ndikon në jetën e çdo qytetari. Por një president bëhet me ndikim edhe në etapat kyçe të historisë. Me Theodor Rusveltin lidhet ruajtja e traditave amerikane. Me Willsonin lidhet sistemi i financave federale rezervë. Me Franklin D. Roosevelt lidhet sigurimi shoqëror. Me Dwight Eisenhowerlidhet programi i ndërtimit te autostradave. Dikush mund të thotë që në këtë listë duhej të ishte edhe Ronald Reagan. Pasi ai ndihmoi që të merrte fund Lufta e Ftohtë. Edhe ai meriton të jetë në hyrje të kësaj liste.
1. Abraham Lincoln
Abraham Lincoln shpëtoi Unionin gjatë Luftës Civile Amerikane. Lidershipi i tij gjatë luftës ishte që kombi nuk mund të ndahej në dysh. Ai arriti ta mbajë Amerikën të bashkuar. Po ashtu Abraham Lincoln miratoi edhe ligjin kundër skllavërisë. Ai cilësohet si presidenti më i shquar që ka pasur ndonjëherë Amerika. Ai u vra në një atentat nga një person që ishte pro skllavërisë.
2. Franklin Delano Roosevelt
Franklin D. Roosevelt është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ishte Kryetar më shumë se 8 vjet dhe njëri nga presidentët me ndikimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në postin e presidentit Roosevelt ndoqi një kurs të ri cili ndihmoj qe shteti amerikan të dilte nga kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33, e cilësuar edhe si “Depresioni i Madh”. Roosevelt se bashku me Churchill themeluan Kartën e Atlantikut e cila parashikonte vendosjen e demokracisë ne Evrope pas zhdukjes se fashizmit. Me 7 dhjetor 1941 SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore pasi Japonia sulmoi bazën amerikane të Përl Harberit. Hyrja në luftë e SHBA-së bëri që lufta të fitohej nga forcat demokratike. Pas luftës, më 1945 Roosevelt zgjidhet sërish me shumicë votash President, por ai nuk arriti ta përfundonte këtë mandat pasi vdes nga një krize në zemër.
3. George Washington
George Washington cilësohet si babai i Amerikës, pasi ai është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai vuri edhe precedentin e pa shkruar që u ndoq nga të gjithë presidentët më pas. Ai nuk pranoi të qëndronte më shumë se dy mandate si President, edhe pse ai ishte aq popullor sa mund të merrte një mandat të tretë. Për shkak të situatës vetëm Franklin Roosevelt e theu këtë precedent. Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, në Kushtetutë u shtua neni që një President mund të zgjidhet deri në dy mandate, jo më shumë. Por George Washington ishte edhe kryekomandanti i ushtrisë amerikane në luftë kundër Britanisë, luftë nga e cila lindi pavarësia e SHBA. ve
4. Thomas Jefferson
Thomas Jefferson ishte Presidenti që bleu Luizianën. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit. Thomas Jefferson bëri që qeveria federale të merrte më shumë fuqi dhe ndikim në shtetet e saj. Por Thomas Jefferson është i famshëm edhe pse krijoi Deklaratën e Pavarësisë, dhe cilësohet si nja gjenitë më të mëdhenj në politikë dhe në fusha të tjera.
5. Andrew Jackson
Andrew Jackson, Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur në një familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i formuar plotësisht me forcat e veta dhe e para figurë perëndimore që arriti të hynte në shtëpinë e bardhë. Ai u bë një simbol i partisë demokratike dhe themeluesi i kësaj partie, e cila ishte partia më e vlerësuar për kohën. Gjatë presidencës së tij prej dy mandatesh, Xhekson e zgjeroj më tej pushtetin e ekzekutivit dhe e transformoj rolin e presidentit nga një krye-administrator në një figurë të dashur nga populli.
6. Theodore Roosevelt
Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent. Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal. Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.
7. Woodrow Wilson
Ka qene figurë e shquar e jetës politike amerikane. Për idetë përparimtare demokratike u zgjodh ne vitet 1912-1920 president i Amerikës si kandidat i Partisë Demokratike. Fillimisht ka mbajtur qëndrim asnjanës në Luftën e Parë Botërore dhe u përfshi në të vetëm në vitet 1917-1918. Në këtë mënyrë ai theu izolimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Bëhet i njohur sidomos për programin e 14 pikave (9.1.1918) nëpërmjet të cilave do të mbronte paqen dhe sigurimin ndërkombëtar. Willson i ka dhënë një ndihmë të madhe popullit shqiptar, që të mbronte pavarësinë në Konferencën e paqes në vitin 1918.
8. Harry S Truman
Harry S Truman mori presidencën pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt. Ai mori një nga vendimet më të vështira në historinë e Amerikës, duke vendosur të hedhë bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Presidenca e tij zgjati nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të Luftës së Ftohtë. Ai vendosi precedentët që u ndoqën më pas që SHBA duhej të ishte në krye të vendeve perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik. Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave
9. James K. Polk
Pas Thomas Jefferson, James K. Polk e rriti sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shume se çdo president tjetër në histori. A bleu Kaliforninë dhe Meksikën e Re pasi luftoi me shtetin meksikan. Gjithashtu ai bleu edhe shtetin e Oregonit pasi kërcënoi Britaninë e Madhe. Ai ishte një lider i suksesshëm gjatë luftës SHBA-Meksikë. Cilësohet si presidenti më i suksesshëm në listën e presidentëve me një mandat.
10. Dwight Eisenhower
Gjatë presidencës së Eisenhower ekonomia amerikane u rrit tmerrësisht shumë. Gjithashtu ai luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë. Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë. Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.tirana.observer
LSI pranon ftesën e PS, Meta: Domosdoshmëri për një ekuilibër të ri politik
April 4, 2013 by Lauraa
Filed under Lajmi i Fundit
Comments Off
Lëvizja Socialiste për Integrim ka pranuar ftesën e Partisë Socialiste për koalicion dhe në zgjedhjet e 23 Qershorit do të renditet në krah të opozitës. Pasditen e sotme, Kryesia e kësaj partie ka diskutuar dhe vendosur ti kthejë përgjigje pozitive ftesës zyrtare që kreu i Ps-SË, Edi Rama i bëri një ditë më parë. Kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, tha në një konferencë për shtyp se vendit i duhen ekuilibra të ri.
Ai deklaroi se do të procedohet me tërheqjen e ministrave nga kabineti qeveritar. “Në emër të kryesisë së LSI dua të vlerësoj sot bashkëpunimin me PD dhe kryetarin e saj, kryeministrin Sali Berisha, për bashkëpunimin gjatë katër viteve në koalicionin qeverisës, i cili garantoi jo vetëm stabilitet, por edhe disa reforma të rëndësishme në funksion të zhvillimit dhe integrimit evropian të vendit.
Kryesia e LSI vlerësoi se kjo forcë politike ka përmbushur me përgjegjësi maksimale dhe korrektesë politike, të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar katër vjet më parë me PD dhe sot e konsideron këtë marrëveshje të përfunduar.
