Greqi:Ligj i ri për nënshtetësine e fëmijëve të emigrantëve

26 August, 2012 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Rishikimi i kuadrit ligjor të nënshtetësisë, duke u përqendruar në ndryshimin e filozofisë dhe procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke nga të huajt që jetojnë në vend, është një prioritet për qeverinë greke. Në këtë drejtim, qëllimi i Ministrisë së Brendshme është që në shtator të çojë në parlament një ligj të ri, i cili do të ndryshojë ligjin 3838/2010 (ligji i Ragusit) duke e përafruar me atë të shteteve të Evropës jugore. Aktualisht nënshtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret sapo ata linden dhe kur prindërit e tyre jetojnë prej pesë vitesh të ligjshëm në Greqi. Qeveria “Samaras” do të ndryshojë këtë vendim dhe pritet që prindërit e fëmijës emigrant, duhet të jenë të paktën 8 vjet të ligjshëm nga dita që ka lindur fëmija. Fëmija e emigrantit do ta marri nënshtetësinë vetëm kur të mbushi moshën 18 vjeç. Kështu, i interesuari, si një i rritur do të vendosë vetë nëse ka dëshirë të marri nënshtetësinë greke, me kushtin që të mos mbajë dy nënshtetësi, por të lerë atë të vendit të origjinës.

 

Arsimi

 

Ligji për nënshtetësine e fëmijëve të emigrantëve ne GreqiNjë lajm i mirë vjen nga Ministria e Brendshme vjen për fëmijët e emigrantëve që kanë mbaruar shkollën e mesme në Greqi dhe që do të studiojnë në universitet. Ministria e Brendshme tha se fëmijët që kanë mbaruar gjimnazin në Greqi dhe që japin provim për në universitetin grek, do të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë pasi vërtetojnë se janë integruar plotësisht në Greqi. Një tjetër ndryshim vjen për fëmijët që janë lindur në Greqi. Ligji i vjetër parashikonte që një fëmijë që kishte kryer 6 vjet të shkollës 9-vjeçare mund të përfitonte nënshtetësinë,ndërsa me ligjin e ri që do të duhet të kenë mbaruar shkollën 9-vjeçare. Ligji i vjetër që i jepte të drejtë fëmijës me 6 vjet shkollë të përfitonte nënshtetësinë greke është konsideruar si i gabuar pasi shkolla e detyrueshme në Greqi është 9 vjet. Pra duhet që të përfundojnë të paktën detyrimin 9-vjeçar shkollor.

 

burimi www.shekulli.com.al