Skandal! Emigrantët shqiptarë në Greqi, pa çertifikata.

4 September, 2012 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Po bëhet më shumë se një vit që emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me një problem shumë të madh, të shoqëruar me mundime dhe shpenzime, pa asnjë rezultat, sikur për ta të mos ekzistonte shtet. Siç raporton website shqiptar ballkanweb.com emigrantët, fëmijët e të cilëve kanë lindur në Greqi dhe veçanërisht në qytetet e Greqisë të veriut si Selaniku, Folorina etj, nuk munden të nxjerrin çertifikata lindjeje apo familjare dhe për rrjedhim, as të rinovojnë dokumentet e qëndrimit të tyre në Greqi.

Shkaku është shkrimi e emrit të qyteteve të lindje, që në çertifikatë shkruhen në shqip siç është përshëmbull Selanik apo Korfuz, dhe jo Theassaloniki apo Kerkyra.

Por shtei grek nuk e njeh këtë emër duke u bazuar në një marrveshje ndërkombëtare ku thuhet se në dokumenta zyrtare, apo harta gjeografike, të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen siç shqiptohen në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine, pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj.

Me këtë anomali që ka pezulluar nxjerrjen e çertifikatave, fëmijët e emigrantëve nuk rinovojnë dot dokumentet e qëndrimit në Greqi, nuk regjistrohen dot në shkolla apo universitete. Edhe prindërit e tyre nuk kryejnë dot procedurat e rinovimit të lejeve të qëndrimit, pasi i njëjti problem konstatohet edhe në çertifikatat familjare, ku shkruhet në gjuhën shqipe emri i qytetit të lindjes së fëmijëve

Deri tani edhe pse shoqatat shqiptare në Selanik ngrejnë zërin për këtë problem asnjë reagim nuk ka nga shteti shqiptarë. Pritet që ky problem të dikutohet nga Ministri Panariti i cili do zhvilloj një vizitë disa ditore në Greqi gjatë këtij muaji