LSI, duke vlerësuar domosdoshmërinë e një ekuilibri të ri politik dhe një ekuilibër të ri pushtetesh që do forconin stabilitetin afatgjatë në jetën ekonomike, politike e sociale të vendit dhe do përmbushnin më mirë nevojën e domosdoshme të një ritmi të ri të reformave dhe procesit të integrimit evropian, ka vendosur të pranojë ftesën e kryesisë së PS për koalicion parazgjedhor me të.
Pranimi i kësaj ftese do të thotë angazhim për realizimin e një dimensioni thelbësor mes LSI dhe PS për një fitore të së majtës më 23 qershor si e vetmja rrugë politike që mund të sjellë atë ekuilibër të ri në ndarjen e pushteteve, për të cilin ka nevojë forcimi i stabilitetit dhe përshpejtimi i integrimit evropian”, u shpreh Meta. Ai ka deklaruar se për LSI-në, miratimi i tre ligjeve që do ndihmonte marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë brenda këtij viti është prioriteti më kryesor.
“Për ditët e javët në vazhdim do bëjmë të gjithë përpjekjet që kjo të realizohet brenda mandatit të këtij parlamenti, përndryshe statusi do shtyhej në kalendat greke.
Nga ky moment, jo vetëm do tërhiqemi nga të gjitha funksionet qeverisëse politike, por duke u deklaruar si forcë politike në opozitë do punojmë për realizimin e një marrëveshje parimore me PS, jo vetëm në funksion të fitores së zgjedhjeve, por edhe të forcimit të stabilitetit të vendit dhe garantimit të një dinamike të re të integrimit evropian,” tha Meta.
3 prill 2013 (gazeta-Shqip.
Mbulimi me perçe, gruaja padit burrin në gjyq
Një grua 30-vjeçare iu drejtua Gjykatës së Tiranës për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimeve të bashkëshortit të saj.

Burri i paditëses i kërkonte së shoqes që ajo të mbulohej me perçe sa herë që dilte nga shtëpia. Dhunës së kryefamiljarit nuk i kishte shpëtuar as vajza e mitur e çiftit, së cilës gjithashtu i kërkohej të mbulohej me perçe në çdo lëvizje të saj.
Përmes një kërkesë-padie civile, 30- vjeçarja me iniciale M.D. i kërkoi gjykatës lëshimin e një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje nga bashkëshorti i saj 36-vjeçar, me iniciale G.D. Në kërkesën e saj, 30-vjeçarja pretendonte se ajo dhe e bija e mitur dhunoheshin dhe kërcënoheshin nga bashkëshorti, i cili pretendohet se i përket një rryme ekstreme të besimit islam.
Ai i kërkonte gruas dhe vajzës të mbuloheshin me perçe dhe nuk i lejonte të frekuentonin ambientet publike. Sipas padisë, “pika kulmore” e dhunës ka qenë momenti i rrahjes së të miturës më 7 mars, për shkak se kishte dalë pa leje nga shtëpia për të blerë lule për mësuesen.
Gjykata e Tiranës vendosi dje që shqyrtimi i kërkesës të bëhet ditën e hënë. Në të njëjtën seancë, gjykata pritet të shprehet me vendim për pranimin ose jo të padisë.
(d.b/BalkanWeb)
Alket Rizai: “Jam kapo por nuk ngacmojë të pafajshëm – Sula më bindi!”
March 23, 2013 by Lauraa
Filed under Lajmi i Fundit
Comments Off
I famshmi Alket Rizai është prononcuar për një gazetë javore greke rreth ngjarjes së tij të fundit!
Rizai ka dëshmuar gjithçka rreth peripecisë të tij të fundit me sfond arratisjen, pengëmarrjen, qëllimin e tij dhe rolin kyç që luajti bashkëshortja e tij greke Sula në vendimin përfundimtar për t’u dorëzuar!
Madje dëshmon se vendimi për t’u arratisur ishte i çastit dhe deklaron se liria për të është qëllimi dhe ëndrra e tij kryesore!
I pyetur nga gazetari grek për qëllimin e arratisjes Rizai përgjigjet: “I njëjtë, ashtu siç dy herët e para ku u arratisa me sukses edhe këtë herë, për lirinë time. Jam me pa të drejtë kaq vite në burg. Nuk kam varë asnjë njeri. U dënova herën e parë pa asnjë provë ndaj meje. Që nga ai moment çdo gjyq tjetër bazohej në vendimin e gjyqit të parë deri sa erdhën dhe dy arratisjet e suksesshme”.
Ndërsa pyetjes se kush të bindi për t’u dorëzuar ai iu përgjigj: “ Shumë ishin ata të cilët tentuan të më bindnin të dorëzohesha. Rojet e burgut, zyrtar të lartë, policë që i njihja mirë, miq të mi nga burgje të tjera. Por, falë këmbënguljes së avokatit tim Saki Kekagioglou, bashkëshortes Sulës dhe faktit se për 24 orë nuk u kishin dhënë ushqim të burgosurve në burgun e Melandrinos, u detyrova të dorëzohem”
Por pyetjes më pikante, se pse ai mori përsipër gjithë përgjegjësin Rizai u përgjigj: “ Nga një miku im i vjetër në Greqi kisha dëgjuar frazën “Marrë përsipër gjithë përgjegjësinë si kapo, se jam mësuar në jetën time të jem kapo”, kjo shprehej më përfaqëson. Unë kurrë nuk ngacmojë një të pafajshëm, por jap recital për cilindo që guxon të më prek në të gjitha aspektet. Duhet të dini se trupi është i burgosur, por shpirti është i lirë ”, u shpreh Alket Rizai./alb-observer.
Greqi, tenton të arratiset nga burgu me helikopter, i përfshirë dhe një shqiptar (video)
February 25, 2013 by Lauraa
Filed under Lajmi i Fundit
Comments Off
Ashtu si në skenat e filmave të Hollywood-it, një shtetas grek ka tentuar të arratiset nga burgu me helikopter. Ngjarja ka ndodhur në Greqi dhe kjo nuk është hera e parë kur të burgosurit tentojnë të arratisen në këtë mënyrë.
Këtë stil të arratisuri e ka realizuar me sukses dy herë Vassilis Palaiokostas, 2006 dhe 2009. Në shkurt të 2009-s ai u arratis bashkë me shqiptarin Alket Rizai, i cili u arrestua në nëtor 2009.
Panagiotis Vlastos është ndihmuar nga një grup prej pesë vetash për t’u arratisur nga burgu në Trikala. Mediet greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të përfshirë.
Helikopteri kishte mbërritur afër burgut në kohën kur të në dënuarit ishin në pushim jashtë qelive. Por rojet e sigurisë kanë pikasur atë dhe kanë hapur zjarr.
Plumbat kanë goditur pilotin e helikopterit që kishte në plan të merrte nga burgu tre shqiptarët dhe grekun Vlastos. Ky i fundit ka tentuar edhe në dhjetor të vitit 2011 të arratiset nga burgu duke marrë penge mes të cilëve edhe tre roje.
/Shekulli
Ndicni vidion.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=r8Ck_bQTGp0
Amerika financon “Shqipërinë e Madhe”?
January 31, 2013 by Lauraa
Filed under Te ndryshme
Comments Off
Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet që disa vite, ngadalë, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate Slobodna Dalmacija.

