Të rrezikshëm, zbuloni fëmijët vrasës

19 May, 2012 nga  
Postuar ne kategorine Psikologji

Edhe pse kanë qenë fëmijë në kohën krimit, ata konsiderohen si të rrezikshëm dhe ndër vrasësit më gjakftohtë pasi me rritjen e tyre ata u bënë vrasësit më të tmerrshëm.

 

Richard Ramirez, një djalë 6 vjeçar sipas dëshmisë së kushëririt të tij Mike, i ekzekutoi të shoqen me armë zjarri, pas një zënke me të.

Dennis Nilsen një fëmijë i traumatizuar u kthye në vrasës që nga momenti që nëna e tij, kur ai ishte vetëm 6 vjeç i tregoi trupin e gjyshit pa i thënë se ai kishte vdekur.

Charles Sobhraj është vrasësi i radhës, që siç raporton noa.al, kur ishte ende fëmijë në vitin 1950 fajësohej nga e ëma për braktisjen që u kishte bërë babai.

I dashuri i nënës e injoronte atë, duke u ndier i braktisur, fillimisht ai vodhi e më pas vrau.

Për të shmangur turpin e të qenit një nënë e re e pamartuar, nëna e Ted Bundy e rriti atë me idenë se ishte motra e tij dhe se prindërit ishin gjyshërit e tij.

Sipas dëshmisë së tezes së tij Julia, teksa kishte dëgjuar aksidentalisht një bisedë kur Ted ishte vetëm 3 vjeç, ai e kishte rrethuar nënën e tij me thika teksa ajo flinte, ndërsa më vonë filloi dhe u bë pjesë e grupeve kriminale.

Faktet e sipërpërmendura janë vetëm detaje nga fëmijëria e tyre, pasi më vonë ata u kthyen në serial killera nga më të rrezikshmit, me një listë të gjatë viktimash.

a.y/noa.al