Disa mite false mbi alkoolin

20 July, 2013 nga  
Postuar ne kategorine Kuriozitete

Keni dëgjuar shpesh disa shprehje “pro” alkoolit dhe më pas e keni konsumuar atë në bazë të tyre. Në fakt, keni dëmtuar çdo ditë veten tuaj, pasi ato janë thjesht disa mite false. Ja përse!…

 

birra foto e madheEkzistojnë disa klishe të përgjithshme të cilat lidhen me konsumin e alkoolit. Shpesh thuhet se: “vera bën mirë për gjakun”, “të ngroh”, “është një tretëse e mirë e ushqimit” etj. Por bëhet fjalë vetëm për disa thënie të zakonshme, pa asnjë bazë shkencore. E vetmja gjë e sigurt është se alkooli i bënë keq organizmit tonë, madje ai nuk ndihmon as në jetën seksuale, përkundrazi e përkeqëson situatën. Le të shohim disa prej këtyre miteve:

Të ndihmon të marrësh veten pas emocioneve të forta

Nuk është aspak e vërtetë. Alkooli ndalon gjakun të furnizojë trurin dhe organet e tjera të brendshme të trupit. Në këtë mënyrë këtij të fundit i shtohet edhe një problem tjetër!

Ndihmon tretjen

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë. Përkundrazi alkooli ngadalëson tretjen, pasi ai krijon një sasi të madhe lëndësh gastrike, të cilat janë pengesë në tretjen e ushqimit.

Të ngroh

Efekti i ngrohtësisë zgjat vetëm në momentin e parë, ndërsa rritet shpejtësia e qarkullimit të gjakut në lëkurë, më pas trupi e ndien përsëri të ftohtin, në rastet kur bën ftohtë. Bëni kujdes ndërsa shkoni me pushime në mal, sepse nëse atje pini shumë alkool, mund t’ju zënë ethet.G.shqip