“Është i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë në Tiranë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjë që në mediat rajonale është komentuar si shpallje e projektit të “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë ide është folur edhe gjatë 100 vjetorit të shënimit të pavarësisë së Shqipërisë, që është festuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup…
Kah fundi i vitit 2010, Koço Danaj, Drejtor i Institutit të Parashikimeve Rajonale, ka thënë se në vitin 2013 në mënyrë paqësore duhet të formohet shteti që do të përfshinte territoret shqiptare. Derisa disa analistë thonë se shteti i ri shqiptar është projekt real i cili tek disa ngjallë frikën se mund të sjellë tensione të reja, të tjerët thonë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar.
Projekti amerikan i krijimit të “Shqipërisë së Madhe” po realizohet ndër vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në rajon, por kur është fjala tek ky projekt, duhet cekur disa detaje kyçe. Këtu është bombardimi amerikan, i NATO-s, ndaj Serbisë më 1999, pas së cilës NATO në Kosovë ka dislokuar 50.000 trupa të armatosura mirë.
Këtu është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-ve, me të cilin filloi procesi i reformave politike të Maqedonisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e një sërë ligjeve të reja që ofrojnë më tepër të drejta për shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa, pika e tretë, sipas ditores kroate, është mbështetja e pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, me çka është dobësuar Serbia, është realizuar zbërthimi i saj, dhe është arritur një ekuilibër rajonal. Politika amerikane, me këto angazhime ushtarako-diplomatike, përgatit projektin e “Shqipërinë së Madhe”, thotë analistja Jadranka Polovic.
Politologia nga Spliti ceku rëndësinë e Kosovës si pjesë të Evropës Juglindore.
“Juglindja e Evropës, si në të kaluarën ashtu edhe sot, ka një domethënie të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që përcakton të ardhmen politike të rajonit. E lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka qenë gjithmonë subjekt i interesave të fuqive të mëdha. Për shkak të rëndësisë së energjisë në gjeopolitikën e shekullit XXI, kjo hapësirë, ku janë rrugët e rëndësishme të transitit, bëhet një zonë e konkurrencës të fortë të qendrave të pushtetit botëror. Në fakt, Evropa Juglindore është rruga më e shkurtë transiti midis Evropës Perëndimore dhe zonave të pasura me gaz dhe naftë në Azinë Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillë është i aftë të bëhet pjesë e lojës së re të madhe gjeopolitike, pra një hapësirë ku ballafaqohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, thekson Polovic.
Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan në Euroazi në fakt fillon në Evropën Juglindore me Shqipërinë, ndërsa përfundon në Kinë. Shtetet e Bashkuara, gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore, e mbështesin në rrjetin e shteteve proamerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajoni Kaspik – Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, në të cilën, siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror.
“Në fakt, shembulli i Kosovës, si shtet i ri krijuar nga përdorimi i instrumenteve të politikës amerikane, është një tregues i dominimit të vazhdueshëm të SHBA-ve në rajon dhe përpjekjet për të ruajtur udhëheqjen unipolare amerikane jo vetëm në juglindje të Evropës, por në të gjithë rajonin e Euroazisë”, thotë Polovic, duke shtuar se Kosova mbetet një shembull amerikan në zotërimin e rregullave të demokracisë, tregut të lirë dhe të hapjes për investitorët e huaj.
“Politika amerikane tund të gjitha projektet në Kosovë. Është turp që zyrtarët amerikanë që mundën Serbinë, tani privatizojnë pjesët më vitale të ekonomisë së Kosovës”, thotë politologia kroate, e cila
nuk pret trazira të reja në rajon.
“Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipëri të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa akterët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim Qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që akterët e huaj u thonë”. /Telegrafi/
Vlorë, bie në rrjeta peshkaqeni tigër
January 30, 2013 by Lauraa
Filed under Lajmi i Fundit
Comments Off

Rrjetat e peshkatarëve të anijes “Pavarësia” kanë kapur një peshkaqen me peshë 3.5 kuintal, i llojit tigër. Ky është peshkaqeni i parë i kapur për këtë vit, pas dy të tjerëve të peshkuar në vitin që lamë pas, po nga këta peshkatarë.
Peshkataret sqarojne se kane qene duke peshkuar ne nje thellësi prej 150 metra, 1 milje e gjysë nga ishulli i Sazanit dhe 5 milje nga bregdeti i Vlorës.
Gjatë mbledhjes së rrjetave kanë hasur në vështirësi për shkak të peshës së madhe të tyre. Në momentin e nxjerrjes së rrjetave në siperfaqe kane pikasur peshkaqenin. Sipas peshkatarëve ky lloj peshkaqeni kapet në një thellësi mbi 100 metra në det, ndërsa afrohen në ujrat e gjirit të Vlorës për faktin se ka shumë ushqim në këtë periudhë.
Ai do te tregtohet ne restorantet e peshkut ne Vlore, ndersa duket se pavaresisht cmimit te larte dhe gatimit special peshkaqeni mbetet mjaft i kerkuar ne tregun vendas. Duke qene edhe se renia ne rrjetat e peshkatareve te peshkaqene ka qene e shpeshte gjate viteve te fundit edhe kerkesa ne restorante jane te larta.
Ismail Kadare
Ismail Kadare është një shkrimtar bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë.Gjithashtu eshte martuar me shkrimaren e njohur te skicave dhe tregimeve per femije,Helena Kadare.
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.
Ismail Kadare duke lexuar (2002)
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.
Tituj të veprave
Frymëzime djaloshare poezi – 1954
Endërrime poezi – 1957
Shekulli im poezi- (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963
Përse mendohen këto male poezi – 1964
Dasma – 1968
Motive me diell poezi – (1968)
Kështjella – roman – 1970
Kronikë në gur – roman – 1971
Koha (1976)
Dimri i madh – roman – 1977
Ura me tri harqe – 1978
Kush e solli Doruntinën – roman – 1979
Prilli i thyer – 1980
Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980
Nata me hënë – 1985
Koha e shkrimeve – 1986
Koncert në fund të dimrit – 1988
Vepra Letrare – 1981-1989
Dosja H – 1990
Përbindëshi – 1991
Piramida – 1992
Shqipëri – 1995
Pallati i ëndrrave – 1996
Dialog me Alain Bosquet – 1996
Spiritus – roman- 1996
Kushëriri i engjëjve – ese- 1997
Poezi – 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri. ISBN 9992730161, ISBN 9789992730164. (scribd.com) – ese – 1998
Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998
Ikja e shtërgut – tregim – 1999
Qorrfermani – roman – 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999
Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra – 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda – 2000
Breznitë e Hankonatëve – 2000
Vajza e Agamemnonit – 2000
Bisedë përmes hekurash – 2000
Elegji për Kosovën – 2000
Lulet e ftohta të marsit – roman – 2000
Unaza në kthetra – 2001
Eskili, ky humbës i madh – 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama – roman – 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002
Princesha Argjiro -lektyrë – 2003
Pasardhësi – roman – 2004
Shkaba – 2004
Ftese ne studio – 2004
Dantja i pashmangshëm – 2005
Identiteti evropian i shqiptarëve – 2006
Hamleti, princi i vështirë – Sprovë – 2006
Hija (roman) – 2007
Spiritus – 2007
Çështje të marrëzisë -
Poshtërimi në Ballkan -
Muzgu i perëndive të stepës -
Darka e gabuar – roman – 2008
E penguara – roman – 2009
Aksidenti – roman – 2010
Ca pika shiu ranë mbi qelq – poezi
Ditë kafenesh – novelë
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten – 2010
Stinë e mërzitshme në Olymp
Vepra 1
Vepra 2
Vepra 3
Viti i mbrapshtë
Princesha Argjiro -lektyrë – 2003
Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë – 2011
Çlirimi i Serbisë prej Kosovës – 2012
wikpedia
Kreu i “Agimit të Artë” rrëfehet për Artur Zhejn
January 29, 2013 by Lauraa
Filed under Emigracion
Comments Off
Konfliktet e vazhdueshme mes shqipëtarëve vazhdojnë të jenë në qendër të marrdhënieve mes dy vendeve.
Në emisionin më të ri në “360 Graë” të Artur Zhejit është trasmetuar intervista që ai ka bërë me kreune Agimit të Artë Kristo Papas.
Më poshtë për të pasur një përshtypje sa më të saktë rreth kësaj interviste po e paraqisim intervistën e plotë, e cila është trasmetuar nga televizioni “Neës 24”.
Intervista:
1-Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllëzërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them se nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike, e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.
2-Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdorë emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranoj në sallën e Parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime ‘off rekorder’, deri edhe ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!
3-Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtesi historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt. Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri, por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
4-Zoti Papas, meqë ju thatë se Skëndërbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e kaluar lidhur me Skëndërbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.
5-Kohët e fundit me rastin e 100- vjetorit të Republikës së Shqipërisë, kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për Kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bëntë deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufinjtë e atëhershëm. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa betja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Eshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Eshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.
6-Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar…
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, siç vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi siç themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plaçkitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.
7-Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është çam me origjinë, ka depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e kolaboracionizmit në kohen e luftes italo-greke. Çfarë mendoni se do ndodh nëse Parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Çamëria dhe një çështje çame?
Si deputet i Parlamentit grek, por në veçanti si patriot, gjëja e fundit që do të më interesonte do të ishte se çfarë do të thoshte Parlamenti shqiptar. Ne kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni për Çamërinë apo çështjen çame siç e thoni ju, për ne është një çështje inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto çaste. Nëse doni përgjigje është një çështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën 1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për grekët.
8-Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kanë qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.
9-A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 për qind. Prandaj edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar, i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar, i cili ekziston në çdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe çështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë siç ishte Hamzai nipi i tij, etj.
10-Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri është toke greke, tani është në kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të pjesëshme me qëllim që të mos hamë njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë çështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në çdo shtet edhe si leve presioni.
11-Po domethënë nga marrëdhënie të ndërtuara mbi politiken te marrdheniet e ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi të dy vende të NATO-s, anëtare të NATO-s…
Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektojë firmën e saj dhe kjo nënkupton se duhet të zbatojë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e çdo problemi që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmojë Greqinë. Jemi akoma në gjendje lufte.
12- Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron dhe duhet të votohet në Parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem që është Shqiperia, por ka dhe një shtet tjeter shqiptar që është Kosova. Vërtet Republika Greke nuk e ka njohur Kosovën, por shqiptarët të cilët ju i konsideroni një koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen në Ballkan, si e shikoni këtë gje?
E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime, vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç’të duan, kanë gjetur një Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në gjendje lufte me Shqipërinë!
13-A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke?
Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korçë, Himarë apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë Vorio-Epirotët dhe Vorio-Epiri.
14-Po nëse qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nëse Klubi i Patrioteve të Rinj apo forca te tjera të cilat e njohin Shqipërinë dhe mendojnë që mendimet tuaja ekstremiste …çfare do ndodhte? Berisha po pretendon për Prevezen imagjinoje t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë…
_Bëni një gabim të madh. Nuk thashë që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen shumë historia, ju thashë se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke. Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje të madhe për ç’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në periudhë lufte, por ç’ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi, nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri. Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të vrarë apo të plaçkitur. Le të kishin kujdes.
15-Duke qenë se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë, por e gjithë Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë dhe jane vetem greke të harruar, mund të themi pse keni kete acarim kaq të madh për faktin se shqiptaret vijnë në Greqi. Eshtë njësoj sikur greket e harruar të vijnë në Greqi në vendin e tyre?
Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.
16-The që shqiptarët kane bërë krime…Unë s’kam lidhje me krimet. Qeveria shqiptare duhet të kërkoj falje?
_Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin klimës, Greqia apo Shqipëria.
17-Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojnë të afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë rast, do t’i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një bashkëjetesë rajonale më të mirë na ndan dhe na tensionon në vend qe të na bashkojë? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?
_Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke siç ndodhi në Himarë me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në çdo vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t’u qëndrojë pranë në çdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.
albaniaobserver
8 misteret e universit që shkenca nuk i zgjidh dot!
January 26, 2013 by Lauraa
Filed under Astronomia
Comments Off
Shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë tetë misteret më të mëdha të universit të cilat nuk mund t’i zgjidhin dot.
Sipas revistës shkencore Science, ato ndryshojnë shumë nga… misteri i materies së errët, e cila përbën 73% të gjithçkaje, por ende nuk është njohur deri në Diell, si dhe pse ai është kaq i nxehtë.
Madje ciotn alb-observer.com, disa nga këto pyetej, sipas shkencëtarëve ndoshta nuk mund të shpjegohen kurrë dhe as do të gjejnë përgjigjen e duhur, duke vijuar të mbeten enigmë.
Ndërkohë, nëse arrihet të shpjegohet qoftë edhe një nga këto tetë mistere, kjo do të jetë e mundur falë observimeve astronomike shpjegon shkencëtari i famshëm Robert Coontz.
Misteri më i madh që mundon shkencëtarët ciotn alb-observer.com, është ajo e materies së errët. “Pjesë e misterit është se ne nuk asnjë të dhënë, asnjë tregues përsa përket mundësisë nëse ne dikur do mund të gjenim një përgjigje për atë”, shpjegon astrofizikani i Institutit Max Planck në Garching të Gjermanisë, Simon White.
Në vijim po ju paraqesim tetë (8) misteret më të mëdha që mundojnë shkencëtarët bashkëkohorë:
1. Energjia e errët, e cila ndërsa ekziston ajo ende nuk mund të matet dhe nuk mund ta diktojnë!
2. Materia e errët, e cila lidhet ngushtë me energjinë e errët. Me këtë term ne përdorim për të përshkruar “ngjitësin” që mban gjithçka në gjithësi së bashku. Megjithatë, Adrian Cho, i cili shkroi raportin për revistën, beson se në kontrast me energji të errët, shkencëtarët janë të mundshme për të zbuluar një grimcë.
3. Ku ndodhen baryons e zhdukur? Sipas kozmologjisë, universi përbëhet nga 5% e materies së zakonshme (baryons), 23% e materies së errët dhe 72% nga energjia e errët.
4. Përse shpërthejnë yjet? Shumë prek procedurave të krijimi tët yjeve dhe krijimit të sistemit diellor janë të njohura nga shkencëtarët, por, siç dhe ata pranojnë, ende nuk mund të konceptojnë se çfarë ndot në të vërtet në nj yll, kur shpërthen, duke formuar atë që ne e njohim si supernova.
5. Çfarë ri-jonizoi universin? Për disa qindra mijë vjet pas Big Bengut, elektronet janë “zhveshur” nga atomet, gjë për të cilën nuk e kemi ide se pse ndodhi.
6. Cili është burimi i energjisë së rrezatimeve kozmike? Bombardohemi çdo ditë prej tyre, por ende shkencëtarët nuk mund të bien dakord se prej ku ato burojnë!
7. Pse sistemi ynë diellor është ka shumë i “çuditshëm”?
Ekziston logjika në sistemin tonë diellor, apo mbizotëron kaosi?
Askush nuk e di!
8. Pse stema/kurora e dellit është kaq e nxehtë?
Të gjithë ata që studiojnë diellin ende nuk e kanë zbuluar. Kurora e diellit është pika më e largët nga qendra e tij (bërthama), por është tmerrësisht e pabesueshme nxehtësia e tij dhe arsyet/shkaqet ndaj këtyre “shtresave” vijojnë të mbeten një mister./alb-observer.com/
Paraplegjikët më të famshëm në Botë

Në Shqipëri aktualisht numërohen rreth 200 mijë persona me aftësi të kufizuara. Ligji normalisht parashikon që i punësuari i 25 në çdo kompani të jetë një individ me aftësi të kufizuara, por nuk ka nevojë për sondazhe për të kuptuar që realiteti nuk është konform ligjeve në fuqi.
Ndoshta në Shqipëri nuk ndodh, por ja që përtej detit situata duket më optimiste për këtë shtresë të shoqërisë. Ligjvënës, shkencëtarë, sportistë e deri edhe modele para e tetraplegjikë. Me siguri më i famshmi nga të gjithë është profesor Stefan Hawkings. Praktikisht asnjë pjesë e trupit të tij nuk i funksionon për shkak të sëmundjes së tij e quajtur Lou Gregh, por truri i tij plotësisht funksional e ka renditur mes personaliteteve më të spikatura botërore. Aktualisht kënaqësinë e leksioneve të tij e gëzon Universiteti i Kambrixhit.
Angela Rockwood bën një profesion aspak të zakontë për një person me aftësi të kufizuara. Ajo është një modele e suksesshme. Megjithëse nuk mund të sfilojë, ajo është shumë e njohur për fushatat e saj publicitare.
Por edhe presidenti i famshëm amerikan ishte në karrige me rrota gjatë periudhës kur trupat aleate fituan Luftën e Dytë Botërore. Franklin Roosvelt nuk e humbi aftësinë e tij për të udhëhequr edhe pse pa këmbët e veta.
Frank Gardner është një gazetar i njohur i rrjetit BBC. Kufizimi i tij nuk e ka kufizuar të jetë një nga autorët më të njohur për çështje të Lindjes së Mesme.
Meqë ne na pëlqen të krahasohemi për çështje financash me Gjermaninë herë pas here, ja ku është rasti për të thënë që mendja pas financave më të shëndosha në Europë është mbi një karrige me rrota. Që nga 1990 Wolfgang Schauble nuk mund të ecë, por nga paratë merr vesh mirë ama.
Pa qenë nevoja të përmendim faktin që për personat me aftësi të kufizuara zhvillohen olimpiada të mirëfillta, duhet përmendur sprintieri afrikano-jugor Oscar Pistorius. Pasi fitoi gjithçka që ishte për tu fituar në Lojërat Paraolimpike, synimi i tij i quajtur nga të gjithë një çmenduri u bë realitet. Ai ëndërroi për vite të tëra të merrte pjesë në Lojërat Olimpike dhe konkurrroi në “Londër 2012” në kategorinë 400 metra.
Pa u larguar shumë nga sporti ja ku vjen shembulli më i mirë që edhe pse i paralizuar nga mesi e poshtë forma fizike mund të ruhet më së miri. Një shembull inkurajues për të gjithë është Colt Wyym, badibuilder amerikan paraplegjik me famë botërore. Mbase mund të vraponi më shumë se ai, por me siguri nuk mund të bëni mundje dore.
topchanel
Vendlindja shqip në pasaportë, Greqia kthen 35 familje shqiptare në kufi. PS:Kërkesa, fyerje
January 17, 2013 by Admin
Filed under Emigracion
Comments Off
KAKAVIJË - Autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar edhe sot kthimin e familjeve shqiptare, me pretendimin për parregullsi në pasaporta.
Pas incidentit me 10 familje pasditen e djeshme, edhe gjatë natës ka pasur pengim të kalimit për në tokën helene nga pala greke.
Korrespodentja e News24, Eri Baco bën të ditur se kthimi ka vijuar gjatë gjtihë natës ndërkohë, që policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se bëhet fjale për 15 fëmijë të kthyer, që kanë qëndruar në kushte të vështira për shkak të motit të rënduar me reshje.
Policia bën të ditur se për çështjen në fjalë ka patur një takim mes drejtorit të kufirit të pikës së Kakavijes Admir Abrija me homologët greke.
Kthimet sikundër pretendohet, kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare të toponimeve.
Deri më tani regjistrohen gjithsej 35 familje të kthyera.
ABRIJA: PO PUNOJME PER ZGJIDHJEN E PROBLEMIT
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija ka reaguar pas kthimit të 35 familjeve shqiptare në kufi nga autoritetet greke.
Sipas tij, “Gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim masiv të emigrantëve. Kthimet lidhen për toponimet ne pasaportat e fëmijëve të tyre”, tha ai.
Për këtë problem shtoi Abrija, “Kemi bërë takim me drejtorinë e policisë në Janinë dhe ju kërkuam një bashkëpunim në lidhje me këtë situatë”, shtoi ai.
PS: KËRKESA E GREQISË, FYERJE DINJITETIT SHQIPTAR
Sekretariati i Emigracionit pranë Partisë Socialiste e konsideron si të papranueshme situatën e krijuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku familjet me fëmijë të lindur në Greqi por me pasaporta shqiptare nuk lejohen të hyjnë në territorin grek pasi në pasaportat e tyre shqiptare toponimet e vendlindjes janë të shënuara në shqip dhe jo në greqisht, siç kërkon pala greke.
Sipas PS-së kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar.
“Pretendimet e Greqisë për shkrimin në greqisht të toponimeve janë konceptualisht të papranueshme por edhe faktikisht të pazbatueshme. Si një vend sovran, me kombësi e gjuhë të vetën, Shqipërisë nuk mund t’i kërkohet që të shkruajë në pasaportat e shtetasëve të saj në një tjetër gjuhë përveç se shqip. Akoma dhe më qesharake bëhet kërkesa në fjalë për sa kohë që dhe alfabetet e përdorur prej të dy vendeve janë tërësisht të ndryshëm. Kjo kërkesë nga ana e shtetit grek përbën një gafë diplomatike dhe një fyerje të hapur për dinjitetin e shtetit shqiptar, ashtu si dhe për mijëra emigrantë të ndershëm e punëtorë të cilët i kanë dhënë kaq shumë Greqisë në dy dekadat e fundit”, thuhet në deklaratë.
Partia Socialiste kërkon ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve shqiptare, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për zgjidhjen e kësaj situate e cila po krijon probleme të mëdha për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë, duke rikujtuar se situata është përsëritur disa herë prej vitit të kaluar dhe asnjë marrëveshje nuk është arritur për t’i dhënë asaj zgjidhje.
“Në vend të retorikës boshe të nacionalizmit e patriotizmit, qeveria shqiptare duhet t’i kthehet punës dhe të tregojë me vepra përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, pjesë e së cilës janë padyshim edhe emigrantët shqiptarë kudo që ata ndodhen”, përfundon deklarata.
(e.m/ma.ar/BalkanWeb)
660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore, ja kush janë heronjtë e Çamërisë
January 8, 2013 by Lauraa
Filed under Emigracion
Comments Off
Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t’u çliruar nga pushtuesit. Çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre “Çamëria”, i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta “Tirana Observer” boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit “Çamëria”.
Krijimi i çetës Çame
Fillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake. Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t’u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.
Lufta për çlirimin e Konispolit
Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, “Çamëria”, komandant i saj ishte Haki Rushiti.
Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni “Çamëria” nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së Çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin “Çamëria”, e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. Çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në Çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t’i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli. Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni “Çamëria” nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit “Çamëria” do të drejtonte luftën kundër nazistëve.
Çamët dhe politika greke
Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar. Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t’i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni “Çamëria” ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t’u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit “Çamëria”, ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme. Tashmë batalioni “Çamëria” kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve. Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni “Çamëria” mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve. Batalioni “Çamëria” ishte i pari që u krijua në zonën e Gjirokastrës. Ata luftuan heroikisht dhe arritën të çlironin një pjesë të konsiderueshme të zonës së Jugut të vendit, përfshi Libohovën, Konispolin apo zona të tjera përreth. Por batalionit çam, përveç luftës kundër nazi-fashistëve i duhej të ndeshej edhe me forcat shovinistë greke për të mbrojtur popullsinë çame.
Lufta për çlirimin e Libohovës
Porosia që sulmi mbi Libohovë të bëhej në fshehtësinë më të madhe në befasi dhe me forca të përqendruara, duke i goditur forcat kundërshtare në një kohë në të gjitha drejtimet, duke bashkëvepruar më së miri me të gjitha forcat që do të merrnin pjesë në këtë sulm. Për realizimin sa më të mirë dhe të zhvillimit me sukses të plotë të sulmit mbi Libohovë, në 13 nëntor 1943, komanda e Grupit të Katërt “Çamëria” me anën e një letre të firmosur nga komisari politik, Mustafa Matohiti, i dërgonte disa udhëzime komandës së batalionit “Misto Mame”. Për arritjen e suksesit me humbje sa më të pakta dhe në një kohë sa më të shkurtër, komanda e batalionit dhe ato të çetave i kushtuan një sukses të veçantë përgatitjes dhe zhvillimit të sulmit për pushtimin e qytetit. Fuqia sulmuese e forcave partizane ishte sa e rrufeshme, aq edhe kompakte dhe organizuar në të gjitha drejtimet.
Emrat e partizanëve:
1. Abedin Nexhipi
2. Alizot Shahini
3. Arshi Hajro
4. Abdyl Sali
5. Abas Memushi
6. Adif Veliu
7. Abdil Çuçi
8. Asllan Duduni
9. Arif Boxha
10. Adem Sheme
11. Alush Shorri
12. Alush Kuçuku
13. Ajet Sulejmani
14. Afro Shapllo
15. Agim Çuçi
16. Ajet Shehu
17. Adif Vejzati
18. Asllan Kapllani
19. Asqeri Iljazi
20. Avdul Mero
21. Avdul Malo
22. Astrit Muderizi
23. Afro Buguca
24. Alush Shabani
25. Ahmet Sako
26. Ali Laze
27. Aqif Kola
28. Afro Stillo
29. Abas Buduni
30. Afro Abazi
31. Alush Mirto
32. Asllan Kondo
33. Asef Tare
34. Ali Domi
35. Asllan Axhiu
36. Avni Buxheli
37. Asllan Ibrahimi
38. Astrit Kallapodhi
39. Amali Neziri
40. Alush Shahini
41. Asllan Kelmezo
42. Ali Dalani
43. Aqif Gozhida
44. Azem Gjoni
45. Ali Mushi
46. Adile Demi
47. Abas Rumani
48. Abas Ademi
49. Alush Bineri
50. Avdul Ibrahimi
51. Ali Ruahni
52. Antonio Moreti
53. Bajram Cene
54. Bido Sejko
55. Ballkeze Demi
56. Braho Beci
57. Braho Karahasani
58. Bastri Xhelali
59. Beqir Balani
60. Beqo Lame
61. Balil Korro
62. Bardhosh Avdyli
63. Braho Beqja
64. Braho Gozhida
65. Besnik Boebari
66. Beqir Bukuri
67. Bashkim Qilimi
68. Bido Muharremi
69. Brahim Munga
70. Bajram Çaushi
71. Brahim Dauti
72. Bektash Hoxha
73. Ballko Hoxha
74. Baho Dahri
75. Ballko Haxhia
76. Bandiri Berberi
77. Baftjar Dizdari
78. Bexhet Hajno
79. Bajram Haxhia
80. Braho Mihe
81. Bajram Sinoimeri
82. Brodum Broduri
83. Dervish Dojaka
84. Dilaver Poçi
85. Damin Korro
86. Daut Barini
87. Dilaver Taka
88. Daut Mizani
89. Dule Bakullati
90. Daut Sulejmani
91. Duro Idrizi
92. Dine Muho
93. Dine Mano
94. Dalan Malo
95. Dule Avdulla
96. Dallandyshe Tafani
97. Dervish Hoxha
98. Drita Buxheli
99. Deshira Ksena
100. Drita Zejnati
101. Dhimiter Kanaçi
102. Dhimo Aleksi
103. Çobo Veizi
104. Enver Bani
105. Emin Cenaj
106. Elmas Veledini
107. Emin Hajta
108. Esma XHaferi
109. Emin Sejko
110. Eleni Zoto
111. Elmas Çomani
112. Emin Kuçuku
113. Eleni Projani
114. Edip Çuçi
115. Faik Beiri
116. Faik Hoxha
117. Fatiri Shehu
118. Fadil Meleqi
119. Faik Korça
120. Faik Shehu
121. Fane Shiko
122. Fatbardha Minxalli
123. Faik Vulo
124. Fadi Aliu
125. Fatiri Sferi
126. Fadil Dibra
127. Fejzi Tofllari
128. Fejzo Dishati
129. Fejzo Kuçuku
130. Fejzo Beci
131. Ferik Çarçani
132. Ferus Sejkati
133. Filip Karkashiha
134. Feta Muskaj
135. Ferik Çano
136. Fuat Beqo
137. Fuat Tartari
138. Fiko Serjani
139. Fiko Murati
140. Fejzo Xheko
141. Fuat Muho
142. Faik Shuaipi
143. Fadil Çuçi
144. Fiqiret Shehu
145. Fane Kajo
146. Fatush Kseno
147. Fuat Sadushi
148. Feim Hanko
149. Feim Memko
150. Fuat Muderizi
151. Fatbardha Laze
152. Fiqret Rushiti
153. Gani Rupi
154. Guri Nizafi
155. Gani Rugji
156. Gaqo Lula
157. Gani Shehu
158. Gani Korro
159. Gani Nivica
160. Gjusho Çaushi
161. Gjulie Demi
162. Haxhi Shkushi
163. Haxhi Murati
164. Haxh Halimi
165. Haki Rushiti
166. Hasan Mero
167. Hasan Taka
168. Hekuran Lamçe
169. Halil Munga
170. Hajri Dino
171. Halil Shehu
172. Haxhi Kokoçaj
173. Haxhi Sejko
174. Halil Mehmeti
175. Hanushe Hajno
176. Heto Hania
177. Hafus Shushi
178. Haki Jupe
179. Halit Selamani
180. Hamit Bilali
181. Halim Temo
182. Hasim Muderizi
183. Hasan Qerko
184. Hasan Çeço
185. Haki Çaushi
186. Haxhi Veizi
187. Hasan Bolena
188. Haxhi Baçe
189. Haxhi Shushi
190. Hava Kamberi
191. Hysen Veliu
192. Hamdi Peçi
193. Hamdi Meçe
194. Hetem Habarapi
195. Hysen Ahmeti
196. Halil Çaka
197. Haxhi Aliu
198. Haki Rumani
199. Haki Rizaj
200. Hakim Meçaj
201. Hajro malo
202. Haxhi Goro
203. Hasan Neziri
204. Hazbi Korro
205. Hysen Hoxhati
206. Hysen Veledini
207. Hetem Musaj
208. Halit Mehmeti
209. Hajri Mane
210. Hajri Korro
211. Haxhi Sulo
212. Hysen Hyserri
213. Hasan Tahiraj
214. Haki Tare
215. Hekuran Lamçe
216. Hysen Ahmeti
217. Huso Sejko
218. Hysen Kola
219. Hyso Luzaj
220. Ibrahim Halluni
221. Ibrahim Braho
222. Ibrahim Hoxha
223. Ismail Tatnori
224. Ismail Ismaili
225. Ismail Shemo
226. Idris Lapo
227. Ilmi Rumani
228. Idris Bajo
229. Idris Rushiti
230. Izet Kondo
231. Izet Shaqiri
232. Izet Osmani
233. Ibrahim Binozi
234. Ismail Dalani
235. Idris Murati
236. Isuf Isufi
237. Ismail Munga
238. Idris Shimo
239. Inajete Milica
240. Idris Muço
241. Isuf Bukuri
242. Ilia Nasho
243. Ildize Zajo
244. Ismail Zepreli
245. Ismail Sali
246. Ismail Halili
247. Irfan Sejko
248. Iljaz Ibrahimi
249. Iljas Ahmeti
250. Ismail Zeneli
251. Ivzi Shehu
252. Ismail Godo
253. Ismail Xhaferi
254. Ismail Selmani
255. Ili Danga
256. Jakup Sadedini
257. Jonus Kuçuku
258. Jonus Haruni
259. Jonus Tartari
260. Jakup Nuda
261. Jani Koro
262. Jorgo Gumeni
263. Jasin Hajta
264. Jasin Zejno
265. Koço Rubi
266. Gani Tartari
267. Kamber Collari
268. Kaso Kasemi
269. Kosta Deli
270. Kalo Vjeri
271. Kosta Diamandi
272. Kadri Selimi
273. Kamber Haxhiu
274. Kalo Arapi
275. Koço Konduri
276. Kudret Mukaj
277. Kudrete Karagjozi
278. Kaso Asefi
279. Kadri Lame
280. Kiço Tashi
281. Kasëm Demi
282. Kadri Aliu
283. Kadri Birçe
284. Kaso Bakullati
285. Kaso Shaqiri
286. Kadri Bukri
287. Kalem Buxhaku
288. Kujtim Drashovica
289. Kudret Muka
290. Kupe Hasani
291. Kaso Kaleshi
292. Kaso Shehu
293. Lufti Dalani
294. Lejla Malo
295. Lahe Basha
296. Lame Hamzaj
297. Leonidha Deli
298. Lole Cero
299. Lefter Talo
300. Lole Xharo
301. Lufti Basho
302. Levend Gjoni
303. Luto Demçe
304. Ligor Aleksi
305. Lulushe Malo
306. Lesko Tamo
307. Lejla Malo
308. Laze Hoxha
309. Gjon Gjonaj
310. Gjolek Alizoti
311. Mitat Murati
312. Mustafa Aliu
313. Mustafa Xhallari
314. Mehmet Agushi
315. Myfit Elmazi
316. Myrvete Çuçi
317. Mehmet Sula
318. Mersin Beqiri
319. Maliq Tena
320. Mehmet Bejdo
321. Mehmet Kaso
322. Myslim Beqo
323. Mehmet Kareçi
324. Nurfo Malo
325. Mejdi Ali
326. Murat Huma
327. Merjeme Mustafaj
328. Myfit Murto
329. Mejdi Dengeri
330. Muho Kareçi
331. Muho Idrizi
332. Mufti Hysi
333. Malo Zeqiraj
334. Mufti Sejko
335. Mustafa Galbaqi
336. Mustafa Beqo
337. Mehmet Osmani
338. Mero Plaku
339. Mushir Plaku
340. Mejdi Bylishi
341. Manxhar Shino
342. Magrip Mehmeti
343. Mufit Mushi
344. Mehmet demi
345. Muharrem Demi
346. Mufti Dino
347. Myrteza Malo
348. Mahir Ballaci
349. Muhedin Hajro
350. Malo Malaj
351. Muharrem Bilali
352. Muharrem Dushi
353. Muharrem Muho
354. Mustafa Rumani
355. Miltiadh Papa
356. Mukadeze Taka
357. Muço Dalani
358. Ballkëze Demi
359. Murat Runo
360. Muharrem Nuredini
361. Majko Nustreti
362. Malo Kaleshi
363. Mazar Shehu
364. Madan Gura
365. Merço Bilbili
366. Myfit Musaraj
367. Mero Sejdo
368. Mehmet Pepeto
369. Makbule Huda
370. Manxhar Shino
371. Maze Levendi
372. Myfit Shena
373. Meto Xhafa
374. Murat Pasho
375. Muho Idrizi
376. Muharrem Rrapaj
377. Mehmet Nexhipi
378. Muhamet Qamili
379. Mestaj Jaupi
380. Mehmet Duka
381. Mero Polo
382. Namik Gaçi
383. Nustre Vuriku
384. Neshat Jaho
385. Nasip Dervishaj
386. Neki Zano
387. Niko Merxhani
388. Nuri Nuri
389. Nimet Rushiti
390. Niko Çami
391. Neshat Abazi
392. Nebahete Shehu
393. Nedrete Kaçi
394. Namik Laze
395. Nase Mici
396. Nevruz Haxhiu
397. Neim Hyseni
398. Neki Rexho
399. Nexhip Ahmeti
400. Nexhip Baçe
401. Neshat Kondo
402. Nazmi Taho
403. Nesibe Kseno
404. Nustret Dine
405. Nijazi Arapi
406. Niko Cero
407. Nebi Dule
408. Neshat Demi
409. Nuri Malo
410. Niqi Bashari
411. Naxhie Hyseni
412. Neki Hajdini
413. Namik Shehu
414. Nexhmudin Kasëmi
415. Osman Arapaj
416. Osman Rexhaj
417. Osman Plaku
418. Osman Baçi
419. Petrit Metushi
420. Petrit Ibrahimi
421. Petrit Taka
422. Petro Kosta
423. Polo Bezhani
424. Petrit Islami
425. Pipi Mitorjorgji
426. Pëllumb Bajo
427. Pëllumb Lato
428. Petro Zhupa
429. Petrit Demi
430. Petrit Ramo
431. Pteref Brahimaj
432. Ptreef Haxhiu
433. Pelivan Iljazi
434. Pajtim Abedini
435. Pajtim Haxhia
436. Petref Baka
437. Pandeli Boçari
438. Qerim Shaqiri
439. Qazim Demi
440. Qamil Tamo
441. Qirjako Dhroso
442. Qamil Kareçi
443. Qamil Budini
444. Qerim Sulejmani
445. Qani Avduli
446. Qemal Kuçuku
447. Qemal Muço
448. Qerim Hoxha
449. Qibare Minxalli
450. Qani Memushi
451. Qerim Cukaj
452. Qazim Kondi
453. Qebir Aliu
454. Rexho Huso
455. Rexho Plaku
456. Rushan Saliu
457. Riza Rustemi
458. Rako Rakipi
459. Rauf Iljazi
460. Refit Kase
461. Refit Laze
462. Ruhan Zeneli
463. Ramadan Muzo
464. Rasim Bedo
465. Ramadan Zejno
466. Ramadan Veli
467. Riza Beqo
468. Resul Shaqiri
469. Rapo Zejnati
470. Ramadan Laze
471. Rait Bajo
472. Refo Bakiri
473. Rait Neziri
474. Rexhep Çami
475. Remzi Tare
476. Refik Merxhani
477. Rexhep Gjoleka
478. Reshat Jaho
479. Rexhep Gjriti
480. Rezie Kallarati
481. Ramadan Çumani
482. Ramadan Husi
483. Resul Harifi
484. Rexhep Ademi
485. Rexhep Baçe
486. Refat Murtaj
487. Rexhep Kapllani
488. Razo Shero
489. Rexhep Isufi
490. Resul Nasipi
491. Ramadan Pusia
492. Rexhep Shero
493. Ramadan Baçe
494. Refat Ademi
495. Remzi Toso
496. Rexhep Taqe
497. Sami Murati
498. Sali Sherifi
499. Safet Pashako
500. Sami Alushi
501. Sami shaqiri
502. Sami Bella
503. Saliko Goro
504. Sami Sejnati
505. Sako Pasho
506. Sako Pasho
507. Saim Mezini
508. Sami Morta
509. Safet Ahmeti
510. Safet Beqiri
511. Safete Bukali
512. Sadik Sulo
513. Sami Tushe
514. Sami Bejdo
515. Sali Dalani
516. Sejko Ademi
517. Sejdi Kondi
518. Sotir Loli
519. Sefer Murko
520. Sulejman Banko
521. Sefer Bajo
522. Sete Faslliu
523. Skender Guga
524. Selim Islami
525. Skender Demi
526. Skender Taka
527. Skender Shehu
528. Selman Xhallari
529. Sulo Lame
530. Sete Mazlliu
531. Sefer Arapi
532. Solu Beko
533. Sulo Muho
534. Sulo Hoxha
535. Selfo Hoxha
536. Set Gaçi
537. Sotir Deliu
538. Selfo Abedini
539. Skender Shushi
540. Skender Velo
541. Selim Menja
542. Surja Beqiri
543. Selim Saladini
544. Sejdi Volka
545. Sejko Abedini
546. Seit Ademi
547. Syrja Malo
548. Selfo Sheme
549. Sami Buxheli
550. Selam Veliu
551. Sulo Veshi
552. Sadete Bukali
553. Selamn Hajdini
554. Sefer Habili
555. Sulejman Osmani
556. Shaban Osmani
557. Shaqir Boçi
558. Shaqir Shero
559. Shaban Rustemi
560. Shaqir Veliu
561. Shaqir Myrto
562. Shaqe Çalçare
563. Shaqir Bajrami
564. Shaqir Shaqiri
565. Shahin Shero
566. Shaban Keku
567. Shaban Lame
568. Shaban Peshtani
569. Shefqet Sulejmani
570. Shefqet Mema
571. Shpresa Kseno
572. Shefqet Bejdo
573. Shyqyri Muço
574. Shiqe Brahimi
575. Shero Shuaipi
576. Sheme Muka
577. Sheme Beqiri
578. Sherif Qazimi
579. Shuaip Rushiti
580. Shuaip Beko
581. Sheme Mekaj
582. Shefqet Shkurti
583. Shefqet Mushi
584. Shefqet Bilushi
585. Tahir Korro
586. Tajar Ramo
587. Tahir Korro
588. Tahir Hoxha
589. Taip Kareçi
590. Taho Sejko
591. Tahir Demi
592. Taip Musaj
593. Taip Kercelli
594. Telo Plaku
595. Teki Lame
596. Telha Demçe
597. Teme Sejko
598. Teme Pulo
599. Teme Hako
600. Tefik Korro
601. Tefik Korro
602. Telha Kupe
603. Thoma Lula
604. Thoma Xhixho
605. Thelleza Mastori
606. Urani Bari
607. Ulvi Lulo
608. Vango Mitrojorgji
609. Vazilete Ibrahimi
610. Veliko Rexho
611. Veliko Rexho
612. Veip Mushi
613. Vangjel Koloj
614. Veis Bajo
615. Vere Godo
616. Veip Demi
617. Veli Myrtaj
618. Veledin Kuçuku
619. Veip Huso
620. Veli Ramadani
621. Vesel Husaj
622. Xhavit Cane
623. Xhevdet Malo
624. Xhevdet Malo
625. Xhevdet Shabani
626. Xhevdet Lutfi
627. Xhenis Zeneli
628. Xhafer Xhaferi
629. Xhevit Islami
630. Xhevit Dalle
631. Xhevit Ibrahimi
632. Xhemal Meme
633. Xhemal Maze
634. Xhevdet Maze
635. Xhafer Arapi
636. Xhezo Gjika
637. Xhezo Dauti
638. Xhemal Dauti
639. Xhemal Muderizi
640. Xhafer Begdashi
641. Xhafer Avdullai
642. Xhafer Ahmeti
643. Xhelal Shaqiri
644. Xhemal Shene
645. Xhemo Muho
646. Iliver Maliqi
647. Zihni Shaqiri
648. Zalo Goxhaj
649. Zane Leko
650. Zaim Mezini
651. Ziver Rushiti
652. Zanel Baho
653. Zeliha Dojaka
654 Ziver Qilimi
655. Zane Bolena
656. Zaim Arapi
t.observer






